Kur karizma bën diferencën!

11 Nëntor 2014, 16:34Blog TEMA

Nga Adenil Pjetri

 

Më është mësuar (gabimisht) qysh në mësimet që kam marrë në shkollën 8-vjeçare,gjatë diskutimeve rreth fateve dhe  historisë së Shqipërisë, se nuk mundesh të jesh një shtetar me influencë ndërkombtare nëse shteti të cilin përfaqëson nuk është potencial ekonomikisht, ushtarakisht, gjeografikisht, politikisht ..etj.Pra lideri i një shteti nuk mund të ishte as më pak e as më shumë faktor nga ç’ishte shteti të cilin përfaqësonte.Kësisoj gjithmonë përligjej fati i keq i Shqiperisë,duke çuar kështu në një retorike fataliste.

Kurrë nuk u pajtova me këtë teori,megjithse herë herë artikuloja edhe unë këto retorika fataliste ( që Shqipëria s’bëhet se s’ka potenciale,që Shqiperia nuk mund të futet mes shteteve të medha se nuk është e madhe,që liderat shqiptarë nuk mund të ishin të barabartë mes të barabartëve..etj) ndoshta për shkak se metodika mësimore më imponohej. Nuk u dakortova me këtë teori se subkoshienca ime më thoshte se të trajtuarit si i barabartë mes të barabartëve është një e drejtë hyjnore dhe fondamentale,dhe se çdo mënyrë tjetër të trajtuari ishte thjesht e padrejtë.

Dëshira ime e madhe për të pasur një politikë të pavarur dhe të pakompleksuar,përfaqësuar nga lidera karizmatik dhe të pakompleksuar në mënyrë që të ardhmen tonë ta vendosim vete ne,jo rrallëherë ka bërë që të kem përkrahur dhe qëndrimet në politiken e jashtme të ndjekur nga E.Hoxha,politike e cila nuk e faktorizoi  Shqipërinë por të pakten bëri që Shqipëria të mos nëpërkëmbej. E ashtu siç Eleanor Roosevelt thotë :’’ Askush s’mund t’ju bëjë të ndiheni inferior nese ju nuk e lejoni’’,edhe unë mendoj se lidershipi ynë ka lejuar që ne të trajtohemi si inferior andaj ne kemi qenë inferior.

Mbaj mend se Britania e Madhe ishte më influencuese kur Kryeminister ishte Tony Blair sesa tani që Kryeminister është David Cameron. Edhe Franca tërhiqte më shumë vëmendje gjatë presidencës së Nicolas Sarkozy sesa gjatë presidencës aktuale të François Hollande.Gjithashtu Italia tërhiqte me shumë vëmendje kur Kryeminister ishte Silvio Berlusconi sesa më kryeministrat e tjerë pasi tij e deri tek Matteo Renzi.Është aktuale dhe e dukshme që Gjermania udhëheq Europen në saj të  Angela Merkel ndryshe nga kur ishte Kancelar Gerhard Schroder. I përmenda të gjitha këto shtete Europiane për të nënkuptuar që jo ‘a priori’ shteti ndikon në influencen e liderit,por është lideri me karizmen e tij që e shëndërron në ‘gravitet’ shtetin te tij.

Një tjetër provë mbështetëse e mendimit tim mbi korrelacionin shtet-lider,është edhe qeverisja e z.Rama.Ai me karizmen dhe prezencën e tij ka tërhequr vëmendjen e ndërkombtarëve,duke bërë që t’i jepet më shumë prioritet Shqipërisë dhe gjithashtu të këtë një rol më të rëndësishëm në Rajon gjë të cilën nuk e ka pasur e as nuk mendohej t’i jepej kur lider ishte një autokrat provincial e fodull si z.Berisha. Edhe sfidën e djeshme në Serbi, z.Rama e superoi falë oratorisë, antikonformizmit, kurajos, vendosmërisë dhe karizmës së tij.

As Ismail Qemali,as Fan Noli,as Faik Konica,e as Gjergj Fishta nuk janë dëgjuar nga ndërkombtarët se ishin shqiptarë,por shqiptaria është dëgjuar për shkak të tyre.

Uroj që lidershipi aktual shqiptarë të vendosë një standart të ri në mënyrën sesi ne duhet ta konceptojmë një lider dhe rëndësinë e karizmës së tij.

 

5 komente në “Kur karizma bën diferencën!”

  1. Klimax says:

    E megjithate shembujt e tu per te krahasuar “karizmen” e Edit si perfaqesues i nje vend te vogel dhe te pafuqishem ekonomikisht me lidera karizmatik ne arenen nderkombetare eshte kontradiktore. Te gjithe ata lider qe permende me lart, asnjeri prej tyre nuk perfaqesonte apo perfaqeson shtete te vogla e te pafuqishme.
    Ne qoftese ti mendon se nje lider eshte karizmatikos dhe shton personalitetin e vendit qe perfaqeson sepse ka fuqi seksuale dhe ne te 75-sat e tij, qofte edhe me viagra, atehere me te vertete je dy here i gabuar.
    Ndoshta dhe ti, me sindromen e inferioritetit te lindur si shume te tjere, kerkon me domosdo te prodhosh nje kult individi qe te ndihesh i fuqishem apo me influence ne arenen nderkombetare!
    Pastaj u kane fajin bustet dhe monumentet qe i merrni zvarre neper bulevarde mbasi lideri “karizmatik” ngelet deri ne vdekje ne pushtet!!!!!!

    1. elio says:

      Ore ti “karizmatikos”, te vjen inat o lummadh qe ke per leader dike qe edhe emrin e ka “samar”..me vjek keq per ty o qirje…

      1. Klimax says:

        Mos do te thuash qe mbrapashtesa “os” te demtoj fjalen “shqip” karizmatik??!! Cfare te themi atehere per artikullin qe ne cdo tre fjale ka dy te huaja??!!

        1. Ilir Hoti says:

          Mos u nevrikos(os)….Pseee???????? Jo shume kane mendimin tim apo tendin!!!!A eshte mormale?????????????

  2. medicine says:

    ti klimax duhet te perdoresh naj nickname si psh ‘erresira’ ‘negativiteti’ ai shkaterruesi i ideve dhe pozitivizmit ai filozofi me cekic ne dore, shkateruesi sistemeve qe as emrin sja mbaj mend. shoh komentet e tua ktu te gazeta tema, dhe duket qarte qe arsyeton fort por gjithcka negativ dhe parimisht cdo gje arsyetohet ngren lidhje mbi gjithcka por vetem shtrembet. me mire ndal, te mirekuptoj vetem nese ke si pune paguesh. keni nevoje per pozitivizem per energji te mire, te na mashtrojne por me kultur , por kryeministri meparshem dilte ne tv edhe thoshte mbillni arra, mbillni molle, ti jam i sigurt me nivel intelektual qe ke, nuk do doje nje kryeminister qe del ne tv edhe thot mbillni arra ato jan e ardhmja, do zgjidhje me mir ket nudistin edhe kokain pirsin por te paktwn esht cuna artist ka prezent. nese paguesh me komentu te mirkuptojme ndryshe ndal se qeni hipokrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje