Diçka e madhe po ndryshon me shpejtësi të paimagjinueshme për rajonin dhe shqiptarët. Pas paraqitjes së bujshme të kryeministrit, Edvin Rama, në Beograd dhe vizitës në Luginë të Preshevës, në kokat e shqiptarëve këndej kufirit shumëçka ka ndryshuar brenda natës. Madje rrënjësisht. As berishistët më të mëdhenj sot nuk janë më ata që ishin dje.
Me paraqitjen dinjitoze, pa asnjë kompleks inferioriteti që, ç’është e vërteta, na ka karakterizuar shpesh në komunikim me Beogradin, kryeministri shqiptar ua tha atë që do të duhej ta thoshte.
Të vërtetën. Realitetin e ri të krijuar me shtetin e Kosovës para të cilit Serbia s’ka më pse t’i mbyllë sytë. Atë që e dinë edhe vetë, që më në fund ua kanë thënë edhe diplomatë të tjerë që e kanë vizituar kryeqendrën serbe, por që këtë t’ua thotë kryeministri shqiptar, Vuçiq e të tjerët s’mundën ta përballojnë dot. Dhe për pak plasi skandali i dytë, pas atij të dronit me atë hartën e famshme në ndeshjen Serbi – Shqipëri në stadiumin e Beogradit.
Një thyerje e madhe e paragjykimeve për Edvin Kristaq Ramën,siç e quante shpesh Berisha, për ta anatemuar në sytë e popullatës shumicë këndej kufirit, ka ndodhur në kokat e veriorëve. Një çlirim i beftë nga paragjykimet për “të shiturin”, “grekun”, “serbofilin” Edi Rama, ka ndodhur këto dy ditë.
Ndryshim radikal. Aq sa, pajtoheni edhe ju, po të ishte Shqipëria në prag të zgjedhjeve dhe po të kishin të drejtën e votës edhe shqiptarët jashtë kufijve, ashtu siç e kanë serbët e Kosovës që votojnë në zgjedhjet e Serbisë, apo kroatët e Bosnjës në zgjedhjet e Kroacisë, Edi Rama do të mblidhte si me fshesë të gjitha votat e shqiptarëve këndej kufirit.
Sepse me paraqitjen që do të nderonte çdo kryeministër, me elokuencën, sharmin e batutat inventive la pa mend opinionin serb, që duket se ende jeton në kohëra të shkuara, që s’mund të kapërcente diçka të tillë. Jo për tjetër, por se vinte nga një shqiptar i panjohur për ta, që nuk koincidente fare me “shiptarin” e mbetur në kokat e tyre nga kohëra të shkuara. Si diçka i pagdhendur, i padenjë për respektin e njëjtë me të tjerët.
Çka ka Shqipëria, çka e lidh atë me Kosovën?, – thoshte kryeministri Vuçiq, si të kishte rënë nga Marsi? Kosova është pjesë e Serbisë, – shtonte ai me mendësinë e Millosheviqit e Millosheviqëve të tjerë para tij e fjalorin që ka huqur kohën e hapësirën.
Si të ishte ajo Shqipëria e vogël, e mbyllur dhe e izoluar. Shqipëria që s’ishte as vrima e fundit e kavallit aty ku merreshin vendimet për rajonin.
Në Beograd duket se s’ka pasur kush t’ua kumtojë se kohërat e tilla kanë përfunduar. Shqipëria është kjo e kryeministrit Edi Rama. Se kohës së komplekseve që mund të kenë pasur shqiptarët e përçmuar karshi serbëve të “modernizuar” në ish-Jugosllavi i ka ardhur fundi.
Roli i Serbisë së dikurshme si faktor rajonal, vend lider pa të cilin në këto hapësira s’lëvizte asgjë, vend që garantonte stabilitetin e rajonit, këtë rol tashmë e ka marrë Shqipëria. Dhe këtë në Beograd s’po mund ta pranojnë. Shqipëria e shqiptarët tashmë janë garantues të paqes e stabilitetit rajonal. Jo Serbia por Shqipëria është anëtare e NATO-s, e përzgjedhur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, vendi lider dhe koordinues për gjashtë vendet e rajonit në rrugën e përbashkët për në BE.
Ky faktorizim i Shqipërisë është problemi. Jo i shqiptarëve, por i serbëve që duket se u pëlqen të jetojnë jashtë kohës e hapësirës. Diçka e madhe vërtet po ndryshon me shpejtësi të paimagjinueshme për rajonin e shqiptarët. Ndryshe nga të tjerët para tij, Enver Hoxha që më 1946 shkonte në Beograd për të kërkuar mbrojtjen e pushtetit të fituar me ndihmën e jugosllavëve, Ahmet Zogut që u kthye në Shqipëri me pushkët e serbëve apo të tjerëve që shkonin në Beograd për të marrë “dorë”, kryeministri Edvin Rama shkoi dhe u kthye ashtu siç i ka hije. Me dinjitet. Pa asnjë kompleks.
Në kokat e shqiptarëve ndryshoi shumëçka. Madje rrënjësisht. As berishistët më të mëdhenj sot nuk janë më ata që ishin dje. Po të kishin të drejtën e votës Edi Rama vërtet do t’i fshinte të gjitha votat e shqiptarëve këndej kufirit. Kush e di, kështu si kanë nisur, edhe kjo mund të bëhet.
Shqipëria është kjo e kryeministrit Edi Rama. Se kohës së komplekseve që mund të kenë pasur shqiptarët e përçmuar karshi serbëve të “modernizuar” në ish-Jugosllavi, i ka ardhur fundi.
*Zëri
Mirepo jo vetem Vucic, por pikerisht sot me gojen e Aldo Bumcit, edhe Berisha tha, Rama nuk ka pune me Kosoven. Ai nuk duhet te kishte permendur Kosoven sepse i nxehu serbet.
Ne fakt nxehu dhe agjentet e vjeter serb ne Tirane, ate qe e vuri ne krye te shtetit shqiptar ne vitin 1991, me detyre per te shkaterruar ekonomine e Shqiperise. Dhe e beri mire detyren SRB-i.
Koha shqipetareve ka qene gjithmon po se u shiste per interesa personal te liderave te qelbur te shqiperise eshte tjeter problem. Tashme dhe me 2 kampion bote dhe me nje kampion europe dhe ne peshngritje tej mase krenar.
Ali Cenaj!
Korigjo gjuhen anti shqiptare,kur SHPIF KUNDER LUFTES NACIONAL-CLIRIMTARE SIKUR AJO U BE ME NDIHMEN E JUGOSLLAVEVE!!!
ENVER HOXHA e fitoi pushtetin me LUFTEN E PARTIZANEVE TE VET e jo me ndihmen e jugosllaveve,qe deri ne fund tentonin ta pushtoin Shqiperine me keq ae gjermanet!
Enver Hoxhen e keni ARMIKKUN TUAJ se ti dhe larot e tjere jeni kelyshet e atyre qe bashkepunuan me pushrtuesit ndaj kete gje do beni per jete!!!
LAVDI CLIRIMTAREVE TE VETEM TE SHQIPERISE,PARTIZANEVE HEROIKE DHE KOMANDANTIT TETYRE ENVER HOXHA!!!
Poshte tradhetaret ballisto-zogiste!!
sh.me vend shkrimi dhe komenti i Billi1.Eshte Edi Rama -skenderbeu i dyte i Shqiperise e jo Sali-kurrizoja.
sh.me vend shkrimi dhe komenti i Billi1.Eshte Edi Rama -skenderbeu i dyte i Shqiperise e jo Sali-kurrizoja qe i ka mbetur vetem te struket e te zhduket ne shpellat e vicidollit
Ska nevoje per shume elozhe.
Edi Rama eshte treguar Shqiptar, me trimerine e duhur, qe duhej ne ate moment. Nuk beri ndonje gje super te vecante, por beri pikerisht gjene e duhur, dhe ne menyren me te mire per interesin e kosoves dhe Shqiperise.
Per kete ai ka lene pershtypje reale shume te mire, pershtypje jo te genjeshtert dhe dashuri jo hipokrite per Kosoven, por sjellje te sinqerte dhe te paster, dashuri Shqiptari per Shqiptarin.
Prandaj Kosova ja ktheu me mikpritje!
Gjerat vajten shume mire. Te kujdesemi mos i prishim!
Te lumte Z.Canaj! Ke treguar gjithcka me vertetesi me shqiptari dhe zgjuarsi
Te lumte Z.Cenaj! Ke treguar gjithcka me vertetesi me shqiptari me zgjuarsi dhe pa XHELOZI (tipar dominant tek analistet tane)
Puna eshte se i kemi fqinj plerat! Duam-s’duam duhet te merremi vesh. Deri sa nuk jemi ne gjendje t’i çojme serbet andej nga kane ardhur, s’na mbetet gje tjeter veçse te merremi vesh si njerëz (ndonese per mua serbet nuk jane njerez, por kafshë).
sa shpejt qe ndrysho mendim shqiptari!!
si kalamani..
epo ns thon kot qe mendja nji kokerr gruri esht!
por sic duket kosovsat e kan trunin sa nji kokerr mielli!
Shkrim shume i sakte!!!!!Cdo shqiptar duhet te ndjehet krenar me kryeminister Edi Ramen.
Bravo Ana! Tani je shume e ftilluar! Mos e ndrysho me me emer tjeter qendro ketu!!!
Edi Rama eshte SKENDERBEU i Shqiperise
Ashtu si Edi Rama pa komplekse ne Serbi,po ashtu edhe nji shkrim i sinqerte dhe pa komplekse edhe ky !