Nga Ahmet Dursun
“Greqia… Komshia e ime në perëndim e gjysmës së jetës sime në Turqi dhe përsëri komshia ime në lindje e gjysmës tjetër të jetës, këtu në Shqipëri. Si rrallë kush ndihem me fat, pasi si rrallë kush jetova ngjitur në të dyja anët e shtëpisë tënde të mrekullueshme. Me qindra vite në Turqi. Me mijëra këtu në Shqipëri.
Greqia, komshia ime e shtrenjtë! I njëjti diell na zgjon çdo mëngjes. E njëjta erë na zbulon pjesët e turpshme. Gjithnjë e njëjta zënkë dëgjohet në shtëpitë tona, të bërtitura, të qara, të qeshura, të shara! Në të njëjtin tel i ndejmë teshat për t’u tharë, me të njëjtat kapse i mbërthejmë shpresat, inatet, dashuritë dhe urrejtjet për të na i parë. I njëjti tingull na bën të ngrihemi e të kërcejmë, me të njëjtat meze mbushim tryezat, kapardisemi, egzaltohemi dhe dehemi dhe po të njëjtat gjëra vjellim më pas. Me të njëjtën thënie përkëdhelim fëmijët, i qortojmë. E njëjta fishkëllimë dëgjohet kur na kalojnë para syve vajzat e bukura. Çmimeve, lajmeve, por më e çuditshmja edhe çudirave i fishkëllejmë njëjtë!
Ia shajmë perënditë njeri-tjetrit,themelet e shtepive…por ja qe të parët ia zgjasim dorën njeri-tjetrit në skamje. Kripën, duhanin,hirin…
Deti i njëjtë, dallga e njëjtë, peshku i njëjtë!
Në të njëjtën kohë biem të flejmë. I njëjti mur na ndan. I njëjti rënkim dëgjohet kur bëjmë dashuri.
E njëjta kukuvajkë na lajmëron për mort, po e njëjta kukuvajkë na lajmëron mbi të njëjtën çati.
Greqinë…Komshinë time më të vjetër, sikur të jetë e çmendur po e tallin. Sikur të jetë me zgjebe po e përbuzin, sikur të jetë hajdute po e poshtërojnë. Greqi…Komshia ime fisnike, sikur të kesh vdekur, po gëzojnë!
Kam muaj që mendohem. Çfarë i shtyn gjithë këto shtete, udhëheqës, bashkësi, apo media të jenë mbuluar djallëzisht me mllef e smirë?! Ç’është kjo dëshirë për hakmarrje?! Çfarë do të kenë në duart e tyre pas robërimit të shtetit grek, nëse prangosin një popull të tërë?! Çfarë traditash të reja mund të sjellin nëse djegin varkat e vjetra bashkë me lopatat para çdo shtëpie në ishujt e saj?! Çfarë mbajnë në shpirtin e tyre, ndërsa fajësojnë kishën ortodokse greke si shkaktare të kaosit, krizës dhe pasigurisë së krijuar?!…
Greqia…Komshia ime prej luani. Ashtu si ti, edhe unë nuk jam i çmendur t’i jap as mendjen, as penën hijenave të ta shkruajnë historinë. Ashtu si ti, edhe unë nuk jam me zgjebe të mos ulëras të vërtetën në mesin e të gjithëve. Nuk jam hajdut t’ia liroj ishujt gjuetarëve e aq më shumë, edhe unë ashtu si ti, akoma nuk jam i vdekur t’ia lejoj ndokujt të ta blejnë besimin, e aq më pak shtrigave!…
Greqia dhe ne… rusë, bullgarë, turq, shqiptarë, serbë, italianë e shumë e shumë të tjerë që sot vazhdojmë të jetojmë…të bëjmë një udhëtim sa më parë në Greqi. Një orë, një ditë, një javë s’ka rëndësi. Të fotokopjojmë faqen e pasaportës me vulën hyrëse dhe mbrapa në gjuhën e gjithsecilit prej nesh të shkruajmë vetëm dy rrjeshta:
Shkëlqesia juaj, Z. Ban Ki Mon…
Në datën e shënuar në këtë letër bëra një udhëtim në Greqi. Një vend me më shumë ishuj të jetueshëm, sesa kombet e anëtarësuara në organizatën që ju drejtoni.
Do të isha i lumtur nëse edhe ju e vizitoni Greqinë. Do të isha shumë i lumtur nëse organizatën tuaj do ta mblidhni vetëm për një seancë në Akropol.
Një qytetar i botës që shpreson e beson te ju…
Greqia dhe ne…. rusë, bullgarë, turq, shqiptarë, serbë, italianë e shumë të tjerë…Të gjithë kemi komshi. Të gjithë jemi zënë shpesh me ta edhe kur kanë qënë vëllezërit tanë.
Nëse do ti qëndrojmë pranë do të vazhdojë të ekzistojë Greqia! Nëse nuk është Greqia edhe ne nuk kemi qënë kurrë! Nuk kemi thënë kurrrë “TË DUA…’’
I nderuar Z.Dule,
Kur e kam botuar shkrimin e mësipërm në gazetën Shqip, data shënonte 11 Korrik 2011. Ishin ditët më të vështira të mëmëdheut tuaj, Greqisë. E shkrova veçse në gjuhën shqipe, që sado pak tu gjindesha pranë bashkëkombësve tuaj në Shqipëri.
Shume të panjohur me prejardhje greke, pasi lexuan shkrimin më gjetën dhe vëllazërisht më përgëzuan.
Një lider politik që përfaqëson një pakicë të mrekullueshme si ajo greke në Shqipëri mendoj se duhet të tregojë të njëjtin përkushtim për të drejtat e pakicave të gjithë Ballkanit, pra si për Serbët në Kosovë, si Maqedonasit në Greqi, si Turqit në Bullgari e sidomos për ata të Preshevës që janë më të lexuarit e gjithë hapësirave shqiptare…
Z.Dule! Krasitja e lirive dhe të drejtave të pakicave kombëtare janë një prej pengesave më të mëdha të funksionimit të demokracisë në Ballkan. Liritë dhe të drejtat e pakicave duhet të shihen në tërësinë e rajonit, e jo veç e veç, si po i shihni ju. Liritë dhe të drejtat e pakicave nuk pranojnë kurrsesi krahësime, ndarje apo copëzime, si po bëni ju… Ato nuk ngjasojnë me një ndeshje sporti. Ose fitojnë të gjitha pakicat, ose humbin të gjitha pakicat, pra ose të gjitha njëherësh, ose asnjëra!
Z.Dule! Habia ime më e madhe rreth jush ka qenë dhe vazhdon të jetë se sa pak, ose aspak keni mësuar prej njeriut më të zgjuar dhe largpamës që jep e merr frymë në Shqipëri siç është hirësia e tij Janullatos. Një njeri që ia kupton gjuhën dhe ka patur mundësinë të qëndrojë aq afër dhe gjatë si ju, sot mund të kishte më tepër deputetë në parlamentin shqiptar dhe të mos rrezikonte që një parti aq e rëndësishme për demokratizimin e vendit, siç është PBDNJ, të shndërrohej në shoqatë në zgjedhjet e ardhshme.
Shkrim fantastik
Komplimenta autorit edhe pse se kam defjuar ndonjehere si emer!
Bravo
Pederaste Tradicionale Turko-Greke ,
Qen rrugace ;
Shqiperia nuk eshte ber ala Bordello gey-sh .
Nqs erdogani turk si lejon te njihen zyrtarishte gey-t e turqise ,
shkoni ne greqi e shkerdhehuni me njeri -tjetrin .
Nje shkrim me te vertete me vlere. Pergezime Z. Ahmet.
U nisa ta lexoja i paragjykuar kete shkrim, duke thene ja te shoh cfare shkruan dhe ky. Duke lexuar hyrjen thashe mire i shkruan, por nga fundi do ta leshoje pataten dhe ky.
U cudita kur perfundova leximin.
Pergezime artikullshkruesit.
Me ne fund nje turk qe “na dashka te miren”!!!!
Lumsi ne minoritaret e Shqiperise, tani do te na mbrojne nje turk.
Dhe per te na mbrojtur ne, ai duhet te luftoj Dulen, perfaqesuesin e minoritetit Grek ne Shqiperi.
Zoti Ahmet,
shko me mire te mbrosh popullin tend nga Erdogani dhe aleatet e tij ISIS-in.
O Dhermiu Ipe-rotas, dmth Shq-ipe-tar, kush po te rrezikon ty mo aman, kush jane keta sk-ipe-taris qe po te bien ne qafe. Aman ke Dulja i ke varur shpresat o lumadhe ? Apo te Bolanua nga Dukagjini qe ma ka mullen dhe qafen nga rakia sa nje qen stani ?
Rrini o njerez mos u percani kot me kot, ne ate vend emertimi Grek eshte i pakuptimte, shume shume mund te themi ka Ipe-rotas, njerez te lashte e aq. Fundia na jane bere sllavet Maqedonas, ju dashkeni te beheni Greker ? C’eshte kjo rremuje, c’eshte kjo deshire per nje emertim thelbesisht fetaromsjetaropolitk qe ska aspak te bej me lashtesine, apo me emrat e lavdishme si Iliri, Maqedoni, Epir, Pellazgji etj.
Ahmet ,ato qe thua ti per Greqine, sikur ajo po vuan ,nuk existon,aty po vuajne vetem refugjatet shqiptare,sa te jete ky shtet ne harte, ti dhe sorollopi yt do vuani shpirterisht ,nuk ka nevoje ai vend per mbeshtetjen tende,Ti dhe ata si ty kane nevoje te shkojne ne ate toke dhe jo e kunderta,e kupton o Ahmet nga Anadolli,ti po qan hallin e kalorsit pse po i varen kembet,ah shejtan budala ahmet,dhe kujdes kurdistanin!!
Ta gezosh emrin dembeli stambollit sa bukur qe nuk ke pertuar te beshe kete koment te gjate eveteta dembeli eshte se ne po jetojme fundin e vuajtjes tone si kombe shqiptar ndersa per ju dembelat e stambollit sapo do fillojne vuajtjet tuaja shpirtrore deri ne kolase.KESHTU ESHTE NDERTUAR BOTA “miku”im dembeli dhe mos u merzit se keto 1000 vjet kalojne shpejte nje vrape gomari eshte….
Thirrjet “sagapo” u degjuan perballe mureve te Konstandinupolit ne vitin 1453 kur sulltan Mehmet II se bashku me farefisin e shumte te tij kerkoj “doren” e kryeqendres bizantine. Po, ishte tmerresisht i dashuruar me te. Per “nder” te “dhendrit” te ri, “prinderit e nuses” i dhuruan per “paje” gjithe trojet e tyre. Keshtu nisi kjo “dashuri” e madhe qe vazhdon deri ne ditet tona per shekuj me radhe. Ndaj dhe Ju, Ahmet Dursun, pavaresisht …….. “dashurise” shume shekullore, ndjenjat tuaja jane po ato, ashtu si ne diten e pare te njohjes 561 vjet me pare. Sikur nuk ka kaluar asnje dite! Dhe per ta treguar kete “dashuri” festoni cdo dite duke leshuar mbi Egjeun blu “pellumba” te bardhe me motore. Ju faleminderit edhe per ndertimet e panumerta te minareve si dhurate tuaja neper fshatrat dhe qytetet tona. Ndihemi si ne shtepine tuaj, si “vellezer te nje gjaku” e te “lumtur” qe ju kemi prane dhe sna harroni. Edhe ne ju “dashurojme”!
Perandorine Bizantine e dhite ju, Bullgare, Rumune e Serbe qe i futet keta qe sot po ju bejne moral me nje synim te vetem, azgjesimin e Shqiptareve. Lexo Ana Komnenen se ta thote ajo troc se kush i pruri Selxhuket ne Ballkan dhe per cfare aresye.
Kur u zhduken administratoret Ilir nga ajo perandori (nje pjese e madhe e atye administratoreve sot jane banoret e krahines heroike te Himares qe ju i beni kortezh jo me kot), e kapi nje korrupsion me permasa epike qe mesohet ne cdo liber politike e historie. Vec ne luftuam gjithsesi perseri keshtu qe lere Dursunin si dreqin e ka se i ka ardh dita.
Ahmet turku siduket e paska ndjer eren e afrimit te dites ,kur stambolli do i kthehet te Zotit dhe kerkon dashurin e grekut tani .
Turk tinzar si gjithmon . Hajt se ke me e morr ate qi kerkon nga greku ahmet turku dhe te gjat sa te ju takon.
E corret me ne fund masken e te moderuarit e qytetarit shqiptar kozmopolit ,
U genjehu Ahmeti si pula me drudhe,
Menjehere rate ne kurth dhe u pasqyruat se cfare ini
Ah idea e madhe Ah idea emadhe ah ah ah qe do te ngelet perjet nje ah
Ah sto dialo hipokrite qe akuzoni ca shqiptare mjerane ,per nacionalizem,ndersa ju jeni hiena dhe bisha te fshehta qe prisni rastin e volitshem per te shqyer.
Pershendetje,
Do te shtoja qe Z Dursun nuk perfaqeson Turqine ne ekte shkrim. Disa nga ju qe kane bere komente ska lidhj me ate qe eshte shkruar. Publicisti ka je kendveshtrim shume njerezore por edhe neutral. Ai i sheh gjerat si njeri, qytetar i thjeshte dhe Ballkanas pa renduar ne asnje ane te Kanarit politik apo patriotik.
Ai e shpjegon shume qarte qe te jesh Lider i nje partie qe perfaqesonte drejtat e njeriut ato te drejtas dueht te jeene te drejta per cdo pakice. Nuk drejtohet e drejta kur ti mban krahune pakices tedne dhe kur vje puna per pakicat e popujve te tjere kjo drejtesi shtrembohet. Greket ne Shqiperi nukaje pakice Arte e ketij populli pasi ka dhe pakice te tjera. Nuk mund ti vihet faj nje pakice apo tjtetre qe kane ngelur aty ku jane nga lufrat e zhviluara ndershekuj. Dikru ballkani nuk pasur gardhe qe me one u quajten kufinj. Nuk mund te quhet i mire apo i keq ai qe ngeli ketej apo atej gardhit. Por me sa duket Z Dule eshte verbuar nga pakica greke ose ndoshta ndjehet i kercenuar per vendin qe ka dhe ngre me ze te larte vlerate pakices Greke.
Teke fundit pakicat apo shumice njerezit jane njerez. per kete e vleresoj pblicistin qe nuk eshte turk 100% por Shqiptar ne themelet e tij si fis dhe njeri. Nga te paktit ne diaspores Shqiptare i cili flet ship me mire se cdo Shqiptar tjeter dhe qe gjuhen Shqipe nuk e ka marre me mik apo lek ne duar por me nje zoterim te shkelqyer dhe e nje studim te saj deri ne gjenezen e saj.
Publicisti nuk eshte vetem Shqiptar 100% por dhe nje qenie njerezore qe vlereson dhe qeniet e tjera njerezore qe jane komshinj me ne. E ben kete analize per tju drejtuar mendjet ballaknase nje paqeje. Kur njerezit jane njerez paqja perjetohet dhe nuk mendohet.
Gjithe te Mirat
Nuk ka pakice kombetare apo etnike greke ne Shqiperi. Grek eshte nje besimtar i nje feje i nje kishe lindore ortodokse bizantine. Nuk ka greker ne Shqiperi por besimtare fetare te nje kishe.
Une qe jam minoritar grek e kam vlla si popullin e SHqiperise si edhe ate turk dhe as influencohem nga atoqe ndodhen ne shekujt e kaluar.Ju falenderoj nga zemra per shkrimin tuaj.
Andon Melo
Mendime te shkruara bukur e me ndjenje.Radhe shume radhe lexojme gjera te kendeshme per te dhene idete e medimet tona
Si Greqia ashtu edhe Turqia janë kampione të shkeljes se të drejtave njerëzore. Shtypës të pamëshirshëm të të drejtave të shqiptarëve. Ky zotria turk le të flas njëherë për të drejtat e shqiptarëve në Turqi pastaj të fillojë me gjërat e tjera.
Dule, mos e rru, se tani rradhen e ka greqia-plerë! Camet do i marrin pronat e tyre. Ne nuk lejojme greket te vijne ne Epirin legjendar Ilir!
shqiptarçe..
vrasje me pambuk jo me plumb
Sa i ngajaka ati shkrimkarit truk pambukut ki moreeeeeeeeeeeee !
Hejvajllah allah bilah bylldym hum hum bushtra turqi .
Si tha i MADHI CAJUPI ;
Zot i madh i vertet ,
bere c’te donte kari ne kte jet ?
beri gjysem qen e gjysem derra,
bere kafsh islamin e plera,
bere cakallin e gjarpinje ,
por c’mutin bere dhe turqine !!!
Nje esse e mrekullueshme. E shkruar me aq delikatese dhe ngrohtesi… Romantike, sigurisht dhe larg realitetit qe jetojme, por shume do te doja, qe te gjithe te frymezoheshim nga ndjenja pozitive…
Do ndjeheshim me mire, me te lahtesuar, me te hapur, me te dashuruar…
Faleminderit, Ahmet.
Tani ka ngel me dal e me na bo karagjozin ndonji produkt arab
i silamisteve qe zbarkun ne shqiperi ne kohen e “demokracise islame ” nen presidentin e shpelles salih rrahman berisha ;
ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu FARE NDYR