Serbia ndihmoi Kosovën për ta eksportuar nacionalizmin në Shqipëri

14 Nëntor 2014, 15:34Blog TEMA

Nga Nexhmedin Spahiu*

Rezultat i ndeshjes së fudbollit mes Serbisë e Shqipërisë është eksporti i nacionalizmit nga Kosova në Shqipëri me ndihmën e Sërbisë.

I ngjajshëm me nacionalizmin serb dhe atë kroat, nacionalizmi kosovar është i ndryshëm nga ai shqiptar.  Ky dallim daton nga luftërat ballkanike, ndërsa trashet gjatë Luftës II Botërore.

Kur më 1941 gjermanët dhe italianët krijuan „Shqipërinë e Madhe”, atë ndryshe e përjetuan shqiptarët të cilët jetuan jetën e kombit për tri dekada nga ata të cilët deri më atëherë jetuan nën shtetin serb (jugosllav).

Qeverinë dhe administratën në Shqipërinë e tillë (1941-1944) e përbënin kosovarët që nga kryeministri Rexhep Mitrovica, ministri i punëve të brendshme Xhafera Deva e deri te komandantët e stacioneve policore, xhandarmërisë e oficerët e ushtrisë.

Më pas, gjatë katër dekadave e gjysmë në Shqipërinë e Enver Hoxhës,  kosovarët u trajtuan si sinonim të nazistëve, fashistëve, kolaboracionistëve etj.

Derisa kosovarët, kohën e Luftës II Botërore e kujtojnë si periudhë kur Kosova përjetoi lulëzimin e vet dhe kur ata sunduan jo vetëm Kosovën por edhe Shqipërinë, në anën tjetër, shqiptarëve të Shqipërisë “Shqipëria e Madhe” ua kujton sundimin e kosovarëve.

Elita në Tiranë ndoqi jo kursin e nacionalizmit mbi bazën etnike (siç bërën në Serbi, Kroaci e Kosovë) por integrimin e pakicave në shoqërinë shqiptare.  Zyrtarët e Tiranës u treguan të kujdesshëm që nacionalizmi mbi bazën etnike të mos gjenerohet në Shqipëri duke  neutralizuar çdo ndikim eventual nga Kosova.

Por kur ishte fjala tek futbollistët, nuk nuhatën se nacionalizmi mund të marr zjarr edhe përmes futbollit. Kështu në ndeshjen me Serbinë në Beograd, në mesin e 11 futbollistëve në fushë  të kombëtares shqiptare luajtën 7 kosovarë.

Qëndrimi i Federatës Serbe të Futbollit që të mos lejojë në stadium futbolldashësit shqiptarë ishte i pakuptimtë për opinionin në Shqipëri. Komentet ishin se lufta ka ndodhur mes Serbisë e Kosovës e jo mes Serbisë e Shqipërisë. Në fund të fundit edhe ajo luftë ka ndodhur moti; para 15 viteve.

Së voni në Tiranë u pritën përzemërsisht Goran Bregović-i e Zdravko Čolić-i, dhe opinionit në Tiranë iu duk e habitshme se si i gjithë stadiumi në Beograd po i fërshëllente himnit shqiptar.

Derisa në Kosovë, opinion publik po kënaqej  se si harta e “Shqipërisë së Madhe” po valonte mbi Beograd, për opinionin publik në Tiranë, ky ishte një akt i pakuptimtë.

Këtë mund ta kenë vënë re ata që dëgjuar me vëmendje komentatorët sportivë të  transmetimit direkt të RTK-së në Prishtinë dhe Supersportit në Tiranë. Derisa i pari u shastis nga gëzimi kur u paraqit droni, komenti i tjetrit ishte: “dhe çfarë kërkon kjo gjë këtu tani?”.

Por edhe në Prishtinë edhe në Tiranë besojnë se dronin e ka hedhur ndonjë shërbim sekret që është më i fuqishëm se BIA (shërbimi sekret serb), qëllimi i së cilës ka qenë t’i provokojë serbët. Por, sidoqoftë, kushdo që ta ketë hedhur dronin, në Prishtinë kjo gjë i ka gëzuar tej mase kurse për publikun në Tiranë, kjo ka qenë një gjë pa kuptim.

Por ngjarjet që pasuan pas hedhjes së dronit zgjuan fuqishëm nacionalizmin në Shqipëri.  Ironia është se një ndeshje futbolli zgjoi më shumë nacionalizëm në Shqipëri se sa lufta e përgjakshme në Kosovën fqinje. Kjo ndoshta se gjatë luftës – edhe pse në Shqipëri kosovarët janë parë si viktimë– i kanë arsyetuar serbët, ngase në Shqipëri, katër dekada e gjysmë është mësuar se si kosovarët janë njerëz të këqij.

Ndjenjat nacionaliste kulminuan me vendimin e UEFA-s.  Këngëtari më i madh shqiptar Ardit Gjebrea, i cili gostiti në Tiranë Zdravko Čolić-in, i ftoi shqiptarët të bojkotojnë gjithë produktet serbe. Ndërsa shkrimtari dhe sekretari i përgjithshëm i socialistëve, Ben Blushi, deklaroi se nacionalizmi e ka vërshuar Shqipërinë dhe se në një moment edhe ai vet ka menduar se do të mund të shkonte në luftë kundër serbëve.

Janë të panumërt personalitetet publike në Tiranë, që janë të njohur si kosmopolitë dhe tani janë hedhur në vallen e nacionalizmit. Kulmi i kësaj euforie është deklarata e kosmopolitit të deritanishëm, kryeministrit Edi Rama  i cili iu përgjigj Aleksandar Vučići-t: “Jo  për Shqipërinë e Madhe por për Evropën e Madhe”.

Kësaj euforie nacionaliste iu kundërvunë publikisht intelektualët e formatit më të madh: Halil Matoshi në Prishtinë dhe Fatos Lubonja në Tiranë, ndërsa komentatori politik më i shquar në Tiranë, Mero Baze, ftoi zyrtarët shqiptarë që të lejojnë praninë e shikuesve serbë në ndeshjen e kthimit në Shqipëri, kurse shikuesit shqiptarë i porositi të mos provokohen dhe le të lejojnë lirshëm shikuesit serbë të shpalojnë harta të “Serbisë së Madhe”.

Ndeshja e futbollit në Beograd, me gjithë këtë është pikë kthese në relacionin Beograd- Prishtinë-Tiranë, e veçmas mes Prishtinës e Tiranës. Derisa Perëndimi po përpiqet që Beogradin e Prishtinën t’i çojë në drejtim të Tiranës ( që d.m.th. të lirohen nga nacionalizmi), po ndodhë e kundërta: Tirana po i  afrohet Prishtinës dhe Beogradi.

*Autori është profesor i shkencave politike në Universitetin AAB në Prishtinë, ndërsa më parë ka qenë profesor në Universitetin e Tiranës, Tetovës, Prishtinës si dhe Universitetin e Hamburgut.

Ky shkrim u botua në gazetën më të madhe të Serbisë “Politika”.

23 komente në “Serbia ndihmoi Kosovën për ta eksportuar nacionalizmin në Shqipëri”

  1. Ron says:

    Nexho Spahic, e paske dhi punen fare!

    1. Ilir Hoti says:

      Ky ‘Nexhmedin, pordha..nuk e ka ‘dhier punen’..sepse ky i degjeneruar eshte krejtesisht I DHIER…biles ne breza….Ky ‘gjenie’ qe pretendon te jete dikushi,eshte askushi i humbur pa shenje, i degjeneruar nga ana biolgjike(gene) e morale…cfare pret prej ketyre ndytesirash qe vuajtjet morale trashiguse duan ti ndajne ..ne dem te tjereve..Kombi yne jeton edhe me keto trushperlare

  2. The book without face ! says:

    * Autori fatkeqsisht èshtè me dyshime tè mèdha humane, profesionale dhe tè identitetit !!!

    1. Pellumb says:

      nuk eshte e vertete ai burr zotni, shkrimi eshte tjt gje ai eshte thjesht mendimi i tij

      http://bit.do/ja-si-serbia-ndihmoi-kosoven

      1. robt ku ti kesh says:

        Ore Pellumb plehra ,qe ma ndrron emrin si gruaja jote dashnoret.
        Se pari ; na cave trapin me keto reklama qe vendos vend e pavend dhe duke na u paraqitur gjithmone me emra te ndryshem
        Se dyti;Ku e njofte ti Spahovicin? jam shume kurioz ta di..

      2. Ilir Hoti says:

        KU E KA @ BURRERINE ‘ KY I DEGJENERUAR ????Ne bythe???? Per kete doshta ka mardhenie me pedoserb!!!!

    2. Taulant/Tirane says:

      Zoteri,bie ne kundershtim me veten.Nese hedhja e dronit “ne Tirane,ka qene nje gje pa kuptim”(citim nga ty) atehere nuk mund te kishim “zgjim te nacionalizmit ne Tirane”(perseri citim ne rreshtin tjeter).
      Nga nje ane thua qe ne Tirane droni u prti me indiference ,nga ana tjeter,thua qe u rrit nacionalizmi.
      Njera nga keto eshte e vertete .Nuk mund te jene te dyja.

  3. Bardhi Tolabi says:

    Pika mu ne koke ty dhe “intelektualuceve te formatit me te madh”,Halil Matoshi ne Prishtine dhe Fatos Lubonja ne Tirane.Se kush je ti dhe kujt i sherben,duket nga “adresa” te ciles i ke drejtuar shkrimin.Ne se do ishe dashamires i Shqiptareve,ketej e matane kufirit,duhet t’a botoje ne Tirane ose Prishtine dhe jo ne Beograd.Dhe kete e ke bere jo pa qellim.Kerkon te dalesh “kryelarte” me ustallaret dhe pagatoret e tuper “devocionin” qe tregon ndaj tyre.Me sa po shoh ne artikull,ke marre rolin e mbrojtesit te Serbise ne rastin e ndeshjes te futbollit dhe vizites te Edi Rames ne Beograd dhe Luginen e PreshevesTy te qenka dukur “kulmi i euforise” deklarata e Edi Rames,”Jo per Shqiperine e madhe,por per Europen e madhe”.A e di ti se ne Europene Madhe do te jemi te bashkuar ne te te gjithe Shqiptaret,apo nuk e desheron nje bashkim te tille?Nga ana tjeter,ti thua,se dronin e ka hedhur “…ndonje sherbim me i fuqishem se ai Serb…” dhe hopa menjehere kunji yt percares:skandali ndodhi sepse aty ndodheshin 7 lojtare kosovare.Me fjale te tjera,kete dronin e kane kurdisur te tjere dhe jo Serbia.Nga i di keto punet e sigurimit serb dhe i ben “pastrimin” atij,apo t’i kane thene ata?
    Prandaj,merru me punet e “shkences” dhe mos u merr me ato te Shqiperise.
    Me je dhe profesor i shkencave politike dhe ju fryn ureve te zjarrit,te percarjes.Kerkon te ngjallesh urrejtje midis vellezerve Shqiptare,perderis sa ju rikujtoj dashakeqesisht,se kush i ka shtypur aq e ka vite.Ne po perpiqemi te shtojme dashurine edhe midis kombeve te tjera dhe ti kerkon te na ngjallesh urrejtje midis vellezerve te nje gjaku.Ike more plehre e sherbetor i armiqve shekullore te Kombit Shqiptar.

    1. Ilir Hoti says:

      Lubonja ka qene ‘liberal’ por burgu dhe mosha kane ba te vehten…ka humbur,rrjedhur e pjerdhur fare,,kurse ky ‘turkoleshserbi i kryqezuar e i dale ‘hibrid, (si kali peles-mushku) e me pak shoke ,,, kane platforme qe rrjedhe nga coroditja e tyre medore shpirterore e degjenerimi gjenetik-moral

  4. Robert says:

    Analiza me e sakte rreth raporteve Tirane-Prishtine-Beograd. E thene troc dhe ndershem. Po habitem se si e paskan botuar ne Beograd. Valle a jane Mero Baze. Fatos Lubonja e Halil Matoshi intelektualet e formatit me e te madhe apo autori e thote kete pasi i ka miq.

  5. kjhadslgjéao anticensurë says:

    po pse nuk ke shkrujt këtë që në fillim o mero?:”Ky shkrim u botua në gazetën më të madhe të Serbisë “Politika”.”!
    që ky ndyrësirë është sërb kok e këmbë nuk do shumë për tu vërtetuar,por që ta quash dhe për më keq mbash profesor në universitet!?do guxim!!të mbash një agjent në tërë kuptimin e fjalës,do bole!!sërbi ka hedhur me detyrim të gjithë agjentët e tij në fushë!!të pa turpshëm nën kërcënimin e çorbëdhënësve të tyre këta po vjellin pa mëshirë!!si ky,dhe të tjerë kanë kaluar nga shkrimet delikate dhe me nënkuptime në shkrime të hapura antishqiptare!!
    ndyrësira por shkruajnë me një liri të frikëshme pa iu dridhur qerpiku!ndoshta e dinë që në shqipëri nuk i arreston askush spiunat!!ata janë gjithnjë të persekutuar të ndërgjegjes!
    pthu qënje e ndyrë që shkruan shqip!më fal këtë rradhë ke shkruar në gjuhën e padronit tënd,sërbisht pastaj ta kanë përkëthyer!!

  6. evgjitngrenesi says:

    he moe se na bete merak! thame cu be spahiovici! le te shkruaje,qe ta kuptojne edhe te vonuarit kush eshte ky mostra dhe nga kush dirigjohet. serbia,tani qe krahina shqiptare e kosoves u shkeput nga sllavet,per te penguar krijimin e shqiperise natyrale ka hedhur ne treg karten e ”kombit kosovar”. ky projekt i vjeter serb,i rinxjerre nga sirtaret,tenton tu serviret shqiptareve nga ca sorrosiste ne prishtine dhe ne tirane. fakti qe matoshi dhe spahiu botohen ne beograd por edhe ne tirane,te ben te dyshosh se dora serbe eshte shtrire fuqishem edhe ne shqiperi. opozita proserbe e shqiperise dhe shtypi i kontrolluar prej saj u japin hapesire te madhe matosheve,lubonjave dhe gjith llumit shqiptar.
    megjithate,shtatorja e ismail qemalit do ngrihet edhe ne prishtine,u deklarua sot. keshtu qe matoshet po kthehen te plehra qe i riciklon beogradi

  7. merushe says:

    E hajde meso nga ky lloj profesori po deshe. Ketij i ka mbetur mendja tek 4 shkurti i kthyer mbrapsh, ku vrasesit i ngre ne piedestal. Mjere studentet e kosoves per njohurite qe marrin nga “profesori i Xhaferr Deves”

  8. alban.ny says:

    Si gjithnje Nexhoja yne ben diversion,kerkon e gjen edhe aty ku nuk jane ndarjet Shqiperi-Kosove,ne funksion te teorise spahisto-matoshiste te dy kombeve,(shqiptar e kosovar).Artikulli apo analiza a tij ngrihet mbi genjeshtra e supozime.Ja c’thote Nexho analisti:Pas luftes( se dyte)nga shqiptaret dhe Enver Hoxha kosovaret u trajtuan si simbol i nazisteve, fashisteve, kolaboracionisteve. Genjeshter e paster. Ta tille u trajtuan ata qe u lidhen me pushtuesin e jo nje popull i tere.
    Tjeter.Ndersa ne Kosove njerezit kenaqeshin me harten e Shqiperise se Madhe qe u shpalos ne stadium, ne Tirane kjo dukej gje pa kuptim(!).
    Ne te vertete ngjarja u perjetua njesoj cep me cep Shqiperise, nga Mitrovica ne Sarande,nga Shkupi ne Tivar, por Nexhos i duhet nje lloj ndryshimi ne perjetim te ngjarjes per llogari te teorise dykombetariste te tij.
    Nexhoja provokon ne menyren me te keqe kur thote se per kater dekada e

    gjysem shqiptareve te Shqiperise u eshte mesuar qe kosovaret jane njerez te keqij.Madje paturpesisht hedh balte mbi perjetimin ne Shqiperi te shtypjes serbe mbi kosovaret.Armiqesimi i shqiptareve eshte loje e tjeterkujt, por themeluesit te kombit kosovar(!)I ben pune cdo mjet, edhe shpifjet, provokimet, manipulimet, mjaft te cojne uje ne mullirin e Nexhos dhe Matoshit.
    Artikulli tregon se zhvillimi i ngjarjeve,e sidomos pasojat e vizites se Rames ne Serbi e ka alarmuar Nexho-ziun, pasi nese shqiptaret po ndihen me te lidhur me njeri tjetrin, nga Presheva ne Vlore,nga Ulqini ne Shkup, Beogradi po detyrohet te largoje duart nga nje zjarr qe ja ka percelluar mustaqet.Dmth nderin.
    Por largimi i Beogradit nga fusha e lojes eshte kunder planeve dykombetariste spahimatoshiste.

  9. robert thomanikaj says:

    Asgje e re nga fronti ballkanik i komentuesve anonime, gjysma e tyre patjeter nacionaliste radikale serbe qe flasin shqip. Del dhe nje tjeter njeri qe nuk i bashkohet dronit, dhe anonimet sulen me sharrje, ofendime dhe ekzaltime histerike. Por qe keta komentues anonime te marrin nje here ketu neper gazeta mundimin e te argumentojne pozitivizmin e atij droni ne ndeshjen e futbollit, kete ata nuk e bejne asnjehere! Behet pyetja e thjeshte: perse? Perse nuk kemi pare asnjehere neper komentet e tyre argumente mbi pozitiven e ketij droni!? Ata nuk i ndalon njeri ta thone kete! Ta thone mendimin e tyre! Perkundrazi, ata na ndalojne neve te flasim dhe te argumentojme, se droni ishte harakiri i radhes qe shqiptaret i bejne vetvetes! Perse ata e bejne kete!?

  10. Eraldi says:

    Nuk ka stereotipe dhe gjera fikse ne politike, diplomaci dhe lojrat per interesa ekonomike e gjerostrategjike ne bote, ato ekzistojne por perdoren shpesh si mjet per te arritur nje qellim te caktuar. Per kete, opinioni i zotit Nexhmedin duhet pershendetur edhe pse tingellon keq per “nacionalistet”. Pavaresisht se ai mund te degjohet si nje kakofoni nga sterotipet dhe njerezit e programuar me nacionalizem dhe nga grupe interesi perkatese. Per mua ky opinion eshte shume afer se vertetes, pavaresisht se si perceptohet nga gjithesecili.

  11. Ky qafir serbi,shoku i sheshelit se jam i sigurt qe intelektualet serb si Qedomir Jovanoviq e perbuzin ket mbeturin te sherbimit serb,ky kujton qe ne kemi harruar,se kur serbija ju turr shqipetareve ne kosove e tere shqiperija u ngrit ne kembe dhe priten vllezerit nga kosova ne ditet mete veshtira te nje kombi,dhe ai moment historik tregoi se sa jan shqipetaret te ngjizur ndermjet veti kur behet fjale per egzistenc,tere ajo luft tere ai arsenal luftarak,tere ajo poltik gjeopolitik e shqiperis ishte tog me vllezerit ne kosove,me kujtohet isha ne gjermani,dhe kur nje avion gabimisht kishte sulmuar nje kolone shqipetaresh duke ikur gjat bombardimeve.ministri i puneve te jashteme i shqiperis ne ate kohe PASKAL MILO;ishte ne nje sinkron me qytetaret e kosoves edhe pse kishin perjetu prej ati bombardimi nje masaker te vertet,benin thirreje te njejte qe bombardimet mos te ndalen,kjo tregon se sa te ndieshum jemi kur rrezikohet qenja kombetare,pra SPAHIOVIQ ty koha te ka kaluar kur UDBistat shqipefoles benin perfitim ne dem te popullit te vete,bile pas pak viteve nuk do jesh i deshiruar edhe tek opnioni demokratik serb ,po ndoshta tek mbeturinat e voisllav sheshelit aty mund te kesh vend.
    Tash do ju tregoje shqipetareve te shqiperis tezen e KOSOVARIZMIT
    Ne kohen e viteve 80ta serbet shpiken nje komb ne jugoslllavi shiptari,dhe propagandonin se shqipetari prej kosove nuk jan si shqipetaret nga shqiperija por te gjithe kta qe luftojne per kosove jan te infiltrum nga shqiperija se populli shqiptari nga kosova nuk ka gje te perbashket me albanci ne shqiperi,dhe e njejta tez e spahioviqit kosovaret por jo shqipetaret,teze e dalur nga kuzhinat fashiste qubrillovqit petar grashaninit,qosiqit,me nje fjale nga ashsa serbe.

  12. astrit says:

    shqiptaret e shqiperise i inditifikonkan shqiptaret e koseves si njerez te keqinje?! Vetem nje trap e psikopat mund te mendoj e te shkruaj keshtu.çi di ti shqiptaret si vetja jote peverse. Behu njeri normal e logjiko normal.Te gjithe kemi merite e zenkat tona per shume gjera por nuk luajme menç.Kaq te veshtire e ke te jesh normal ne nje vend normal ne nje popull normal?

  13. lili says:

    Nder te madhe na bene ky prof matematike e tash i ‘shkencave politique’ ne aq shume université te (cka tregon se askund nuk e gjeti vendin!)!jo ,nuk e ka bâ asnje sigurim mor djal i mesuar me keto Pune:vetem disa shqiptare,qe guxuan me rezikuar pak per te protestuar per kushtet qe Beograd i imponoj tiranes,kushtet skandaloze qe u pranuan nga debili Duka,edhe qe organizuan kete shfaqje mémorable !

  14. komunalja says:

    Kam patur respekt per Spahiun! Por ky më duket se është bërë ca si shume Lubonjaxhi! Nexhmedin, vazhdo e fol per qellimet serbe ndaj Shqiptarëve, si më parë. Kështu n’a ndihmon të gjithëve!

  15. Halit Matoshi says:

    Vallo shum bukur e ke shkrue ket artikull o spahi.

    Rroft Serbia e madhe.

  16. Taulant says:

    Zoti Spahiu,
    Prej teje mbaj mend para shume kohesh nje shkrim te shkelqyer: “Perse Mitrovica duhet te jete kryeqytet i Kosoves”. Mqs njerezit ndryshojne, ne rastin tend, me duket se, ndryshimi qenka jo per mire. Vetem disa kumbulla si: “kengetari me i madh shqiptar Ardit Gjebrea” apo “intelektualet e formatit me te madh si Halil Matoshi e Fatos Lubonja”, mjaftojne per te vertetuar sindromen e renies ne dashuri te viktimes me perdhunuesin.
    Droni ne Shqiperi u pa si nje gjetje e kendshme dhe kaq. “Tonet” nacionaliste mos i ngaterro me ato atdhetare. Shqiptaret e Shqiperise u cuditen vetem nga padija e tyre, sepse pane qe kishin perballe nje popull te tere te droguar (ne rastin me te mire) ose “me bisht” ne rastin me te keq.
    Kujto nje cike episodin me flamurin serb e hollesite e tjera ne rastin e perurimit te kadedrales orthodhokse ne Tirane, e pastaj fol per eufori nacionaliste shqiptare.
    Kujto gjithashtu edhe terrorin psikologjik policor mbi gjithe delegacionin qe shoqeronte futbollistet tane, e pastaj gjyko mbi shtetin serb.
    Me apo pa dronin, “tifozet” do te hynin ne fushe. Nje nga anet pozitive te dronit eshte se tregoi se nuk duhet te kemi komplekse inferioriteti ndaj nje vendi teresisht “te dronizuar”. Ana tjeter eshte se duhet qe te jemi ne gjendje te konkurrojme denjesisht ne ekonomi, organizim shteteror, etj. kete vend. Por kjo nuk mund te behet me njerez te tredhur

  17. Landi says:

    Qurravitja ndaj Serbise eshte e tille saqe edhe vet serbeve do tu vinte ndot nga nje “analist” si ky tipi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje