Per shkak te disa aludimeve, ende te pakonfirmuara nga mjeksia ligjore, se shkak i vdekjes se Dr. Florit u be nje overdoze kokaine, jo pak njerez ne rrjetet sociale kane vene ne dyshim sinqeritetin e besimit te tij dhe kane perbuzur identifikimin e emrit te Jezusit me kete histori, duke e cilesuar ate si nje mekatar te padenje.
Le ta themi per nje moment qe ky aludim eshte i vertete. Po pastaj ? Cfare ndryshimi perben ?
A e dine keta skeptik se kur Jezusin e pyeten “Përse hani dhe pini bashkë me mëkatarët?“ai u pergjigj: “Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjek, por të sëmurët. Unë nuk erdha t`i thërres të pendohen të drejtit, por mëkatarët`.
Ndoshta kjo na ndihmon te sqarojme nje keqkuptim: “qe parajsa nuk eshte nje vend per ata qe s’kane bere mekate (te tille s’ka gjithsesi), por per te gjithe mekataret e falur.” Sipas kuptimit te Jezusit miqesine me Te e fitojne vetem ata qe jane mekatare dhe e pranojne kete status. Ne parajse nuk paska vend per te drejtet (jo se ka njerez te drejte) por se kushti i pare i te hyrit atje eshte pranimi i padrejtesise tek vetja. Dr. Flor mekatari e beri kete dhe u be miku Jezusit. Shume te tjere qe dallojne te keqen tek tjetri, por jo tek vetja e tyre, ka gjasa te jene ne nje situate me te pashprese sesa Dr. Flori qe njihte dobesite dhe limitet e tij.
Prej me shume se 2000 mije vitesh Jezusi ka reputacionin si “miku i mekatareve”. Per kete Helmut Thiliku shprehet , “Jezusi kishte fuqine per te dashur prostitutat, horrat, brutalet. Ai ishte ne gjendje te vepronte keshtu sepse ai kishte aftesine ti shikonte ata pertej zhulit dhe kores se degjenerimit…Kur ai donte nje person te zhytur ne faje , ai shikonte tek ai person nje femije te Perendise qe po gabon… Ai shihte pertej shtreses siperfaqesore te zgjyres dhe pisllekut, tek njeriu i vertete poshte tyre.” Jezusi demostron ate qe Dostojevski e ka pershkruar keshtu :“Te duash nje person do te thote ta shikosh ate, ashtu si Perendia synonte qe ai te ishte”
Une besoj se Jezusi nuk bie dakort me drogen kur pranon si mik drogaxhiun, por ndodh keshtu sespe shikimi i tij deperton pertej zhulit dhe kores se degjenerimit te atij njeriu derisa te shohi tek ai, njeriun e krijuar ne imazhin e Perendise. Per shkak te kesaj fuqie, Jezusi arrin ta doje mekatarin me pasion me te madhe sesa narkomani deshiron kokainen dhe nuk i deshton dashuria edhe kur ky i fundit ne nje dite te trisht per shkak te varesise e kerkon diku tjeter permbushjen.
Nje pershkrim i Bibles e shpreh qarte pafuqine e natyres mekatare te njeriut dhe akoma me ngjashmerisht pershkruan pafuqine e dikujt te kontrolluar nga droga. Pjesa thote “Ndonëse e kam dëshirën për të bërë të mirën, nuk ia gjej mënyrën. Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s`dua, atë bëj. Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s`jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që banon në mua. Unë, pra, po zbuloj këtë ligj: duke dashur të bëj të mirën, e keqja gjindet në mua…..Oh, njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes? I falem nderit Perëndisë me anë të Jezu Krishtit, Zotit tonë.”
Nese Dr. Flori vdiq nga overdoza, me siguri ky pershkrim biblik ka qene beteja e tij, dhe me siguri nuk ka qene beteja e pare. Por kjo eshte gjithashtu edhe beteteja e shume njerezve sot ne bote, jo vetem ne luften per te mos u kontrolluar nga droga, por nga shume varesi te tjera. E tille eshte edhe beteja ime, edhe pse s’kam perdorur kurre droge, por jam “i droguar me egoizem” si cdo njeri. E tille eshte beteja ime ne lidhje me zemerimin, ne lidhje me krenarine, ne lidhje me deshiren per t’u hakmarre ndaj nje padrejtesie qe me behet. E tille madje eshte beteja e cdokujt qe deshiron ti rrij besnik gruas se tij dhe te mos i hedhi syt mbi nje vajze tjeter. Por, a do te themi edhe ne sic besoj se Dr. Flori ka thene “Oh, njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes? I falem nderit Perëndisë me anë të Jezu Krishtit, Zotit tonë.”
Une besoj se Jezusi e ka te lehte te bej miqesi me dike qe pranon skllaverine e mekatit dhe therret ate ne ndihme. Sepse ai “sheh pertej shtreses siperfaqesore te zgjyres dhe pisllekut, sheh njeriun e vertete.” Keshtu besoj se e shikonte Jezusi Dr. Florin. Keshtu besoj se me sheh edhe mua, por edhe ty, sa here qe na ngecin kembet ne balten e mekatit.
Kjo eshte arsyeja pse nuk e kam te veshtire ta besoj qe Jezusi mund te jete miku edhe i mekatarve te tille si Dr. Flori.
*Teolog
Marrë nga Agorashqiptare.al
Flet perfaqesuesi i elites plutonike te tiorns.
Ene arab (mbiemri Seriani) ene amerikan (prift ungjillor, te me ndihmoje redaksia si perkthehet pastor shqip prift, hoxhe, dervish apo coban)
Naimit ja dhjene jo vetem fene po edhe gjuhen.
se ju Mevlan Celebiu jeni duke e permiresuar gjuhen shqipe me fjalorin tuaj… dhe aq me teper emrin e Naimit.
Per njerez si puna jote shkruajti dhe Naimi e i quajti INJORANTER!
z.Kaon pretendon se eshte teolog-ka ndonje master ose doktorature per titullin teolog?
Akoma shkruani dokrra per figura te krijuar nga romaket duke iparaqitur si te verteta. As zot as bir as fryme e shenjte nuk kane ekzistuar dhe asnuk ekzistojne. Boll me brrockulla te tilla.
Mire e thua po kujt ja thua?!