OBSH dhe FAO: Kequshqyerja dhe kostoja e saj njerëzore, urgjencë globale

17 Nëntor 2014, 11:02Blog TEMA

Nga JoséGrazianoda Silva, Drejtor i Përgjithshëm i FAO

MargaretChan, Drejtor i Përgjithshëm i OBSH

Problemi i kequshqyerjes prek personat më të cenueshëm të shoqërisë dhe më shpesh prek  në fazat e hershme të jetës. Sot, më shumë se 800 milion njerëz, rreth 11 për qind e popullsisë botërore, janë kronikisht të uritur. Kequshqyerja është shkaku themelor i gati gjysmës së të gjitha vdekjeve të fëmijëve dhe një e katërta e fëmijëve të gjallë mbesin të pazhvilluar për shkak të ushqyerit joadekuat. Mungesat e mikroelementeve ushqyese – si pasojë e dietave me mungesë të vitaminave dhe mineraleve, e njohur gjithashtu edhe si “uria e fshehur”– prek 2 miliardë njerëz.

 

Një tjetër formë shqetësuese e kequshqyerjes – obeziteti – është në rritje. Më shumë se 500 milionë të rritur janë obezë si pasojë e dietave që përmbajnë yndyra, sheqerna dhe kripë të tepërt. Kjo i ekspozon njerëzit ndaj një rreziku më të madh të sëmundjeve të patransmetueshme – siç janë sëmundjet e zemrës, sulmet e llojeve të ndryshme, diabeti dhe kanceri – të cilët tani janë shkaktarët më të lartë të vdekjeve në botë. Dieta e varfër dhe mungesa e aktiviteteve fizike gjithashtu janë përgjegjës për 10 për qind të barrës globale të sëmundjeve.

 

Shumë vende në zhvillim tani përballen me pasoja të shumta të të kequshqyerit, ku njerëz që jetojnë në të njëjtin komunitet – disa herë edhe brenda të njëjtës familje –vuajnë nga nënushqyerja, uria e fshehur dhe obesiteti.

Këta numra janë tronditës dhe duhet të shërbejnë si thirrje globale për veprim.

Përveç vuajtjeve të tmerrshme njerëzore, dietat e pashëndetshme gjithashtu kanë ndikime negative në aftësinë e shteteve për tu zhvilluar dhe prosperuar – kostoja e kequshqyerjes, në të gjitha format e saj, vlerësohet të jetë ndërmjet 4 dhe 5 për qind të BPV-së globale.

 

Liderët qeveritarë, shkencëtarët, nutricionistët, bujqit, shoqëria civile dhe përfaqësuesit e sektorit privat nga e tërë bota do të mblidhen në Romë nga 19 deri 21 nëntor për të marrë pjesë në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare e të Ushqyerit (ICN2). Kjo është një mundësi që nuk mund duhet humbur, për ta bërë të drejtën e njerëzve per një dietë të shëndetshme, një realitet global.

 

Sistemet aktuale të ushqimit janë të paqëndrueshme dhe të pashëndetshme

Krijimi i sistemeve të shëndetshme dhe të qëndrueshme të ushqimit është kyç për tejkalimin e kequshqyerjes në të gjitha format e saj – nga uria deri te obesiteti.

Prodhimi i ushqimit është trefishuar që nga viti 1945, ndërkohë që disponueshmëria mesatare e ushqimit për person është rritur me vetëm 40 për qind. Sistemet tona të ushqimit kanë arritur ta rrisin prodhimin, por kjo është arritur me kosto të lartë mjedisore dhe nuk ka mjaftuar për t’i dhënë fund urisë. Ndërkohë, sistemet e ushqimit kanë evoluuar drejt një përqindjeje më të madhe të ushqimeve të përpunuara dhe tregtuara, duke çuar në disponueshmërimë të madhe të ushqimeve me nivel të lartë të energjisë, yndyrave, sheqerave dhe kripës.

 

Sistemet tona të ushqimit janë thjesht të paqëndrueshme ose të pashëndetshme sot, lëre më në vitin 2050, kur do të duhet t’i ushqejmë më shumë se 9 miliardë njerëz. Duhet të prodhojmë më shumë ushqim, por me vlera më të mira ushqyese dhe kjo duhet të bëhet ne ate menyre që  të ruhet kapaciteti i brezave të ardhshëm për ta ushqyer veten. Thënë thjesht, duhet të kemi sisteme të shëndetshme dhe të qëndrueshme të ushqimit – që prodhojnë në ekuilibër të duhur të vlerave ushqyese, në sasi dhe cilësi të mjaftueshme, dhe që janë në dispozicion për të gjithë – nëse dëshirojmë të kemi jetë të shëndetshme, produktive dhe të qëndrueshme.

 

Të veprojmë tani

Në përgatitje për ICN2, shtetet kanë rënë dakord për një Deklaratë Politike dhe një Kornizë për Veprim për ushqimin që përmban rekomandime konkrete për zhvillimin e politikave koherente publike në bujqësi, tregti, mbrojtje sociale, arsim dhe shëndetësi e që promovojnë dieta të shëndetshme dhe të ushqyer më të mirë në të gjitha fazat e jetës.

Korniza për Veprim iu siguron qeverive një plan për hartimin dhe zbatimin e politikave kombëtare dhe investime në të gjithë zinxhirin ushqimor për të siguruar dieta të shëndetshme, të larmishme dhe të balancuara për të gjithë. Kjo mund të përfshijë fuqizimin e prodhimit dhe përpunimittë ushqimeve lokale, veçanërisht nga fermerët familjarë dhe prodhuesit në shkallë të vogël, dhe lidhjen e tyre me shujtat shkollore; uljen e yndyrës, sheqerit dhe kripës në ushqimet të përpunuara; shkollat dhe institucionet e tjera publike që ofrojnë dieta të shëndetshme; mbrojtjen e fëmijëve nga marketingu i ushqimeve dhe pijevetë pashëndetshme; dhe që njerëzit të lejohen të bëjnë zgjedhje të informuara në lidhje me atë se çfarë hanë.

 

Përderisa ministritë e shëndetësisë, bujqësisë dhe arsimit do të duhet të marrin rol udhëheqës, kjo detyrë përfshin të gjithë ata të përfshirë në prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e ushqimit.

Korniza për Veprim e ICN2gjithashtu sugjeron investime më të mëdha për të garantuar qasje universale në intervenime efektive të të ushqyerit, si mbrojtja, promovimi dhe mbështetja e gjidhënies, si dhe ofrimin më të madh në dispozicion të vlerave ushqyese për nënat.

Shtetet mund të fillojnë me zbatimin e këtyre veprimeve që tani. Hapi i parë është që të vendosen objektiva kombëtare të të ushqyerit për t’i përmbushur caqet globale për të cilat veçse është rënë dakord, tëpërcaktuara në Kornizën për Veprim. ICN2 është koha dhe vendi për t’i realizuar këto zotime.

FAO dhe OBSH janë të gatshme që t’i ndihmojnë shtetet e ndryshme në këto zotime. Duke i transformuar zotimet në veprime dhe duke bashkëpunuar me efektshëm me njëri-tjetrin dhe me akterë të tjerë, bota ka mundësi të vërtetë që t’i japë fund pasojave të shumta të kequshqyerjes në të gjitha format e saj brenda një gjenerate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje