Metafiziciteti i disonancës konjutive

19 Nëntor 2014, 19:02Blog TEMA
Metafiziciteti i disonancës konjutive

 Nga Robert Thomanikaj    

(Një replikë “akademike” me Fatos Lubonjën)

 

Jo pa qëllim e futa në thonjza këtë akademike, sepse unë vetë në fakt jam (dhe gjith jetën kam qenë) punëtor. Përveç kësaj, në të gjitha shkrimet e Fatosit jam thuajse i një mëndje me ‘të. Por prap se prap mbeten disa mospërputhje, ja kështu teorike-praktike me ato shembujt që ai sjell, ndaj u ula tani në këto dy orë të lira që kam, e t’ia them.

Ah bukur, thashë, kur lexova këtë disonancën conjitive nga intelektuali Fatos, sa mirë ky njeri që nuk e kalon kohën kot, por patjetër me atë laptopin e tij, (që e ka përmendur vetë në shkrime), shfrytëzon kohën kur udhëton me avion sa andej këndej nëpër Europë, i ftuar gjithandej, (po dhe këtë fakt e jep ai vetë në shkrimet e tij), dhe lexon të dhëna të ndryshme të studjuesve të botës. Deri këtu në rregull. Nuk kam zili, nuk ankohem (dhe as jam ankuar ndonjëherë) nga puna e krahut; përveç kësaj, siç thotë edhe një poezi e Dritëro Agollit, çdo njeri ka fatin e tij në pozicionin hiearkik shoqëror, i cili nuk varet vetëm nga aftësitë dhe vullneti personal i njeriut, por edhe nga shumë shkaqe të tjera të rastësishme e të jashtëme prej tij, ndaj nuk ka asgjë për tu mburrur dhe as për të ardhur keq në këtë gjë, respekti duhet të jetë i njëllojtë për cilindo.

Siç e kam zakon kur lexoj gjëra të reja apo pjesërisht të harruara, edhe në këtë rast vrava pak mëndjen se çdo të thotë ky term, (me të cilin duket Fatosi është rrahur shkurt, aq sa do të donte një udhëtim avioni nga Mesina në Milano)!? Në një vështrim të shpejtë empirik, konkludon: kjo ësht me bazë latine. Disonancë d.t.th. mospërputhje pak a shumë; e din(te) çdo nxënës i klasës së pestë (në kohën time), sepse kjo fjalë përdoret gjithandej me këtë kuptim, në muzikë, art, etj. . Kjo conjitive, që mi përngjaka kësaj me njit (me ngjit) shqipe, po ashtu i përngjan conjuktivit (lidhjes, vazhdimit) latin, duket tregon vazhdim-përngjitjen e mëtejshme. Po e pranojmë edhe si njohje, si jo larg kjo ndaj dy të tjerave më lart. Pra të dyja fjalët –thashë– duhet të na japin: mospërputhje vazhdimi, mospërputhje njohje. Në rregull edhe deri këtu.

Tani a duhet ta marrim këtë mospërputhje vazhdimi të mëtejshëm këtë mospërputhje njohje, si një etalon shpjegimi për cilindo rast, cilindo subjekt, cilëndo idè? Se ja p.sh., po kujtoj një rast futbolli unë, meqë Fatosi na qenka tifoz i madh. Ka qenë viti 1985 apo 1986, xhaxhi kishte vdekur, dhe zhvillohej një ndeshje futbolli në qytetin Stalin midis ekipit vendas dhe Dinamos së Tiranës. Siç u përfol, albitri mbrojti ashiqari ekipin e pushtetit të heshtur të shtetit, që ky të mos dilte nga kategoria. Tifozët kuçovas u sulën me ç’kishin e nuk kishin dhe bënë rrëmuja jashtë stadiumit. Dëgjuam se dogjën edhe një makinë policie apo zjarrfikse, biles sikur u hodhën edhe fjalë kundra sistemit.

Tani, sipas kësaj mospërputhjes njohëse të amerikanit Festinger, i bie se ne nuk bëjmë gabim po të themi se këta tifoza na qenkëshin disa të sëmurë mendorë, që nuk i përshtateshin mendimit të përgjithshëm të shoqërisë, e cila ishte e lidhur si brekët me b… , më fal, si thoi me mishin, me partinë!

Lëre pastaj të kalojmë në histori e të themi, se Spartaku ishte një i marrë që kërkonte të shkulte nga rrënjët sistemin e skllavërisë, ku bazohej i gjithë rendi skllavo-pronar, i cili e ushqente atë me bukë dhe lojra zbavitëse!

Apo, lëre të kalojmë në situata hipotetike, ku një shtet madhor dhe i zhvilluar teknollogjikisht merr përsipër të zhvillojë me dëshirën e tij një shtet tjetër me popullsi të prapambetur, që jeton në varfëri, por jo me më pak dashuri nga popullsia e zhvilluar!

E sa e sa raste ne mund të marrim, ku mospërputhja na bie ndesh me atë diversitet mendimesh që Fatosi predikon çdo ditë nëpër gazeta dhe studio televizive! Dhe biles, vetë ky imponim –gati sugjestionues, do thoja– i Fatosit, aq sa mund të thuash pa frikë, java shtatë dhe ai tetë nëpër studio, a nuk bie ndesh me këtë mospërputhje njohje të nivelit arsimor të shoqërisë shqiptare?! Vërtet, niveli i sotëm arsimor ka rënë, por a është paraqitja kaq e shpeshtë e Fatosit propocional me këtë rënie? Apo, dalja e tij kaq e shpeshtë në gazeta dhe TV, a nuk është vetë një disonanc konjitive me këtë nivel arsimor!? Pasi mua më duket –ndonëse unë jam rreth 80 % në korkodancë me fjalët e Fatosit– se dhe vetë kjo paraqitje kaq e shpeshtë e tij është një ofendim për këtë shoqëri shqiptare! Çfar në këtë drejtim faji –mendoj– u bie më parë njerëzve që mbulojnë mediat, të cilët nuk ftojnë edhe mendimin e sa e sa mësuesve të vjetër aty, që janë po aq të ditur si Fatosi.

Përsa i përket këtyre teorive (të shumta) që qarkullojnë në sferat e sociollogjisë, pa mundur të hyjnë në ato të mëmës filozofi, e sidomos këtyre të së ashtuquajturës shkollë anglo-saksone, të cilat i qëndrojnë më tepër një statukuoje të caktuar, e të cilat duket sikur justifikojnë (për t’mos thënë: çimentojnë) klasat dhe kastat e caktuara të shoqërisë, do thoja se me ‘to përplasemi edhe në jetën e përditshme, çfar do të thotë, se poli i kundërt i tyre teorik ekziston gjithashtu. Po e filloj me një rast personal i përsëritur shumë herë në të njëjtën formë, -se edhe s’ka se si ndryshe-, për të vazhduar me ato të të tjerve.

Siç thashë unë jam punëtor krahu, duke filluar qysh 15 vjeç si formist në fonderi, vazhduar me ndërtimin, gjeollogjinë, atë të bojaxhiut, stampuesit, pjatalarsit, pleraxhiut, pastruesit, etj. Dy vjet më parë, në punën time të pleraxhiut, duke mbledhur në shi e borë kazanët me letra, sëbashku me çunin e shefit mbrapa makinës, të dy si majmunë të varur në pemë, ai më tregonte mua puntorit të ri: kam 20 vjet në këtë punë, të çaj piten të çaj, e bëj këtë punë pa problem fare! Ti, ia ktheva, je si puna e amerikanve me afrikanët. Dhe i tregova historinë që kisha parë në një emision TV, histori që ua tregoj gjithnjë atyre shefave, të cilët më mburren se punojnë pa problem në punë krahu dhe dinë shumë, a thua se unë u kërkoj llogari për këtë punë.

Amerikanët u japin gjithnjë misër falas afrikanve, që të ushqehen e të mos vdesin urije. Kjo punë vazhdon prej dekadash. Një ditë, aty para disa vjetësh, afrikanët u thonë amerikanve: faleminderit, por nuk e duam më misrin tuaj! Çfar, ua kthyen amerikanët, pse nuk e doni? Sepse është i manipuluar gjenetikisht, ua kthyen afrikanët. Jeni në vete, vazhduan amerikanët, por ju s’keni çfarë të hani! E dimë, u përgjigjën afrikanët, por përpara këtyre dy rreziqeve, po pranojmë më mirë këtë të urisë, se sa ndonjë efekt të keq e të paditur nga misri juaj! Keni luajtur mënç, vazhduan amerikanët, ne e hamë prej 20 vjetësh këtë misër të manipuluar gjenetikisht e nuk po na gjen gjë as tani, kur i kemi kthyer të gjitha fushat me këtë misër! Vërtet, u thanë afrikanët, ju shkoni në supermaket, blini njëherë në muaj një dozë të vogël, i hani nja dy lugë, pastaj, si dhe ushqimet e tjera, e hidhni përgjysëm, ndërsa ne duhet ta hamë mëngjez-drekë-darkë dhe çdo ditë! Ndaj nuk e duam, faleminderit!

Kjo histori, e kthyer në simbol të asaj dije shefash, i përgjigjet më së miri jo vetëm punës së kujdo të ngrituri, (edhe ai rasti i çunit të shefit nuk provoi gjë tjetër, pasi unë vazhdova në vendin e punës si majmun në breshër e shi deri në fund, ndërsa ai u fut në kabinë tek i ati të merrte një të ngrohtë), por provon edhe atë „normalitet“ të shoqërisë, që tregon dhe predikon këtu Fatosi, e që i përgjigjet një statukuoje të caktuar, -më së shumti kjo e klasave dhe deri kastave (mundësisht) të pandryshueshme. Pra, arti i gënjimit të vetvetes nuk duket se qëndron vetëm tek ana e turmave tifozëse, por dhe ata me kollare.

Shembuj dhe eksperimente të shumtë, si ai që solli Fatosi, ka shumë në perëndim. Mjafton të kujtojmë atë eksperiment të kryer aty në fillim të 60-ave në Amerikë, (milgram-experiment), i cili tregon bindjen ndaj autoritetit. A nuk tregon ky manipulimin e njerzve ndaj autoritetit!? Dhe autoritet nuk janë vetëm shtetarët, mjekët, mediat, policët, gjykatësit, por janë edhe intelektualë si Fatosi, të cilin sipas këtij eksperimenti nuk kemi pse e dëgjojmë! Thjesht për tu treguar se nuk bindemi verbërazi!

Apo të marrim atë që (në mos gaboj) quhet eksperimenti i Mynihut, ku shumë shoferë nuk ndalojnë tek një karambolazh, tek shohin se edhe shoferët e tjerë nuk ndalojnë! Kjo ndodh ngaqë njeriu përpiqet të sillet si të tjerët; e të mos harrojmë se kjo nuk vjen nga ato sfera të trurit që përgjigjen për mendimin abstrakt, por vjen nga ato sfera të brendëshme të trurit, që u korrespondojnë instikteve. Pra, sipas eksperimenteve Leon-Lubonja (apo Fatos-Festinger) kemi këtu një sjellje normale, sepse të gjithë janë normal-reallity, ndërsa ai që ndalon të shikojë ç’ka ndodhur në atë karambol automjetesh, duhet të jetë i çmendur, sepse tregon disonanc konjitive (mospërputhje vazhduese/ njohje)!

Që ta mbyllim, se e mërzisim dhe lexuesin me llogjet tona, po kujtojmë edhe një herë thëniet e Edit në Beograd. Në këtë rast unë nuk mund të flas si shqiptar, por kuptohet si njeri; ndryshe nuk argumentoj dot atë që dua të them. Kjo është vetvetiu e qartë. Ndaj po marrim një rast tjetër. Kadafi i Libisë kur shkoi në Turqi i tha hapur Erdoganit se dhe populli kurd duhet të kish shtetin e vet. Vetvetiu mediat turke iu hodhën kundra. Apo të marrim rastin e Timorit në Indonezi para shumë vjetësh. Edhe atje e njëjta skenë kur u përfol ai problem autonomie. Tani, Timori arriti të jetë i pavarur juridikisht, Kosova de facto por jo de jure, Kurdistani akoma larg. Pra, nëse ne themi se Rama nuk bëri mirë, të njëjtën gjë duhet të themi edhe për raste të tjera!

Ja pra, që në aspektin teorik ne nuk mund të gozhdojmë kryeministrin shqiptar. Në këtë rast gabimi –mendoj unë– është se qeveria dhe shteti shqiptar nuk u distancuan para disa javësh nga budadallëku i dronit, (kushedi se kush i ka urdhëruar nga jashtë ti faleshin gjithë ekzaltim dronit!?), kështu Rama morri me vete ngjitur nëpër këmbë këtë ngatërresë, dhe kjo ishte ajo që i dha deklaratës së tij të hapur një hije akoma më të zymtë në Serbi dhe më tej. E përveç kësaj, asnjë deri më sot, as Rama, nuk janë ulur e të bisedojnë hapur me fqinjët për problemet e Ballkanit, përfshi të gjithë pa përjashtim. Por ndoshta kjo vjen edhe se disa ndjehen më të fortë, dhe nuk duan të bisedojnë për ndryshime statukuosh! Kaq kisha unë si replikë.

P.S. Titulli im më sipër është tautollogji në fakt, pasi siç e pamë edhe nga shkrimi im, një disonancë e caktuar mund të mos jetë disonancë në një vend tjetër, nën një këndvështrim tjetër, në një kohë tjetër. Parë dialektikisht, përkufizimi i koncepteve nuk ka kuptim, ndaj disonanca në vetvete kuptohet se është metafizike dhe trajtohet si e tillë.

 

13 komente në “Metafiziciteti i disonancës konjutive”

  1. TY says:

    Fatosi, e ka majasellin ne goje edhe ne bythe.Kritike e drejte per nje analist te padrejte.Iku ajo kohe,njelloj si Zeri i amerikes ne shqip,kur Fatosi ishte brilant! Tani ja hengri koken Fevziu! E ka fajin prostati Fatos!Shkrim i mrekullueshem Z. Robert!

    1. Ilir Hoti says:

      Lereni te shkretin Lubonja…MMosha ka ba punen e vet…burgu i gjate..per fat te keq ka qene i ri ne burg dhe ka pase edhe pasoja…..Ka qene liberal ,por tani mos u merrni me te KA RRJEDHUR E PJERDHUR FARE! Eshte i semure pa sherim

  2. kuksari says:

    O Thomanikaj bashke me Lubonjen… Thone se nuk behesh Prift vetem po te veshesh robat e zeza te Priftit. E kam fjalen se nuk mund te behesh Intelektual vetem se (zoteron ose shkruan) ne kompiuter. Po kthehehni ne kohen e Martin Luther, qe cdo gje shkruhej per Prifterinjt e jo per popullin, por ju po shkruani te tregoni se jeni intelektual. Po mirrni Psiklogjin Soziale ne GOJE, njeri me i mbaruar se tjetri, pa e ditur se cfare eshte. Kina ju Qifte rropt te dyve, bashke me Meron qe publikon keto kardheqe pa pike kuptimi…

  3. Dardha says:

    O Mero, e dime qe e ke nje hall me Lubonjen. Por kur publikon shkrime qe i kunderpergjigjen nje shkrimi te tij, te pakten perpiqu te gjesh nje shkrim te te njejtin nivel. Mos e lodh veten, dhe mos e zer rubriken Opinion me shkrime te tilla mediokre, mbushur me gafa dhe zili provinciale.

  4. Arjani says:

    Di gje njeri te me sqaroje se c tha ky mo?

  5. E verteta says:

    Bravo Robert Thomanikaj,replike dinjitoze te cmendurit Lubonja.Megjithese duhet te jeshe pak i cmendur qe te hyshe ne labirinthet e subkoshences se
    Lubonjes ku as vete Lubonja nuk deperton dot.Te pajtohesh me shumicen edhe kur e kupton se kan lojtur nga fiqiri eshte pershtatje,mbijetese.Ja psh,Berisha,Nano,Rama e kompani,yrr ne kohen e komunizmit,superyrr ne kohen e Demokracise.Te burgosurit politik,skllever ne kohen e komunizmit,
    skllever ne Demokraci.Po Lubonjen ku ta fusim?Un mendoj tek te cmendurit e zgjuar.Nese nje francez dhe nje shqiptare kan studjuar sebashku ne Universitetin e Harvard-it ne te njejtin profil,ku shqiptari ka pasur rezultate me te larta se francezi,per Fatos Lubonjen eshte me i besueshem francezi.Fatos Lubonja ka vuajtur ne kohen e komunizmit,ashtu si mijera te tjere nga sistemi diktatorial.Per kete ai kerkon te hakmerret jo vetem ndaj sistemit antinjerzor te atehershem,por karshi cdo lloj fenomeni qe ka lidhje me ate koh,edhe kundra kengeve te Vace Zeles,packa se shum breza jan rritur dhe kan kujtime me to.Po kjo kundershti ka pasoja,per inerci vazhdon edhe sot.Lubonja nderron vendet vetem per te qene kundra,
    anarkist.Pervoja e hidhur e ka bere Lubonjen te humbi relitetin duke genjyer veten se ne cdo kritike qe ai ben ka te drejte,jo.Me disonancen konjitive Lubonjana ne fakt kerkon te zbertheje vetveten,apo kundershton vetveten shembelltiren e tij qe nuk bie dot dakord me asgje me askend reale as edhe me imagjinaten e tij.Lubonja eshte bohem irracional qe patjeter kerkon te prishe gezimin e te tjereve vetem sepse nuk i pelqen atij te gezoje.

  6. timi says:

    berti je i madh nje replike e shkelqyer dhe vezulluese qe djeg dhe ben pleh gjithe felliqesirat e pseudo-(anal)istave conjictive te tilla shkrime ke endje ti lexosh.shkruaj shpesh mor burre se qenke i mencur!

  7. Mizra Alibega says:

    Zoteria ka bere nje gabim te vogel- kjo nuk ka lidhje me Lidhjen ?
    —-

    cognitive dissonance


    Cognitive- flitet per proceset mendore: “perceptimin, kujtesen, problem-zgjidhjen, mendimin, gjuhen, vemendjen, shprehite, njohurite etj” Nga Latinishtja – cognitio “ te njohesh”

    Ne cognitive dissonance – behet fjale per Stres Mendor, ose shqetesim ndermjet “besimeve ideve e vlerave kontradiktore”

    Me respekt per z. Autor, s’ka asgje “akademike ne fjalet e tij, aq me pak punetore” Punetori, ne mos gje tjeter e di sensin e mases. ?

    @ Gazeta- keshtu Shtypi Shqip fyen inteligjencen e lexuesit prej shume kohesh ?

  8. drini says:

    metafizicitet, disonance, konjuktiv…
    A kane faj kosovaret qe nuk e kuptojne ”shqipen”tone dhe qe i jane kthyer te folmes se tyre?

  9. sinan hibro says:

    Nisa ta lexoj, me terhoqi disi, pastaj e vazhdova me pertese ….deri sa e lash ..nuk e cova deri ne fund … PO jo kaq gjate o Robert ….! Ve re kohet e fundit qe media ka filluar te shfaq interes per gjinine e fejtonit …psh. TEMA por edhe gazeta DITA , te cilat une i lexoj …! Gje e mire , por do pak klas …..sepse ne kete kohe dhe ne kete vendin tone plot genjeshtra ,padrejtesi e paturpesi, eshte e veshtire te qeshesh me ironine …!

  10. sinan hibro says:

    Nisa ta lexoj, me terhoqi disi, pastaj e vazhdova me pertese ….deri sa e lash ..nuk e cova deri ne fund … PO jo kaq gjate o Robert ….! Ve re kohet e fundit qe media ka filluar te shfaq interes per gjinine e fejtonit …psh. TEMA por edhe gazeta DITA , te cilat une i lexoj …! Gje e mire , por do pak klas …..sepse ne kete kohe dhe ne kete vendin tone plot genjeshtra ,padrejtesi e paturpesi, eshte e veshtire te qeshesh me ironine …!Eshte ndryshe rubrika ironike Antena ….. e TEMA- s qe ka vertete klas dhe lexohet me deshire !

  11. filomena says:

    More Tosi! Po akoma nuk po e kupton se ke degraduar?
    Nje keshille shume miqesore do te te jepja;Ke nevoje per pushime te gjata.
    Italia ka shume vende te bukura per te kikuperuar sistemin nervor.
    Shko ,relaksohu gjate e kur te kthehesh do te kuptosh se sa i ke bezdisur shqiptaret.
    Kane qene burra shteti qe kane drejtuar me aftesite e tyre dhe ne nje moment e kane kuptuar se nuk po ja degjonte kush me fjalet e jane larguar nga ekranet e mediat.

  12. beso says:

    Shkrimi me pelqeu,eshte ironi e holle mbi kompleksin e analistit qe kundershton kundershtine per tu bere interesant. Ku ta kesh te shkruajne punetoret. Biles kam idene se ne nje debat televiziv ky punetori do ta bente Lubonjen per hekura. Me duket ne Kucove plasi ne ’88,atje PD s’ka fituar asnjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje