Lozim opozitash!

22 Nëntor 2014, 19:37Blog TEMA
Lozim opozitash!

Nga Keti Bazhdari

 

Mora shkas t’i shkruaj këto rreshta nga protesta e rradhës e opozitës. Një teatër absurd ku ndërthurej, loja e dobët e aktorëve me keqpërdorimin e cfarë do duhej të perfaqësonte fryma e opozitës në një shtet demokratik. Ngjarje me logjikë së prapthi, ku nga njëra anë qëndronte nguti i të bërit shoë dhe nga ana tjetër ethet për të rreshtuar sa më shumë problematika, si për të treguar që ne interesohemi për hallet tuaja popull, pavarësisht se cfarë përfaqësojmë në vetvete dhe se s’kanë ngelë më gishta pa ngjyer tek këto halle.

Që në Shqipëri varfëria as nuk ka ardhur nga qielli dhe as nuk zgjidhet me shkop magjik, mund ta artikulojë dhe një fëmijë , po jo kryetari i PD-së, i cili gjatë fjalës ngjante me një të sapo ulur në podium nga disku fluturues, që sapo kishte mbyllur me sukses një operacion shpëtimi në botën e tij imagjinare dhe priste te niste në botën e re një mision si djali i bindur i mbretit, i cili megjithëse i patalentuar, babi e ka ëndërr ta bëjë aktor. Për këtë Lulit iu vu në dispozicion sallë, aktorë ndihmës dhe cfarë është më e rëndësishmja, spektatorë. Po, po spektatorë që ta duartrokasin, ta ekzaltojnë, ta përkëdhelin sedrën e tij vocrrake, ta bejne të besojë se është hero …, e pas gjithë kësaj babi t’i thotë që si provë e parë për të luajtur opozitash, hmmmm, jo keq…, e Luli të gajaset së qeshuri nga suksesi me babin.

Por a mundet vërtetë astronaut Luli të aktrojë si kaq i pafajshëm, sa të vijojë kaq i buzëqeshur edhe pas 10viteve në pushtet si “njëshi” i rrugëve i rendit e i qetësisë ?!

Luli, më mirë po t’i bëj ty ca pyetje me spec që bllokon të qeshurën e ndoshta më përgjigjesh, t’paktën me mend dhe pa zë.

Kush ua hëngri bukën shqiptarëve dhe ua thau sofrën 8 vitet e fundit eeeh Luli?

Po xhepat kush ua dliri?

Po të ardhmen kush ua shiti në tregjet e aksioneve të dështuara?

Po shpresën për të nesërmen kush ua hoqi të rinjve?

Kush ia bëri të adhurueshëm, punëmbaruar kriminelin shoqërisë shqiptare?

Po injorantin kush e afroi duke e vënë në krye e duke ftuar furishëm dhe të tjerë që të ndiqnin shembullin e të “pushtetshmit”, të mbyllnin fort sytë dhe po aq fort të nxirrnin në pah më të keqen e tyre për të shkatërruar cdo vlerë të mbetur në Shqipëri?

Kush i përcau me zell shqiptarët për t’I lënë edhe 20 vite të tjera peng të vetvehtes?

He mor Luli? Ti je lideri i ri blu, këto gjëra duhet t’i dish!

Po ai pra ai…, edhe ti. Thuaje Luli, mos hezito! Janë “vlera” që do ua njohë historia, pavarësisht shenjës përpara dhe shpresës suaj për një memorje të cunguar të shqiptarëve.

Nëse vërtetë do të kishte opozitë, opozita duhej të dilte të nesërmen tuaj në shesh për ta penguar lojën e ulët coroditëse, gjoja prej opozite, që doni të bëni. Nuk fshiheni dot pas gishtit tuaj e aq më tepër pushteti juaj 8vjecarë që coroditi me së keqi Shqipërinë, shumë më shumë nga c’ishte, që e gënjeu, i bëri shplarje truri, i hoqi të drejtën e zgjedhjes, i varrosi drejtësinë, i robtoi qytetarët me një vend pune “ne shtet”/ fis, i urdhëroi të mos bëzanin. Cdo hallkë ishte e shkëputur dhe korrupsioni grinte skeletin cdo ditë, por makineria mafioze ngrihej e tëra në këmbë vetëm atëherë kur donte t’i binte atij që guxonte të ngrente krye apo të kundërvihej ndaj saj, një pushtet që lejonte të kaperdiseshin rrugëve mafiozë e kriminelë, që i lejonte të shisnin e mbillnin mijëra hektarë drogë si të ishte grurë dhe me qëllim e paraqiste dobësinë e vet përballë krimit, që tek asnjë qytetar i ndershëm të mos guxonte të ngjizej ëndrra për një shtet të së drejtës që respektohet e respekton qytetarët e vet, përkundrazi në qendër për vite me rradhë qëndronte relativizimi i cdo vlere përmes shembullit të keq si frymë imponuese për krejt shoqërinë e mbajtur nën dhunë duke dekonspiruar në mënyrë fatale cdo inisiativë për drejtësi.

Shkurt e thjeshtë, në tetë vjet, ky pushteti, ku shërbeu edhe ky Luli, u impenjua me mish e shpirt të mbillte tek qytetarët mitin e kriminelit, të korruptuarit, matrapazit, servilit, të paaftit, që vetëm si i tillë të hapeshin dyert e “parajsës” shqiptare dhe mbaroje cdo pune në kurriz të krejt shumicës së shoqërisë.

Nga skaji i segmentit kohor të kësaj katrahure sociale dhe pikërisht nga momentet më të dhunshme të saj, ka kaluar vetëm një vit dhe më pak se një vit që u larguan shumica e kokave të kësaj mafie, e ky Luli guxon moralisht të dalë nëpër rrugë si “inocent i buzeqeshur”, ardhur nga Marsi, duke u munduar të imitojë si fëmijë i llastuar një opozitë që pati dhe do kishte gojë të fliste.

36 komente në “Lozim opozitash!”

  1. Alb says:

    Keti je shume vajze e mire. Personalisht kam zemer te madhe, pra mos e mer per xhelozi. Do doja ta kisha lexuar nje dite perpara protestes shkrimin tend!!!

    Pas lufte dalin shume trima, por kjo gazete pra TEMA eshte gazete e trimave e jo e atyre njerezve qe rrine e vezhgojne nga do anoje kandari….

    megjithate une te respektoj!

    1. anton says:

      Keti luaj tomash me mire se ky shkrim as per hartim nuk vlen

    2. ushtari says:

      moj keti me qenke si shpirt.sa do te doja te isha baba e lalamojve te tu.

  2. x says:

    E kendeshme ne shkrim ,e suxseseshme ,e bukur ,inteligjente ,
    kjo eshte femra perfekte per nji shoqeri te civilizuar .
    Rrespekt z.Keti.

  3. henri says:

    E nderuar gazetare mendoj se problemi madhor me te cilin po perballen shqiptaret eshte fakti se nje Sali iku dhe po aq shpejt nje tjeter Sali erdhi… ky i fundit nuk eshte vecse nje kopje por me nje shqipe te rrjedhshme, me nje makineri demogogjike te cilen e ka perfeksionuar ne kulm dhe me nje sens hajdutlleku te pameshirshem… problemi nuk eshte sot opozita e cila ndodhet ne momentin e saj me te deshperueshem e ne pike te hallit me nje lider anapulla, problemi eshte se sot vetem pas nje viti pushteti te majte, ideologji totalisht e skaduar, po perballemi me nje mase popullore kunder ketij pushteti te kalbezuar ne embrion…askush nuk mund ta pranoje qe ne emer te rrezimit te Saliut te udhehiqet nga po te njejtet por me petk mavi!!!

  4. POKO says:

    Po ca thua mi Keti…ti mos u kap me Lulin..pasi ke kaq shume pytje per Lulin, qe me sa duket pergjigjet i paske vet, atehere beje dosjen dhe coje ne prokurori ose tek e fundit kerko qe Luli te rihetohet. Ne mos Luli, ai qe e vuri Lulin dhe te tjeret qe i rrine prapa. Ne popull jemi o Keti si atehere qe ishte Luli ne pozite si tani qe eshte ne opozite..Apo e ti vete e harrove Fullanin qe po rri ne shtepi per qejf te vet pa ju prish terezia dhe qe gjithe ate siklet per megavjedhjen e kaloi thjesht me dy-tre kokra antidepresant. Pse tashi qe jeni ju ne pozite po e shofim se ku po ngulet matrapiku i INUK-ut,,gershera e KESH dhe dhe se ku po ngec celesi papagalli i ujesjellesit. Se si eshte Luli ne e dime dhe vet me Keti se nuk jemi as, qorra, as te shurdher e as debila qe duhet me tprit ty me i fut specin Lulit..

    1. Samiu says:

      Po dosja i shkoi ne prokurori Lulit mor POKO, sikur se din ti dhe prokurori i Saliut e mbylli per procedure se i kaloi koha… Sa qesharake qe beheni kur beni sikur s’e dini dicka qe e di gjithe Shqiperia e me gjere…

  5. Ana Listi says:

    Kjo fjala hajde te lozim opozitash asht shume e bukur dhe ti besoj se e din mire edhe se si luhet Doktorash,do tkesh lujt kur je ken e vogel.

  6. Soni says:

    Opozita me e deshtuar se kjo ska pas noj here Shqiperia

    http://bit.do/perse-deshtoi-protesta-e-Bashe-sot

  7. shqiptari says:

    bravo,por lulu i pergjigjet pyetjeve te kendshme,te tjerat i injoron si babaj i tij

  8. lindi says:

    bravooooooooooooooooo duhet qe dikush te flase me fort qe disa te tjere te hapin syte dhe veshet S’DUHET TE HARROJME GJEMAT E TYRE

  9. Orta says:

    Luli i vocerr, rritu, rritu qe te piqet zeri.Je akoma qumeshtor.

  10. Dr. John says:

    Po pse moj Keti, nuk qenke interesuar ti sa injorante me diploma te “Kristalta” keni vendosur edhe ju ne administrate, ashtu si Luli? Po Ministrja juaj e Kultures e mbylli universitetin ku kishte mbrojtur masterin e saj me motivacionin “i pavlere per te nxjerre kuadro” moj Keti. Po pse edhe ju astronaut paskeni qene? Me anije kozmike keni zbritur edhe ju? Nuk e kuptoni qe jeni te gjithe njesoj? Vetem ngjyrat e fanelave ju ndryshojne. Po une qe jam lakuriq pa brek ne bythe moj Keti si tja bej. Po une qe nuk jam as i skuadres roze as i skuadres blu, une qe jam i skuadres kuq & zi cfare te haj sot per darke moj Keti. Apo te kenaqem duke ju pare ju qe luani opozitash.

    1. XHEPA says:

      SHUME I SAKTE KOMENTI I MESIPERM PO NE QE JEMI ME SHQIPONJEN KUQ E ZI A DO TE KEMI NDONJE FLETE SPINAQI PER TE MBYLLUR DARKEN APO NDONJE COP PRESHI MOJ KETI SE NE JANAR KJO QEVERI EDHE COPEN E PRESHIT EDHE FLETEN E SPINAQIT DO TI DUHEN PER VEHTE SE PER POPULLIN AS QE E KAN MENDJEN PO TI MOJ SHOQEJA KATI MIRE ARSYETOKE MEQENSE NE KEMI DURUAR SHOKET E KLULIT 8 VITE PSE TE MOS SHTRENGOJME RRYPIN EDHE KATER VITE SA AI I GJATI TE NGOPI MIRE BLERET E EVROPES SEPSE ATA KAN NEVOI SE NE BARK BOSH KEMI QEN DHE BARKE BOSH DO TE JEMI .PO CFAJI KAN FEMIJET TANE QE KAN LINDUR NE KETE TOKE DHE JAN SHQIPTARE NUK JAN AS DEMOKRATE DHE AS SOCIALISTE .SA PER PROTESTEN E DJESHME UNE THEM SE ISHIN ME SHUME SHQIPTARE KUQ E ZI SE SA DEMOKRATE DHE SOCIALISTE SEPSE ISHIN NE PROTESTE PER SHKELJEN E KONTRATES ME NE SHQIPTARET QE KA BERE KRYEMINISTRI JONE SEPSE ATO NJE MILION SHUPLAKA NUK ISHIN VETEM TE SOCIALISTEVE POR ISHIN EDHE TE SHQIPTAREVE KUQ E ZI PER QEVERISJEN E KEQE TE ME PARSHME APO DUHET TE PRESIM PRAP 8 VITE DHE PAASTAI DUHET TE NDERROJME QEVERISJEN .JO JO NE RRUGE DO TE JEMI DERI SA QEVERIJA TE MOS SHKELI MBI PREMTIMET E VOTES TE MARRE ME 23-06-2013 .

  11. subi says:

    Shkruan rralle moj zonje Shkodre se na kenaqe! jeni nje nga pendat e forta shqiptare.

    1. HI says:

      Moj zonje shkodre me kete inflacion LIKE-esh edhe ne shqip quhet lajkosje, ti je shtrese e persekutuar edhe ne kete moment i duhesh shume Edi Rames…por kujdes ktheje koken nga SPARTAK NGJELA e te tjere si ai.

      Skruaj, moj zonje e nderuar por ktheje koke nga JOZEFINA…

      Mos u perdor kaq shume kur nuk ke aresye te forta. Ti drejton biznes, vazhdo beje edhe shkruaj per mbrothtesine e ATDHEUT…sepse po bere shume armiq do shkermoqesh sa hap e mbyll syte.

      Jane keshilla prej zemre..veri veshin.

      Rriji larg zjarrit kur je djegur njehere, KOMUNISTET e kane KATOVICEN seriozisht!!!

  12. lili says:

    Problemin e lulit e opoziten qe mundet me bâ lui ne e dîme mbasi i dhame pushimim te gjate,…
    Po problemi eshte ma shume per ne kjo pozite qe ende sillet vetem si opozite te saliut!
    Oj zoje,nuk po shohim asgje,asnje ndeshkim per keta vjedheset e megavjedheset,po vetem ashpersin te ligjit per fukarenjt qe nuk Kane lek per rryme,e qe as nuk Kane mundesi me ardh e me shijuar bunkerartin apo galerine kryeministrore!
    Show off-i ka nje eficiense déri sa nuk behet karikature sepse atehere showet vetem behen kunderproduktiv nga nje efekt boomerang!
    Lozim opozita ,sigurisht edhe kjo kohe vetem po tregon se sa te lidhur Jane kjo opozite e kjo pozite ne shfryetezimin kriminel te pasurise kombtare:nje here tij ,nje here une,lozim opozitash!

  13. Tradita says:

    Nje 35, qe ne saje te PD u be milionere,por ne tru eshte dhe mbetet nje adolishente

  14. Arjani says:

    Luli po te kete bbbbbbb,le te kerkoje rifillimin e gjyqit te Rruges se Kombit qe e mbylli me procedure, duke mos u paraqitur se ishte i”zene me pune”.
    Te kerkoje gjykimin e dosjes se detit falur Greqise.
    Dheeeee,gjykimin e 21 Janarit.
    Po keto ti beje pas reformes se Gjyqesorit qe bashke me emeruesin e tij ne “krye”te PD-se, po ben cmos ta pengoje.
    Nese del i pa fajshem,atehere ka surrat te dale para shqiptareve dhe tu qaje hallet.
    Dhe po doli i paster,mua dhe miqte e mij,me ka ne balle te protestave.Dhe qofsha burri me i poshter i planetit po nuk dola.

  15. heri says:

    Keti, ti ke te drejte per cfare ka kaluar ne 8 vjet,por nuk po shohim kthese edhe ne kyt qeversje. Ku te paaftit,te korruptuarit jane emeruar nga PS, te mos flasim per LSI, se ajo eshte gangrene e shoqeris shqiptare, ku edhe Rama si Berisha, po e bejne te lulzoje (me dashje apo pa dashje)

  16. Kin Buba says:

    Znj. Keti, se s’ ishin t’ k’naqun njerezit, ia dhane pushtetin Rilindasve. Tash luenje sa ta keni n’ dore, se prep e merr miku.
    Opozita e sotme, me t’ vertete asht e dobet, se nuk ishte armatos me hunj Bazhdari e çadra per me goditë policine si me 21 janar t’ atij viti te mbrapsht nga ish opozita.

  17. keta says:

    Ja po te themi nje pergjigje ty qe hiqesh se te ha meraku per shqiptaret:
    8 vjet ishte PD qe investoi ne arsim, shendetesi, infrastrukture…
    8 vjet ishte PD qe dyfishoi rrogat dhe pensionet….
    8 vjet ishte PD qe uli taksat…..
    8 vjet ishte PD qe anetaresoi Shqiperine ne NATO….
    8 vjet ishte PD qe liberalizoi vizat…..
    8 vjet ishte PD qe rriti mireqenien ne menyre te ndjeshme….. etj… etj….
    Ndersa ju moj zonja socialiste ne vend qe te merreni me opoziten e sotme eshte mire te degjoni zerin e atyre mijera shqiptareve qe dje folen qarte……

  18. dr says:

    Mos fol kot moj zonja socialiste,ju votuam duke ju besuar .por ju nuk mundeni te mbani premtimet,persa i perket shjatarrimit te Berishes ,kete e din dhe bufi ,por mos u mundoni qe te qendroni 10 vjet ne qeveri ,duke u justifikuar per ish qeverine .Duhet te pergjigjeni per vete, cfare beni.

  19. Ira says:

    C’thone doganat ne veri, si po ju ecen kontrabanda? Po ata qe u punesuan me lista, çfare diplomash kane, nese kane, a e kane mbaruar te mesmen dhe kur? Me cfare pune jane marre para se te hyjne ne dogane? Mos do te thuash se nuk ke asnje dijeni asnje lidhje per kete qe pyes? Ti je perfshire ne politike vetem per te perfituar, kuptohet ne rruge jo ligjore, ashtu si vite me pare, perfitova nga PD, ne privatizim me letra me vlere, si vajza e nje personi, qe ne moshe fare te re u burgos dhe vuajti denim krejt te padrejte, ndaj te cilit dhe te gjitheve si ai, perulem me shume shume respekt.

  20. elda says:

    shkrim shterpe, dhe nje adoleshent do kish shkruar me mire. keto liket do ja kete dhene Merua.

  21. Ndoci says:

    Sa keq per ju moj bije. Nga vini e ku shkoni. Zoti ye falte.

    1. Fiks says:

      Ke thene fjalen me te bukur Ndoc. Sqarimet e zgjatura per Ketin jane humbje kohe. Thjesht “Kthe kryet pas o o o Keti”. Turp per ty, edhe nese kishe pakenawesi nga Pd ka mjaft parti te djathta ku mund te aderoje. Ke sindromen e Stokholmit. E di qe ngjan me keq se Kaç Islami ne PD?! Vij edhe shallin e kuq zemer dhe na recito nje vjershe : “Xhaxhi Enver, xhaxhi Enver doren permbi zemer ma vendos ngadale ajo rreh si zog, don te thote dy fjale.”

  22. Bujku says:

    Moj rioshe, lexoje kete;

    Kuskuta!
    Pak kush e di se c’eshte dhe c’perfaqeson ky emer. Kuskuta eshte nje bime parazite, pa rrenje, e verdhe me fije te holla, qe ju perdridhet ne menyre te frikshme fasuleve, jonxhes, por edhe misrit. Fijet e kuskutes jane si filispaje, perhapen me mijera degezime dhe ska perendi ti ndaloje.
    A e dini se c’ben bujku i gjore kur ja ze te mbjellat kuskuta?
    Heq dore nga fasulet, jonxha , apo misri. E le kuskuten ta thaje fare bereqetin dhe kur eshte kohe e thate, i ve zjarrin gjithe ares, duke djegur bashke me fasulet e gjora, jonxhen e shtremberuar si mos me keq, misrin deshtak me mustaqet e varura, kuskuten, kete fare te keqe, qe vec zjarri e ben derman, por dhe kjo nuk mjafton. Plugim me tek plug, thelle, shume thelle, qe as hiri te mos i ngelet kesaj rrace te shpifur.
    Po komunizmi?!
    Me keq se kuskuta eshte, po e le pa djegur, del atje ku nuk e pret, edhe pas disa vitesh, kur ti kujton se eshte zhdukur dhe ben kerdine dhe te le pa bereqet, ti le femijet te uritur, te ben te flasesh me vete e fort te bertasesh; oh qe s’te dogja qe kur mbive, qe me djegte zjarri me djegte. O qe u shofsh me xhiz e me fis moj kuskute!

  23. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Te lumte Keti ! Shume e sakte. Sikur te ishin te gjithe biznesmenet e te persekutuarit te tille,sigurisht qe Shqiperia nuk do ishte ne kete gjendje.Shpresoj qe ne te ardhmen te kemi nje opozite ndryshe. Do jete me mire per Shqiperine.

  24. dugagjinsi says:

    Keti fantastik shkrimi! Ke te drejte s’ka opozite vec nje tufe hajdutash qe duan te mbrojne at cfare vodhen dje

  25. shkodrani says:

    Bravo Keti, ky shkrim tregon se ke filluar te diversifikosh kontributet qe ke dhene deritani per PS-ne: dmth nga ofruese sherbimesh ne harremin e te zgjedhurve dhe elektoratit socialist ne Shkoder dhe pertej, tani ke filluar edhe te genjesh veten se din te shkruash, por ne fakt na binde se din vetem te shkarravitesh. Ne pamje te pare kjo duket si nje “soft exit” nga harremi, por e verteta eshte se nga harremi te kane perzene per shkak se mosha qe tani ke te privon nga mundesia per te qene konkurruese ne treg dhe per treg.

    1. blerta.h.kraja says:

      o shkodrani mbylle at goje te piste se dukesh tamam si nje kopje e keqe e imja

    2. G'juhadoli says:

      Bravo Keti, i ke zhytur dhe ti duart ne hajnine e pushtetit te sotem prandaj i ben lajkataren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje