Shkruaj historinë tënde!

23 Nëntor 2014, 00:35Blog TEMA
Shkruaj historinë tënde!

Nga Brizida Gjikondi 

 

Prej shumë kohësh ne shqiptarët e shekullit të ri po shohim një teatër të neveritshëm. Një teatër që konsumohet kryesisht dhe tërësisht me një qëllim, verbimin, mpirjen, manipulimin e njerëzve për tju larguar vëmëndjen nga realiteti duke shmangur përgjegjësitë e udhëheqësve të rradhës.

Prej disa kohësh që mërzia dhe reagimi po më conin drejt tastierës, por cka më shtyu dhe më bëri të hidhja këto tre rrjeshta në letër ish shou inferior i Kryeminsitrit me vëndstrehimet e ndërtuara nga Hoxha për raste luftrash ose sulmesh atomike.

Në fakt në një vënd ku sundon injoranca, telenovelat turke, një klasë politike kriminale që riciklon veten pa u dënuar dhe që i intereson pikërisht një popull I tillë normal që të vërtetat e thjeshta do shndrrohen në bombastike. Shqiptarët duhet ta dinë, duhet tju thuhet se cdo shtet në botë ka vënd’strehime anti bërthamore, e ka patur historikisht Amerika e përdor dhe Obama sot, po ashtu dhe Cameron në Angli, Renzi nè Itali…Franca, Greqia, Rusia, etj etj ndaj nuk kuptoj këtë shtatzani ideologjike te Ramës pikërisht për 28-29 Netor. Kujt i shërben, pse i shërben, cfarë do të arrij.

Njihet këndvështrimi anarkist dhe i paorientuar nga e vërteta i Ramës në raport me veteranët, luftën nacional clirimtare dhe jo vetëm njihet por edhe ndihet në këtë prag 70 vjetor. Por personalisht nuk prisja dhe as nuk ndjeja që kjo klasë politike e riciklueshme e qylit, grabitjes, intrigës dhe mosmirënjohjes të kishin pak moral dhe 20 vjecarëve që plumbin e merrnin ballit për Shqipërinë e zemrës në 44, tju jepnin nderimet dhe hakun, dhe arsyet dihen.

Në një vënd ku patriotëve ju është rrenuar varri dhe Ahmet Zogoll tradhëtarit i valvitet shtatorja në mes të kryeqytetit normal që do ketë nëpërkëmbje të idealistëve njomëzakë, përdhosje dhe të pavërteta të mëdha, po shyqyr zotit në këtë jetë ose jë ose shtiresh, dhe ata që shtiren nuk lënë dot gjurmë dhe as gjurmët e parardhësve nuk i zhdukin dot.

Lufta Nacional Clirimtare ishte mbarë kombëtare, ishte hera e parë në historinë kombëtare që shqiptarët bëheshin bashkë nga veriu në jug, si gjithë dynjaja progresiste, dhe ata i bëri bashkë dashuria për Shqipërinë, tradhëtarët që janë rracë që mbin në cdo luftë dhe cdo shtet nuk janë ana tjetër e luftës civile që poshtërsisht po llomotitet nga vdektarët cinikë të rradhës, tradhëtarët kanë vec një emër dhe veprojnë vec një herë, kur kanë rradhën e tyre, dhe atë rradhë ata e kaluan në 44’ën në krah të pushtuesit.

Por unë nuk po dua të bëj historianen, ka inflacion tashmë në këtë fushë si në cdo fushë fjalësh dhe jo punësh nga këto anë. Punë të cilat Rama duhet tju rrijë në kokë, pasi tani është rradha e tij, ai duhet të shkruajë historinë e tij.

Inferioritetin e tij në raport me komplekset qe I krijojnë Saliu dhe Arvizu ai duhet ti menaxhojë si shtetar I rradhës që shikon larg dhe para, ai nuk mund të rrijë më shkop në dorë dhe si ciceron ti vërtetojë Arvizusë se edhe ai si Berisha shan Enverin ndaj është burrë shteti, jo e ripërsëris, Rama duhet të shkruaj historinë e tij, ka rradhën, mjaft me fjalë tymuese që shtojnë tallavinë në këtë tokën tonë me qindra vjet të tallavitur.

 

 

27 komente në “Shkruaj historinë tënde!”

  1. Meri says:

    Te lumte dora e mendja. Ke shprehur qarte e shkoqur te verteten.

  2. elinor,.,.,. says:

    Ate histori qe do ta shkruante, Rama e ka shkruar tashme. Eshte historia e nje te deshtuari qysh ne fazat e hershme te betejes se tij politike. Tani ai thjeshte po perpiqet te veje ndonje presje apo pike tek-tuk me shpresen qe historia e tij mund te marre nje kuptim tjeter, por me kot. As pikat, as presjet e as pikepresjet nuk e shpetojne me historine e Rames. Ai eshte i humbur ne raport me Berishen dhe krahun mbeshtetes te tij. Por kjo nuk eshte domosdoshmerisht dicka negative. Rikthimi i mundshem ne pushtet (ne zgjedhjet e ardheshme) i krahut tjeter do te beje qe ai popull me ne fund te zgjohet nga letargjia dhe te nxjerre dike qe do te jete ne gjendje t’i tregoje Rames se si behen gjerat kur perballe ke fytyra si Berisha, Basha apo Meta.

    1. Mara says:

      “Elinor”….sa je lodh moj burrneshe!!!

      Luften e klasave e ke mu ne fund te zemres. Diktaturen e ke mu ne gjak.

      Shyqyr qe je plak e s’ke njerez ne dore se do i kishe bere keq shume kesaj shoqerie te mjere…

      ps: Me vjen shume sinqerisht shume keq!!!Wikipedia ka gabuar shume se nuk ka mare parasysh se ne bote mund te kete nje qenie kaq te keqformuar si ti.
      Si mundesh te besh dy role me nje person qe te ka besuar shume?- me fal pa te fyer po keshtu sillen putanat dhe putane gruaja eshte ne shpirt!

      S’merrem kurre me me ty.

      1. elinor,.,.,. says:

        Keto qe po shfaq ketu jane shenja skizofrenie. Ik bjeri vetes mbrapa.

        1. Mara says:

          Te te thote histerikja skizofren:D

  3. Socialisti bythpambuk says:

    Si gjithmone te lumte, vetem se duhet te shkruash me shpeshe.
    Te lexojme me kenaqesi.

  4. lili says:

    Wouah Cfare fjalori! Gjithe baterine e luftes se ftohte e paska shfry kjo Zoje ketu ,e ne shekullin 21,kur evropa rivarros bashke ne nje varreze gjerman e franceze,qe luftuan njeri tjetrin,kjo do me rigrit luften me armiqtet e popullit!
    Edhe indignohet pse kryeministri po do qe gjithe shqiptaret te shohin strehimoren qeveritare,e cila bile mirembjaten e Vete e paguan ndoshta si Pike turistike!
    Te kesh kete fjalor 70 vjet pas eshte vertet turp per kete zone ‘revolucionare’

  5. Zapbone says:

    Plasen gazetaret duke shkrujt rreth politikaneve e politikave, po ke pa zonje qe her mbas here do shkrujt dhe per gazetaret dhe shkrimet zhgenjese abrakadabra futja pordhes se keto jane shkrime qe deformojne e formojne opinjon. Vetem ato qe jen pa men e pa sy ne balle nuk e lexojne ramen komunist. Rama eshte komunist 24karat. Ka lloj lloj krizash e hallesh ne kete dynjo: disa nuk kane buke, disa nuk kane pare per faturat, disa kane probleme me shnetin, disa me papunesine, po disa qe ne vend te qumshit te nones jane mekuar e incizuar me ideologji te kuqe si puna jote e kane krize ideologjike. Duhet te jesh qorre e pa men qe te mos shohesh qe Edi rama eshte i zi si diktatori; ai poshtron e perdhos njeriun e nenpunsin duke e nenshtruar e diktuar e duke shkelur ligjin. Edi Rama eshte po aq komunist sa je dhe ti zonje.

  6. fatmiri says:

    Bravo Brixhida! Kete na kane lene te lire: te flasin fjalen tone, te tjerat i kane ata.

  7. frasherlliu says:

    Gjykim i drejte dhe keshtu duhet historia shkruhet çdo dite per secilin çdo shqiptar le gjurme ne tere jeten e vet dhe keshtu çdo familje,çdo fshat,çdo qytet dhe ne teresi si komb brenda vendit le historine e vet ne memorien e çdo brezi.Kjo ne teresi por me teper kur personat qe sovrani u jep te drejten e ushtrimit te pushtetit dhe qeverisin e shkruajne historine e ne raport me situatat brenda vendit dhe jashte vendit nen ndikimin e konjukturave.Po te isha perballe Kryeministrit te sotem apo dhe te djeshem do ti pyesja se si do te vepronin ata ne kohen e sulmit te forcave greke si ne 1949 e ne vazhdim deri afer 1960-es kur me njesi me te vogla taktike hynin ne thellesi te teritorit dhe vrisnin shqiptare te atyre aneve?Sot ne tere vendet e botes ka strehime te tilla dhe ne disa keto shtete moderne ndertohen jo vetem strehime por dhe nendetese berthamore ,aeroplanmbajtese e arsenal teper te sofistikuar dhe lind pyetja perse? Kohet e fundit eshte rritur influenca e intrigave ruse ne Ballkan ai shikojne dhe kuptojne pushtetaret shqiptare.Zoti Rama nje fjale te vertete foli ne Beograd dhe acarimi shpertheu jo vetem ne Serbi por menjehere dhe ne Maqedoni,Greqi dhe Rusia kerkoj dhe shfrytesoj menjehere rastin e Kosoves per agresion te justifikuar ne Ukraine.Keto strehime jane ndertuar ne nje kohe e kushte te diktuara dhe le te jene ashtu si marke e asaj kohe le te shfrytezohen per çdo gje dhe turizem por ndonje kohe mundet te duhen.Per mendimin tim ato nuk sjellin rrezik ,nuk jane rrezuar dhe te vrasin njerez si vrasin politikanet tane me ngaterrimin e historise.

  8. malvin says:

    Po, te lumte Gjikond se na cmenden me Enverin, le te shkrujne Historine e tyre. Hajdutet e poshter.

    1. Albina says:

      Ha hah ah aKur te vdesesh ti varrin do te ta bej une, mos ki merak. Dhe mbi kapak do te te gdhend merakun tend per Enverin. ?

  9. Lutfi says:

    Pershendetje Brizida! Keni te Drejte ,por jeMi shume pak qe ngreme zerin e se vertetes . Luhet ne nje teater tragjikomedia shqiptare nga politika e ndyre e te gjitha ngjyrave . Dalin e therrasin se bejne histori duke u marre me ta kaluaren,duke neperkembur te sotmen e duke injoruar te ardhmen e femijeve tane .NUK KA ME BURRA E LIDERE QE T’A BEJNE KETE VEND ! Kam kerkuar ndihme ne prokorori ,gjykate ,permabrim,ndermjetsim polici ,ilir e rame por te gjithe pergjunjen para mafias se ndertimit ,te arsimit (pale dalin dissa zonja e rrahin gjoksin se jane te pakorruptuara ,nuk behet nje veprim i tille ne zyrat e tyre . Atyre i’IU LEXOHET NE SY E NE BALLE korrupsioni ,perulja para urdherave te mafias , MANIPULOHEN SIKUR TE JENE KUKLLA NGA BASHKEPUNTORET E TYRE . me vjen keq se edhe shume afer jush ne miqesi , tashme jane konvertuar ne marioneta te bindura te mafies ne shtet e pushtet,ne vend qe te hedhin celsat e te lene karriget kur nuk punojne dot me ndershmeri) .NUK BEHET KY VEND BRIZIDE . FSHATI DIGJET K….KRIHET !

  10. Fredi says:

    Asnje lajme nuk duhet share por te shkruash per popullin qe sundohet nga injoranca ne radhe te pare ti je vete pjese e kesaj injorance ata qe s,kane respekt per veten dhe popullin e tyre me vje keq ta them por jane vete “injorante”

  11. Daja says:

    Good ! Nje kendveshtrim realist nga ku duhet te referohemi per te shkuar perpara…….
    Duke e ditur se varferia ka nevoje per nje lloj tjeter ushqimi sic eshte shperlarja e trurit qeveritaret ne vend qe te bejne punen e tyre merren me keto lloj flluskash ….

  12. bato says:

    Bravo Brizida. Inferioriteti nuk mbulohet as me nihilizem as me novacion. Rama sado tundet e shkundet, mjafton ti shikosh cilesine e njerezve me te besuar dhe te ze tmerri.

    Ka filluar t’ia kaloje dhe Bishes per sa i perket injorances dhe dallkaukllekut qe e rrethon. Bashkepuntoret i ka te nje kallepi, injorante, mendjemedhenj, arrogante dhe me kryesorja PA ASNJE LIDHJE ME ELEKTORATIN E MAJTE qe i votoi.

    Po shpejt do ja degjojme kengen qemanes se Nastradinit…………

  13. pjatalarsi says:

    Autorja e gotet Ramen me armet e veta, cfar nuk arrin kurrgje! Kur pyet bukur se kujt i sherben ky shou i tij me rastin e bunkerit, duhet sqaruar (me pakta: dyshuar), se Rama ka arritur moshen e pensionit, pra gati esht kthyer ne veteran, perderisa merret me bunkeret dhe fotografite e dikurshme! Detyra e tij paresore esht ekonomia dhe punesimi i njerzve. Te tjerat jane shou dhe qiqra ne hell.

  14. shkodrani says:

    ahmet zogoll – “tradhtari”- citim tipik komunist- shkrim pacavure katundaresh te shkolles enveriste ne vitin 2014.

    1. Hymni says:

      “Prej lufte veç ai largohet

      Që është lindur tradhëtar,

      Kush është burrë nuk frikësohet,

      Po vdes, po vdes si një dëshmor!”

  15. kobe says:

    sa gje e peshtire..e cfar opinioni tjeter mund te presesh ngo kjo gazetare qe eshte nusja e Hekuran Isajit ish ministrit famekeq te enver hoxhes..dhe te pantaksurit i thone dhe brravo..yyshttt

  16. Ilir says:

    Natyrish qe gjikondi nuk do te ishte dakort me Kryeministrin se ne ate bunker duhet te kete patur nje dhome edhe per familjen e saj. Populli te vdiste udheheqia te rronte sepse edhe ne amerik ka ngrehina te tilla. vertet qe ka por ka edhe me miliona te tjera per popullin.
    Pse nuk ka qene hapur me pare? Sepse i duhej edhe udhehes se djeshme.
    Turp Brizida, me te vertet turp. Më vjen keq per ty.Paske rene shume poshte, shume poshte!!!!!!!!!!

    1. Aty says:

      O medemek Ilir, qe nuk je i lire. Mos i ngaterro te gjallet me te vdekurit. Te jete per ate pune, ne ate tunel, dhe pikerisht ne sallen ku foli Kryeministri, do te futeshin bashke vjehrri i Brisides dhe babi i Edit. Sa per te tjeret, mos qaj hall (ose qaj po deshe), por te gjithe e dime se sa bunkere per luftim dhe per strehim kane qene ndertuar gerxhe me gerxhe dhe lagje me lagje apo edhe ne bllok. Edhe sot e kesaj dite i gjen. Te mos ngaterrojme mentalitetet e ndryshme te koherave te ndryshme. Aq me pak te ngaterojme edhe te vdekurit me njeri tjetrin, nderkohe qe mund te kene pas qene miq dhe nuk i kane thene ¨plac” me goje njeriu edhe kur kane qene gjalle. Per mua, Brizida thjesht ka ngritur me ndjeshmeri, por pa argumentuar gjate, nje teze qe duket se nuk e ka thjesht te sajen. Nuk e di cfare mendon prof. Pellumb Xhufi per kete pune.

  17. drejtesia says:

    Pervec vlersime te larta per shkrimin tuaj znj.Brisida. fatkeqsi me vjen -se sot po tallen me bunnk-artin,por sh.Enver e dinte dhe siguroje udheheqjen e ndonje sulmi te mundeshem te madh se te vogla ka patur shume..e qe te gjitha kane deshtuar…lexoni edhe kete thirje…
    Thirje te hapur

    Kam thirje te hapur .qe jua drejtoje:
    …Per te gjithe politikanet e 107 ..e ca partive politike…
    Per amabasadat e huaja te akredituara ne Tirane.
    . Per Qeveritaret e djathte e te majte…
    Per Kryetarin e Kuvendit….z.Ilir Meta.
    Me rastin e 70 vjetorit te clirimit ..po grindeni e po vriteni me njeri tjetrin,..kujtoni se po fitoni kredo politike ?
    qofte edhe se bindni ndopak popullin shqiptare,qe jua njeh mire,qe te merrni vota,??
    por mos kujtoni e te kerkoni edhe per ndonje “jorgan” qe t’ku mbuloje e te fshehni korrupsionit qe keni marre duke pervetsu te gjitha pasurit e popullit ,kete e dijne te gjithe kancelarite te botes e ku ne vend qe te jeni ne burg ..(nebdoni se do t’ju shpetoj drejtesia nen kembet tuaja??) ju keni ndermarre aksionin qe te goditni figuren e komandantit te luftes nacional -clirimtare.. e udheheqesit tone sh.Enver ,duke etiketuar “diktator”e kush ?
    sh.Enver Hoxha????jo ore se tallni vetvehten,populli jut hot se sh.Enver..
    Ai qe beri shume per vendin e popullin,nga nje vend i I dale pas kesaj lufte shume I mjere,ne erresire e qe ne vend te firmes vendosnin gishtin e lyer me boje, e la vendin pa asnje borxh..shikoni sot e beni bilancin me palo fashistat,antishqiptaret te borgjezise,qe genjejne popullin…
    por populli e din qe sh.Enver diti e arriti ta beje e ta kthej vendin tone nga mjerimi I tejskashem ne vend shume te zhvilluar ne te gjitha drejtimet me vepren e tij udheheqese ,me plane pesevjecare me arritje 100%me mesimet e PPSH e me popullin tone te mrekullueshem qe gumezhinte puna ne plot uzina e fabrika ,me arsimim e shnedetsi falas ,e elektrifikim e tere vendit nga eresira e kandili…etj qe keto I din me mire I gjithe populli i din ma mire dhe kupton se sto mashtrimet e sharjet e juaja ,o sharlatane politikane e medja mafjoze qe jeni antishqiptare ,ju media te ngritura me parat e korrupsionit,ku me te drejte ju them …
    po te jemi ne te PPSH-se ne pushtet,me drejtesine e popullit.. jua bejme gjykimin me e jo ajo drejtesi e saliut,qe sot I sherben krimeve e korrupsionit te madh,sepse flejne mes genjeshtrash e mashtrimesh,e psendodh kjo?
    -A doni ta zbatoni ligjin..e sic shprehet krimineli me i madh I ketij vendi ,I te te gjiha koherave saliserb antishqiptari .e .bertet duke thene .”ligjin e vetem ligjin”‘ …atehere publikisht ju them.
    SE PARTITE KOMUNISTE TE LIGJERUARA NE SHQIPERI ME VENDIM TE KETYRE GJYKATAVE QE JANE PLOT NE NR…..TE GJITHA JANE TE LIGJERUARA DHE KANE NE THEMEL TE PUNES TYRE,E TE ZBATIMIT PROGRAMIT TE ARSHIVUAR PRANE KETYRE GJYKATAVE,
    e ku ne zgjedhjet e organizuara ligjerisht nga shteti ju,shperndani edhe fonde,minimale, sic beni per partite e majta e te djathta,edhe per PPSH….
    Kur do mbyllni TYMNAJAT BAJATE,pse na cenoni?
    Kush jeni ju?
    Qe pergojosni PPSH e sh.Enver Hoxhen?ne se keni fakte shkopni ne gjykate se te tuajat jane dhe juve ju sherbejne????
    Na lejoni te zbatojme ligjin,..” per partite politike”… dhe te ushtrojme aktivitetin tone me vepren e me figuren e sh.Enver Hoxha,
    Nuk eshte faji jone ,qe ju zoteri harroni ,bile edhe nuk njihni realitetin ne kete vend e ne popull? ne arritjet tona qe nuk jane pak,se kemi popullin rreth vehtes,e po veshtroni ne mediat tuaja si po I pasqyroni kronikat e festimeve te 70 vjetorit te clirimit ne tera rrethet ..apo semuret rende znj.e PD ,ku nuk ka asnje kontribut min. ne kete vend,por qe jep urdhera ne ate PD =eshte parti fashiste, semuret ,znj deputete Mersila Doda,kur ne lajme E MEDIA merr vesh se nga :
    Gjirokastra,Korca,Durresi,Permeti ,Tirana etj E GJITHE Shqiperia eshte ngritur ne kembe e feston 70 vjetorin e clirimit….Ju znj Doda ,keni festuar per Ciljetat ne shesh,bile keni hedhur dhe fishekzjarre,qe I bleni me parat e popullit e pa pyetur asnjehere kete popull..?Apo znj.Doda ..me votat e komunisteve ,dhe ato qe vodhet me Ristanet e sahanet e saliut..mbani ne karrike kryebashkiakun e Tiranes ,qe vetem e shkaterroj kryeqytetin ,ska as tramvaje e as stacion treni..qe e kishim…pyesni pak ku I dergoj shinat e hekurudhes Tirane –Vore,ne Serbi.?apo duke vendosur bustin e kryetradhetarit e hajdutit te florirt qe la vendin e popullin nen pushtimin fashist, e pa ju dridhur dora mori parat e popullit=me 1.5miljon dollare te popullit e pa pyetur popullin,ai Basha me Berishen beri bustin e tradhetarit Ahmet Zogutmbani ne boulevard,e ju nuk lejoni nje portret te sh.Enver?????
    Ne si komuniste te P.P.SH ,qe lartesojme e ne breza e qe do ta trashegojme vepren e pavdekshme te sh.Enver.. qe te duan vendin e popullin e ti sherbejne atij,sic beri sh.,Enver
    .Keto theniet e sharjet tuaja tregojne antishqiptarizmin tuaj…. kunder mases se popullit qe vetem urretje kultivoni,qe plotesisht e meritoni se ku e keni katandisur vendin e popullin,ndaj ju beme thirje te mos na cenoni ligjerisht….e t’ju padisim ne prokurori…. se ketej edhe jemi te ligjeshem edhe na shkelni ligjerisht e nuk na lejoni te zbatojme programet tona te PPSH
    Ndaj….Ju kerkojme:
    Ligjerisht mos na cenoni,sic asnjehere nuk ju kemi cenuar,tradite kjo e PPSH ,sepse nuk e kemi SULMUAR DHE VRARE asnje..gje kjo e patur edhe ahere kur ishim ne pushtet.
    Lejomeni te veprojme ne popull,me simpatizantet e anetaret tone te PPSH ,per zbatimin e propogandimin e vijes se PPSH dhe mesimet te pavdekshme te sh.ENVER HOXHA….
    Mos u friksoni z.Kryetare I kuvendit me deklaratat e djeshme”qe do festoni 70 vjetorin e clirimit ,duke kercenuar komunistet se do ta kujtojme pa portretin e sh.Enver,komandantit te luftes…harroni se dikush e ka udhehequr kete popull?-deklarimi juaj ,ngjall urretje,mos harro se elektorati I majte te ka votuar se ishe mbeshtetes I mesimeve te PPSH e te sh.Enver…gaboheni..edhe do te pendoheni..por kjo tregon sa poshte bie ideali qe ju deklaroni=pa ideal???Jua hedhin tymnajen Salui..oh,mjerim….
    …..Pse ju o parti fashiste qe shitet dete e nuk late pasuri pa pervetsuar e plackitur tere vendin, qe shkaterruar uzinat fabrikat ,qe vrate me mijra njerez 1997,ne Gerdec evrate 4 protestues ne mes te bulevardit,me urdherat e Berisher e Bashes e rrijne akoma pa u denuar??qe iket nga qeveria sepse ,ky popull I ditur e shume I urte,po.. ju pushkatoj populli me voten e 23 qershorit 2013,e late 8 vjet qeveria e juaj pa e paguar uje,pa paguar energji elektrike e telefona,pa paguar punimet per “rruget qe benin njerezit e afert te pushtetit dhe ju desh qeverise Rama te marre borxhe,per shlyerjen e borxheve pseznj.Doda e shume si ti??? per ke per ju o antishqiptare, taman hajdute e kurase,..qe shkaterruat e pervetsuat….pse ju..LEJUAT NDERTIMET PA LEJE,LEGALIZUAT E SOT NGRINI KETE POPULL NE PROTESTE?PSE O TRADHETARE,e ligji duhet t’ju denojne?
    Ju qe kultivoni drogen ne Lazarat,o Sali lulka .e prostitucionin ,qe vidhni energjine elektrike,qe degraduat arsimin e madh shqiptare,shisnit diploma qe sa e lartesoj sh.Enver..arsimin shqiptare se e dinte dialektikisht qe e ardhmja e kombit shihet tek asrimimi I brezit te ri..sa kane punuar rilindasit o antishqiptare qe vetem me te zeza e mbushet vendin….ju qe shkaterruat kanalet vaditese e kulluese dhe late bujqesine aq te zhvilluar me kambanat e grurit plot e late popullin se tek shkrimi “Legjenda e Misrit” te Migjenit te madh te 1936……
    Mbydheni gojen se cdo cenim do e rregjistrojme,po nga ato media fashiste. e qe do te na detyroni qe ligjerisht me te drejten tone do t’ju denancojme…me ato ish bllokmenet si Lubonjat,Lulat ,Fevzite e kemishezinjt e fashizmit… qe jane rreshtu per te nxirre historine e ketij vendi dhe per te mos lejuar popullin festimin e 70 vjetorit te clirimit te atdheut me komandatin tone sh.Enver E perseris me zerin e Larte…se te gjithe komunistet e partite ….Jemi te ligjeshem e kete kurre nuk do mundni ta ndoloni…gaboheni rende e fashista te djadhit….sic eshte dhe hisorikisht kjo kenge popullore qe kendoset sot me zerin e popullit e brezit te ri…po.populli e din,ju ka njohur e ju njeh mire se sa vlen lekura juaj e shitur tek armiqt e popullit e te vendit…..
    Dy fjale per z.Arvizu …ne ikje….
    Tek populli shqiptare ,le shijen e nje injoranti…qendrove kaq vite ne Shqiperi e nuk njohe historine e popullit e vendit…e meqe po iken ..keshille…
    -Ju KESHILLOJ ME DASHAMIRSI…LEXO PETER LUX.,,,,,
    .lexo vepren e tij “Cezari I ballkanit”se mund te mesosh te vertetat per komandantin e luftes nac-clirimtare….sa dhe kostumin per sh.Enver ..kollos komandant parakalon fitimtare mbi sheshin fitimtare per clirimin e Tirane…e ku ju kujtoj se ne rresht te dyte ishin anglo amerikanet..(shih foto historike).e ke me te shkruar e te filmuar z.ambasador….
    Lutemi mos gaboni atje ku ju tani transferoheni e keshille per aty ku do sherbeni sic gabuat tek ne,me ate deklarate ne ikje .. e ku more me vehte vetem friken..,po,po friken o z.Arvizu ..
    per fotot e sh.ENVER HOXHA,cuditeni e thoni me gojen plot ..
    se ai ishte taman burre shteti e udheheqesi me I bukuri ne bote…..

  18. Aty says:

    Ti mo Kobe, hiq b-ne dhe ver q-ne se te shkon me mire. Kur sḱe gje per te thene, me mire mbyll gojen o i zi.

  19. human says:

    Show i Edi Rames me Bunker-ART, eshte i denje per emisionet e Fevziut.

    Ky i fundit duhet te ndjehet ne hall te madh, sepse po konkurohet nga Kryeministri.

    Me sa duket pas mbarimit te mandatit, Edi Rama do kerkoje pune tek Frangaj.

    E keni pare tani, sikur e ka rregulluar muhabetin me Sandrin.

  20. Dike Mullai thote- says:

    Pershendetja Brizida! Ne mes viteve ’80 erdhe Gjeologe ne N.Nx.Naftes Gorisht. Dalloheshe nga koleget e tjera per korektese, e perkushtuar ne detyre, e thjeshte, por edhe kritike! Ne keto 24 vjet “Tranzicion”, realisht-Permbysje, flitet e shkruhet lirshem. Por, jo vetem sot, kam lexuar shkrimet e Tua ne Gazeten TEMA, qe ven gishtin ne plage! Kuptim plote e nis me “Shkruaj historin tende”. Me “ZBULIMIN” e Vend-strehimit te Komandes se Shtetit, ne rast sulmi Atomik, Rama e ka per ‘Show’. Per ate situate, ne te gjithe qytetet, u ndertuan Vend-strehime ne themelet e pallateve, qe ngriheshin dhe Vend-strehime te perbashketa per grup pallatesh, qe ishin ndertuar. Jo vetem kaq:- Vend-strehime u ndertuan ne Aeroportin e Gjadrit, nga ku Avionet merrnin kursin dhe niseshin per mbrojtje te kufirit Ajror. Ne Palermo, Nendeteset te gateshme, merrnin kursin e niseshin per mbrojtjen e Kufirit Detar! Ishin ato masa per te mrojtur Atdheun nga cdo agresion i mundshem! Shkruaj Brizida! Komenton kushdo, sipas mendjes se vete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje