Nuk thom se jeni shqiptar të liq,
po pse doni të gjykoni punëra që s’i dini.
Faik Konica
Jemi në muajin Nëntor, muaji i festave dhe instiktivisht me vijnë vargjet e këngës, që për të qenë e sinqertë nuk e mbaj mend as kush e ka bërë tekstin e as kush e ka kënduar:” Hajde muj Nentor, i bardhë por si borë”…
Më pas rrjeshtohen gjithë datat historike nga data 8 Nëntor themelimi i PKSH e me radhë deri tek data 29?!
Përpara ’90-tës këto data i shihnim në kalendar me ngyrë të kuqe që presupozonin festa zyrtare. Të them të drejtën personalisht nuk më kanë dhënë asnjë përshtypje pasi ishin thjeshtë festa zyrtare dhe përveçse e kishim ditë pushimi asgjë tjetër.
Ndryshe ishte me festat tradicionale si Viti i Ri, i cili edhe sot megjithë festat e tjera të huazuara nga vendet perëndimore, pas hapjes me botën vazhdon të mbetet një festë familjare, e cila na ndryshon (megjith jetën stresante, që duhet thënë) , pak gjendjen emocionale….
Ato festat zyrtare i festonte shteti . Zakonisht mobilizoheshin nxënës e studentë, por edhe punëtorë e ushtarakë, sipas propagandës së kohës dhe kaq. Pas mbarimit të paradave njerëzia shpërndahej për në shtëpira ku i prista mishi dhe frutat që shiteshin për raste festash.
Të më falin më të vjetrit, sepse pretendohet se ka qenë një periudhë e begatë ku ushqimet shiteshin pa kufi, por mua më kujtohet ajo fletorja me listat emërore ndonjëherë e njollosur me vaj dhe e zhubravitur nga shfletimi i herepashershëm dhe ditën e festës kishte diçka më tepër si psh: mollë (ky ishte fruti kryesor) edhe 1 kg mish viçi.
Ndoshta familjet që pretendonin se kishin marë pjesë në luftën partizane, apo kishin pjesëtarë të familjes të regjistruar si dëshmore kishin një atmosferë ndryshe, sepse prisnin e përcillnin vizita nga njerëz drejtues të Komiteteve të Partisë apo persona të tjerë të deleguar për të tilla qoka.
Festa e pavarësisë ishte data 28 Nëntor dhe këtë dua ta them, se meqenëse familja ime ishte origjinë vlonjate, në shtëpinë tonë këndohej kënga: 28 nëntori
Do mbetet në histori
Mercenari, qën i qënet
Bijë, bijë, Amali
Të tha ndal! e ti nuk ndale…etj
Një këngë shumë e bukur patriotike, e kënduar me iso si shumë të tjera, me të cilat jam ushqyer unë edhe gjithë vlonjatët e para’90-tës.
Për datën 29 siç e thashë më sipër festohej në familjet “me dy çezma”, thuhej në atë kohë me shaka, por asnjëherë nuk kam dëgjuar, qoftë edhe nën zë të diskutohej si një datë e dyshimtë, e qëllimshme apo ndonjë version nga këto që kemi dëgjuar 24 vjet rrjesht.
Edhe nëse ka pasur rezerva nuk lindte nevoja për diskutime sepse ishte FESTË ZYRTARE, pra festë e shtetit.
Pas ’92 kemi parë spektakle politike, ku njëra parti ajo e majta e feston 29 si ditë e çlirimit nga okupatorët, ndërsa e djathta e feston më 28, pra duket sikur ka tendencë të mohoet Lufta Çlirimtare. Ndërsa gjithë bota luftërat për pavarësi e ato çlirimtaret i ka si festa të gjithë popullit dhe politika nuk është aktori kryesor, pra “nusja” rreth së cilës vërtiten dasmorët.
Në Shqipëri deri vjet ka qenë një bruto figurë ku përfaqësues të partive të majta shkojnë të ndarë nga ato të djathtat tek Varrezat e Dëshmorëve, pastaj festa përfundon në studiot televizive për të bërë shown e radhës, me qëllim përçarje dhe ndarje të pastër të elektoratit.
Datat po afrojnë, nuk jemi gati të shohim shfaqjen e përsëritur për 24 vjet.
Duam një festë zyrtare të pavarësisë dhe të çlirimit, ku politika të rrijë larg diskutimeve. Atje nuk ka pse të shkojnë vetëm ca pleq dhe politikanët, por edhe të rinj studentë e nxënës shkollash, të cilët gjithë këto vite kanë pasur si ushqim shpirtëror zhurmërat e diskotekave, e baret plot tym duhani me biseda pa sens.
Ju lutemi zotërinj politikanë mos filloni prapë 28 apo 29…
Le të jenë festa të shtetit si në gjithë rruzullin tokësor!!!
Sakte,jemi te lodhur nga loja e politikes.
Le ti festojme festat me atmosfere paqeje.
Jo percarje dhe baltosje.TUNG
TE FESTOJME TE RESPEKTOJME DHE TE KUJTOJME ME
MIRENJOHJE DITET E BEKUARA 28-29 NENTORIN
KRENARE PER LUFTETARET E PAVARSISE DHE TE CLIRIMIT TE
ATDHEUT TONE TE SHUMEVUAJTUR
MJAFT LOJRAVE SPEKULLATIVE POLITIKE ME DATAT HISTORIKE
ME PELQEU MENYRA REALISTE E ANALIZES
Ka ardhur koha qe te dali ne drite historia e vertete e Shqiperise.
Jemi te ngopur me perrallat e Enver qenit .Dt 29 Nentor nuk eshte dita e clirimit ,por dita e marrveshjes Enver & Tito.
epo me ne fund ja dole….
Epo AMLA duhet ta pranosh se ne fund fare ja dole ti….edhe mos e shqep me. Te ka dhene zoti dy veshe edhe nje goeje, po ti je KROKODIL e ke GOJEN TE MADHE dhe VESHET TE VEGJE, ngaqe te duket se i di te tera. Lexoje Faik Konicen duket se e ka thene per ty ate shprehjen qe autorja e ka vene ne krye te shkrimit. Megjithese kam frike se do fillosh ta shash se ka qene BEJ. Hej dreq c’na gjeti me me ty!!!
Nuk sheh shume ngyra vetem bardhe e zi, se je shpirt i djallezuar, mos te te vij keq.
Tund!!!
Veteran ipavertetuar sa vjec je