Pasigurite që prodhon e shkuara komuniste sot

26 Nëntor 2014, 18:05Blog TEMA
Pasigurite që prodhon e shkuara komuniste sot

 Nga Mentar Topiaj

 

Në Kuvendin e Shqipërisë është miratuar, qysh në vitin 2006, një rezolutë kundër krimeve të komunizmit dhe të diktatorit Enver Hoxha. Dhe kaq. Asgjë nuk është bërë mësim. Të jetë një rastësi?!… Figura e gjakatarit nderohet publikisht dhe portretet e diktatorit stalinist shfaqen përsëritshëm në publik. Pankartat me “Lavdi veprës” të bëjnë karshillik. Po cilës vepër?. Asaj, që vetëm retorikën e kishte të lavdishme?. Apo asaj tjetrës, fare pa retorikë dhe pa lavdi, brenda rrethimesh të burgut socialist?!.

Së fundi në Tiranë, tamam tek blloku parlamentar, u dëmtua edhe memoriali, një akt i pashembullt i karshillëkut komunist, të cilët në vend të kërkojnë falje, po na tregojnë dhëmbët. Natyrisht se nostalgjikët e sotëm të komunizmit enverist nuk po hanë bar, siç po e dëshmojnë edhe aktet e përsëritura të karshillëkut fashist, përfshirë dhunimin e memorialit, një simbol shumë i thjeshtë për të mos e harruar burgizolimin socialist. Një simbol fare modest abuzimi i shtetit me shtetasit e vet.Të paguar ose aspak, nostalgjikët e komunizmit hoxhist e mendojnë ende të dëshirueshme periudhën e spektrit diktatorial. Atëhere, le ta mbajnë dhe t’i falen në shtëpi portretit të tij!. Në Evropën e sotme të integruar nuk shkohet me mumjen e kohës së shkuar.

Tiranët dhe diktatorët Evropa i ka flakur dhe dënuar me kohë. Gjermanët, me Murin famëkeq të Berlinit, na dhanë shembullin, se si thyhet izolimi. E rrëzuan dhe e rrënuan Murin e Berlinit, dhanë një shembull të shkëlqyer integrimi. Në Gjermani e festuan shumë madhërisht 25 vjetorin e rrëzimit të Murit në Berlin. Gorbaçovi rikujtoi përpara manifestuesve, se në atë nëntor 1989, nuk e kisha marrë seriozisht, siç tha ai, këshillën e zotit Regan për atë rrëzim. Kurse tek ne dhe dy vjet pas, nën shembullin e Berlinit, studentët tanë rrëzuan shembëlltyrën e Stalinit. Në Shqipëri kanë kaluar 23 vjet nga rrënimi i mureve të izolimit dhe nuk është aspak e drejtë, e moralshme nuk është, që koston e mumjes ta paguajë demokracia ende e brishtë shqiptare.

Duke e parë nderimin publik, që komunistët në Shqipëri i bëjnë figurës së diktatorit stalinist, një diplomat i huaj në Tiranë ironizoi, se nuk mund të mbyllen sytë, tha ai, ashtu si mbreti lakuriq në përrallë. “Në Bashkimin Evropian nuk mund të shkohet me nuk e di dhe nuk e pashë”, këshilloi diplomati në Tiranë në referim shumë të qartë për ceremoninë e 70 vjetorit të çlirimit, që u zhvillua në Berat.

Shqipëria dhe populli shqiptar e morën me meritë statusin e kandidatit anëtar, por sfidat në rrugëtimin e integrimit janë më të mëdha. Edhe komisioneri për çështjen e zgjerimit, Stefan Fyle, u shpreh në mënyrë shumë të qartë në Tiranë, se: “Statusi, që iu dha Shqipërisë, është njohje e përpjekjeve për reforma të plota, të mëdha”. Këto janë përpjekje, që BE pret të përmbushen me sukses nga ana e Shqipërisë. Përmbushja e këtij qëllimi, në rrugëtim të integrimit, do të ishte edhe mposhtja e fantazmës Hoxha në Shqipëri. Sepse fantazma dhe hoxhizmi janë kosto për integrimin. Së paku, le të bëhet vlerësimi i drejtë dhe realist, se çfarë i solli Shqipërisë faktori Hoxha në histori dhe çfarë pësoi populli shqiptar për dekada me rradhë nga komunizmi hoxhist.

Që t’i shkohet në fund dhe të kryesh me sukses procesin e reformave të integrimit, është të ndërtosh një shoqëri demokratike dhe me vlera evropiane të vërteta. Është të ndërtosh një Shqipëri vlerash të mirëfillta evropiane të civilizimit dhe jo një Shqipëri, si karantinë e izolmit të egër komunist, siç e duan nostalgjikët e enverizmit. Arritja e qëllimit dhe e reformave për integrim bëhet e mundur, ndër të tjera, edhe duke ndalur shfaqjen në publik të portreteve,simboleve komuniste të epokës hoxhiste. Dhe kjo nuk është aspak një shkelje, nuk është mohim i kontributit të Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore Antifashiste. Përkundrazi, kontributi antifashist i Shqipërisë do të merrte vlera të reja lartësimi.

Duke vënë një shenjë të qartë barazimi, Gjon Pali i Dytë ka thënë se: “Nazizmi dhe komunizmi janë dy të këqiat më të mëdha të shekullit 20-të, që përjetoi njerëzimi”. Të mos e harrojmë, se papa polak Karol Vojtila e kumtoi pas vizitës në Shqipëri. Dhe kjo i dha kumtit apostolik një rëndësi të shumëfishtë. Kujtoni edhe vizitën e afërt të papa Françeskut në Tiranë, sepse ajo se çfarë pa Ati i Shenjë në bulevad shkoi shumë dhe shumë larg. Të dyzetë martirët e vrarë barbarisht, për shkak të besimit, nuk janë pak. Të gjithë ata janë një provë më shumë dhe besimi i tyre është një fakt shumë i gjallë për të vërtetën e madhe, se komunizmi i është druajtur misionarëve të besimit tek Zoti më tepër, se fashizmi dhe nazizmi, që shihnin tek feja dhe kisha një pengesë serioze për nënshtrimin e njerëzve ndaj regjimit. Kjo është një arësye më shumë, pse procesi i martirizimit të misionarëve, vrarë në Shqipëri në emër të besimit, është në prag.

Në kategorinë morale të së keqes më të madhe, që përjetoi njerëzimi në shekullin e 20-të, të dyja këto sisteme, nazizmin dhe komunizmin, i njëson thelbi i përbashkët ideologjik dhe po ajo filozofi, drejtuar kundër besimit të lirë dhe për nënshtrimin ndaj regjimit tiranik. Nazizmin dhe komunizmin i bashkojnë edhe masakrat e ngjashme dhe ngjasimi me liderin. Pritet të dalë në dritë edhe bashkëpunimi i Hoxhës me nazizmin. Dhe mos u çuditni, se çfarë do thonë faktet historike për bashkëpunimin. A do të ishte bashkëpunim, që Enver Hoxha ta kontaktonte dy herë Vermahtin në Shqipëri?. Është bashkëpunim, sigurisht dhe po presim të dalë në dritë zyrtarisht. Arkivat e dëshmojnë, historianët po e thonë, komunistët pse jo?!.

Kemi hyrë në muajin e Antifashizmit, ndërsa jemi përballë me komunizmin enverist të atij, që tradhtoi idealet e luftës antifashiste për interesat e pushtetit të vet absolutist. Paradoks, apo jo. Megjithatë, në historinë tonë s’është asgjë paradoks. Në 70 Vjetorin   e Luftës Antifashiste në Shqipëri, komunistët i kërkuan qeverisë, që “të ringjallë” diktatorin e popullit shqiptar dhe të rivendosen eshtrat në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. Kjo kërkesë nuk është çudi, çudi do të ishte miratimi i qeverisë.

Kryeministri i kishte fare pranë, gati në krah “diversantët”, që shkelën pa leje kufirin e festës dhe festuan me portretet në duar, më 17 nëntor, kur populli i Tiranës përkujtoi 70 vjetorin e Luftës për Çlirim nga nazifashizmi. Kurse familjet tiranase përkujtuan, bashkë me çlirimin nga nazifashizmi edhe 70 vjetorin e masakrës dhe të terrorit të kuq mbi intelektualët dhe patriotët antifashistë tiranas, e cila u organizua dhe u krye sipas “porosi për spastrim pushkatim dhe në fshehtësi të elementëve, që nuk janë me partinë dhe pushtetin e ri”, dhënë me aq gjakftohtësi nga lideri i komunizmit në Shqipëri. Dhe u vranë jo pak, 37 intelektualë, nga më të njohurit në Tiranë. Dhe është një masakër e listuar bukurmirë. Nga të vrarët ka dhe qytetarë të ndershëm gjirokastritë, jo monstër si ai.

Nga mënyra si u urdhërua dhe si u krye, masakra në Hoteli “Bristol” 17 nëntor 1944 të ngjeth mishin edhe sot, për ngjasimin që ka me 4 Shkurtin nazist. Në këtë 70 vjetor të Luftës Antifashiste, populli e përkujton me të drejtë dhe legjitimitet, edhe masakrën naziste në Borovë, kurse masakra komuniste në Mirditë, bashkë me alibinë e vet, ende të drithëron dhe na drithëron. Të masakruarit e pafajshëm, mirditorët patriotë, populli nuk i harron. Masakrën, kryer me duart e tyre, komunistët pse nuk e nderojnë?.

Të dy sistemet, nazizmi dhe komunizmi, bashkohen edhe nga ato praktika të njëjta të mizorisë çnjerëzore dhe me të njëjtin aparat represiv, që funksionoi mirë dhe deri në asgjësimin fizik, të njeriut nga njeriu. A nuk u përdorën, për të njëjtin qëllim, edhe nga Stalini, kampet famëkeqe nazise të përqëndrimit?. Barbaria çnjerëzore staliniste në të njëjtat kampe naziste është veçse një argument dhe shembull konkretizimi. Nëse jo, mos ngurroni ta thoni, se kërkojmë ne ndjesë dhe pendesë. Diktatori stalinist Hoxha a nuk i përdori të njëjtat metoda?. Edhe burgjet, që ngriti stalinisti, a nuk ishin kampe përqëndrimi?!. Nëse jo, prap na e thoni dhe prap ne do të kërkonim, edhe ndjesë, edhe pendesë. Ndjesë do të kërkonim edhe ndaj qeverisë, nëse ajo vendos të bëhet rivarrimi atje ku e kërkojnë komunistët, që duan dhe po ringjallin Enverin dhe enverizmin.

Në Tiranë u çel për herë të parë “Bunkerart” dhe ja vlen të vizitohet, jo si thjeshtë si një kuriozitet, por si një dëshmi shumë e rëndë e izolimit të bukerizuar komunist, si një tregim simbol i epokës “Lufta e Ftohtë” për të mos harruar, ku e mbylli Shqipërinë paranoja e diktatorit stalinist dhe krenaria e marrëzisë, se “Shqipëria nuk është hani me dy porta, ku të hyjë derri, të na hyjë dhe dosa”.

Dhe “Bunkerart” kaq e tregon, si e shfrytëzoi diktatori paranojak djersën dhe gjakun e popullit, shkuar kot. Ndërsa nostalgjikët e komunizmit enverist kanë rastin të merren edhe me retorikën boshe , pa derra dhe pa dosa, “të rrethimit imperialisto-revizionist”. Ose me atë tjetrën dhe fare pa retorikë: “Të punojmë, të jetojmë si në rrethim”!

10 komente në “Pasigurite që prodhon e shkuara komuniste sot”

  1. koqi xoxe says:

    shume te irriton ky mentar topia por dhe zoti mero qe I jep hapsire ketyre njerezve me kanibale se enveri…perderisa shqiptaret nderojne Zogun tradhetar dhe lene jashte burgut superkriminel berishen e kane patur hallall diktaturen..biles qenka treguar I bute..
    Pse ky monster niuk permend 21 janarin gerdecin,otranton ?????????????????????1991,1997.1998 qe shteti shqiptar shkoi ne gop te semes te menkarit..te pakten ne kohe te zogut dhe aq me shume ne kohe te enverit kishte shtet dinjtoz dhe jo si sot qe jeni bere wc ambasadoresh.

    1. roberto says:

      Ja KAFSHE si ky Mentar Topiaj denoi Enver Hoxha me gjyqe e jo me aksidente!
      Sot lexojme gomarlliqet e ketij FASHISTi,qe derdellit se NAZIZMI DHE KOMUNIZMI jane njelloj ne ktrime!
      Ky krric akoma nuk ka mesuar se NAZISZMI PUSHTOI BOTEN DHE VRAU 40 MILIONE NJEREZ,nder KOMUNIZMI akoma nuk ka TRIUMFUAR NE ASNJE VEND TE BOTES!
      Ne se e ka fjalen per BRSS si shtet SOCIALIST,atehere te kafshoje gjuhen,se po te mos ishte LUFTA HEROIKE E USHTRISE SE LAVDISHME SOVJETIKE DHE STALINI I MADH,sot e gjithe bota go te ishte nen cizmen e GESTAPOS!!!
      Vafsh ne te sat eme,o mentar shpellari!!
      Njerez si ty ENVER HOXHA duhet t’i kishte SHFAROSUR me kohe,qe te mos na canit TRAPIN edhe sot!!

  2. rinia says:

    Ti koqe ,nuk merr vesh nga keto pune ,shko fute lopen mbrenda se te ka ngelur rrugeve te fshatit.koqe kaluar koqes qenke.

    1. koqi xoxe. says:

      komentuesi rinia

      nuk eshte planeti yne nje ferme kafshes ku te gjithe jane te barabarte por disa jane me te barabarte se te tjeret..mundohu te gjesh keto materialet e meposhtme dhe te mirepres repliken..po nuk te mjaftuan keto lexo deshmine e xhon kerrit ne kongresin amerikan ne vitet 70′ per luften e vietnamit

      Day of Remembrance (Japanese Americans)
      Japanese Canadian internment
      German American internment
      Italian American internment
      German prisoners of war in the United States
      American propaganda during World War II
      Arizona during World War II
      List of documentary films about the Japanese American internment
      Population transfer
      Propaganda for Japanese-American internment
      Korematsu v. United States
      Bad Day at Black Rock (film about the post-war bias against Japanese Americans)

  3. vikitor Hoti says:

    Ketij Mentarit i duket vehtja Tanush Topia.Cili shtet ne bote nuk e ka “Enverin ” e tij dhe e ka ndonje prej tyre qe te anatemohet si yni ? A nuk ishte Enveri qe i griu ekstermistet alla Xoxe ? Ne epoken e Enve rit ne 40 vjet kemi afro 8000 te vrare pjesa dermuese me gjyqe oxd nd konflikte private ndersa ne “demokaci” ne keto 20 vjet kemi mbi 1O mije te vrare te gjithe pa gjyqe ‘

    Sa vrau revolucioni francez. po ne poloni , ne hungari etj

  4. Tartufi says:

    Per koqet dhe xoxet,nuk eshte cudi te qoruarit nga mendija dhe nga syte. Nuk e ke keq o hajvani shqiptar… zoti ka krijuar gomarin qe te
    kete vlere kali me bukurine dhe krenarine e tij.

  5. UP says:

    LEKSION FALAS PER TARTUFET SHQIPFOLES DHE BARPERTYPES NJETHUNDRAKE

    O tartuf dukesh qe je nje analfabet me universitet Pa dashur te ofendoj I perkas atij brezi qe kam refuzuar te aderoj ne rradhet e PPSH edhe pse me jane bere te pakten 5 oferta.Kisha mendimin me cfare shikoja ne org. baze te nderrmarrjes ku punoja se PPSH ne baze kishte marre fund;Njerzit karrierista tip berisha kishin dale ne maje dhe te ndershmit mbyllnin gojen ose ruheshin te flisnin.Me rregull “treshi” kjo gjendje ishte dhe ne kupolen e Ramiz Alise..ai system kishte mbaruar
    Cfare ndodhi ne 1989-1991 mendoj se e keni gabim.Ramiz Alia kurre nuk ka qene burre shteti si Enver HOXHA,mehmet shehu,hysni kapo,beqir balluku etj por ka vegjetuar ne hije te tyre.Nuk shoh ndonje “agjenture” ne llojin e tij por nje mungese kapaciteti pe rte menaxhuar situatat teper te veshtira..Shqiperia ishte ne udhe kryq qe kur ndodhi SHEMBJA E MURIT BERLINIT…

    Do kapitullonte apo do bente “deal” me perendimoret ?!
    Ramiz Alia as nuk shpalli kapitullim ,as nuk rezistoi dhe as beri “deal” si xhentelmen me perendimoret (kuptohet me amerikanet).
    Ketu eshte thelbi problemit.
    Ne nje kohe qe Ramiz Alia pranoi nje pakete te madhe reformash (pa lindur akoma PD)
    1-lirine e shprehjes
    2-lirine e fese
    3-lirine e tubimit
    4-lirine e shtypit
    5-heqjen e ligtit te agjit-proppit
    6-pranimi I ekonomise tregut
    7-lidhjet dipllomatike USA-USSR-GB
    8-lirimi I te perdjekurve politike
    9-njohja e prones private
    10-lejimi I vizitave jashte shtetit
    11 lejimi I pluralizmit
    12 heqja e PPSH si rol udheheqes…etj
    Tregoi se Ramiz Alia teorikisht dhe praktikisht ju bind perendimit…POR ai ishte ky I fundit I ndershem ne rolit e tij ne Shqiperi ?????
    Supozojme qe Ramiz Alia ishte qen bir qeni…
    PO AI HAJDUTI NUK KISHTE ASNJE FAJ…????
    Ku e kam fjalen ??
    Ne 1990-1991 donte apo jo Ramiz Alia ai lloj sistemi qe ishte imponuar nga Roosvelti-Curcilli-Stalin ne 1943-1944 kishte rene.
    Per nje mendje te kthjellet ne ate kohe pra ne 1991 situta kerkonte kete rend dite (ki vemendje)
    a-PAJTIM KOMBETAR
    b-PLAN MARSHALL
    c-AUTOKRITIKE & FALJE NGA SISTEMI QE LAME PAS.

    Po cfare ndodhi realisht ?
    Ne periudhen 1989-1991 nuk ngeli ish kolaboracjonist,ish zogist,ish nazist,ish fashist,ish diversant ish ballist,serbofile,grekofile,rusofile,islamike ,antienverist,antikomunist etj pa ardhur ne shqiperi ne kryqzaten me te peshtirosur te historise njerzmit…ajo e dekomunistifikimit qe u gatua ne guzhinen e beogradit dhe te zbatuar teorikisht nga dyshja antishqiptare Rajeson-Elezbiberaj dhe e zbatuar nga dyshja kriminale Berish-hajdari.
    Trekendeshi I Bermudes :2 prilli 1991-prishja e qeverise stabilitetit 4 dhjetor 1991 dhe marrja pjese e amb. Rajerson ne menyre te FELLIQUR ne votimet e 1992 nuk kane nevoje per koment por vetem dy fjale :INVAZION DIPLLOMATIK CUDITERISHT I ardhur nga beogradi kur Amerika dhe ish jugosllavia ishin partnere teper te fuqishem..dhe ky ishte nje mallkim per shqiperine..Berisha nje hybrid paranojak I tyre.
    Kjo paranoje vazhdon dhe sot…Berisha,Azem Ha jkari –lul bahici,Rajersoni dhe Elez Biberaj nuk ehodhen ate fare komunizmi (qe vetem komunizem nuk ishte) ne Shqiperi por vetem realizuan disa pika te NACERTANIES SERBE..shkaterrimin e shqiperise,daljen e serbise ne adriatik,islamizimin e vendit dhedorzimin e saj pa kushte nderkomdetareve (si Rama sot).
    U zgjata shume mik I dashur…

    I-Te rekomandoj te lexosh nje liber interesant te ambasdorit te pare gjerman ne shqiperi Verner Daum,te titulluar “shqiperia midis kryqit dhe gjysem henes” ku del qarte qe ai vecse ambasdor nuk ishte porn je lloj agjenti qe I vuri minat e para atije vendi bashke me ambasadorin grek atehere Kakabassi qe organizuan poshtersisht INCIDENTIN E AMBASADAVE.
    II-Te rekomandoj te lexosh nje interviste te ambasadorit te pare amerikan Edwin William Rajerson dhe ne zotit EZaloshnja.
    III-Intervisten e Elez Biberajt dhene ne Klanin e Blendi Esattoptanit ne vitin 2008..
    Jam I bindur qe pasi ti gjesh dhe ti lexosh me kujdes keto material do mendosh se Shqiperia eshte pushtuar dhe e poshtruar me mirekuptim nga miqte..
    Koment-shkruesi fatkeqesisht pas 21 janarit 2011 e shikon globin toksor si nje xhungel ku zbatohen ne nje menyre perfekte ligjet e seleksionimit te natyres…KU PESHKU I MADH E HA TE VOGLIN..(pa I thene faleminderit)
    Ose e thene ne nje menyre me figurative: Reksi Qeni I dasara malltezes (mbesa e kucedres berishe) shpenzon me shume se 8 jetimet e atyre qe u vrane ne 21 janar2011 nga gjyshi I saj gjakatar qe cuditerisht…e theksoj..cuditerisht nenpunesi arvizu ( sic quhet ambasdor) I thote Burre Shteti..
    Epilog
    Te me falni zoti TARTUF per materialin e gjate por ai vend ka vdekur klinikisht..
    Ai vend do te kaloje nga “recovery room” ne gjendje normale kur komuniteti nderkombetar posacerisht ai amerikan ti kerkoje falje shqiptareve per gafat e bere ne 1991-2 qe erdhen nga beogradi me dhendrin e tyre Berishoviq.Ata dhe vetem ata mund ta clirojne shqiperine nga pushtimi Nazi-Berishist .Ne kete kuader te nderpresin dhe udhetimet pa bereqet te Rames ne Beograd ne nje kohe qe dhendri serbise Berisha dhe miku personal i Lul Ba,shkijes Damir Fazllic me residence ne Washington bejne ligjin ne Shqiperi…Shkurt ; Amerika duhet te dorzoje koken e Berishes ne tepsi….nqs udhehiqet nga parimet e xhorxh washigtonit dhe Abraham linkolnit & Franklin Roosveltit…perndryshe le te mendojme se Enver Hoxha eshte nje kokat me te medha qe ka nxjerre njerzimi…

  6. lexuesi i irrituar says:

    O mentar : Ai qe del nga skutat e erreta e ka te veshtire te shoh driten .Dhe ti shikon vetem hijet sepse ke syte te errur nga urrejta.
    Ne demokraci nuk ka çensure sipas deshires tende apo te dikujt qe kerkon te reabilitohet si nje patriot i madh .Per figura te medha historike qe kane dominuar i takon popullit ti vleresoj me referendum dhe ti vendos shpirtin ne paqe te gjitheve . Dhe ty e atyre qe ti mendon se perfaqson …

  7. sokol says:

    Ju debilat qe ju ka marre malli per Enverin duheni cuar neper rradha qumeshti me tallona e duheni hypur neper trenat kineze e cuar neper aksione vullnetare.Po kaq popull budalla qenkemi se besoj dot.sigurisht qe enveri beri dicka se I duhej shteti qe te kishte te sigurte karrigen e vet.ashtu si Kim xhong uni qe ka alamet shteti arme automjete rraketa industry (I thencin) Po ama njerezit po vuajne atje njesoj si ne para 30 vjeteve.O shqiptare truthare prandaj sbeni hajer se e keqja eshte te menyra e te menduarit.nje popull qe I shet votat per 50$ ca pret…

  8. Korabi says:

    Te lumt Mentor ashtu eshte por halet komuniste vazhdojne dhe sot e kesaj dite te shkelin mbi gjakun vuajtjet dhe lotet e popullit qe I shkatuan per nje gjysme shekulli keta e meritojn me ua prer kokat sic bejne xhihadistet ne Siri….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje