Mosndëshkimi jep kurajo

25 Nëntor 2014, 18:07Blog TEMA

Nga Brizida Gjikondi

Prej ditësh mediat, analistët e parmëndës së pushteteve, tregtarët e erashkave korruptive të pushteteve po të tilla, mburren me grumbullimin (protestën) pa shpirt dhe grintë të 22 Nëntorit. Normal që Berisha do kish takat dhe tentakula të pakëputura për të mbledhur njerëz, normal që tregtarët e tij të krimit ekonomik dhe mediatik ashtu si dhe ai tashmë e kanë kaluar sikletin se mos çoç i gjente gjë nga qeveria e re.

Tashmë që ai dhe pasunarët e tij të krimit kanë garanci të certifikuara që asgjë si gjeti dhe si gjen edhe pse bën batërdinë me këtë vënd normal që do ngrejnë kokë e do bëjnë sikur qajnë hallin e popullit dhe i prijnë atij në këto halle që i kanë rënë.

Mosndëshkimi jep kurajo dhe Berisha dhe ndjekësit e lugës së corbës së tij tashmë kurajon dhe pasuritë e tyre kriminale i kanë të garantuara.

Sistemi anrakist, antiligjor, kaotik, korruptiv vulgar që ngriti Berisha, bëri të mundur që Shqipëria të varrosej pëe së gjalli, nën beton, urbanistik, financiar, ligjor sipas devizës që ai dikur përdorte për Fatos Nanon…”hani derra, pini derra”

Tashmë ai është mjeshtër i piruetave, tashmë ai e di që asgjë nuk e gjen, tashmë ai e ka kuptuar që e majta është thjesht një emër, ose gjysma tjetër e hënës, ku gjysma tjetër është vet ai. Krimet e tij njerëzore, ekonomike, vëllavrasja ekstreme  që gremisi këtë vënd në prag të viteve 2000 mbetën të pandëshkuara. Ai nusëroi dy herë, çdo kujt i vuri një cmim a i dha një lugë çorbë përfshi dhe cdo Institucioni Kushtetues. Mjafton të shikoje krerët e protëstës, bashkë ose vec e vec dhe mund të vije kujën për simbolikat që mbartnin, Gëzim Kalaja, Fatmir Mediu, Lulëzim Basha dhe vetë Berisha. Por në këtë vënd nuk ka ligj, nuk ka drejtësi, nuk ka vullnet. Edhe kur ka përpjekje për të vënë dhe hapur shtratin e ligjit dhe kufizimeve të shtetit mosndëshkueshmëria, intriga dhe ndërveprimi i mafies së majtë dhe të djathtë për të mos prishur rehatin ngre kokë.

Çka më dha një humor të zi ishin thirrjet e Bashës, (Basha është ai që vyshku Tiranën) Rama ik…po asnjëherë nuk tha Meta ik, pasi ai duhet dhe pikërisht ky është pikëtakimi, amnistia dhe degjenerimi i moralit politik në Shqipëri.

Kryeminstri Rama, tha dhe denoncoi shumë përgjatë opozitës së tij të gjatë, po tashmë korbat e pushtetit të Berishës ikin e vijnë nga njëra anë e hënës në tjetrën, ndaj ai ska pse të acarohet dhe të shkruaj statuse nëpër rrjete sociale, cfarë do mbjellësh do korrësh, dhe kjo është e provuar. Zoti Rama nuk mund të instaloj shtet pa dënuar dhe proceduar kokat e qelbit mafioz që rrënuan këtë vënd.

Dhe thënë qartë dhe shkurt mafia… është ajo strukturë djallëzore djallëzore që këtë Shqipri që është një copë vend i bekuar nga perëndia e ka katandisur në këtë derexhe.. kaq, cdo gje tjeter qe thuhet është mashtrim.

8 komente në “Mosndëshkimi jep kurajo”

  1. ed snobisti says:

    me pak fjale: edo mos u merr me peshqit e vegjel neper rrethe se peshkaqenet i ke ne tirane dhe duhet te besh gati byzylyket

  2. daja says:

    Anti-ramistja e sterbetuar Gjikondi, paska nderruar shenjester. Sa per ndeshkimet e te korruptuarve e te Mafias, Gjikondi, si juriste qe eshte, duhet ta dije me mire se te tjeret se Rama akoma nuk e ka marre Drejtesine ne dore. Edhe per ca kohe Drejtesia do te jete ne duart e kucedres Sali dhe te qehajait te Saliut me mustaqe. Sapo te filloje te funksionoje normalisht KLD, do filloje edhe cmontimi i Mafias.

  3. era says:

    Daja or daj, ose je, ose ben sikur je analfabet funksional.

    E ke kuptu qe i ke lujt fene shkrimit.

    Shkrim qe kam kohe qe pres ta trajtoje Mero ne kryeshkrimet e tij por qe akoma nuk po vendos per ta bere. Briseida eshte fare e pavarur, po fare.
    Ndersa Mero??!!

  4. Socialisti bythpambuk says:

    Rama eshte kryetari i mafies, pse beni sikur nuk e kuptoni?

  5. IP says:

    Tema, ju per disa arsye qe nuk I kuptoj, nuk I postoni komentet e mija, megjithse une nuk shkel etiken e vendosur nga ju vete. Te shohim….

    E nderuar autore,
    Ju vleresoj lart per moralin, ndershmerine, atdhedashurine dhe aftesite e llogjiken ne shkrimet tuaja. Edi Rama dhe te tijte duhet te degjojne zerin tuaj dhe te atyre qe ndajne te njejtin mendim. Ne Shqiperi nuk egziston ndeshkimi per fajtoret, shkelesit e ligjit. Shqiperia nuk eshte nje vend ku respektohet dhe ushtrohet e drejta per te forcuar zbatimin e ligjit. Perderisa faji nuk ndeshkohet fajtoret do vazhdojne te bejne ligjin duke cuar ne gremine dhe ate c’ka ka mbetur. Edi Rama njerzit po humbin me shpejtsi besimin se ti do te vesh qofte dhe nje gur per drejtesi, leri showt lufto per me te rendesishmet qe jane urgjente. Pershtypja eshte se po te bejne te nenshtrohesh ose me keq qe dhe ti je njesoj

  6. Besa says:

    Shkrimi duhur ne kohen e duhur

  7. fari says:

    Eshte fakt qe te gjitha komentet si rralle ne shkrimet e tjera vleresojne gazeta
    ren e talentuar B.Gjikondi dhe imeriton ato dhe se ka per here te pare qe Brizida shkruan te tille artikuj por ce do se ato bien ne veshe me Skleroze qe
    bejne vetem zhurme dhe per deri sa ata nuk degjojne edhe nuk rreagojne,megjith-
    ate litari sa vjen e po mlidhet dhe nje dite cdo gje do zeri vedin e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje