Nga Nexhmedin Spahiu
Nacionalizmi është ideologji laike e kohës moderne. U paraqit në histori atëherë kur u paraqiten kombet. Nacionalizmi ka për qëllim forcimin e kombit. Kombet pa nacionalizëm nuk mund të mbahen si njeriu që nuk jeton dot pa ujë. Por edhe kombet me dozë të madhe nacionalizmi i bëjnë dëm vetës (dhe të tjerëve). Njeriu pa konsumuar ujë vdes, po edhe njeriu që konsumon tepër ujë vdes.
Ashtu sikur njeriut që i duhet një masë e caktuar e konsumit ditor, javor, mujor e vjetor e ujit, ashtu edhe kombi ka nevoje për dozë të caktuar të nacionalizmit. Sa më e përshtatshme të jetë doza e konsumimit të nacionalizmit për një komb aq më i shëndetshëm do të jetë kombi në fjalë. Gjetja e dozës së përshtatshme është mjeshtëri në vete. Nga këtu edhe varet qëndrueshmëria dhe fortësia e kombit. Fuqia e kombit, natyrisht, varet edhe nga madhësia numerike. Mirëpo madhësia nuk është e vetmja komponentë që përcakton fuqinë. Kombi izraelit është 10 herë më i vogël se ai egjiptian, por është më i fuqishëm se ai.
Natyra e një kombi përcakton edhe natyrën e nacionalizmit. Nëse një komb është monoetnik e monofetar (kombi grek, serb, bullgar, kroat, boshnjak etj) ikonografia fetare e etnike janë pjesë e nacionalizmit të kombit në fjalë. Nëse kombi është monoetnik e multifetar (shqiptar, hungarez, gjerman etj), atëherë ikonografia fetare nuk është pjesë e nacionalizmit. Nëse kombi është multietnik e monoifetar (turk, belg, etj), atëherë ikonografia etnike nuk është pjesë e nacionalizmit.
Nacionalizmi prodhohet nga elitat, zhvillohet dhe bartet nga shtresat e mesme, ndërsa konsumohet nga shtresat e ulëta. Ky proces bëhet më i dukshëm kur teprohet me nacionalizëm.
Nacionalizmi shqiptar- Pse Edi Rama u bë nacionalist?
Një mik i imi nga Tirana më shtroi pyetjen: Si u bë që Edi Rama u bë nacionalist kur ai erdhi në pushtet pikërisht ngase nuk ishte nacionalist.
Përgjigjja ime qe: po a nuk ka ndodhur e njëjta gjë me Enver Hoxhën, e me Ahmet Zogun?
Enver Hoxha erdhi në pushtet duke vrarë e prerë nacionalistët më të shquar, pastaj mori flamurin e nacionalizmit. Ahmet Zogu erdhi në pushtet duke hequr dorë nga Shqipëria në kufij etnikë, por më vonë shpalli vetën mbret të të gjithë shqiptarëve.
Nga ky transformim?
Këtë e bënë natyra e pushtetit. Në një vend anarkik nuk mund të kesh pushtet. Duhet rregull e rend që të ushtrosh pushtet. Po për të krijuar rregull e rend nevojitet ushtrimi i dhunës (gjë të cilën e kanë bërë edhe Zogu edhe Enveri, në përmasa të ndryshme që janë varë nga koha e rrethanat, ideologjia dhe karakteri personal i tyre). Por në kohën moderne ku ekzistojnë organizata si Lidhja e Kombeve ose mekanizmat pararendës apo të mëpastajmë si OKB etj. nuk mund të ndërtosh shtet personal si në Mesjetë. Në kohën moderne gjithë shtetet përfshi edhe atë shqiptar të paktën formalisht është pronë e kombit. Ashtu si është kombi ashtu është edhe shteti. Kombi i fortë krijon shtet të fortë dhe anasjelltas, fortësia e një shteti dëshmon fortësinë e një kombi. Dhe natyrisht, njerëzit që aspirojnë pushtetin duan që ta kenë atë sa më të madh. As Zogu as Enveri nuk mund të kishin pushtet në një vend anarkik. Kur Enveri vrau e preu elitën e kombit, Shqipëria u soll prapë në pikën zero të komb-formimit. Kështu nacionalizmi jo vetëm për Zogun po edhe për Enverin u bë domosdo për të pasur mbi çka të sundojnë.
Hapja e Shqipërisë post-komuniste goditi nacionalizmin izolacionist shqiptar të Enver Hoxhës. Nacionalizmi shqiptar u bë kopja më e zbehtë e nacionalizmave evropianë, gjithsesi aspak i mjaftueshëm për të mbajtur në këmbë shtetin shqiptar pa ndihmën e atyre kombeve që i krijuan shqiptarët si komb. Ardhja e Edi Ramës në pushtet përkon me ardhjen në pushtet të një gjenerate që ka shijuar Perëndimin. Një gjeneratë që është ballafaquar me nacionalizmat evropianë dhe në mos për asgjë tjetër për hir të egos personale prodhojnë nacionalizëm të paktën aq sa për tu dukur si evropianë.
Sa i përket dozës, mendimi im është se Shqipërisë i duhet një dozë shumë më e madhe nacionalizmi për ta bërë atë më të shëndetshme. Natyrisht, një nacionalizëm jo që drejtohet kundër kombeve tjerë por që garon me kombet e tjerë, për të ndërtuar një shtet sa më të fortë e një demokraci sa me funksionale.
Nacionalizmi kosovar
Nacionalizmi kosovar është akoma i nivelit të një nacionalizmi të një lëvizjeje kombëtare dhe jo i nivelit të një kombi që tashmë ka lindur. Shumica e shqiptarëve të Kosovës e ndjejnë vetën më shumë si minoritarë se sa si pjesëtarë të kombit. Shumica e kosovarëve, Shqipërinë e quajnë shtet amë, ngase shtetin e Kosovës nuk e ndjejnë shtet të vetin. Arsyeja është se Kosova është ngritur si shtet më shumë në saje të kontributit të shteteve protektorë të sajë se sa me kontributin e qytetarëve të saj.
Nacionalizmi kosovar shfaqet më tepër si ndjenjë anti-serbe se sa si ndjenjë mobilizimi i një komuniteti për ngritjen e institucioneve.
Liderët politikë kosovarë, ngaqë se sa pushtet do të kenë, varet më shumë nga qëndrimi i ambasadës amerikane se sa nga cilësia e organizimit të shoqërisë kosovare, nuk e ndjejnë të nevojshme ngritjen e ndjenjës nacionaliste. Vetëm për arsye elektorale, politikanët kosovarë konsumojnë nacionalizëm të tipit folklorik i cili nuk është aspak në funksion të forcimit të institucioneve.
Kosovarët duhet të heqin dorë nga nacionalizmi folklorik dhe të shtojnë dozë nacionalizmi për të forcuar institucionet e Kosovës. Ky lloj nacionalizmi duhet të gjenerohet nga elita intelektuale, përmes filtrimit të teksteve të historisë e letërsisë, librave të leximit në shkolla fillore e të mesme, miratimit të rregulloreve nga Komisioni i Pavarur për Media, si dhe predikimit në kisha e xhamia. Të gjitha këto mund t’i drejtonte një ligj i veçantë që do t’ishte në frymën e Kushtetutës së Kosovës, të cilës nuk i mungon fryma patriotike por kjo frymë nuk është e implementuar sa duhet përmes ligjeve.
normalisht thuhet:hedh budallai një gur në pus…,por ky i shkerti vetëm gurë në pus po dhedh përditë!
e dreqi e mori,me të vërtet duhet gjithnjë ti nxjerrim ne gurët e këtij?
Nuk eshte krejtesisht budalla!!! Eshte anti-shiptar i terbuar qe mundohet te ‘maskohet’ me veprime ‘liberale’…. Ky i degjeneruar ..nuk mund te thone se jam shqiptare!!!dhe mire ben se pastrohemi prej ketij krimb muti..Ky eshte askushi po mendoj serboromoturkoashali ashtu hibrid gomar-pele e ka dale hibridi-Mushku-.. Ky ‘prof’ legen funderrine e shoqerise, krizen e vet personale do ta hedhin tek shoqeria jone e shendoshe! Duket se eshte i frymezuar nga byqi e tij.. Ky maskara ne breza kerkon dhe do gjeje reagim te ashper te shoqerise tone
Zoti Nexhmedin,
Me aq sa te kam ndjekur ne shkrimet e tua, duket se me kete shkrimin e mesiperm mbi nacionalizmin, keni nje evoluim ne opinionet e tua mbi kete ceshtje, dmth se me ne fund, pranoni se shqiptaret kane nevoje per me shume nacionalizem qe te jene ne gjendje te realizojne shtetin e tyre kombetar.
Kjo nuk eshte pak per ju, qe ne meyren dhe brenda etikes suaj,keni goditur ose denigruar, madje keni perqeshur dhe jeni tallur me ato levizje politike apo ato parti qe kane vene nacionalizmin dhe formimin e shtetit unik kombetar ne bazen e programit te tyre.
Sigurisht, edhe ne kete shkrim, ju akoma e trajtoni ose e nenkuptoni Kosoven dhe banoret e saj, si nje entitet kombetar te ndryshem nga ai i Shqiperse londineze, por duket se nuk do jete e larget dita qe edhe kjo teze e juaja do te revizionohet ne kahun e shkrisjes se ketyre dy entiteve. Mbase rasti i Ukraines do ta pershpejtoje kete proces.
Nuk do te konsideroja, megjithate, te shkruaja keto rradhe, vetem me kete konstatim per evoluimin tuaj nese, ne shkrimin tuaj per nacionalizmin, qe i ngjan nje permbledhje te ndonje leksioni akademik ne ndonje kurs te shkurter unversitar mbi nacionalizmin dhe rolin e tij ne formimin e kombeve, nuk do te vija re disa kunderthenje apo nonsense, qe kompromentojne nivelin shkencor dhe llogjik te parashtrimit.
Sa per te ilustruar kete do te permend faktin se ju, zoti Spahiu, flisni per nevojen e nje doze me te madhe nacionalizmi nga shqiptaret per te forcuar institucionet kombetare dhe shterore, por ironizoni perpjekjet e tyre per kete qellim me termin e padefinuar “nacionalizem folklorik”
Ju, zoti Spahiu, thoni se “..(nacionalizmi) u paraqit ne histori kur u paraqiten kombet,”, duke shtremberuar faktin se levizjet dhe ideologet nacionaliste linden pikerisht per te realizuar nevojen e formimit te kombeve te caktuar ne nje kohe te caktuar dhe, pergjithesisht, u paraprine kombformimeve. (nese nuk keni nenkuptuar apo konfonduar me nacionalizmin kombformues, levizjet pushtuese/gllaberuese shovinisto-nacionaliste qe shoqeruan Europen ne prag dhe pas luftes se pare e te dyte boterore)
Nese nuk mjafton shembulli i rilindasve tane te medhenj ne historine tone kombformuese, po te kujtoj ketu vepren e Johan Herder(Johann Gotffried Herder, 1744-1803), filozofit, teologut, poetit dhe kritikut letrar, qe i parapriu nacionalizmit dhe formimit te kombit te coptuar gjerman, duke evokuar origjinen, gjuhen e perbashket, kulturen dhe folklorin qe lidhte gjithe gjermanet kudo qe jetonin.
Ju, zoti Spahiu, teorizoni se Enver Hoxhes ju desh nacionalizmi per te sunduar gje qe, eshte jo vetem nje genjeshter e madhe ne vetevete, por edhe nje teze e deshtuar akademike, pasi vetem deklarime, pa lëre më akte nacionaliste, do ta rrezikonin ne ekstrem pushtetin e Hoxhes ne rrethanat nderkombetare dhe fqinjerore ku ndodhej ai.
Vetem nese, ju zoti Spahiu, konsideroni nacionalizem qe mbajti Hoxhen ne pushtet, ideimin dhe realizimin nen drejtimin e tij te bazave te plota te albanologjise ne te gjitha fushat e mundeshme te gjuhesise, arkeologjise, historiografise, artit, shkences, kultures dhe arsimit kombetar.
Sa per çuarjen ne zero te ceshtjes se komb-formimit nga Enver Hoxha sepse ai na paskesh eliminuar “eliten e kombit” dhe te gjithe “nacionalistet” shqiptare, menjehere pas luftes, ju me siguri, beni shaka zoti Spahiu.
“Elitat e kombit” dhe “nacionalistet” qe eliminoi Hoxha, ne pjesen dermuese ishin ose perfaqsonin elitat komb-shitese ose kolaborocionistet e hapur me pushtuesit e te gjitha ngjyrave, perfshire ata qe i çonin ne tavë Emanuelit kuroren e Shqiperise apo, nese i do nga anet e tua, ata qe ishin dora e helmuar dhe e paguar serbe ne Shqiperi.
Nuk po zgjatem me paralelen e Hoxhes me Zogollin, qe me nje penel amatori, eshte rasti te perdor gjithashtu etiketimin “folklorike”, ju zoti Spahiu, i keni bere nacionalizmit te tyre.
Eshte njelloj sikurse tju krahasoj juve, me Hasan Prishtinen ose Luigj Gurakuqin, per te mos zbritur më në juge, ne Toskëri.
Nga ky shkrim, zoti Spahiu, i ngjni me shume nje studenti mesatar qe shkruan nje ese, si projekt detyre, se sa nje profesori dhe opinionisti me pervoje ne shtypin shqiptar.
Nivel me medioker te botekuptimit nuk kam hasur. Ahh jo, me fal, kam hasur, se ne fakt jemi plot me mediokritete.
Ju mbase akoma nuk keni marre vesh se cfare eshte nacionalizmi. Ju flisni e shtroni pyetjen pse Rama u be nacionalist, pa thene e pastaj argumentuar kete gje. Ku mendoj se Rama eshte njeriu me pak nacionalist ne hapsiren shqiptare, se nacionalizmi eshte vec per mendjet medioker.
Dhe ju thoni qe dhqiptareve ju duhet sa me shume nacionalizem. Duart ne koke.
Por mbase e thoni ngaqe nacionalizmi eshte per mendjet medioker dhe ne shqiperi ka me shumice, por kjo nuk mund te perfshine te gjithe, e jo e jo nuk eshte nje stimul pozitiv.
Mbase zoteri keni ngaterruar Nacionalizmin me Patriotizmin. Beni mire tu hidhni nje sy.
Dhe shqiptaret e tjere sa me pare te largoheshin nga nacionalizmi aq me shpejt do krijojne nje jete me normale per ta dhe ata rreth tyre.
Nacionalizmi i eshte dashur atyre qe perhere kane mashtruar e nepermjet tij futur ne lufte popuj te tere.
Eh nexh nexh.
Keto kombet kroate e serbe i marrim vesh qe i polli austro-hungaria e tito-ja nga suma, e qe flasin te njejten gjuhe (nuk besoj se ka ndonje universitet ne bote kateder te gjuhes “kroate”) po ky populli bosnjak cfare eshte a ma shpjegon dot?
Kur do ta ndajme edhe ne albanistanin me kandarin turko-jugosllav ne shqipo-laike, malcor-katolik, katunar-sunit-nga-shqypnia-e-mesme, lab, laluc, betashinj, kaurre edhe goro, qafira-ungjillore, e shume e shume minoranca te tjera.
Rroft patriotizmi jon qe na ben me lek, edhe e kthen shqiperine e madhe “authoctonus” ne liban te matur me kutin e tito-sulltanit ku na sunitt (sa emer ters ky ne shqiperin e mesme) jena shumic qe kena numru veten.
E di se keni shume probleme me ‘hien tuaj’ por ma mire ‘mut’ se grekorus….Ne jemi Komb mbi 110 milionesh me vullnet per zhvillim dhe emancipim, me mbeshtetjen e Sh.B.A-se dhe Europes
njerzimit
Per Europen ngelet nje plage e rende ,qe nga shperberja e perandorive dhe mungesa e nje identiteti te njejte qe mund te na bashkojne ,
Akoma edhe sot hipokrisia dhe mungesa e nje vullneti te sinqert drejt asaj qe e quajme ideja e nje europe te bashkuar kane bere qe nacionalizmat dhe interesat e shtetit komb te mbizotrojne dhe te asfiksojne cdo perpjekje per te ecur perpara
Ndoshta ekzistenca e nje rreziku nga jashte gjate historise se saj do ti bente europianet me te vetdijshem per bashkimin ne nje shtet ( arabet zotruan vetem pjesen jugore te gadishullit iberik ,ndersa mongolet harriten deri ne hungarine e sotme , dhe u kthyen pas)
Nje sundim nga nje okupator do te kishte cuar ne nje rezistence dhe kjo do te conte ne formimin e nje ndergjegjje europiane ,dhe me von ne krijimin e kombit europian
Per sa i perket shqiperise ne situatat e tanishme (jam dakort)i duhet te kete aq nacionalizem sa kane edhe poujte e tjere fqinj Nuk mund tu kerkohet ,dhe te kritikohen shqiptaret pse nuk mbajne lart flamurin e internacionalizmit(lubonja)mbi ate kombetar Ne nje kohe qe vete shtetet e europiane funksionojne duke vene ne radhe te pare interesate e tyre kombetare(gjermani france angli)
Kushtetuta e europes u hoth poshte pikerishte ne keto vende (france holland)te ashtuquajtura berthama e europes.
Debil si matoshi. O fashist serb, akoma nuk e kuptove se shqiptaret
E kosoves jan pjese e kombit shqiptar.
Nacionalizmi eshte e kunderta e Patriotizmit.
“Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve” -thenie franceze.
Guxo ti Nexhmedin dhe yeti kosovaret sa shqiptare ndihen.Pergjigja eshte 100%.Nese ndihen te tille dhe nese interesat per bashkim jane te gjitha ne favor te bashkimit,,atehere cfare kontradikte ka ketu?Apo jeni nje grup njerezish qe vdisni per vemendje dhe beni si interesante?
Desha edhe unë të ndërlidhem pak… jo me shkrimin e z.Spahiu, por me komentet të cilat përmbajnë ofendime t’rënda.
Edhe nëse ekziston liria e shprehjes, nuk të ipet e drejta ta ofendosh dikë në masë kaq të madhe.
—
Sidoqoftë, është fakt se shqipëtarët e Kosovës janë pjesë e kombit shqipëtar [të paktën ashtu cilësohen]. Nga ana tjetër, nacionalizmi dhe patriotizmi janë gjëra t’ndryshme, por ndërlidhen njëra me tjetrën n’shumë aspekte.
Unë patriotizmin e kuptoj kështu [mbase tek ne, shqiptarët e Kosovës, apo shqipëtarët në përgjithësi]: E KE LEKUN – E HAN BUREKUN. (është dëshmuar nga udhëheqësit e qeverive si n’Shqipër, Kosovë, Maqedoni)
Kurse, sa i përket botëkuptimit të nacionalizmit, shumë thjeshtë e ka spjeguar autori n’këtë shkrim. Kuptohet, duhet lexuar deri n’fund shkrimi, jo vetëm titulli.
Me nderime,
L.H.
Ishte e kuptueshme nese paraqitet ne media nji here ne vit por ky me ate tjetrin pervers matoshin i kan monopolizue mediat. Dhe kjo nuk esht liri e shprehjes por indoktrinim i tezave antishqiptare si teza e kombit kosovar.
Lin,
Secili ka të drejtë mendu ashtu siq dëshiron.
Mirëpo, jo me u shpreh me banalizëm të tepruar.
Të sygjeroj t’i përcjellësh mediat e regjionit, dhe e shikon se sa SHUMË FYHEMI [ne] shqipëtarët nga ‘ta’.
E mua nuk po m’doket shumë e arsyeshme, se prej nga gjith ai mllef, për njëri tjetrin. Mundesh me u pajtu, apo mos me u pajtu… me një qështje t’caktuar, por shumë terma banal po i drejtohen (drejtojmë) njëri-tjetrit.
Ky person ka vuajtur qe nga koha e femijerise nga kompleksi i inferioritetit dhe mospranimit nga shoqeria. Ato probleme e kane percjellur tere jeten dhe e kane lene te kompleksuar dhe nga ai kompleks kane lindur edhe deshirat dhe idete e tij antikombetare.
Nexhmedin Ages ju kanë ngatërruar paksa gjërat. Edhe këtu në këtë shkrim ka një ngatërrim nocionesh. Të gjitha atributet që ia falë “nacionalizmit me masë”, në fakt ato atribute janë të patriotizmit.
Nacionalizmi ka qenë i dobieshëm kur është përdorur si një lloj karburanti për ta nisur “anijen”, pra për ta formuar kombin. Nacionalizmi kurrë nuk është konsumuar, krijuar apo zbatuar sipas masës por sipas mundësisë, potencës intelektuale, ushtarake ose edhe numerike të një populli.
Kombet e përparuara ka kohë që nacionalizmin e kanë zëvëndësuar me patriotizëm. Rezultatet i kemi. Shihni demokracitë Perëndimore.
Trumbetimi për një dozë të shtuar nacionalizmi në Shqipëri, nuk është më shumë se klithje për të shkuar në kishë pasi të ketë përfunduar mesha.
Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë për kultivimin e ndjenjës patriotike