Kjo çështje është shumë e ngatërruar, sepse, si rregull, në rast se bashkë me përmbysjen që i bëhet një diktature, nuk ndëshkohën me sistem të gjithë aktivistët legalë të policisë sekretë; është e pamundur që të ekspozohen edhe agjentët ilegalë të kësaj policie. Në Shqipëri kjo nuk ndodhi.
Një regjim totalitar, komunist apo nazist, nuk mund ta imagjinosh dot pa një polici sekrete që ka gjithçka në dorë dhe që drejtohet direkt nga diktatori. Kështu ka qenë edhe Sigurimi i Shtetit në Shqipëri. Ai në fakt ka qenë vetë Enver Hoxha, pavarësisht nga ministrat që e kanë drejtuar sipas arsyeve politike që Hoxha bënte për garantimin e pushtetit të tij. I gjithë amoraliteti, terrori, banditizmi dhe krimi shtetëror, që janë kryer në regjimin hoxhist në Shqipëri, dhe kudo nëpër shtetet totalitare: në Moskë apo në Berlin; janë ekzekutuar nga policitë sekrete respektive, sipas urdhërit të diktatorit. Hoxha në Shqipëri, bënte analizat e tij për “armiqtë”, pastaj këto duhej t’i vërtetonte Sigurimi i Shtetit.
Po agjentët e fshehtë të tij çfarë bënin? Ata përgjonin realisht dhe nuk kishin lidhje me Enver Hoxhën. Ata i drejtonte sigurimi që përgjonte me anë te tyre, provokonte kë dëshironte dhe, njëherësh, mbante me ta frymën e terrorit shtetëror në Shqipëri. Po ta shohesh në një prizëm strikt moral, këta agjentë janë pasoje e gjendjes; por, me dashje apo pa dëshirë, ata kanë marrë pjesë në terrorin shtetëror në 45 vjet në Shqipëri. Pë këtë arsye, nëse shoqëria duhej vërtet që të ndryshonte jetë, duhej që, që në hapat e para të përmbysjes së komunizmit dhe hoxhizmit në Shqipëri, të ishin bërë publike emrat e agjenturës së Sigurimit shqiptar. Por kjo nuk u bë asnjëhere në këta 22 vjet.
Dhe pyetja është shumë e thjeshte: Pse?
Por përgjigja është shume e rëndë për tu dëgjuar. Sepse, ata i mbajti të pazbuluar regjimi që erdhi në Tiranë në vitin 1992. Ishte lidërshipi i Partisë Demokratike, që kurrë nuk e lejoi hapjen e dosjeve të ish agjentëve të Sigurimit. Dhe promotori i kësaj ndalese ka qënë Sali Berisha, sepse në lidërshipin e Partisë Demokratike, 75 përqind e liderëve ishin ish agjentë të Sigurimit të Shtetit. Dhe pyetja që bëhet normalisht në këtë rast është pa dyshim kjo: si ka mkundësi? Po, ka mundësi, por ajo ështe poltike.
Ramiz Alia është krijuesi i poltikës “me agjentë të Sigurimit”. Ai nuk mendonte se mund të rrëzohej ndonjëherë nga pushteti, por, në të njejtën kohë, kërkonte kohë për të rimarrë veten. I duhej pluralizmi për të gjetur para në Perëndim, dhe, njëherësh, i duhej se pluralizmi politik u bë frymë e kohës. Atëherë çfarë bëri? Meqë realisht ishte drejtuesi i gjendjes, dhe, më që i duhej një opozitë, mendoi që atë ta krijointe me njerëz të kapur nga Sigurimi, në mënyrë që me ta ta kontrollonte realisht opozitën e re shqiptare. Dhe ashtu bëri, nxiti këta agjentë që të rreshtoheshin që në fillim në Partinë Demokratike, e cila do të ishte opozita legale e Shqipërise “kundër” Partisë së Punës.
Por, Ramizi nuk e kishte llogaritur mirë këtë çeshtje, sepse populli, si uragan, e përmbysi thëllë, me gjithë Enver Hoxhën. Por agjentët ama, mbetën në Partinë Demokratike. Ata u treguan më të egrit kundër regjimit komunist në Shqipëri, sepse tanimë nuk kishin frikë, dhe gjendjen e tyre si agjentë apo si spiunë e kujtonin me trishtimin e njeriut të poshëtruar. Dhe ndoshta kishin të drejtë, por kjo ishte e përkohëshme, se të gjithë këta që i hodhi Ramizi në PD, i kapi Sali Berisha, dhe, atë që donte të bënte Ramizi me një opozitë fiktive e të kapur, e bëri Sali Berisha, duke ua mbajtur gjithmonë si sëpatë mbi kokë të gjithë bashkëpunëtarëve të tij në PD, që ishin realish ish agjentë të Sigurimit. Prandaj, nëse Ramizi kërkonte të krijonte një opozitë fiktive në Shqipëri me anë të ish agjentëve të Sigurimit të Shtetit; Berisha krijoi një demokraci fiktive në Shqipëri,përsëri me anë të ish agjentëve të Sigurimit të Shtetit.
Natyrisht, kjo është politikë, por kjo u bë shkak për krijimin e autokracisë Berisha, e cila nuk e la kurrë një zhvillim shqiptar demokratik. Që nga viti 1992, të gjithë lidërët kryesorë që mbajtën Saliun në pushtet, kanë qënë ish agjentë të Sigurimit të Shtetit, madje edhe ata që e zgjodhën atë Kryetar të PD-së në shkurtin e vitit 1991, kishin qënë agjentë të Sigurimit të Shtëtit.
Kjo është historia banale e ish agjentëve të Sigurimit të Shtetit, dhe sigurisht që i ngjitet ndërkohe edhe deklaratës së Kryeministrit Shqiptar për “hapjen e dosjeve”. Nuk ka mundësi ky kryeministër që ta bëjë këtë! Dhe ja provat: i pari që i doli kundër ishte Ilir Meta. E din ipse? Sepse ka tepër gjasë që bashkëpunëtorët e tij dhe të tjerë që e mbajnë me force, duhet të jenë ish agjentë të Sigurimit të Shtetit; sepse ndryshe, si mund të bashkëpunonin me një individ që s’ka asnjë gjë morale në karakter, dhe asnjë gje logjike në intelekt? Por s’është vetëm perngesa Meta. Rama ka edhe pengesa të tjera: ata janë “mbrojtësit” e tij; dhe pastaj, a e ka në interes të tij vendosjen e moralitetit ky kryeministër?
Unë mendoj se jo. Atëhere, mendoj gjithashtu që ajo ka qënë një deklaratë që do të mbetet e tillë e do të harrohet. Më mirë le të presim; sepse një gjë është e sigurt: nëse hapen ato dosje famëkëqia, në Shqipëri nis nje erë e re drejt moralitetit shoqëror. Por këtë mund ta bëjë vetëm një burrë shteti të cilit, më shumë i dhemb moraliteti shoqëror i shoqërisë së tij, se sa pushteti personal, qoftë dhe me hapsat e kashtës në dorë.
Taku pershendetje!
Vete spiunet e sigurimit, pretendojne se dosjet e tyre i kane ne serbi. Sepse motra spiune me nurrin spiun ka vene burg vellain dhe ne interrnim gjithe familjen. Sot vjen nga Bostoni e ngre portretin e Enverit ne Permet?!
E Kupton Spartak, vazhdon lufta me familjen e vellait te internuar dhe nga motra qe eshte ne Boston. Sepse SHISH eshte plot me ta dhe fijet levizin…
Spartak ketu duhet nje lufte civile shqiptaret atdhetare me spiunet e te gjitha ngjyrave. TE MBAROJE KJO PUNE!!!
Edhe pse keto dosje mund te kene mbetur vetem kapaket, se jane pastruar nga ish pushtetaret e pare demokrat dhe me vone, por neqoftese Edi Rama eshte burre shteti detyrimisht duhet ti hape dosjet, qofte vetem per publikim te emrave dhe aktivitetin qe ka bere secili. Populli kete gje e pret me qetesine me te madhe dhe pastaj sigurimsat nuk mund te llapin me e te mburren se e duan apo nuk e duan enver hoxhen, e duan apo nuk e duan partine e pune apo komuiniste. Do te ishte mire qe vete sigurimasat te japin emrat, por presim shume nga edi rama qe kete rradhe do ti hape me te vertete dosjet. edi rama ate qe ka thene e ka bere. Ai po kerkon te beje nje shtet. Sa mire qe greqia e mori veteshn shume shpejt. Por pengesa me e madhe eshte klani i sali plakut cjap serb qe e don shqipernine vetem ne gjendje anarkie.
Po deri sa Edi Rama thote se nuk e kam mar me tapi drejtimin ndoshta kete veprim e ben se ai vete eshte i paster dhe nuk ka cfar humbet.Te gjithe sigurimsat e Saliut u veshen me pardesy te bardha qe te dalloheshin nga te tjeret.Edhe Saliu si kryetar i tyre po ate lloj pardesyje mbante.
Dhe të gjithë këtë Avukat Ngjela e kuptoi diku nga viti 2006, në kohën kur ishte deputet i partise se ish-sigurimsave drejtuar nga Sali.
Mos ke gelltitur edhe ti avokat diku një lugë çorbë të prishur?!
p.s. Po plotesohet lista e Saliut…
Dosjet duhet te hapen, edhe per ti dhene fund ketyre historive konspirative me arsen lupen e me sherlok holmes, e te marrim vesht kush ka qene ai bir kurve qe ka tallur trapin me ne…
roba da fantascienza, Ngjela duhej te ishte regjizor filmash, do kishte bere karriere.
Me duket se po lini nam! Po hapini mor ato dosje se qenin e ngordhur do te gjeni! E them kete se qeni i ngordhur me 1990 nuk ngjallet me! por romaket kane patur nje shprehje qe regjisori i famshem neorealist italian Fellini e perdor tek filmi i tija “Satyricon”:”meglio impiccare un marito morto che perdere un amante vivo!” qe do te thote” me mire te varresh burrin e vdekur sa te humbasesh dashnorin e gjalle!”.
E para qe duhet bere eshte qe keta kelyshe te sigurimit mos dalin me ne publik si p.sh.Spartak ngjela e shume e shume te tjere.Thenia e Ramizit ne pleniumin e fundit per pluralizmin ne vendin tone se do lejojme kete te fundit por kure nuk do dorzojme pushtetin qe e morem me gjak tregon se keto 24 vjet keta kelysh kurvash jane ne pushtet dhe i ka lejuar banditi Sali Berisha te pasurohen e te vene miliona duke mashtruar popullin.Prandaj o z.Spartak sa me pak laro si puna tende te dalin me analiza aq me shume do ti sherbeni ketij populli qe te mos krijoni stres e dhimje.Populli e ka gjetur rruge zgjidhjen po mjere ju llumi i ketij kombi qe nuk vute mend.Gezuar festen o popull dhe lavdi atyre qe dhane jeten per kete vatan.
Ne fakt avokat Ngjela jo vetem ka qene bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit, por ne burg ka bere bashkepunetore edhe shume te burgosur “politik”. Ai mendon se dosja e tij eshte zhdukur, por i kane dhene fotokopje lazer dhe e ka ngrene per te vertete. Dosja e tij si bashkpunetor i sigurimit ekziston edhe sot.
“Luften” e drejtoi Enveri pra ka meritat e tij dhe do shkruhet ne histori …
“Sistemin” e degjeneroi Enveri dhe ka gabime dhe fajet e tij kjo dio shkruhet ne histori ….
“Demokracine” ne Shqiperi e shkaterroi komunisti-spiun Berisha me bemat e tij, qe do shkruhet ne histori ….
Mendoj se duhet te jene mbi 100 mije dosje te bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit te cilet kane spiunuar mesatarisht 500 mije shtetas shqiptare dhe te huaj!!
Sa holle qe mendoke!Keto shifrat duhet t’i kesh nga eksperienca personale,apo jo????
Sinqerisht as qe e kam idene e ketyre numrave…qe mund te jene disa here me te medhaja ose me te vogla. Nuk e kam idene.
Tani po ju drejtohem juve, AK-47,(me duket i frikshem ky kod “AK-47)
na thuaj perse mendon se duhen te jene keta numra…he…fol..fol hapur…
Spartak Ngjela,i biri i Kico Ngjeles-ish minister i Tregtise Jashteme dhe Vera Ngjeles-ish ministre e Shendetesise,te dy Anetare te Komitetit Qendror te P.P.SH.ne sistemin e diktatures Enver Hoxhes dhe pa tjeter dhe Deputete te Kuvendit Popullor.Nuk kam arritur te kuptoja se si ky Pinjoll tipik i Diktatures ka akoma guxim te shese vehten per Demokrat?Vetem sot kuptova nga shkrimi i tij se si ka arritur te shkruaje dhe vazhdon te shkruaje se kush e ka mbrojtur dhe kush vazhdon ta mbroje.Jane ato te “Sojit te tij”,ato qe detyruan Nako Spiron,te vrase vehten.Ai ishte ne zyren e Kico Ngjeles,babait te Spartakut.Prej zyres shkoi drejt e ne W.C.-e Kico Ngjeles,ngjitur me zyren,ku dhe beri “Vetvrasjen”.Thenia e Robespierit se-“Revolucioni ha bijte e vet”beri vend edhe ne familjen tende,o Spartak Ngjela.Kurre nuk ke qene i burgosur politik por i Burgosur brenda “Sojit”
Tani nuk ka asnje vlere hapja e dosjeve; nese jane, ato qe jane, ashtu si jane, te zhdukura, te ndryshuara apo te fallsifikuara etj. Me çudit fakti sesi nuk e kupton kete Z. Ngjela. Per arsye moshe, nuk kane mundesi, prandaj mund te jene te paket ne numer, te jene ne politike, ne te kater pushtetet, administrate dhe kudo tjeter, ish sigurimsat, bashkepunetoret e tyre, ish drejtuesit e larte komuniste ne qender dhe ne rrethe. Ata nuk kane nevoje te jene, sepse jane femijet e tyre, nipat dhe mbesat, krushqite etj. Ashtu ishte loja, prandaj nuk u hapen kur ishte koha.
nese edi rama do te hap dosjet do te ngelet ne histori si politikani me i sukseshem populli po pret me padurim te shohe te verteten e ketyre politikanve qe kan drejtuar vendin.
n.q.se kryeministri eshte i angazhuar ti hape dosjet ato mund te hapen dhe te hapen sa ma shpejt e mundur qe edhe ai vete duhet te bej detyren dhe te mbahet mend si person i kohes po presim me padurim hapjen??