Lëximi i qartë i protestës së fundit të opozitës sjell në vemendje rrugën antishtet të një pjese të shoqërisë shqiptare dhe nëvojën e saj për një dorë të hekurt për ta udhëhequr në këtë “kauzë”. Me këtë rrugë formon udhëkryq udha e heshtjës së një pjese tjetër të shoqërisë, madje e cilësuar si më përgjegjeshme për fatet e çdo vendi, ndaj dhe me heshtjen e saj bëhet edhe më fajtore se e para.
Nga ana tjetër është në veprim ndërmarrja e reformave në emër të shtetit ligjor nga ana e qeverisë së majtë. Eshtë pikërisht kjo ndërmarrje e cila vuri në pah një kompleks fenomenesh që kanë futur në krizë të përgjithshëm shoqërinë shqiptare.
Zbuloi së pari, thellësinë dhe gjerësinë e gjunjëzimit të shtetit nga ana e opozitës dje në qeveri, nëpërmjet inkriminimit të shoqërisë. (Mjaft që të provoje se i shtoheshe vathës elektorale të saj, të ngrije dy gishtat lart dhe automatikisht të lejohej të hapje një vrimë në çisternën e shtetit për të jetuar e u pasuruar.)
Tregoi se ky fenomen u kthye në vlerë shoqërore, pasi kush dinte të përvetësonte më shumë nga shteti dhe nëpërmjet shtetit, ishte i suksesshëm në shoqëri.
Vërtetoi se administrimi i kësaj situate gangrenizuese të shtetit realizohej nga një dorë e hekurt.
Zbuloi gjithashtu mungesën e vullnetit nga ana e vet shoqërisë për t’ju kundërvenë këtij realiteti. Ajo, në pamundësi për të projektuar bindshëm të ardhmën dhe e pa shpresë për të sfiduar realitetin, priret drejt rehabilitimit të antivlerave të së kaluarës nëpërmket gërryerjës së shtetit. Shfaqet si kërkesë për t’u vetsunduar nga një dorë e hekurt, si mënyrë mbrojtjeje nga mëkati, si për të provuar egzistencën e vet, si mjet për të justifikuar paaftësinë për të reaguar, për të vepruar, jetuar e aspiruar në mënyrë civile.
Në këtë kendveshtrim, protesta e opozitës evidentoi nëvojën e ruajtjës së kësaj statukuoje, parimeve dhe “vlerave”. Mbrojtjen e inkriminimit masiv nga një dorë e hekurt dhe anasjelltas. Mbrojtjen e dorës së hekurt të inkriminuar. Kësaj tabloje i shtohet edhe nëvoja për të evokuar në formë nderimi ekstremitete të dorës së hekurt të diktaturës si Enver Hoxha, Feçor Shehu etj.
Duke kërkuar tek e kaluara paralelën tjetër të kësaj situate do të arrinim në fillimet e shekullit njëzet. Atëherë kur një pjesë e shqiptarëve u shkonte nga pas atyre që prinin me parullën “Duam babën” (perandorinë otomane të perenduar). Një pjesë tjetër u shkonte nga pas atyre që vrisnin njeri tjetrin me shpresë se do të shpetonin nga hija e krimit ndaj vendit dhe kombit, kur dinin se pasuesit do t’i glorifikonin.
Diktatura komuniste e ngriti në sistem kundërvënien e shtetit ideologjik ndaj qytetarit të thjeshtë dhe sundimin absolut të tij deri tek nëvoja për vetsundim. E vërtetoi këtë fakti që tek ne antikomunizmi u shpreh me shkatërimin e gjithçkaje të e çdo vlere materiale dhe shpirtërore të krijuar nga po ata shqiptarë për gjysëm shekulli. Në gjendje mungese të ndërgjegjës për vlerat e veta dhe të trashguara, shoqëria po kthehej në turmë pas berihajt të ri, i cili tinëzisht, identifikoi të ardhmën me luftën ndaj të kaluarës. Në këtë betejë ftoi gjithë shqiptarët duke i joshur me trofe therrimet nga sofra e pasur e shtetit ku nuk mbaronte së ngreni padroni i ri teksa shndërohej në dorë të hekurt. Kjo kënaqësi shkatëruese u bë shtrati i ngrohtë i krimit të organizuar pa ngjyrë politike, që sundoi shtetin pluralist. Gjithçka po ndodhte me frymëzimin dhe nën garancinë e kësaj dore të hekurt. Në fakt bëhet fjalë për një të kundërt që ngjan si dy pika uji me të djeshmën, por që shumëfishoi pasojat e krizës të së kaluarës së afërme.
Në kësi kushtesh vendosmeria e qeverisë për të bërë reforma në emër të ngritjës së shtetit ligjor, detyrimisht do të marrë formën e një dore të hekurt.
Por, sa i suksesshëm, sa i rrezikuar dhe sa i rrezikshëm mund të jetë kjo dorë.
Së pari. Kjo “dorë e hekurt” duket se të çon tek dora e hekurt e Getes. Fatkeqësisht për ne, dorën e hekurt të qeverisë për reforma e bashkon me idenë e Getës vetëm qëllimi. Drasati i Gëtës është një thirrje e brendshme e vet shoqërisë gjermane të kohës, shek XVIII-XIX. Një kërkesë e saj për të mohuar të kaluarën, (anarkinë feudale) dhe sfiduar realitetin në emër të një përspektive me argument kryesor komb-shtetin e vërtetë ligjor, (i cilësuar organik, qoftë edhe si produkt i frymës së shenjtë). Që respektimi i ligjit të kthehej në ndërgjegje absolute, kolektive e individuale. Pra, dora e hekurt në rastin e Getës është personifikim i nëvojës emancipuese të ndërgjegjës kolektive në koherencë të plotë me vullnetin e brendshëm të çdo gjermani të thjeshtë.
Tek ne ndodh e kundërta. “Dora e hekurt” nuk është produkt i brendshëm shoqëror për reforma të thella dhe imediate, por shfaqet si vullnetit elitar mbi një shoqëri të pavullnetshme për to dhe të ndikuar nga një dorë tjetër antireformë.
Nga ana tjetër, koncepti i dorës së hekurt tek ne është sundues në traditën tponë dhe shfaqet si arketip fiks, rrugëtimi i të cilit në diakroninë e kohës lidhet me krimin. Ndryshon nga shëmbujt e historisë botërore. Historia botërore njeh shëmbuj njerëzish të shquar që kanë pjesë të biografisë së tyre mëkatin, fajin, krimin. Por, ky fakt u shërbeu atyre si shtysë për vëpra sublime në shërbim të shoqërisë dhe të kombit të tyre. Dhe vetëm pas kësaj “shlyerjeje” të fajit kujtesa popullore dhe zyrtare u krijoi atyre një vend nderi në historinë kombëtare, ose botërore.
Në traditën shqiptare, fajtorë shoqërorë deri edhe kriminelë dalin në skenë, ose u hapet rruga për të ardhur në pushtet për të fshehur krimin pas postit civil a politik, për ta shfrytëzuar atë për tu shndëruar në dorë të hekurt, (makbethër shqiptarë). Tragjiciteti i kësaj sjelljeje lidhet me faktin se këta po kthehen në arketipa dhe glorifikohen, ndërsa ata që përpiqen për të kundërtën, kthehën në minorancë dhe u rezërvohet një fat tragjik. Në këtë kontekst “dora e hekurt” e reformave të qeverisë ka për të përballuar dhe sfida të tjera të vet aktualitetit.
Thamë se ndodhemi në kushtet e mungesës së gadishmërisë shoqërore për reforma. Ajo vazhdon të jetë nën efektin e infeksionit të kompromentimit me krimin si mënyrë efektive jetese. Këtë mungesë vullneti e ndih edhe fakti se burimet formale për sigurimin ne jetesës nuk po i zevendësojnë ato informale. Bashkimin me opozitën (fajtorën bazë për këtë gjendje) si rrugë për të shprehur pakënaqësinë, tregon se pagadishmëria e njerëzve të thjeshtë për reforma po kthehet në rrezik antireformë.
Strukturat e shtetit që duhet të përbejnë mekanizmat efektive të këtyre reformave janë përgjithësisht në shërbim të dorës së hekurt antireformë. Qeveria ngeci në ndëshkimin e përgjegjësve shtetërorë për krimin ndaj shtetit e shoqërisë, pasi këto struktura të kapura i morën ata nën mbrojtje. Tani dora e hekurt e qeverisë po zbaton ligjin ndaj të inkriminuarve të thjeshtë, por pa mbrojtje. (ndaj vjedhësve masivë të energjisë që vidhnin me dijeninë dhe garancinë e shtetarëve) Drejtësia ndaj tyre do të jetë e pamëshirë, pasi, nga njera anë nuk do të gëzojnë mbrojtje politike (siç ndodh me fajtorët shtetërorë) dhe vështirë nëse të gjithë do të kenë mundësinë e mbrojtjës materiale, (se vidhnin për të jetuar). Nga ana tjetër një ndëshkim i tillë i diferencuar, gjithsesi, rrit pakënaqësinë e atyre që përbejnë shtresat e varfëra, -popullin. Krijon idenë e shtetit policor , që aq për shtat i shkon opozitës.
Po ashtu, qeveria për të ardhur në pushtet iu desh në mënyrë objektive, të përdorte edhe mjete e metoda të pushtetmbajtësve të atëhershme. Sot, këta “aktivist” kërkojnë shpërblim sipas të njejtave kontrata si me pushtetarët e djeshëm. Për qeverinë kjo përkthehet në haraç me kosto shumë të lartë politik. Aq me keq, kur dihet se ka edhe eksponentë qeverisës të cilët nuk mund të shpetojnë nga mentaliteti i qeverisjës së djeshme dhe klientelizmit në kurriz të shtetit e të shoqërisë. Kjo mund të rris partishmerinë, por zbeh meritokracinë.
Së fundi, në opinionin publik po përkthehet si mungesë kohëzioni i brendshëm politik në kampin qeverisës, dialogu dhe debati aq i domosdoshëm dhe aq karakteristik për kualicionin qeverisës.
Te gjithë këta faktorë janë sfida, të cilat qofte edhe me heshtjen e tyre, duket se janë në pritje, e cila fatkeqësisht po anon, nga pritja për të parë se çfarë do të bëhet, në pritje për të parë dorën e hekurt të reformave të dështojë…!
Si gjithmone i thelle dhe i sakte Z. Barka.
NJE ANALIZE E RALLE DHE GJITHE MUNGUAR PER BOTEN SHQIPTARE.TE LUTE BARKA!
Nje Anti Shqiptar i regjur, Nje Pleher Nje Llume qe quhet Panajot Barka nje kurve burre.
O BILE SA KARUC QE JE .KE BITH TI TE GJYKOSH NJE PROFESOR?
O barka vetem profesor qe nuk je ti.nejse ti nuk meresh shum per baze se mero bytha te jep nje hapesire te letra higjenike qe ai e quan medja.plus qe ti ke dhe qejf mbetje me rilidsat dhe nuk te mer njeri per baze.
as nuk e marr mundimin te lexoj plehrta e tua.ade ke gamisu paliopushta kopriti.