Rrëfimi për Profetin, e dehur

3 Dhjetor 2014, 10:13Blog TEMA

Nga Berat Buzhala*

 

Kurrë nuk ka qenë e mundur që të jepet një gjykim racional dhe pa emocione për Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Ai ishte Profet, për shumicën. Por ishte edhe i dehur, për një pjesë tjetër. E vërteta gjendet diku në mes. Si e shoh unë rolin e tij përgjatë fundviteve të 80-ta, viteve të 90-ta dhe deri në vdekje

Kryeministri i famshëm i Republikës Popullore Kineze, Chou En Lai (Zhou Enlai), në vitin 1972, i pyetur që të komentonte Revolucionin Francez të vitit 1789, kishte thënë: “Është shumë herët ta vlerësojmë ketë ngjarje”. Pra, edhe 200 vjet pas, i dukej herët. A është herët të flasim për Ibrahim Rugovën, në këtë ditëlindje të tij? A ka mundësi që figura e tij të shikohet, edhe me ca ngjyra tjera, pos atyre bardhezi, që kryesisht e kanë përcjellë ketë figurë. Kështu në vitin 1999, për figurën e Rugovës assesi biseda nuk do të mund të zhvillohej me një ton normal. Ose kishte të tillë që thoshin se e ka hak plumbin në ballë për tradhti dhe sabotim të luftës, ose që thoshin se Rugova ishte i përzgjedhur i Zotit, një lloj Messia, që po i printe ‘popullit të Izraelit’ për në tokën e premtuar. Ekstremet ishin të skajshme. E edhe sot e kësaj dite, ndonëse vdekja e ka bërë të veten, ndarjet janë të thella. Madje deklarata e Kryetarit të PDK’së, Hashim Thaçi, se “Rugova ishte njeri i momenteve pivotale” më shumë tingëllon cinike se e sinqertë. Pak a shumë në këtë drejtim e mirëkuptoj Rexhep Qosjen që ndihet i prerë në besë nga kjo kthesë e madhe e ish aleatit të tij.

Por si e vlerësoj unë Ibrahim Rugovën? Sigurisht që një armatë e tërë e militantëve të Rugovës po pret të thotë se ‘kush je ti që ta vlerësosh atë’. Mirëpo, unë nuk po ia vë pikën kësaj teme. Por për shkak që aq shumë kemi folur për ‘shallin’, siç e quanin, do të ishte e pamundur që të mos e kisha një mendim timin për të. Për shkak të qëndrimi të tij të gjatë në politikë – prej fundit të viteve të 80’ta, e deri në fillim të vitit 2006 kur edhe vdiq – është e pamundur që roli i tij të shihet vetëm prej një këndi. Pra, sipas meje, për Ibrahim Rugovën duhet të flasim në disa epoka, ose periudha. Dhe madje, edhe roli i tij, e posaçërisht niveli i tij, dallon shumë prej një dekade në një tjetër.

Periudha e artë: 1989 – 1995

Kjo ishte periudha e vetme, gjatë gjithë jetës së tij, kur Ibrahim Rugova po i printe popullit si një intelektual dhe filozof. Ky në fakt është i vetmi Rugovë që mua më pëlqen. I thellë. I guximshëm. E mbi të gjitha i veçantë. Në fakt, e them me bindje, se këto ishin 6-7 vitet e vetme, përgjatë gjithë historisë tonë, kur Kosova ishte në duar të një politikani/filozofi/vizionari të shkëlqyeshëm. Kjo ishte periudha e vetme kur askush nuk mund të thotë se, po të ishte dikush tjetër në ballë të popullit, gjërat do të kishin shkuar më ndryshe. Po flasim për një epokë, kur çdo gjë po ndryshonte me një shpejtësi të dritës në pjesën më të madhe të Europës dhe të botës. Kjo ishte koha kur përveç që po shembej komunizmi, po shembej edhe Jugosllavia, po rilindte religjioni i të gjitha formave. Kurse rrymat nacionaliste kishin dalë nga shtrati.

Posaçërisht, për fatin tonë të keq, tek ata që ishin edhe zyrtarisht ‘shefat’ tanë, serbët. Pra, rrëmbyeshëm po shembej çdo gjë për të cilën ne ishim duke u mbajtur në dekadat e fundit. Po rrezikonim të ngelnim krejtësisht pa busull. Derisa në Kroaci dhe Slloveni liderët komunistë e kishin marrë përsipër t’i prinin qytetarëve të tyre edhe në ketë periudhë të tranzicionit, këtu tek ne as që bëhej fjalë për liderë të tillë. Sepse, sipas të gjitha gjasave, të vetmit në Jugosllavi që kishin besuar në shtetin jugosllav, kishin qenë komunistët nga Kosova, si Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli etj. Në rrethana të reja, të dytë këta, e kishin futur bishtin nën shalë, dhe po çuditeshin nga monstruoziteti i nacionalistëve serbë. Shih për ketë, sipas të gjitha gjasave, këtë lloj të politikanëve, lideri jonë i ardhshëm, Ibrahim Rugova, kishte vendosur ta mbante larg vetes. U desh të përfundonte lufta, të vinin në Prishtinë komandantët për t’i rehabilituar figurat e dyshimta. PDK kishte zgjedhur ta rehabilitonte Fadil Hoxhën, kurse AAK Mahmut Bakallin. Por kjo është një temë tjetër.

Ajo çfarë ishte e rëndësishme, sipas meje, ishte se në këtë kohë ndryshimesh të mëdha, Ibrahim Rugova ia kishte dalë me sukses të zgjidhte rrugën e duhur, në fakt të vetmen, e që si rrjedhojë e saj ne jemi këtu. Normalisht që në ndërkohë janë bërë edhe shumë lëvizje të tjera, qoftë prej tij, qoftë prej të tjerëve, por ky ishte hapi i parë, i duhur. Çfarë bëri mirë Rugova, ose çfarë mund të bënte keq ai? Siç e thamë edhe më sipër fundi i viteve të 80’ta, ishte koha kur po bashkohej Gjermania, po copëtohej Bashkimi Sovjetik, e edhe Jugosllavia. Kjo e fundit ne na interesonte më së shumti, sepse e dinim se ishte një proces që nuk ndodh çdo ditë. Pra, të gjithëve përreth nesh po u ngutej, e ne kishim më së shumti arsye që të nguteshim. Ne po e shihnim se si as vëllezërit, kroatët, serbët dhe boshnjakët, nuk po dëshironin të jetonin më së bashku, e lëre më ne, që vazhdimisht ishim konsideruar si bërlloku i Jugosllavisë. Pra, ekzistonte ideja, e edhe gatishmëria, që të nguteshim për t’i kapur armët për të shpallur pavarësinë tonë, që ta zinim trenin, që nuk do të vinte prapë edhe 100 vjet të tjera. Por cilat armë? Ato që nuk i kishim… Dhe mandej dëgjoheshin zëra, që sapo ne të nisnim luftën, armët do të vinin vetvetiu. Por prej ku? Kishte një varg pikëpyetjesh, secila më kritike se tjetra. Kishte shumë ide, secila më fatale se tjetra. I vetmi që nuk po e merrte vesh se çka po ndodhte, ishe populli. Ishte një udhëkryq i jashtëzakonshëm.

Kurse populli ishte i gatshëm ta përqafonte, atë ide ose ketë ide. Pra, kjo ishte një kohë e tillë, që populli fare lehtë mund ta përqafonte edhe idenë që ne duhet të shikonim kah Lindja, por edhe idenë që ne duhet të shikonim kah Perëndimi. Kjo ishte koha kur ne e donim liderin komunist shqiptar Enver Hoxhën në Shqipëri, por e urrenim komunizmin dhe diktaturën. Ekstremet dhe lëkundjet ishin të jashtëzakonshme. Madje për hir të vërtetës, e mbaj mend si gjimnazist, që përkrahja popullore për luftën e Gjirit shkonte më shumë në favor të Sadam Hysenit, sesa Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Siç kishte qenë më e madhe përkrahja për të çmendurin e Libisë, Moamer El Gadafi, krahasuar me Presidentin Amerikan Ronald Regan. Sot, nga kjo perspektivë, kur të gjithë jemi të qetë në shtëpitë tona, dhe kur e dimë rolin e Perëndimit për çlirimin tonë, është shumë e lehtë të thuhet se Ibrahim Rugova, në vitin 1989/90/91, e kishte bërë zgjedhjen e vetme të duhur, duke u rreshtuar pa asnjë dyshim drejt Perëndimit. Madje, simbolikisht, ai e kishte bindur edhe popullin se fotografia e tij me Papa Gjon Palin assesi nuk i bën më pak myslimanë shqiptarët e Kosovës. Dhe për çdo të premte, jo për çdo vit, e as çdo muaj, por çdo javë, e recitonte dedikimin e tij drejt Perëndimit. Ai ketë nuk e thoshte për ne, por e thoshte për Perëndimin. Ishin këto vitet kur Presidenti Rugova arriti që ta shpëtonte Kosovën prej një tragjedie biblike.

Me një durim të pazakonshëm luftën që ishte e dedikuar të shpërthente mbi kokat tona e shmangu. E shmangu një luftë krejtësisht të barabartë, në të cilën Perëndimi do të ishte një monitorues gjakftohtë, siç ishte rasti, ta zëmë, me Bosnjën dhe Hercegovinën. Në fillim të viteve të 90’ta asnjë shtet Perëndimor nuk ishte as i gatshëm e as i interesuar që të lëvizte as gishtin për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Në këtë kohë, edhe më tutje nuk dihej qartë se kush ishte viktima dhe kush ishte agresori. OKB, NATO, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe më tutje ishin duke e hetuar se cilët ishin djemtë e këqij e cilët ishin të mirët në Ballkan. Dhe hapi më i mirë i mundshëm, kur të gjithë kishin kapur armët në dorë, kishte qenë që ne të bënim dallimin. Ne, kryekëput fal Rugovës, e kishim bërë dallimin. Në një rajon përplot me huliganë dallimi nuk bëhet edhe me një huligan më tepër. Por me një huligan më pak. Dhe kështu, kur Ballkani po digjej flakë, Ibrahim Rugova po jepte një leksion të jashtëzakonshëm për civilizimin. Që konfliktet duhej zgjidhur me rrugë paqësore. Kjo ishte melodia që Perëndimi po dëshironte ta dëgjonte. Dhe ata e dëgjuan. I dëgjuan në fakt dy gjëra, për së paku 6 vite me radhë: Që ne nuk dëshirojmë luftë dhe që ne jemi të përcaktuar për vlerat Perëndimore. Çfarë mrekullie. Çfarë mesazhi tjetër do të mund të dërgonim prej një rajoni banditesk. Ishte kjo hera e parë që ne po i çudisnim të gjithë, madje edhe vetën, me durimin dhe pjekurinë e treguar.

Kështu, ne u menduam që në dimrat e përgjakshëm Ballkanik të vazhdonim të besonim në ‘filozofinë rugoviane’. Me kujtohen ato net dimrash të ftohtë të 90’tave, kur Sarajeva po përjetonte një tmerr të vërtetë, e ne në shtëpitë tona luanim piçpirik ose shah. Kohë pas kohe, kur ndodhte ndonjë masakër shumë e madhe ndodhte që ia shtonim vetëm pak zërin e televizorit. Shanim serbët, ndjenim keqardhje për boshnjakët, dhe e vazhdonim lojën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kjo do të ishte mrekullia vet, sikur gradualisht të mos na iknin vitet. Sikur Kosova të mos zbrazej çdo vit. Sikur arsimi të mos rrënohej me themel. Të mos flasim për ekonomi dhe shëndetësi. Pra, cili ishte kuptimi i pritjes? Ose, sa gjatë duhet të presim që të konsiderohet e mjaftueshme? Ato vizitat e nivelit të ultë të diplomatëve Perëndimor në Prishtinë filluan të mos na mjaftonin më. Filluam ta kuptojmë se ndoshta sekretarët e parë të ambasadave të huaja në Beograd mund të mos janë të mjaftueshme. Kurse tensioni sa vinte e po shtohej, kur edhe përkundër gjakut enorm të derdhur, po vinte fundi i krizës në Bosnje dhe në Kroaci. Dhe në këto situata mandej vijnë në shprehje ata zërat që vazhdimisht thonë: “a ju kemi thanë”, “as nana nuk i jep gji bebes nëse ajo nuk qan”, “nuk ka liri pa gjak”.

*Express

17 komente në “Rrëfimi për Profetin, e dehur”

  1. Andrea says:

    Po si mor karagjos gazetar,sa mire i thua theniet e te tjereve se edhe dyqind vjet jane pak per te bere vleresimin e Robespierit,pa tjeter edhe te Ibraim Rugoves,etj…etj…po per Enverin si e vleresove kaq shpejt apo keto orientime mer nga ustallaret.Bej detyren o kelysh i serbit se ju erdhi dita.

    1. roberto says:

      Profesioni i gazetarit nuk eshte si profesionet e tjera,qe mbaron nje shkolle dhe merr diplomen e futju punes!
      Aq me teper qe gazataret qe merren me HISTORINE,POLITIKEN,EKONOMINE etj,duhet te jene jo vetem nder me te AFTIT ne cdo vend,por edhe njerez te formuar me IDEALET PATRIOTIKE!
      Ky Buzhala(jam nga Berati dhe e quaj perdhosje te qytetit tim, qe ky njeri ka kete emer,se nuk e meriton),rreket te marre persiper te trajtoje Ibrahim Rugoven jashte FAKTEVE DHE NGJARJEVe,qe ai ka marre pjese!
      Buxhala shkruan si TIFOZ ose MILITANT i Rugoves dhe jo ndryshe!
      GANDIZMI I RUGOVES ishte FATAL per popullin e Kosoves se ai ua lidhi duart atyre per te mbrojtur veten nga KRIMINELET SERBE qe mbushen VARRET MASIVE me mijra kosovare,ndersa Rugova propagandonte ULJEN E KOKES!!
      Kete nuk e bente se dinte gjithcka do ndodhte per te miren e ketij populli,por se kishte shitur shpirtin tek serbet,aq sa keshillonte qe te mos shkohej ne Rambuje!
      Ndryshe nga sa keshillonte Perendimi,ai krijou FARK-un,gjoja Ushtrine Clirimtare te Kosoes me CETNIKE DHE TE MASHTRUAR nga ai,vetem e vetem,qe te genjente kosovaret duke u grabitur miliona euro si ndihma per CLIRIMIN E KOSOVES!
      As sot nuk dihet se ku shkuan keto miliona!!
      Me pas ,kur NATO bombardonte Serbine,Rugova vazhdonte GANDIZMIN E TIJ TRADHETAR duke i sherbyer Milloshevicit,sa qe per 6 muaj u strehua ne SARAJET E TIJ Ne Beograd!
      Njelloj si Sali Berisha,qe furnizoi tanket serbe me nafte kunder kpsoareve,edhe Rugova,nre vend qe te luftonte ne male,BRIDHTE NE HOTELET E EUROPES gjoja per INTERESAT E KOSOVES!!
      Ky eshte Rugova i vertete,qe si Sali Berisha,jane te dy TRADHETARET ME TE MEDHENJ TE KOMBIT SHQIPTAR!!!

    2. andi says:

      Shume drejt i thu Andrea, Ky kelysh spijuni sigurisht rrugen e te jatit do ndjeki.

    3. gorezi.d says:

      Bashkeatdhetare te nderuar mos bini ne kurthin e UDB qe ka 25 vjet qe mundohet te na vere te grindemi e shpenzojme energji per njerez qe kane vdekur.Mbetem duke share Enverin e duke mburrur cdo lloj tradhetaresh.Nuk e keni vene re qe te gjithe Rugovistet jane njheresh dhe idhtare te ESATIT ,BALLIT , ZOGISTEVE ETJ..ETJ.PSHqiptaret nga perendimi nuk I drejtoi Rugova po Skenderbeu ,Tereza.Lidhja e Prizrenit.Rugova I drejtoj per azil ne perendim dhe me familjen e vet shkoi ne Beograd.20 vjet president iKosoves dhe nuk mbahet mend nje Thenie e tij por identifikohet me shallin apo me ate buzeqeshjen e peshtire me Milloshevicin.A kemi ne historine tone ndonje “hero”qe I thoshte shqiptareve ne kohen e Skenderbeut mos luftoni por ikni? Gjate kohes se rilindjes , gjate lufteerave Ballkanike ,lutes se dyte boterore ,gjate demostratave te viteve 70 ,80.? Jo se Heronjte nuk e ulin koken kurre.Si mund te pranojme nje teveqel si Rrugova ,kolaboracionisti I Fundit?

    4. qytetar says:

      sakte Andrea!

  2. Ibrahim Rugova ia doli si nje nga bijte e denje te Kosoves. Fale rruges qe zgjodhi…, fale aleateve qe zgjodhi. Kjo figyre, ky njeri duhet kujtuar pergjithnje ne emer te se shkuares dhe se tashmes. Nisi nje udhe te gjate…gjate se ciles ishte drita e vetme jeshile…nje drite qe do te kthehej ne bubullima e zjarr per te njejtin qellim: paqen e LIRINE.

    1. lemi says:

      Natash;
      Ne Kosove ka patur luft,nga kjo luft ka psu populli qe i ka besu ketij rrenci,ne fund permes armikut tone e leshoj venin,per bilancin e luftes nashta ske nevoj,po aj eshte enorm,krahasuar me kohen si ne bosnje si ne Kroaci,ne Kosove eshte tejet i madh,dhe une nuk shof arsye qe kete alkooliqar profesional ti jap lavdata te cilat nuk i takojn.

    2. MERITONI says:

      NATASHA

      gjdo gje e then eshte e sakte!
      por,ske qju ben injoranteve,te cilet nje liber ne jeten e tyre e kane lexu,ABETARE-en! dhe per qudi pretendojne se dine gjithqka!
      injorantet jane ne avantzhe ndaj intelektualve,ja pse:
      -nuk din gje!
      -nuk turprohen!
      -jane krenare per gjithqka!
      -edhe per ate,prej te ciles te meçmit turpnohen!
      -dikur fillojn edhe genjeshtrave te veta tu besojne!

      vepra e tije letrare “REFUZIMI ESTETIK”,tregon kapacitetin e tije intelektual dhe moral.
      e ka dite saktesishte se cilin popull perfaqson,dhe cilin popull barbar e ka armik!

      ju preferoj te lexoni”REFUZIMIN ESTETIK”.

  3. Albani says:

    Ik more fytyr qen,na thua per shum periudha e na flet vetem per nje periudhe,e per gjera qe dihen boterisht.

  4. Cen Durimmadhi says:

    “200 vjet pas revolucionin francez dhe ende eshte heret”tha Çu En Lai, atehere !? Hape nje grope dhe re vete brenda! Tung.

  5. fatmiri says:

    Sipas ty, o gazetar, duhet vite me pas te flasim per Ibrahim Rugoven. Pra duhet te flasin ata qe nuk e kane njohur fare nepermjet shkrimeve te atyre qe e kane pasur idhull. Me fanatizem nuk ndertohet biografia por me faktet e deshmimtareve okulare. Dhe Rugova eshte ai qe njohim ne te gjallet e qe kemi jetuar ne kohen qe ai punoi e jetoi. Brezat do thurin poezi apo proze sipa shkrimeve dhe te thenave tona. Nuk dua te jap mendim se kush ishte Rugova se keta te gjalle e njohin mire dhe i kane te fresketa te gjitha ngjarjet dhe veprimet e tij. Eshte nje personazh tipik shqiptar i kohes se Sali Berishes, por jo me mellefet e Sali Berishes.

  6. Billy says:

    Sipas mesimeve te Rugoves per rrugen paqesore, Kosova edhe sot do te ishte nen Serbi. Ishte gryka e pushkes e UCK e cila kundershtoi Rugoven dhe pushtuesin serb, ajo qe detyroi NATO-n te nderhyje ne Kosove.
    Po nese edhe ti e quan UCK organizate terroriste, ashtu sic e quante Berisha, po na mbushet mendja se 50 % e kosovareve, perfshi Rugoven dhe Berishen ishin dhe jane agjente te shkies.

  7. merushe says:

    Rugova nuk jetoi dy shekuj me pare dhe mos ta njihnim, dhe te besonim se cfar thote berati me veshet si radar. Nuk kam degjuar asgje me shume nga Rugova se fjalet “Lus zotin , te jeni mire” dhe te qeshuren e tij “he,he,he”. Se ku ishte filozofia ketu vetem Berat Radari e di. Lavdi Amerikes per Kosoven dhe asgje me shume.

  8. Jeronim de Rada says:

    Populli e dinte se kush ishte Ibrahim Rugova. Sa ishte gjalle, ai i fitonte zgjedhjet pa ndonje mund. Kur vdiq atij iu be nje percjellje mortore e pa pare deri me atehere dhe veshtire qe ndonje here do te perseritet.
    Ai ishte atdhetar, i qete, vizionar, i paperkulshem… “Ai gjithmone i mundi kundershtaret e tij pa i festuar asnjehere fitoret”.

  9. realisti pesimist says:

    Analiza mâ realiste edhe e vertete per politikanin mâ te zotin ne trevat skipper-tare ne Ballkan per krejt shekullin XX, “Abraham” Rugova.

  10. BUZHAL BUBUZHELI says:

    Artikull shumë mediokër! Po citoj vetëm disa deklarata të Rugovës në fund të luftës! 1- PERSONI MË I PËRSHTATSHËM PËR NEGOCIATA NGA PALA SERBE ËSHTË MILLOSHEVICI (i eshte thene perfaqesuesit të së majtës italiane D’alema)2- I BËNTE THIRRJE NATOS NGA ITALIA TË NDALONTE BOMBARDIMET KUNDER SERBISË) (edhe kjo thirrje është lëshuar nga Italia kur Rugova ishte në gjendje të lirë) 3- TË DYJA PALËT DUHET TË FALIN NJERA TJETRËN , SI SERBËT , ASHTU DHE SHQIPTARËT. 4- JU TRANSMETOJ PERSHËNDETJET E PRESIDENTIT MILLOSHEVIC! (fjalim i mbajtur në kongresin e të majtes italiane në fund të majit 1999) Mjaftojnë vetëm këto deklarata të Rugovës për të njohur realisht fytyrën e tij të cilën Buzhalovici nuk e ka njohur ende!

  11. lkkfibmj anticensurë fhzri says:

    shkrim shumë i bukur i buzhalës!!komplet në stilin rrugovist,ëmbël e ëmbël!!do të më kishte pëlqyer po kaq shumë nëse në të njëjtën mënyrë do ti ishte përgjigjur ilir hoxhës!!butë e butë duke përmëndur fakte e kështu me rradhë!!
    POR buzhala bëri atë që sërbët,udb-ja e tyre ka bërë gjithnjë!!
    sulmonte egërsisht kundërshtarët dhe llustronte,ledhatonte spiunët e saj!!në fakt sërbët asnjëherë nuk i ranë në qafë rrugovës,por asnjë moment nuk e lavdëruan enverin!!ata megjithëse vrisnin e prisnin në në të gjithë jugosllavinë,sidomos në pjesën e banuar me shqiptarë,megjithëse dhunonin të drejtat e njeriut dhe ishin një diktaturë që bile shkelte të drejtat e kombeve të veçanta,shanin diktaturën shqiptare!shanin deri në palcë “shtypjen”që diktatura u bënte shqiptarëve,shtetasve të saj!
    ky është dhe buzhala!!sot nai nxjerr “mesì”rugovën!(të paktën e ka kufizuar në kohë ’89-’95,do të ishte një idiotësi sikur ta zgjaste deri në ditën e vdekjes)na thotë se “sikur armët do të mbinin në kosovë sapo ti kërkonim!?na quan meritë tulatjen që rugova i bëri shpirtit luftarak të shqiptarëve,na quan “rugovizëm perëndimor”bllokimin që rugova u mundua ti bënte çlirimit të kosovës!?
    harron buzhala se po nuk kërkove armë nuk të vijnë,nuk i gjen!harron buzhala se shqiptari mezi priste shkatrrimin,disa herë ishte ai që e filloi shkatërrimin e saj,e jugosllavisë dhe në atë moment që ajo u shkatërrua,përfaqësuesit e shqiptarëve pranuan heqjen e autonomisë!!ishte meritë e rrugovës që këta përfaqësues nuk u quajtën me emrin e duhur TRADHËTARË!!harron buzhala se mosderdhja e gjakut,falë rrugovës,ka bërë që shqiptari i kosovës akoma sot të preferojë pashaportat sërbe,të preferojë prodhimet sërbe,të preferojë të udhëtojë nëpër sërbi,të mbetet pengë e dëshirave të shtetit sërb!!harron se ajo mosderdhje gjaku ka bërë që kosova dhe sot të mbetet një provincë e shkëputur e sërbisë!!
    dy fakte janë të sakta në këtë shkrim të buzhalës!
    -ai thotë se është thjeshtë mendimi i tij dhe se nuk i vë pikën trajtimit të figurës së rugovës!!
    -kapja e momentit të shkollës së mesme të tij!!tifozllëkun për arabinë!!nuk e thot direkt por kap një nga pikat më të dobëta në mendimin e një pjese të kombit shqiptar!!ndryshe nga shteti administrativ shqiptar,i cili e edukoi popullin për përkatësinë e tij si komb dhe se kujt kontinenti i përkiste,në trojet jashtë shtetit administrativ,njohuritë kombëtare ishin zëvëndësuar me ato myslymane!!kjo falë dhe punës së hollë të sërbit ose jugosllavisë!!ata penguan me të gjitha mënyrat edukimin kombëtar dhe nxitën atë fetar!!pasojat po shihen dhe sot!!
    nuk dua të përmënd dhe një herë atë që të tjerët dhe unë vetë e përmënda në fillim!!
    nëse duhen disa dekada(pak më shumë modesti se çu en lai)për të gjykuar rugovën,atëherë merr dhe për enverin dhe punën e tij,si të mirë dhe të keqe!!por në fund të fundit nuk duhet rënë në nivelin e një komentuesi ordiner që shfryn inatin e tij!!tregohu profesionist,nëse je,në analizë dhe në përgjigje!!sidomos kur ti nuk e njeh,nuk e ke provuar në kurriz ngjarjen!!mos u rreshto në të njëjtën barikadë me sociopatë si berisha dhe të zhgënjyer nga jeta e tyre e urrejtëshme si lubonja!!fol për gjërat e tua,ato që ke përjetuar dhe njeh!kur të flasësh për tonat!?fol në bazë të fakteve të ftohta dhe jo në bazë të emocioneve fallco,të indoktrinuara nga dikush tjetër!!
    pavarsisht se këta mund të jenë idhujt e tu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje