Nuk desh Perëndia që festat e Pavarësisë e Çlirimit të vendit nga okupatorët të kalonin në harmoni për të gjithë shqiptarët. Në fakt shpresova shumë se meqë tensioni për datën e Çlirimit ka ardhur përherë nga PD, këtë radhë që në krye të kësaj Partie është një I RI në moshë, nuk do të përsëritej ajo bruto figurë që kemi parë për 24 vjet dhe emocionet e popullit nuk do të provokoheshin duke krijuar një luftë virtuale, që shprehu qartë sa shumë e urrejnë shqiptarët njëri-tjetrin, thjesht për bindjet politike, sepse diktatori është akoma mes nesh
Gjithë ky mjerim që na ka pushtuar si rezultat i qeverisjeve të dështuara për 24 vjet, nuk është gjë tjetër, veçse kalimi i lakmisë-hidhërimit të njerëzve, që i frikësohen progresit njerëzor dhe përderisa njerëzit vdesin, liria nuk do të shuhet kurrë.
Kjo urrejtje e njerëzve e shfaqur këto ditë, unë shpresoj se do të kalojë, sepse diktatorët vdesin dhe fuqia që ata morën prej popullit( nuk ka më kthim mbrapa), veçse kjo fuqi do t’i kthehet popullit.
Atyre që mund të më dëgjojnë, i them: mos u dëshpëroni.
Të më falni, por unë nuk dua të jem politikane, thjesht nuk është punë për mua, e si rrjedhim as nuk dua të udhëheq e as të shtyp askënd. Më pëlqen ti ndihmoj njerëzit në nevojë, dhe e kam bërë pa u menduar dy herë, pa pasur parasysh se kë po ndihmoj, i majtë i djathë, apo i qendrës, njeri me ngjyre, i bardhë, çifut-jo çifut.
Në fakt unë dua të gjithë ti ndihmoj e ne të gjithë duam të ndihmojmë njeri-tjetrin, sepse jemi qenie njerëzore. Duhet të jetojmë nga lumturia e njeri-tjetrit, ne nuk duam të përçmojmë apo të urrejmë njeri tjetrin për asnjë arësye. Gjithmonë kam besuar dhe vazhdoj të besoj se në këtë botë ka vend për të gjithë e se dielli ka fuqi t’i ngroh të gjithë, dhe kjo toka jonë është e mirë, e pasur dhe ka potencial për të ofruar për të gjithë.
Jeta jonë mund të jetë e lirë dhe e bukur, por ne duket se e kemi humbur rrugën.
Lakmia i ka helmuar shpirtrat e njerëzve, e ka bombarduar jetën tonë me urrejtje, na ka shpënë në mjerim dhe gjakderdhje. Ne e kemi lënë vetveten të mbyllur. Dituria na ka bërë cinikë. Shkathtësia, të ashpër e të këqinj. Mendojmë shumë për makineri e ndjejmë shumë pak. Më shumë se makineri na duhet njerëzi. Më shumë se shkathtësi na duhet mirësi dhe butësi. Pa këto kualitete, jeta jonë do të jetë edhe më e dhunshme dhe gjithçka do të humbasë
Zvillimi i teknologjisë na ka sjellë shumë pranë njeri tjetrit. Vetë natyra e këtyre shpikjeve thërret për mirësi mes njerëzve, thërret për vëllazëri, për bashkimin e të gjithë neve. Edhe tash, që jam duke hedhur këto rreshta – ka shumë burra, gra e fëmijë të dëshpëruar – viktima si psojë e një pushteti, që i bën njerëzit të torturojnë dhe të burgosin të PAFAJSHËM!!!
Shqiptarë! Mos e jepni vetveten për egërsira, njerëz që ju përçmojnë, ju skllavërojnë, që ju kontrollojnë jetët tuaja, ju tregojnë çfarë të bëni, çfarë të mendoni e çfarë të ndjeni!
Mos e jepni vetveten te këta njerëz jonatyrorë, njerëz makina me mendje makina e zemra makina! Ne nuk jemi makina! Ne nuk jemi bagëti! Ne jemi njerëz! Nuk urrejmë! Vetëm të padashurit urrejnë, të padashurit dhe jonatyrorët!
Në kapitullin e shtatëmbëdhjetë të Shën Lukës shkruan: “Mbretëria e Zotit është brenda njeriut.” – jo një njeriu apo një grupi njerëzish, por në të gjithë njerëzit!
Ne, populli e kemi fuqinë, të krijojmë lumturi,e kemi fuqinë ta bëjmë këtë jetë të lirë dhe të bukur.
Prandaj, në emër të demokracisë, le t’a përdorim këtë fuqi, le të bashkohemi të gjithë!
Le të luftojmë për një jetë më të mirë, që do t’i japë njerëzve mundësinë të punojnë, që do t’i japë rinisë një të ardhme dhe të moshuarve siguri.
Duke premtuar këto gjëra, diktatori u ngjit në në pushtet…. Por gënjeu! Ai nuk i përmbushi këto premtime. Kurrë nuk do t’i përmbushin diktatorët!!!
Diktatorët lirojnë vetveten e tyre, por skllavërojnë popullin! Tani le të luftojmë ta përmbushim atë premtim! Le të largojmë lakminë, urrejtjen e intolerancën. Le të luftojmë për një botë të arsyes.
Në emër të demokracisë, le të bashkohemi të gjithë!”
— jo moj zonje .. vetem ne komunitetin primitiv ishte lumturia e njejte per te gjithe … komunizmi … diktatura e diktatoreve …. demokracia … diktatura e kapitalit . je shprehur kote ….
Barazia shoqerore me pelqen! Eshte e vertete se kapitalizmi ka elemente te komunizmit, ato qe e bejne jeten te bukur dhe njerezit te lumtur. tek ne ka nje polarizim te tejskajshem, 90% e komunsumit i perket 10% te popullsise dhe kjo eshte egersi.
Nuk e di ku e kam degjuar kete thenie:
“Nje shkrimtare e zonja (meqe ne kete rast eshte femer) e ka shume te veshtire te mbushe nje faqe; nje shkrimtare kot e ka shume te lehte te mbushe faqe pas faqeje.”
Edhe ti moj znj. Ramohito faqet i mbush shume kollaj por ato prape jane bosh.
Mos me keqkuptoni zonje, nuk po bej replike eshte e drejta juaj te komentoni autoren, por une do te desha te beja vetem nje verejtje. E kam degjuar e lexuar shpesh te thuhet si per burrat edhe per grate termi femer/mashkull. Nuk mendoj se i permbahet gramatikes dhe etikes.
Mund te thuhet dhe duhet te thuhet Psh: shkrimtare grua ose shkrimtar burre…kaq kisha. Ma vret veshin sidomos kur thuhet mashkulli im…
Sh.shume bukur!
Shqiptaret duhet te kuptojne se me urrejtje nuk ecet perpara.Diktatoret mbjellin urrejtje, demokratet luftojne per nje bote te mire per te gjithe. Ndonje nostalgjik beson nga naiviteti se Diktatori komunist beri barazi, por gabohet!
te krijosh barazi do te thote te krijosh mundesite qe njerezite te gjejne lumturine e tyre dhe kur ndodh kjo nuk ka lakmi dhe urrejtje, sepse nuk eshte dikush qe indan fatet e njerezve, por vete njerezit bejne zgjedhjet e tyre.
Te falemnderit, moj Magda! keto jane tema qe bashke i kemi diskutuar shume vite para dhe ja ku erdhi koha t’i themi pa frike publikisht!!!
u uroj shqiptareve vellazeri, dashuri shume dashuri!
Hej elinor pse je kaq e hidhur apo …………
ghithsesi je shqiptar dhe te uroj te shkuara
Mesazhi qe Magda percjell eshte paqja dhe harmoni
te cilat po mungojne ne jetet tona.
Festat nuk kishin aftesin te na jepnin harmoni .
Shpresoj qe ne shqiptaret e vendit te shqiponjave
te gjejme rrugen e duhur per lumturi dhe gezim
Opinioni percjell mesazhin e duhur per ne,Faleminderit
Urime zonje qe keni filluar te kthjelloheni.E keni vete ne dore te ndihmoni te tjeret.Si fillim behuni burrneshe dhe ktheni parate qe ka vjedhur burri juaj.Kjo do ishte nje fillim i mire.
Ti emigrant na i shpjego nje cik me fakte meqe i dike gjerat ose mos ha mut kot.
Shume bukur keni shkruar Zonja Ramohito, duhet te edukojme dashurine dhe harmonine ne popullin tone.
Njerezit qe nuk kane dale akoma nga faza historike e barbarise bijne lehte viktima te lojes politike. Ata kane, ndermjet tjerash, ne shpirtin e tyre shume dragoj, qe kinezet i kane luftuar qe dymije vite me pare, siç jane: idherimi, zemerimi, inati, hakemarrja, gjakemarrja, inati per suksesin e tjetrit etj. Popujt e civilizuar dhe qe jetojne ne demokraci te vertete i kane eleminuar, se paku ne opinionin publik mbizoterues, dhe i kane zevendesuar me faljen, dialogun, dashurine per njeri tjetrin , bashkepunimin reciprok, ndihmen per ate qe ka nevoje, perkrahjen e suksesit te tjetrit e shume dhunti te tjera qe karakterizojne njeriun e vertete. Keto dhunti behen prone e njerezve ne nje shoqeri qe kufizon mbizoterimin e parase ne çdo qelize te saj dhe qe lufton per shperndarjen e drejte te te ardhurave kombetare. Ne nje shoqeri ku paraja zevendeson Perendine, Zotin ne kuptimin e Qenies apo Ekzistences sic e perkufizon Bibla, njeriu humbet pothuajse plotesisht keto vlera.
Shoqeria shqiptare sapo e dalur nga diktatura komuniste, qe shkaterroi ekonomine e sendeve te konsumit dhe çdo element fetar, tradicional e shoqeror te saj duke vendosi mbi çdo gje vetem maredheniet materiale, u ndodh e pambrojtur ndaj luksit te konsumit dhe madheshtise fallso qe propozonte paraja.
Si rezultat i tere ketyre dhe shume telasheve te tjera, ne keto vite kemi pasur nje krize shume te forte te vlerave njerezore dhe tradicionale por populli yne si kurdohere do te gjeje rrugen e vertete per te mbrojtur jeten e e tij dhe brezave qe vijne, do te mbijetoje mbi konfliktet e grupeve politike, qe po luftojne vetem per pushtet e per parane, dhe qe po shqetesojne jeten e popullit dhe po mbjellin sherr çdo dite ne Shqiperi.
Ne kapitalizem çdo gje e ka emrin LEKE ,ne kohen e Enverit ,ishte interesi i perbashket,tani ai personal!Pak njerez qe po mbijetojne e duan miresi jane te kohes se Enverit se tani me kohen e re ,vetem servilizemdhe ligesi njeh,dashuri ,vellazeri nuk duket gjekundi .Festat e Çlirimit nuk kishin kuptim pa rolin e Enverit.
Hartim interesant per nje provim mature.
Kuptove o Safo???? Apo nuk ishte per tye. Ti je nga ata JONATYRORET. Helbete ka edhe si ty prandaj “lulezon kjo toke”….hej c’na gjeti
Zonja e fillon me fjalet: Nuk deshi perendia qe festat e pavarsise dhe te
clirimit te vendit nga okupatoret ,te kalonin ne harmoni nga te gjighe Shqipetaret .Me poshte thote :
Ne populli e kemi fuqine te krijojme lumturi ,e kemi fuqine te bejme kete jete te lumtur e te bukur.
Shoku SH e ke lene mendimin ne mes..ha ha hah sepse perendia eshte brenda cdo njeriu citon autoria me sipur nje kapitull…..bravo Sh tani lexoje edhe nje here ha ha ha
se mos mi kritikon kush shkrimet se i ruj 24/7 dhe ja u kthej gjegjen ne vend… njeher si besa e njeher tjeter si pilivesa… nganjehere behem edhe ari , pa k perpara…..ose edhe me k tek e fundit
Po ti qe e rruan 24 ore je me qesharakja dhe me e semura pas saj….
Ajo ka gjithe te drejten te shoh komentet po fantazia jote i kaperxen kufijte e xhelozise…