All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - Scripts - 4
Desktop - General - 1

Debati për luftën është për gjithçka tjetër përpos vetë luftës

30 Nëntor 2014, 18:01Blog TEMA
All - Paragraf - 1

Gjergj Erebara, BIRN

 

Shqipëria festoi edhe një herë 28 dhe 29 nëntorin, dy festa, mes dallgës së debateve, mohimeve, deklaratave nga më ekstremet dhe me shumë pak reflektim mbi atë që ndodhi, atë që qe thjesht e gabuar dhe atë që qe e drejtë.

All - Paragraf - 4

Ky 70 vjetor i çlirimit të Shqipërisë u festua, përkujtua, vetëlavdërua apo u kritikua, u konsiderua si “pushtim komunist” dhe “pushtim sllavo-komunist” sipas interesit të gjithsecilit. Komunistët u dënuan në bllok, ose u lavdëruan në bllok, njësoj si antikomunistët. E mira dhe e keqja u përcaktua nga politikanët gjysmë-intelektualë dhe gjysmë-historianë njëkohësisht. Përvjetori i çlirimit këtë vit rezultoi më emocional se sa vitet e tjera jo pse është numër i plotë, por se këtij përvjetori i parapriu një seri ngjarjesh të shëmtuara ku dy partitë në qeverisje u panë duke flirtuar dhe deri në një farë mase, duke konkurruar se cilës prej tyre i takon trashëgimia e partisë komuniste shqiptare, e simbolizuar pothuajse tërësisht me rishfaqjen e portretit të Enver Hoxhës nëpër ceremoniale zyrtare. Ky portret filloi të hiqej, jo pse protestuan të lënduarit e Enver Hoxhës, por sepse ambasadori i SHBA-ve Alexander A. Arvizu bëri të qartë se kjo shfaqje e shëmtuar po kalonte çdo limit të logjikës.

Heronjtë dhe dëshmorët u hodhën në tryezën e bisedimeve si gurë shahu në mbështetje të argumentit. Aq pak respekt ka pas qeveria komuniste shqiptare (1945-1990) për heronjtë e vet sa për viktimat e masakrës së 4 shkurtit 1944 nuk u kujdes as t’i gjente varrin. Njësoj si viktimat e komunizmit, një pjesë e madhe e tyre janë sot pa varr.

All - Paragraf - 6

Debati për luftën e dytë botërore në Shqipëri nuk është sot një debat në kërkim të të vërtetës historike. Ai është një debat në kërkim të identitetit politik të palëve, një kërkim i dëshpëruar për të gjetur një justifikim historik për pushtetin që kanë sot.

Shqiptarët nuk kanë asgjë për të fituar nga këto debate.

All - Paragraf - 8

Këto antikomunistët që dënojnë në bllok luftën partizane harrojnë se ata që u vranë në luftë nuk kanë kurrfarë lidhjeje me regjimin komunist dhe po ashtu ata dhjetëramijëra partizanë që i mbijetuan luftës në masën dërrmuese nuk qenë pjesë e klasës sunduese komuniste që erdhi pas. Ata duhet të mësojnë që njeriu dënohet për çfarë ka bërë dhe jo për çfarë ka qenë.

Këta pro-komunistët pro-partizanë socialisto-progresistë po duan t’i shesin shqiptarëve gjakun e atyre që u vranë në luftë si justifikim për pushtetin e tyre kleptokratik të ditëve tona. Ka shumë gjasa që shumë prej atyre komunistëve që u vranë në luftë janë kthyer përmbys në varr kur shohin se po lavdërohen nga njerëz që jetojnë në vila luksoze, bredhin me X5 dhe Q7 ndërsa romëve të Tiranës u janë konfiskuar karrocat me të cilat mbledhin plehra dhe kërcënohen me burg për mospagesën e energjisë elektrike.

Qeveria e sotme duket se nuk është e gatshme të pranojë as krimet e luftës të kryera nga forcat partizane të cilat vetë qeveria komuniste i ka pranuar, si masakrimi i robërve ballistë të luftës në Lushnjë në vitin 1943.

Vendi festoi 70 vjetorin e çlirimit pa pasur kurrfarë informacioni të vërtetë se çfarë ndodhi në ato pesë vite nga viti 1939 deri në vitin 1944. Pothuajse gjithçka që dimë nga lufta janë një histori politike e shkruar për të justifikuar pushtetin e sotëm të disave mbi “të çliruarit”.

All - ArticleEnd - 1

4 komente në “Debati për luftën është për gjithçka tjetër përpos vetë luftës”

  1. Labi says:

    Gjysmagjel edhe ju..Nuk sillni asgjë të re, përpos jeni përfshirë në vorbullën që doni të kritikoni. Në jetë e në histori nuk ka dy të vërteta, zotëri..!

    1. ORWELL says:

      ME E SAKTE DO ISHTE GJYSMA PULE.BILES GJYSMA E POSHTME E SAJ.KETO ZUZARET E PIRDHNIT NUK JA MBAN SUMA TE DENOJNE KRIMET E BERISHES DHE E KANE ME TE LEHTE TE “VRASIN” ENVERIN QE I RRUAJTEN MENDERNE SA ISHTE GJALLE DHE PO I TREMB DHE I VDEKUR

      SUPERDOSJA KRIMINALE E MEPOSHTME E BERISHES ESHTE GJENERATORI QE NDRICON MONUMENTIN E ENVER HOXHES SI PROMETHEUN E SHQIPTAREVE

      Veprimtaria e Sali Berishës është një dosje e zezë voluminoze,KRIMINALE mbushur me fakte prapaskenash, mashtrimesh, aferash e krimesh, të cilët e kanë sjellë dhe e kanë mbajtur atë në politikë, në pushtet, në opozitë e përsëri në pushtet. Edhe pse ka bërë gjithçka që e etiketon si “qytetar i djegur”, si “kryebandit” dhe “anti-shqiptar”, Sali Berishës nuk i bëjnë përshtypje këto turpe, përkundrazi po vazhdon të shtojë hajdutëritë dhe krimet ndaj këtij populli e këtij vendi, tashmë duke përdorur bandën që ka instaluar në pushtet. Por sado indiferent të paraqitet, janë disa episode të hidhura, prej të cilave Saliu bëhet me “hije” kur ia kujtojnë. Dhe është ky SALI, I cili këto ditë ka dalë përsëri me bandën e tij të re të vjetër, duke kërkuar vota nga shqiptarët! Farmak-fjalimet e tij gjëmojnë me ulërima e me mashtrime, sikur SALIU të jetë humanisti e jo krimineli i shqiptarëve, sikur të jetë etaloni i ndershmërisë e jo vula e hajdutërisë, sikur të jetë integruesi dhe jo shkatërruesi i këtij vendi e populli!

      10 nga “njollat” e figurës morale “SALI”

      1. Spiunimi kundër Hysen Sheshorit, të dënuarit të diktaturës, që Sali Berisha e denoncoi në gjyq në vitin 1975, duke paraqitur një “trakt” të shkruar prej Hysen Sheshorit. Sali Berisha ka ulëritur në atë gjyq: “Ky është armik, kërkoj të dënohet me vdekje, me varje në litar”.

      2. Puçi ndaj (ar)mikut Azem Hajdari, si kryetar i Grupit Nismëtar të Themelimit të PD, pak ditë pasi SALI INTRIGA u fut në lëvizjen studentore me nofkën “misionari”.

      3. Puçi ndaj Aleksandër Meksit, duke e spostuar me intriga e prapaskena nga kryesimi i PD, duke organizuar dhe realizuar uzurpimin e kreut të kësaj partie, të cilën e sundon me intriga e prapaskena edhe pas 20 vitesh.

      4. Lëvizja vëzhguese me veturën e ish-Sigurimit të Shtetit në 20 shkurt në Sheshin “Skënderbej”, ditën kur shqiptarët po rrëzonin bustin e diktatorit, njohur për shqiptarët nga video “Berisha”.

      5. Skandali me dekoratën e akorduar për supermashtruesin Nikola Arsidi, pas të cilës qëndronin 1.6 milionë dollarë të vjedhur prej dyshes SALI-ARSID.

      6. Prapaskena puçiste ndaj Eduart Selamit, duke e spostuar nga kryetar i PD dhe nga Shqipëria, me presione e makinacione tipike “SALI INTRIGA”.

      7. Prapaskenat ndaj Azem Hajdarit, duke tentuar ta largonte nga PD me heqje imuniteti, me shpifje si “spiun e hajdut” në gazetën “RD, me presione SHIK-u, me kurthe në atentate dhe enigma “SALI” e nxjerrjes së tij nga mbledhja e kryesisë së PD, natën kur e vranë.

      8. Takimi me krye-terroristin e kryetrafikantin Arkan, kreun e krimeve dhe genocidit të regjimit të Milosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës, ku u planifikua trafiku mafioz i armëve e naftës.

      9. Fshehja e etnisë serbe të bashkëshortes së tij Svoboda Ramoviç, ndryshuar (përkthyer nga serbishtja) në gjendjen civile shqiptare, me emrin Liri Berisha.

      10. Publikimi i 230 fotografive, që Sali Berisha (blloku) dhe familja e tij kanë bërë me familjen e Enver Hoxhës dhe me krerët e lartë të ish-diktaturës komuniste, të cilës i ka shërbyer me devocion dhe krime nga kolegëve, si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

      10 nga mashtrimet e demagogut “SALI”

      1. Mashtroi pronarët për kthimin e pronave, duke nxjerr ligje të qëllimshme për mos kthimin e pronave dhe grabitjen e tyre prej “pronarëve të rinj” të shpikur prej pushtetit “SALI”, të cilët ishin pjesëtarët e klaneve të Saliut.

      2. “Bashkë-vuajtësi SALI”, mashtroi ish-të përndjekurit politikë për integrimin e tyre me strehim, punësim, shkollim e dëmshpërblimin financiar të viteve të burgut, por nxori ligje, me të cilat ka 20 vjet që i mashtron e i tall.

      3. Mashtroi shqiptarët për ndarjen e barabartë të pasurive kombëtare, por i grabiti ato me klanet e tij të ardhura në pushtet, duke i shitur për “5 kacidhe” dhe duke i shkatërruar ekonominë dhe ndërmarrjet ekonomike.

      4. Mashtroi shqiptarët, se do të kryente privatizimin e ekonomisë kombëtare, duke pasur pronar të vetëm punëtorët, por hodhi në rrugë dhunshëm si skllevër afro 1.2 milion punëtorë e specialistë.

      5. Mashtroi 65% të popullsisë në fshat, se do t’i pajiste me shërbim shëndetësor, me arsim modern, me rrugë, me ujë, ndriçim e transport publik, por i zhduku dhe ato shërbime jetësore që kishin, duke detyruar banorët të braktisin dhe boshatisin afro 800 fshatra e të zbresin pa asnjë shpresë nëpër qytete.

      6. Mashtroi shqiptarët e mbetur të pastrehë pas vitit 1990, se brenda vitit 1993 do t’i strehonte, por strehoi vetëm “byronë politike të PD” dhe militantët e tij gjeografikë, ndërsa 75 mijë familje e atij viti vazhdojnë të dëgjojnë mashtruesin “SALI” prej 20 vjetësh.

      7. Mashtroi fëmijët shqiptarë (ishin nga 1-3 vjeç) për kënde lojërash në çdo qytet e lagje banimi, por shkatërroi me kioska dhe ato që ishin, ndërkohë që sot (ata janë 20-23 vjeçar) mashtruesi “SALI” po u premton përsëri kënde lojërash nëpërmjet mashtruesit LULI.

      8. Mashtroi shqiptarët me premtimin për punësim, duke u thënë se në çdo qytet do ngrihen fabrika e uzina, por i ka kthyer 27 qytete në geto mjerimi me pasoja të rënda social-ekonomike.

      9. Premtoi arsim europian për të gjithë, por për shkak të varfërisë dhe mbylljes së shkollave në zonat rurale, ka lënë afro 20 mijë fëmijë analfabetë dhe 45% të shkollave në “hangar kuajsh e stalla bagëtish”.

      10. Mashtroi shqiptarët për futjen në BE, por ka 20 vite që është bllokuar ky proces për pushtetit “SALI”, që drejtohet nga SALIU, i cili vazhdon demagogjinë e tij me pazare të pista, duke e lënë Shqipërinë larg dhe jashtë BE.

      10 nga krimet e klanit “SALI”

      1. Rrëmbimi e masakrimi deri në paralizë fizike dhe hedhja në një gropë në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës e dy gazetarëve, Zamir Dule i “Koha Jonë” dhe Bardhok Lala i “Dita Informacion”.

      2. Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja fizike e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nëpërmjet bandës së tij “SHIK”-u, duke mbrojtur dhe graduar ekzekutorët me poste të larta në Pushtet-Bandën “SALI”.

      3. Djegia e Shqipërisë në vitin 1997, për shkak të piramidave të tij financiare hajdute zyrtare, duke shkrumbuar pronat publike, institucionet e shtetit, pronat private, me bilanc edhe vrasjen e afro 3000 shqiptarëve.

      4. Vrasje-mbytja në Otranto e 118 shqiptarëve (84 të mbetur në fund të detit) në 28 mars 1997, të cilët ikën për të shpëtuar prej luftës civile që shkaktoi pushtet-krimi “SALI”.

      5. Vrasja e 16 minatorëve në minierën e Bulqizës, për shkak të koncensioneve të pista në treg-trafikun e mineralit të kromit, duke shfrytëzuar si skllevër afro 700 minatorë me familje të uritura për bukë.

      6. Vrasja e dy ushtarakëve, plagosja e 20 banorëve dhe shkatërrimi i fshatit Dhemblan në Tepelenë, nga afera qeveritare e demontimit të municioneve

      7. Shkatërrimi i institucioneve në 14 Shtator 1998, pas sulmit të opozitës “SALI” për të marrë pushtetin me dhunë, duke kthyer edhe PD për 1 muaj në repart tankesh e topash luftarakë.

      8. Vrasja e 26 skllevërve burra, gra e fëmijë dhe shkatërrimi i 3000 bizneseve nëpërmjet aferës kriminale të pushtet-familjes “SALI”, organizuar në “fabrikën e vdekjes” në Gërdec, të ngritur prej mafies shtetërore për demontim e trafikim municionesh.

      9. Përmbytja e Qarkut të Shkodrës prej afer-krimit të import-eksportit të energjisë elektrike, duke shkatërruar 40 mijë biznese, 30 mijë familje, 200 mijë bagëti dhe mijëra hektarë të mbjella.

      10. Në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha, vrau 4 demonstrues e plagosi 40 të tjerë në 21 janar 2011, duke urdhëruar Gardën e Republikës për të qëlluar mbi popullin që kërkonte punë dhe bukë.

      20 nga skandalet e pushtet-krimit “SALI”

      1. Ngritja e firmave piramidale, nëpërmjet të cilave pushtet-krimi “SALI”, u zhvati 3 milion shqiptarëve financat personale, të siguruara nga shitja e pasurive dhe emigracioni, nëpërmjet parullës “Paratë janë të pastra, firmat janë banka zyrtare”.

      2. Kontrabanda e naftës dhe armëve, zhvilluar nëpërmjet firmës “SHQIPONJA-PD-SHIK”, e cila punonte në favor të sundimit gjakatar anti-shqiptar të Milosheviçit, duke shkelur embargon ndërkombëtare ndaj Serbisë.

      3. Dhëndri dhe vajza e Sali Berishës, nën maskën e projekteve të Bankës Botërore, rrafshojnë banesat dhe bizneset e banorëve të Jalës, duke përdorur me dokumente false pronësie e projektesh, policinë ndërtimore të pushtetit “SALI BABA”.

      4. Djali i Sali Berishës, urdhëron forcat e policisë të pushtetit “SALI BABA”, për të përzënë nga trojet e tyre banorët e bregut të Vlorës (Dukat-Rradhimë), duke paraqitur si pronarë legjitimë të tokave, ortakun e tij Rrahman Selmanllari.

      5. Miku-ortak i familje-pushtetit “SALI”, bosi i skandal-krimeve ekonomike të Europës Damir Fazllic, trafikanti i parave të pista dhe armëve me vendet nën embargo ndërkombëtare, merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në krah të kryeministrit, me statusin si anëtar i këtij këshilli.

      6. Pas mashtrimit me 300 mijë euro për një “spot turistik shqiptar” për kanalin “CNN”, ministri i “kulturës erotike” të pushtetit “SALI”, tashmë këshilltar qeverie Ylli Pango, punëson femra në ministri, në shkëmbim të moralit.

      7. Zbulohet dokumenti zyrtar i QKR, që kishte licensuar firmën fantazmë të Damir Fazllic të quajtur “SRF-DLP”, me administrator Erjon Isufin, kunatin e ministrit Lulëzim Basha, firmë e cila shërben si “lavatriçe” e trafikut të parave të pista, me dispeçeri qendrore klan-mafien e pushtetit “SALI”.

      8. Pushtet-familja “SALI” rezultoi me dokumente zyrtare e financiare, se kishte blerë në Porto Romano nëpërmjet mik-ortakut Damir Fazlliç sipërfaqen që pushtet “SALIU” e kishte përcaktuar me vendim qeverie, si shesh ndërtimi për parkun energjetik “FAZLLIÇ-ARGITA”.

      9. Pushtet “SALIU” firmosi një marrëveshje të fshehtë me qeverinë italiane, për depozitimin e plehrave në territorin shqiptar, në shkëmbim të një afere të pisët financiare, të komanduar nga mafia italo-shqiptare e import-riciklimit të plehrave në Ballkan.

      Linda
      Anëtar # Postuar më: 5 Prill 2011 04:25
      Citat

      10. Pushteti “SALI-LULI”, i strukturuar në lidhje kusarësh, vodhi 242 milion euro nga investimi i rrugës Rrëshen Kalimash, duke mos zhvilluar tender për projektin e kësaj rruge, madje duke mos deklaruar as vlerën e investimit financiar të saj.

      11. Pushteti “SALI-LULI”, nëpërmjet një akti-tradhtie kombëtare, i fali Greqisë sipërfaqen detare territoriale shqiptare, që u ndalua prej Gjykatës Kushtetuese.

      12. Ministri hajdut Genc Ruli, me firmën e pushtetit “SALI” ka dhënë në mënyrë mafioze, në kundërshtim me ligjin e konkurrencës publike, plotë 220 licensa koncensionesh për hidrocentrale, 110 prej të cilave i kanë në pronësi familjarët e kryeministrit, deputetët, ministrat, politikanët dhe familjarët e tyre, ndërsa të tjerat i kanë përfituar miqtë dhe ortakët e pushtet-krimit “SALI”.

      13. Krye-sekseri i qeverisë Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit SALI, rezulton si kontrollues i klanit të aferës kriminale vrasëse masive të Gërdecit dhe bashkëbisedues përcaktues në dëshminë e biznesmenit Kosta Trebicka, vrarë “në gjueti harabelash” pas publikimit të emrit të djalit të kryeministrit SALI, si i përfshirë aktiv në këtë aferë kriminale.

      14. Arrestohet në mjediset e Ambasadës të SHBA në Tiranë, sekretari i Ministrit të Jashtëm Ilir Meta (Blloku), eksponenti Almir Rrapo, i skeduar si person në kërkim prej Drejtësisë Amerikane për akte kriminale si vrasje, trafiqe droge e femrash.

      15. Ministri i super aferave të pista Genc Ruli, firmos privatizimin e Sport-Klub “Partizani”, duke i dhënë Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit (Berisha) truallin ku ngrihej ky sport-klub, mbi të cilin pushtet-familja SALI po ndërton pallate.

      16. Z/kryeministri i pushtet-kusarëve “SALI”, aleat ortaku i PD “integruesi” Ilir Meta, kapet me bllok në dorë, duke bërë pazare me tendera, liçensa, koncensione, vendime gjyqi e punësime në zyrat e shtetit, ku vetëm një fletë e bllokut ishte “çek” prej 700 mijë euro!

      17. Vodhi, manipuloi dhe dogji materialet zgjedhore të votës së 28 qershorit 2009 nëpërmjet KQZ-PD, duke shkelur ligjin dhe shpërfillur të drejtën e votës, opozitën dhe ndërkombëtarët.

      18. Rezultoi se pushteti “SALI” organizonte, kontrollonte dhe mbronte trafikun dhe tregun shqiptar të naftës “VIRGIN”, rubineti i të cilës ka çuar 76 milion euro vjedhje e përfitime në xhepat e kupolës së pushtetit dhe familjes kryeministrore.

      19. Pushteti “SALI” ka organizuar dhe realizuar trafikun e armëve dhe municioneve me Libinë, duke furnizuar regjimin e Gedafit, mikut të kryeministrit Berisha dhe kandidatit Lulëzim Basha.

      20. Dhe për të rehatuar veten pas krimeve, mashtrimeve, vjedhjeve e skandaleve të pushtetit të tij të degraduar e anti-shqiptar, kryeministri Sali Berisha, po me taksat e shqiptarëve bleu një benz luksoz “sheikësh” me vlerë 700 milion lekë.

      KRIMELI SALI BERISHA ESHTE DIREKT PERGJESGJES PER 21 JANARIN,GERDECIN DHE OTRANTON

      SHIKO O JORGO EREBARBARA LISTEN E TE VDEKURVE TE OTRANTOS QE QEVERIA ITALIANE NGA NJE ANE DHE MONSTA BERISHE I VRANE NE MES TE DETIT.

      LISTA E PLOTE

      Viktimat e tragjedise se Otrantos

      ZEQINE FEJZAJ 61 vjece

      ZONJA FEJZAJ 36 vjece

      BLERINA FEJZAJ 8 vjece

      MIHAL FEJZAJ 60 vjec

      FATOS FEJZAJ 39 vjec

      RONALD FEJZAJ 14 vjec

      OLTION FEJZAJ 13 vjec

      MIMOZA XHAVARA 32 vjece

      KAMELA XHAVARA 9 vjece

      MAJLINDA XHAVARA 4 vjece

      DESANTILA XHAVARA 24 vjece

      FIRDESA XHAVARA 1 vjece

      GERARD XHAVARA 4 vjec

      MAJLINDA ROSHI 38 vjece

      QEMAL ROSHI 38 vjec

      RONALD ROSHI 2 vjec

      PUSHIME MEMINAJ 60 vjece

      DONIKA IDRIZI 40 vjece

      ELONA IDRIZI 14 vjece

      SEMIRANDA IDRIZI 11 vjec

      ROMEO ANDREA 28 vjec

      SILVANA ANDREA 18 vjece

      KRISTINA ANDREA 2 vjece

      BARDHYL LAME 37 vjec

      TUSHE LAME 38 vjece

      ARTUELA LAME 35 vjece

      KASIANI BESTROVA 6 vjec

      VIKTORE BESTROVA 9 vjece

      KOSTANDIN BESTROVA 2 vjec

      ANIFE BEJKOTARE 41 vjece

      REZART BEJKOTARE 12 vjec

      ERALD BEJKOTARE 13 vjec

      ZEMAN AVDIA 37 vjec

      NERTIL AVDIA 11 vjec

      OLSI AVDIA 6 vjec

      IRMA GREKO 21 vjece

      KRISTI GREKO 3 muajsh

      BARDHOSH DELIAJ 46 vjec

      BURBUQE DELIAJ 45 vjece

      MELPO SEJDIAJ 46 vjec

      HANEME BIRCE 41 vjece

      BESMIR BIRCE 9 vjec

      LAVDOSH KAJA 22 vjec

      ROBERT BARJAMI 19 vjec

      MIKLOVAN TROQE 17 vjec

      ANASTAS MERKURI 30 vjec

      LINDITA DEMIRI 12 vjece

      BEKTASH TAHIRI 47 vjec

      ANDI ALIAJ 17 vjec

      TEFERI SALIU 48 vjec

      LIRIM BULLA 17 vjec

      ZINI MUCA 27 vjec

      ERMAL XHAKA 18 vjec

      FATMIR GERAJ 28 vjec

      KASTRIOT SHARRAJ 36 vjec

      PERPARIM MAMANAJ 13 vjec

      ZYLYMA SULEJMANI 22 vjece

      KRENAR SULEJMANI 27 vjec

      ALBAN SULEJMANI 4 vjec

      MIRAND KACUKU 28 vjec

      Nga Patosi

      KOZETA SULO 21 vjece

      KLODIAN SULO 2 vjec

      FIQIRI SULAJ 30 vjec

      ERVIN SULA 15 vjec

      LATIF BERBERI 53 vjec

      MAZE SEFERAJ 31 vjece

      BRUNILDA SEFERAJ 25 vjece

      DAVIT SEFERAJ nje muajsh

      VJOLLCA KACUPI 22 vjece

      ALBANA BOTROVA 22 vjece

      MERITA FERKO 32 vjece

      BLEDAR FERKO 10 vjec

      FREDI FERKO 8 vjec

      VIKTORI KACUPAJ 25 vjece

      ROBERT LLANAJ 30 vjec

      KASTRIOT HASANBASHAJ 27 vjec

      KLORIDA HASANBASHAJ 24 vjece

      XHULJANA HASANBASHAJ 3 vjece

      ILIR KICJA 34 vjec

      MARIGLEN BARDHA 16 vjec

      FATBARDHA SEJDIAJ 21 vjece

      kujtese per kete artikull shkrues.
      Ti o faqezi bashke me annbasadoret amerikene ,ramen ,bashen meten ,berishen jeni ato qe po I ngrini portretin enverhoxhes duek mos future ne burg monstren berishe qe eshte cilesuar si burre shteti nga Alex arvizu qe eshte nje mbret illegal dhe I pashpallur I shqipfoleve.
      Heqja e portretit te enverhoxhes nga mendjet e shqiptareve ka vetem nje rruge>>BURGOSJA E MONSTRES BERISHE..NE TE KUNDERT FIGURA ENVER HOXHES SHKELQEN NGA HIPOKRIZIA E AMBASDOREVEN NGA IMPOTENCA E RAMES DHE NGA VARGMALET ME KRIME TE KUPOLES BERISHAJVE

  2. kurvari i fundit says:

    po gjithandej politika sundon
    politika ben ligjin edhe n perndim
    politika e shkruan historin edhe n perndim
    politika ben drejtsin edhe atje
    vecse ka disa rregula te tjera
    perendimi dihet qe ben edhe vrasje politike,dmth terror.ne gjuhen juridike
    kjo bot esht kurv
    secili synon te luaj rrolin e kurvarit,hypsit,por shpesh ndihen ne pozicjonin e kurves,te hypures,sipas refrenit “n ato maja rripa rripa….” me hypje dhe me zbritje.
    prandaj,sa t ket politik,interes,njers,do ket edhe genjeshtra
    burrat e asaj kohe u vran per komunitetin,per kombin,per shtetin shqiptar,kurse legenat tash po dun me i qujt tradhtar!!!!
    me bythqi sesa njeriu s ka! tha Striniqi
    domosdo,sepse guri dhe hekuri nuk pallohen dot. tha fillozofi i fjuçërs Aristidh Aqif Llamarina
    por çështja ësht të jesh qibyths e jo bythqi,te jesh hyps e jo i hypur,shtyps e jo i shtypur,

  3. Spati says:

    Shkrimi eshte i qarte dhe shume i mire. “Çlirimi” komunist = lufte per pushtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

All - General - 32
All - General - 6
All - General - 2
All - General - 5
All - General - 17
All - General - 7
All - General - 8
All - General - 9
All - General - 10
All - General - 11
All - General - 12
All - General - 13
All - General - 14