Hë më ju lumtë! 8 me 2 ia mblodhët atyre serbëve! Shumë mirë bëtë që nuk e pranuat ofertën e tyre për të riluajtur ndeshjen! Apo s’thotë dhe kotë ajo fjala e urtë popullore: shqiptari kur jep fjalën, therr dhe djalën! O po ju na therrët të gjithve dhe bravo ju qoftë! Thatë që nuk luajmë më, dhe nuk luajtët nga istikami! Ia mblodhët armikut. O po tamam si ato kohra, kur dhe ai i lavdishmi që nuk hyri dot në pesçen e marksistëve, që ua mblodhi atyre imperialistëve amerikanë dhe atyre social-imperialistëve sovjetikë, të cilve naaa, shtatë u shkonin nga babloku ynë… e biles edhe krizat që përjetojnë tani, janë pasojë e atyre kohrave kur xhaxhi ua mblidhte rup-sup.
Po nejse, unë nuk dua të hyj në sferën patriotike, se tashmë e dimë që ka disa qindra patriotë të flaktë nëpër internete, një e pesta e të cilve janë nga ata të huaj që dinë shqip dhe duan të na i çojnë temperaturën e patriotizmit edhe më lart, në mënyrë që ata të na ndihmojnë nesër dej me kapitalet e tyre, pasi të jenë bërë disa rrëmuja alla ballkanike dhe ne do punojmë me krahët tanë, si shpatullgjërë dhe të fortë që jemi.
Unë këtu dua thjesht ta falenderoj federatën shqiptare të futbollit për formën demokratike të gjithë komunikimit me sportdashësit dhe shoqatat e tifozve. U mblodhën të gjithë ata bashkërisht, Andi, Mandi, Ari, Armando, Armandino, Dukati, Duka, Diko dhe Dako, po ashtu Eni, Beni, Arbeni, si dhe Erti, Berti, Alberti, Roberti, po dhe Faja, Muçi, Mustafai, e sa e sa të tjerë, të cilët në formë kolegjiale dhe demokratike vendosën: për hir të sime vjerre, do fle me mullixhinë!
Sepse ata nuk e kishin humbur shpresën, se ndonjë ditë do hypnin tek ura majë brrylit, e do shihnin Stambollin! Apo s’kishte tek UEFA shance të mëdhaja federata shqiptare! Vetvetiu, sepse çdo gjë që bëjnë shqiptarët, është e drejtë! Po pse këto shance tani humbën, as un s’e di! Mendoj se këtu ka tradhëti burra!
Sidoqoftë, e humbëm dhe gjyqin e le ta humbasim gjithshka. E rëndësishme është që ne nuk humbasim unitetin tonë të bashkuar rreth federatës tonë të futbollit, e cila është aq demokratike, sa –si kofini pas të vjelit– i lajmëroi të gjithë sportëdashësit, të gjithë patriotët, me kuç e me maç, nga Rejkaviku e deri në Hono Lulu, se ata si federatë e paskëshin hedhur poshtë atë ofertë (patjetër dinake) të palës serbe. Bravo ju pjesmarrës të federatës! Ne ju pamë juve direkt në marrjen e këtij vendimi, nëpërmjet imagjinatës tonë. Njëlloj si dikur byroja politike që i merrte bashkërisht vendimet, natyrisht pasi kish marrë –nëpërmjet telepatisë– edhe mendimin e masave, edhe ju bëtë shumë mirë që na pyetët neve për vendimin tuaj, në kohën kur ne po flinim, dhe në formën më të kulluar demokratike, ua thyet hundët serbëve. Edhe ata atje në Francë i injoruat fare! Tani ju meritoni medjalen më të lartë të vendit, të cilën do t’ua japë patjetër presidenti ynë me fytyrë simpatike, (se ç’më kujton Olion dhe Stelion ky Nishani që i ka dalë tani Shqipërisë!), dhe të gjithë në korr do t’këndojmë: O sa mirë me kjen shqyptar, oh he, oh he,/ oh sa mirë veç me u prrallë, o he, o he!
me duket se shkrimi juaj eshte pa vend.federata jone ka shume te keqija por ketu ka vepruar drejt.nuk ka asnje vlere te riluhet ndeshja, sepse ajo I kaloi caqet e nje ndeshje futbolli.futbollistet tane e treguan ne fush trimerinr e tyre dhe ruajten dinjitetin e kombit tone.te njejten gje po bene dhe federata tone.s’ eshte nevoja te bejme lojen e serbeve .ata me makinacionet dhe propaganden e tyre moren me te miren e mundshme nga vendimi I uefes, por ata duan me shume.le te mos tiu bejme te lehte punen por ta ndjek
im ligjerisht ceshtjen
Nje shkrim i neveritshem qe vetem ndonje i manget si Roberti mund ta shkruaj.
Nuk ja vlen
O Thomatitika shiko ketu nje shembull
Olimpiakosi eshte skuadra me madhe e greqise me mbi dymilone e gjysem tifoze
Para 7 vjetesh mori kampionatin grek duke marre 3 pike ne letra edhe pse ne fushen e lojes kishte dale i dyti pas Aekut te Athines
Gjate kampionatit kishte humbur paster 1me0 nga kalamaria nje lagje e Selanikut e cila kishte bere gabim (shkreta)duke aktivizuar nje lojtar austriak(balner) i cili kishte luajtur gjate nje viti ne dy skuadra skoceze(hamilton dhe harts)
Nga ana e rregullores se futbollit olimpiakosi kishte te drejte dhe qe e ligjshme denocimi qe beri pran ffgrek
Por nga ana morale qe nje gje e padrejte pasi ndryshoi krejtesishte ecurine e kampionatit
Atehere u propozua nga rivalet e tjere te titullit dhe nga federata qe te binin ne konsesus olimpiakosi dh kalamaria dhe te pakten te riluhej ndeshja
Pergjigjja e olimpikosit qe negative edhe pse 4o here te lonin ndermjet tyre olimpiakosi do te fitonte ,emegjithate ai i mori piket ne letra,dmth GoLIATHI REFUZOI TE NDESHESH ME DAVIDIN edhe nje here tjeter,
Tani te tema jone Na rrahen na shane na dogjen flamurin na gjakosen vajtem edhe ne gjykate dhe atje na dhane te njejtin denim me fajtorin dhe mos me shume (Po te qe ndonje france gjermani itali do shikonim se cdenim do te merrnin serbet) dhe na thone tani hajdeni tju rrahim edhe ne fushe te lojes se jemi pothuajse teeleminuar dhe kemi vetem kete shanc duke ju bindur juve buddallenjeve shqiptare e te loni
O thomatitika ne na ben padrejtesi ne kete ndeshje por ne situaten e tanishme te grupit tone(humbja e serbise nga danimarka)me fitore ndaj armenise kemi siguruar vendin e trete ne grupe
Dhe sic ndodh kudo cdo shtet cdo skuader cdo grupim ekonomik cdo familje apo cdo njeri shikon ne rradhe tepare interesin e tije
Leri hartimet bla bla nuk e kupton se ata dun te futen ne loje se jane te skualifikuar dhe ne sipas jush duhet te bejme te moralshmin dhe tua japim kete shance,
Ne shembullin larte Goliathi(olimpiakosi)refuzoit te luante (kalamaria)Davidinc,ndersa neve sipa jush(Davidi)duhet te pranojme vete te ndeshemi me Goliathin
Te lumte mal shova ,ja ke thene te gjitha ketij tyçit qe ka bere kete shkrim alla mejhania e lagjes.Eshte thjeshte ofendim per nivelin e shqiptareve te 2014-s
shkrim i dobet
Ne kete rast federata shqiptare ka vepruar drejt.Serbet e dine qe do ta humbasin betejen ligjore prandaj edhe kerkuan te riluhet ndeshja.Dhe po te riluhej ndeshja shperndahej midis serbise dhe shqiperise pergjegjesia e skandalit qe ndodhi ne beograd.Serbet nuk bejne oferta te kota kush i njeh e di shume mire qe ata jane te forte ne parashikime dhe diplomaci.
Me fal per injorancen,por s’te mora vesh asgje se cfare doje te thoje!
Ky shkrim eshte pak i holle, jo per lexues te rendomte te cilet nuk kane njohuri per kategorine letrare “ironia”
..po na ndriço Pak te lutem, “se elbete secili ka zanatin e vet, ..mer vesh..!!”
shkrim shumë i dobët!
por si gjithnjë dhe e dobta,e keqja ka diçka brënda!
kritika që ai i bën federatës së armando dukës,jo shqiptare;se kështu është gjithandej në shqipëri;qeveri e ramës,parlament i metës,presidenc e nishanit,sindikata të kalasë;për hermetizëm me drejtim gënjeshtër dhe mashtrim,është plotësisht e drejtë!!
ne nuk duhet ta luajmë ndeshjen me sërbinë!ata duhet të dënohen për atë skandal në organizim që bënë!!
në të njëjtën kohë duhet të largohet duka!duhet bërë peticion që ai të largohet nga drejtimi i federatës shqiptare!
canaj duhet të sqarojë çështjen e moskëthimit në fushë,nëse ka pasur firmosje në letër!nëse po ai duhet të bëjë autokritikë për gënjeshtrat që ka thënë!!
boll më me këto pisllëqe!boll më me të menduarit se të gjithë janë budallenj dhe nuk i kuptojnë pashtrimet!!
Ja ke futur komplet kot z.artikullshkrues. Duke dhe federata mund te kene 1000 te zeza por jo ne kete rast. E ketu nuk hyn fare patriotizmi po llogarite sportive. E kujton Serbine, San Marino apo Gjibraltar qe te pranosh riluajtjen e ndeshjes me garancine qe do fitosh?? Ne ratsin me te keq kur ka mbetur edhe nje shkalle gjykimi Serbia mbetet 3 pike pas dhe i ka shanset shume te vogla per te pretenduar nisur edhe nga kalendari. Sic te ka thene edhe dikush me larte nje fitore hipotetike ne Shqiperi me Armenine do sillte vendin e trete per ne dhe kjo do ishte vertete arritje duke menduar se ne cfare grupi te forte jemi.
..mir bere qe provove te shkruash, por je shum dobet, si ne ironi dhe konceptim te problemit. Ulu..DYSH !!!
https://secure.avaaz.org/en/petition/RESIGNATION_OF_MISHEL_PLATINI_SIGN_THE_PETITION/edit/
PETICION PER DOREHEQJEN E PLATINISE
Po te ishte ndonje koment ky shkrimi i mesiperm, do thosha se eshte mendimi i nje njeriu, por kur ky shkrim, i shkruar si nje qytetar medioker, behet ne forme te tille , theme se gazeta ka deshtuar. Ne e dime tani federaten, Duken etj se kush dhe si jane, por gazetar, po te jete gazetar nuk ka dhene asnje spjegim apo rrugezgjidhje. Te gjithe kritikojme por japim dhe mendim per zgjidhje. Ky shkrim s’ka as fillim dhe as mbarim.
Desha te rilexoja se nuk e morra vesh se ku donte te dilte, pastaj thashe vari hejbet se as ai vet nuk e di se ku do te dale.