I njëjti mentalitet patriarkal që u jep shtysë artistëve mediokër të kërkojnë famë përmes lakuriqësisë, u pamundëson vajzave dhe grave kosovare ta gëzojnë barazinë që u takon. Bleona bashkë me zhveshjen e trupit e zhvesh edhe hipokrizinë e patriarkalizmit shtypës.
Ilir Shaqiri dikur përmes këngës ia përkujtonte perëndimit se jemi Evropë dhe ia kërkonte kthimin e borxhit, apo lirinë e mohuar si komb.
Sot lirinë kombëtare e gëzojmë, por për shkak të disa vlerave që na karakterizojnë, sidomos shtypjes që i bëjmë lirisë së vajzave dhe grave,ne nuk mund të pohojmë se jemi tamam Evropë (të paktën jo Evropë bashkëkohore).
Këtë borxh ndaj gjinisë së shtypur nuk mund ta kërkojmë askund tjetër përveçse brenda vetes.
Është e vështirë të diskutohet për këtë temë në një mjedis patriarkal ku nuk duket se ekziston as vetëdija elementare për përmasën e pabarazisë gjinore, e lëre më për atë sesa kjo përbën problem, apo se çfarë pasojash shkakton për të gjithë ne.
Shumica e kosovarëve nuk e shohin situatën si aq shqetësuese sa për ta merituar statusin e një emergjence kombëtare. Por, të dhënat nga terreni, sidomos ato mbi pabarazinë ekonomike që është edhe një prej rrënjëve të pabarazisë së përgjithshme tregojnë se ajo e meriton të jetë e tillë.
Siç pata vënë re në një shkrim të vitit të kaluar, vetëm 2 në 10 vajza dhe gra kosovare janë aktive në tregun e punës (pra, e kanë një vend pune ose e kërkojnë një të tillë).
Kjo shifër është dyfish më e ulët se në vendet e rajonit (përfshi Shqipërinë) dhe trefish më e ulët se në vendet perëndimore.
Jemi i vetmi vend në Evropë ku angazhimi i grave në treg të punës është në nivel të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore.
Punët qëndrojnë shumë keq edhe te çështja e zotimit të pronës dhe trashëgimisë. Vetëm 16 për qind të pronave në Kosovë kanë gra që figurojnë si pronare apo bashkëpronare.
Siç ilustroi së fundmi edhe rasti tragjik i Shyhrete Berishës, të cilën familja e përjashtoi nga shtëpia dhe e drejta e trashëgimisë pas vrasjes së burrit dhe fëmijëve në luftë, gratë në Kosovë në shumë mjedise konsiderohen jo si qenie njerëzore, por si mall për martesë dhe riprodhim të linjës familjare të burrit.
Përjashtimi i grave nga mundësitë e ekonomisë dhe shoqërisë, përveçse i padrejtë dhe i turpshëm, ka edhe kosto të lartë ekonomike. Studimet tashmë e kanë vërtetuar se sa më e lartë që është barazia gjinore e një vendi, aq më e lartë është rritja dhe zhvillimi i tij ekonomik.
Por përjashto disa OJQ të grave dhe organizata ndërkombëtare, pakkush sot bën zhurmë rreth kësaj pune. Një pjesë e mirë e shoqërisë mbase jeton me iluzione mbi gjenden reale. Opinioni publik formësohet nga mediet të cilat ndodhen kryesisht në Prishtinë dhe në zona urbane, ku gjendja megjithatë është shumë më e mirë se mesatarja e Kosovës.
Hapja e kësaj teme duket se u ngjallë mjaft siklet dhe neveri burrave, atyre “që kolliten në këtë odë” dhe që e dominojnë skenën politike dhe mediatike.
Shumica e tyre mbase ndjejnë se “do t’ju sfidohej burrëria” nëse do të angazhoheshin më aktivisht rreth kësaj teme.
E konsiderojnë feminizmin si çështje të grave, ndërkohë që ajo është një lëvizje për barazi që duhet të na takojë të gjithëve, sidomos burrave.
Shumë të tjerë janë në gjendje të bashkëndiejnë dhe të solidarizohen me të shtypurit anekënd botës, por jo edhe me të shtypurat që i kanë para syve.
Në qarqet konservative madje ka ankesa se gratë sot kanë shumë më tepër të drejta se që do të duhej të kishin.
Ekziston një frymë e theksuar rebelimi kundër nocionit se gruaja mund të trajtohet si personalitet krejtësisht i barabartë.
Te të menduarit e tillë konservator – i cili vazhdon ta infektojë gjithë shoqërinë, madje ata që publikisht ia mbajnë vetes për përparimtarë – qëndron edhe thelbi i problemit.
Tradita arkaike u përcakton gjinive role dhe detyra që nuk përkojnë me vlerat e botës bashkëkohore.
Dhe pa një angazhim më të madh publik në mbështetje të grave, sidomos nga ana e burrave dhe figurave me autoritet, cikli i kësaj tradite primitive nuk mund të thyhet.
Imagjinoni se me çfarë ambiciesh dhe konceptesh mbi botën rriten sot shumë vajza në Kosovë kur rreth tyre shohin gra të nënshtruara, burra që sundojnë, e mos të flasim pastaj për rastet e dhunës, të cilat në disa komuna arrijnë nivele alarmante.
Çfarë modelesh të roleve gjinore kanë në kokë këto vajza? Çfarë modeli krijojnë për rolin e gruas djemtë kur i shohin nënat dhe motrat si qenie inferiore dhe të poshtëruara? Të tillët janë ata që në mungesë të modeleve të tjera, rrezikojnë ta vazhdojnë ciklin shumëshekullor të shtypjes.
Shumë vajza në Kosovë heqin dorë prej individualitetit të tyre qysh në vegjëli, duke e përbrendësuar si të mirëqenë nënshtrimin, madje shpesh duke u bërë edhe kundërshtaret më të ashpra të lirisë së grave, në emër të ca botëkuptimeve morale të ndërtuara shekuj më parë nga burra shtypës.
Ndërkohë ato që përpiqen ta sfidojnë mentalitetin dominues në sferën publike përballen me pengesa të panumërta nga ambienti seksist, i cili në imagjinatën e tij i ka të rezervuara dhe të kufizuara rolet për gratë.
Me fjalë të tjera: gratë respektohen si të mira nëse janë shtëpiake dhe nëna, por konsiderohen të dyshimta e deri edhe kurva nëse në hapësirën publike përpiqen të tregojnë sadopak individualitet dhe ambicie, pra nëse bëjnë gjëra që për një burrë do të konsideroheshin normale.
Në libra akademikë vlerësohen “të përdala” dhe fajtore për dhunimin e tyre, sepse provokojnë.
Në mjedise të punës nuk trajtohen si të denja për role udhëheqëse kur janë të afta, por preferohen si dekor estetik kur janë të bukura.
Nëse qëllojnë të jenë presidente dhe të kritikohen për diçka, u sugjerohet që “të shkojnë dhe të bëjnë pite!”
Siç na bënë të qartë një grup vajzash dhe grash me fushatën e javës që shkoi, në rrugë përballen me ngacmime seksuale dhe poshtërim të një përmase dhe lloji që shihet pakkund, në mos askund në Evropë.
Kushdo që nuk e sheh ndërlidhjen mes këtyre pengesave në hapësirën publike dhe pabarazisë së përgjithshme me gjasë e ka thellë të përbrendësuar mentalitetin patriarkal.
Javën që shkoi u bë nami pse një artiste mediokre në kërkim të famës doli lakuriq në një tapet të kuq hollivudian me atë “kostumin” pa shije. Por më shumë sesa veten, Bleona me këtë gjest na zhveshi të gjithë neve nga hipokrizia e patriarkalizmit, sepse shpërfaqi atë që burrat për shkak të impulseve natyrore duan të shohin, por që, për shkak të frikës, pasigurisë dhe thirrjes në tradita, përfundojnë duke e shtypur.
*Gazeta Jeta, Kosovë
Artikull mjaft i mire. Nqs zoteria qe e ka shkruar eshte nga Kosova atehere dyfish komplimente per nje shqipe te shkruar sakte.
Vetem nje verejtje kur cileson burrat ne Shqiperi dhe Kosove si patriarkale. Nuk eshte nje percaktim i drejte. “Talebane”, do te ishte termi i duhur. Mos shko me larg, lexo komentuesit idiote te Tema se cfare shkruajne ne lajmet ne te cilat perfshihet nje grua, kushdo qofte. Sipas tyre te gjitha grate “e huaja” jane kurva. Vetem motrat dhe nenat e tyre jane te ndershme. Duke qene se cdo grua eshte nena apo/dhe motra e dikujt, nuk dihet se ku mund te gjenden keto grate “e ndershme”?!
Shtypja qe ne u bejme grave eshte arsyeja themelore pse jemi kaq te prapambetur si komb ne cdo fushe. Derikur ta kuptojme kete gje nuk do te kemi asnje lloj perparimi si shoqeri, as ne jeten politike te vendit. Vetem diktatore do te jemi ne gjendje te prodhojme ose, ne rastin me te mire, udheheqes autoritare.
Te paska ardhur mendja kete 5 minutesh o e mjere…po ti nuk le grua e vajze pa e quajtur te perdale…e harron veten si nastradini.
Gjene mire, sikur te qendroje ca keshtu…po ekuilibri?
Keqardhje, pse e lodh kaq shume veten!
Me nje fjale moral te njeanshem vetem mashkullor,pra diktat i te fortit.
Bravo Agon Maliqi,ke kapur nje teme qe duhet te shqetesoje te gjith shoqerine tone patriarkale.Shkak dhe pasoje,a do te kishte kurva nese nuk do kishte burra peverse?Djemte e bukur kengtare perdoren per biznes per te plotesuar imazhin e femres se dashuruar,femrat e zhveshura plotsojn fantazine peverse seksuale te meshkujve.Gati te gjith burrat nga Kosova apo Shqiperia qe kan lene grate e tyre ne vendlindje kan dashnore apo nje grua te dyte dhe kjo eshte krejt normale por kengetari i njohur Sinan Vllasaliu sheh vetem njerin krah dhe hakmarrja duhet te jete perbindeshme
nese e heqin tapen kur burrat vete livadhisin per shtate pal qejfe.Besen duhet ta japin vetem grate per ruajtjen e nderit kurse burrat jo,burrat duhet ti bejn hyzmet palles sa here qe ti teket,kurse gruaja e tij nuk duhet te perdori as vibrator por duhet te kujdeset per femijet dhe prinderit e tij sikur te ishte sherbetore.
Sinan Vllasaliu – Mos ja falni
Para se para se un të vij largoni teshat e saj
Mos leni fotografi,mos ta kujtoj atë gru plot faj
Para se un të shkoj n`gurbet,u betu se ka mem prit
Ka ardh koha me kijamet,kur shkon nana i len fmit
Ref.
(Kur të del ajo prej shpis,largoni gjitha gjanat
Mos leni asnji kujtim, kalljani krejt fustanat
Dhe hallallin kur kërkon mos ja falni mos ja falni
Veq fëmit kur përqafon,mos ja ndalni mos ja ndalni)2x
Para se para se t`kthehem un,lot e mi un do ti zbraz
Do të vuaj dhe më shum, lot në sy më s`ka me pas
Para para se t`shoh fëmit e marr forcën e dynjas
nëpër natën ti sjell dritë nan e bab tash kan mem pas
Pa marre parysysh se kush eshte fajtor,gati ne te gjith Boten femijet
i mban Nena deri 18 vjec,kurse ne Kosove i merr Baba.
E njejta gje edhe tek kenga- Femer e deshtuar,faji ka vetem nje emer,femren.
Mos mendo qe nuk e di
sa her del me shokun tim
Mos mendo qe nuk din ai
sa her me mua ke dal
Ti je femer e deshtuar
femer e mallku
nuk du une as nuk do ai
shok me i prish nuk eshte kollaj
Pyetja eshte e thjeshte,perderisa te dy e dini qe ajo shkon me dy atehere perse eshte vetem ajo e mallku kurse ju te dy jo.
Mora si shembull Sinan Vllasiun meqe eshte edhe i njohur,por tekste te tilla antifemrore ka me qindra.
Ka qene nje humor me Stupcat qe vetem humor smund te ishte por trgjedi”Qysh rrehet gruja, mecka e thiut!” nje skandal humor persa i perket mesazhit,nje poshtrim i gruas.
Kur artistet percjellin nje mesazh antifemror vaj hallit te tjeret.
Ka krahina qe aktoma nuk akceptojn femren si trashegimtare te pasurise ashtu si thuhet ne kanunin e Leke Dukagjinit.
Mire se ti cuditesh me Sinanin por une cuditem se ku ka mesuar Sinani shqip!
Femrat shqiptare jane yll bote. Ne Zvicer cfare te shikosh femra yje ne rruge, jane te gjitha shqiptare. Po te dish ti duash dhe trajtosh jane me te mirat.
Eshte e vertete kjo gjendje e uzurpimit gjinor edhe pse une kam lindur ne Tirane ne jeten e emigracionit i kam pare dhe ndjere keto fenomene shoqerore mjaft dominuese dhe me pasoja emocionale te renda! Une njohe nje person te cilin ne 1988 e kam takuar ne Paris! Ai eshte me origjine nga Peja ! Ka gjashte vajza dhe dy djem vajzat e tij nuk dalin nga shtepia kurre kthehen nga shkolla apo puna! Ai jeton ne France prej 1986 punon dhe gruaja e tij eshte shtepiake! Gruaja nuk mund te flasi shume se e ndjen friken e tij! Shume here me thote katoliket dhe e perserit kete teme myslimane sikur ai te ishte perendi sa per shtese une jam ateist! Nje dite vajza e tij 13 vjecare me habiti duke me thene: ai kurre nuk eshte ne shtepi edhe kurre vjen vjen i pire dhe nuk flet une skam nje babe ne shtepi ku edhe me kete
Ti Agon nga vete emir duhet te jesh Kosovar, maqedonas…
E dime shume mire se sa fanatike jeni ne krahasim me shqiptaret e Shqiperise.
Agon I dashur,
Bleona zhveshi veten e saj ne radhe te pare dhe nuk na ” zhveshi” ne.
Ainuk e kishte emer fustan, fustan I thua ti asaj ” gjeje “qe veshi Bleona apo Balony sic I thone ketu ne USA?
Fame me cdo kusht per inat te disa kengetareve te talentuara ne Shqiperi, kete po ben Bleona me budallalliqet e saj. Bleona nuk ka talent per te kenduar, kete e di gjith bota tani. Asaj I mbeti vetem guri Icveshjes ne dore dhe tha hajde te imitoje Rihanen. Rihana dukej si karamele edhe ashtu sic u vesh. Kesaj tones, Balonit, nuk I shkonte fare.Bleona eshte e mbaruar ne kete ven me ate attitude, eshte e mbaruar. Ketu nuk te hedhin qurret po u solle ashtu.Ne Shqiperi kemi yje vajza per nga bukuria dhe talenti. Ku llogaritet me Bleona. Kemi kengetare te talentuara. Se kuptoj cfare po derdellit kjo Bleone. I iku mosha dhe po ben si e marre. Suksesi me I bukur ne jete eshte nje familje e bukur dhe nje jete normale.
Keshtu qe nqs Bleona te zhveshi ty, eshte komplet another story.
Have a great day!
Emi, Elinor,.,.,. nje njeri me dy personalitete….me teper nje njeri i cmendur.Me ke lene pa fjale…sa maska ke ti?
Mos ke henger ndonje ushqim te prishur a gje?
Diskutim i hapur sa te jete bota. Pse burrat horra me ke shkojne me gra horre..faktikisht liria per harbim eshte per te dy gjinite..opinioni? sigurisht rendon gruan. Jo vetem ne Shqiperi por kudo ne bote. Persa kohe familja nuk do te quhet imoralitet, por qeliza ku edukohen femijet qe vendosen ne kete bote tragjike, gruaja ka peshen natyrore per te qene e qendrueshme. Perndryshe; burri pi alkol gruaja gjithashtu, burri pi duhan edhe gruaja, burri bredh edhe gruaja, pak komike eh?
femijet me nena bredharake rriten me trauma. Njeriu e mer feminine me vete dhe ne moshe te rritur ka pasoja ne personalitet.
Shkrimtar vienez para 22 vjetesh u kap si nje vrases serial prostitutash. Kur e pyeten pohoi se: -Deshi ta pastronte Vjenen…sepse kur ishte i vogel kishte pare burrat qe vizitonin nenen e tij….
Ndersa Klinton, qe kishte pare njerkun e tij tek rrihte nenen, kur u rrit shkoi me tren per ti dhene lamtumiren e fundit atij…e kishte falur…
Nena eshte institucion ajo i perket kryesisht femijes..ka 20 vjet qe nena ime nuk rron e une e kujtoj cdo dite, e shoh ne ender, qaj per te, per mua ajo ishte nje Perendi!!!
Dilte ne ballkon e me priste kur kthehesha nga shkolla edhe nga puna deri diten, qe e lashe shtepine e saj….dhe krijova familjen time njesoj si ajo me te njejten pergjegjesi e perkushtim…thjesht eshte ne gjak!!!
Njerezit me te mjere jane ata qe jane rritur me nena te akullta, e akoma me keq …te lira per te bredhur.
Nuk eshte ceshtje morali…nuk paragjykoj e as gjykoj njeri…jam indiferent.
Thjesht une e dua nene te jete si nena ime. E donte babin tim na mbronte ne femijve si nje kllocke e mire. Me mungon shume shume….
Aishe Tereza,
Nuk besoj se ka ndonje lidhje.Ta them me siguri.
Njeri me dy personalitete????
Trajtimi i ketij problemi ne vendin tone le shume per te deshiruar dhe eshte fakt qe femra nenvleftesohet ne maksimum dhe shihet si nje qenie qe nuk gezon respektin e duhur ne shoqeri,por te pretendosh qe Bleona eshte ajo qe demaskon kete sjellje te meshkujve me fal o zotnia i ketij artikulli po me duket se ke lajthitur.Ne radhe te pare Bleona ka qene e xhveshur qe ne fillimin e aktivitetit te saj ku si idiote e lindur postonte gjithcka i ndothte duke kerkuar vleresimin maksimal.Pretendonte se ishte ajka ne Amerike se kishte kapur perendine kur ne fakt ishte nje dordolece fatkeqe qe u perdor perbindshem nga Ai qe trajtonte si yll Hollivudian.Ngjarja e fundit ne karpetin e kuq ishte kulmi i depresionit te kesaj lavireje qe per te terhequr vemendjen mori perbuzjen e te gjitheve.Ngushellime Autorit.
Mire e ka autori. E vertete e plote eshte kjo per mentalitetin tone. Me shamia nuk ben e as te zhveshet nje femer nuk ben. Asnjeren nga keto dyat nuk i kemi shpikur ne.Duhet ta ndajme mendjen se ku do shkojm.
une them ne europe .dhe aty eshte normale kjo. Me mire te shoh nje shqipetare nudo sesa nje te huaj.