Rrëfimi për Profetin, e dehur (II)

4 Dhjetor 2014, 10:37Blog TEMA

 Nga Berat Buzhala*

 

Presidenti Rugova në vend që t’i printe popullit, e ndiqte popullin. Shumica e shqiptarëve të Kosovës nuk e dëshironin pavarësinë me çdo çmim. Nuk ishin të gatshëm që të vdisnin për liri, me ca përjashtime. Dhe Rugova, po shihej, që rrugën paqësore nuk e kishte ‘filozofi rugoviane’ por kartë politike. Prandaj, u kap si një pulë e lagur në Velani.

Në nëntor të vitit 1995, liderët e sllavëve të Ballkanit, pasi ishin lodhur së notuari për plot pesë vite nëpër gjak, nën trysninë e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosën të uleshin për një marrëveshje paqeje. Me një fitore të pastër, prej kësaj kasaphane, dolën vetëm kroatët. Ne që pasdarkeve, kohë pas kohe e kthenim kokën kah televizori për të mësuar se çfarë po ndodhte në Bosnje, tek sa e shkrinim sheqerin në bardakun e çajit të rusit, kjo marrëveshje pothuajse na trembi. Ngelëm të hutuar. Filluam të frikësoheshim, dhe të kujtoheshim, për fatin tonë.

Ata e kaluan lumin, kurse në Kosovë policët serbë edhe më tutje po na rrihnin pa asnjë pretekst. Dhe kështu filluan, secilën herë e më shumë, të dëgjoheshin zëra më ndryshe. Në fakt jo vetëm zëra. Ajo që ishte më brengosëse ishte se filluan të dëgjoheshin, e të shpeshtoheshin, edhe të shtënat. Në këtë kohë, prej të gjithë banorëve të Kosovës, të shtënat nuk i dëgjonte vetëm Lideri. I mbyllur në Velani, tashmë ai kishte filluar ta humbiste totalisht kontaktin me terrenin.

As që bëhej fjalë, gjatë kësaj kohë, që Rugova të dilte në terren e të vizitonte viktimat e dhunës serbe. Mezi dilte deri në ndërtesën e Shoqatës së Shkrimtarëve për të përsëritur refrenin e njëjtë, tash e gjashtë vjet. Por ajo që dukej e guximshme në vitin 1989, në vitin 1996 dukej qesharake.

“Kosova shtet i pavarur dhe sovran. E hapur si ndaj Serbisë ashtu edhe ndaj Shqipërisë. Me një protektorat të përkohshëm ndërkombëtar”. Kështu pak a shumë kishte qenë refreni që e përsëriste ai.

Por deri kur? Deri në cilin vit? Asnjë përgjigje. Dhe përveç kësaj, për sulmet eventuale që kryheshin kundër stacioneve policore serbe në Kosovë, Rugova fajësonte forcat sekrete serbe, që sipas tij po dëshironin të hapnin një front të ri të luftës.

Dhe këto ishin vitet kur emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sa vinte e bëhej më i pranishëm, në media. Në anën tjetër Ibrahim Rugova, ndonëse edhe më tutje e gëzonte një mbështetje të çuditshme dhe të padiskutueshme popullore, filloi ta humbas monopolin politik. Në Prishtinë po shfaqeshin alternativa politike prej intelektualëve të ndryshëm – dorën në zemër shumica prej tyre pa kurrfarë influence. E sidomos kur përballë kishin një kundërshtar krejtësisht të papërshtatshëm siç ishte Rugova. Ai nuk polemizonte me askënd. Nuk i përgjigjej askujt për asgjë. Të tjerët që merreshin me të, dukej sikur po kërkonin më shumë protagonizëm.

Por Rugova nuk e shihte të nevojshme që të lëshohej në debate. Ai tashmë e e kishte deshifruar deri në fund se çfarë dëshironte populli. Dhe dëshira e popullit, nëse do të më duhej ta përcaktoj në dy fjali, ishte: të mos derdhej asnjë pikë gjaku; dhe nëse ishte e mundur, kështu pa u lagur fare, atëherë populli dëshironte që edhe ta fitonte pavarësinë nga Serbia. Shembulli i Bosnjës dhe Hercegovinës tash po na kthehej bumerang.

Pamjet nga Srebrenica ishin kthyer në një makth. Raportimet për 300 mijë myslimanë të vrarë ishin pengesa kryesore për të përkrahur çfarëdo rezistence të armatosur. Kujt i duhet një pavarësi e tillë? Çka ishte edhe më fatale, ishte se edhe më kaq viktima pavarësia nuk ishte e sigurt. Çfarë fituan myslimanët në Bosnje, tek e fundit? Pra, frika nga vdekja, nga masakrat dhe gjenocidi po bëhej më dominante se dëshira për liri. Askush nuk e dëshironte lirinë me një çmim gjenocidial. Kush do ta gëzonte atë? Etj. Por të gjitha këto fatalitete nuk thuheshin. Ato mendoheshin. Dhe, sipas meje, masa popullore besonte në Rugovën, pikërisht për këto arsye.

Predikimet e tij, se pavarësia do të vinte pa gjak, ishin muzika e dëshiruar për veshët e dy milionë shqiptarëve të Kosovës. Të thuash se populli besonte në ‘filozofinë rugoviane’ për arsye se brenda saj kishte gjetur të dhëna më të besueshme se ajo ishte rruga e vetme, ishte absurde. I vetmi shpjegim përse populli besonte ‘në këtë filozofi’ ishte frika nga alternativa. Kjo mund të shpjegohet vetëm me terma religjioz. Besimi në Rugovën, është sikur besimi në Jezu Krishtin. Shpëtimi do të vijë, por pa gjak. Durimi është gjithçka. Por kurrë mos kërko shpjegime teknike, a shkencore. Ato nuk ekzistojnë. Të gjitha janë të ngërthyera brenda besimit. Dhe ‘shalli’, siç e quanin me plot urrejtje kundërshtarët, vazhdimisht linte hapësira të mëdha për të qenë i interpretuar dhe i interpretueshëm. Dhe kështu ndodhte.

E ai, personalisht, me kalimin e viteve sa vinte e fliste pak e më pak, kur duhej të ishte e kundërta. Sa më shumë që ne e afronim veshin për të dëgjuar diçka prej gojës së tij, aq më shumë ai e mbyllte gojën. Deri në vitin 1995 ai së paku kohë pas shkonte deri në Shqipëri, dhe përmes kanalit satelitor, që paguhej nga Qeveria e Bujar Bukoshit, e jepte ndonjë intervistë. Duhet të ketë qenë viti 1996, kur ai edhe i ndali intervistat, e si duket edhe raportet me shtetin shqiptar. Mrekulli. Dhe kjo, në vend se ta dëmtonte, e bënte edhe më atraktiv për popullin.

Çdo muhabet mbyllej me fraza biblike, të natyrës: “Ai e din ma mirë”, “Amerika i ka thanë”, “Pse e mban Papën te koka?”. E të tjera, e të tjera legjenda. Kjo ishte periudha kohore kur ata që duhej të flisnin po heshtnin, e ata që duhej të heshtnin po flisnin. Kështu, për shembull, të pamet, dasmat, zijafetet dhe ngjarje të tjera të kësaj natyre ku merrnin pjesë një numër i konsiderueshëm i njerëzve, ishin shndërruar në tribuna popullore. Politika kishte zbritur poshtë. Burrat, nëpër fshatra, po tregonin se çfarë i kishte thënë Rugova Klintonit, ose çfarë i kishte thënë Klintoni Rugovës. Ose Klintoni Jelcinit.

“Pasha kryet e fëmijëve Brahim (fjala është për Ibrahim Rugovën) kurrë Kosovës nuk kena me ia kthy shpinën”, po më tregonte një kushëri i imi i moshuar një ditë, ato ditë, derisa po u kullosnim lopët buzë shtëpive, në një mëngjes monoton. Këtë muhabet, kushëriri e kishte dëgjuar në një ngushëllim, prej një njeriut që ‘rrinte me Rugovën, sikur qe po rrimë unë e ti qitu’. Mu qesh, se mu duk se po e shihja Rugovën dhe atë ‘personin e besueshëm’ duke i kullotur lopët diku, sikur unë me kushëririn. Dhe ai që i kishte thënë kështu Rugovës, kishte qenë Papa Gjon Pali i Dytë. Sipas kushëririt, Papa i kishte kërkuar Rugovës që të mos e bënte publike ketë deklaratë. Dhe kjo çfarë po më fliste kushëriri, në kokërr të shpinës nën një dardhë të egër, nuk ishte një budallallëk me brirë.

Përkundrazi, LDK e kishte kapur mirë ketë segment. ‘Spin doktorët’ e Rugovës, ose rrethi i tij i ngushtë lëshonin llafe, gjoja sikur atyre u kishte thënë një sekret Rugova. Mediumi më i rëndësishëm i asaj kohe ishin pikërisht shpërndarja e dezinformatave, ose optimizmit në popull, se ditët e mira nuk ishin shumë larg. Dhe mandej ky optimizëm përtypej e ripërtypej me muaj të tërë nga një odë në një tjetër, nga një e pame në një tjetër, e nga një aheng në një tjetër dhe nga një pazar në një tjetër.

Kujdeseshin për të na kthyer në realitet huliganët serbë, të veshur në uniforma policore, që tashmë po talleshin hapur me ne dhe me insistimin tonë komik për pavarësi. Përkundër këtyre gjërave, viti 1996, ishte një vit kur Rugova ishte më i izoluar se kurrë. Takime ndërkombëtare, përtej sekretarëve të ambasadave, nuk po ndodhnin. Raportet me Shqipërinë u rrënuan tërësisht. Dhuna në Kosovë sa vinte e rritej. E bashkë me të edhe nevoja për t’ju përgjigjur dhunës me dhunë, prej elementëve të caktuara, që më vonë erdhën dhe u bënë faktor. Në këtë moment kritik, Ibrahim Rugovës i gjendet pranë misioni Shën Egjidio, dhe udhëheqësi i tij Imzot Vincenzo Paglia.

Kleriku katolik, me dy tri vajtje ardhje e arriti marrëveshjen për arsim, në bazë të së cilës Slobodan Milloshevic zotohej se do t’i hapte objektet shkollore për nxënësit shqiptar, dhe për studentët. Dhe befasisht u hapen qiejt. Pas 6-7 viteve regres, u kthye buzëqeshja në fytyrat e popullit. U posaçërisht po plotësohej profecia se Ibrahim Rugova e kishte në anën e tij Papa Gjon Palin e II dhe secilin prej Presidentëve dhe Kryeministrave të rëndësishëm të botës. Sepse një prift katolik ishte ndërmjetësues. Ky ishte një argument i mjaftueshëm që unë të torturohesha edhe më tutje me kushëririn, duke kullotur lopët. Në këtë mënyrë, dhe në këtë atmosferë festive do të kalonte edhe viti 1996, sikur kah fundi i këtij viti, në rrethana misterioze, në një aksident të trafikut, duke shkruar për në Beograd për të diskutuar me palën serbe për implementimin e marrëveshjes, të mos e gjente vdekjen Xhavit Ahmeti, njëri prej këshilltarëve të Rugovës.

Kjo nuk ishte vdekja e vetme. Këtu vdiq edhe shpresa për çfarëdo marrëveshje. Këtu vdiq, madje, edhe forca politike e Rugovës. Këtu, mund të themi, vdiq edhe magjia e Rugovës. Dhe filloi lufta me mjete tjera. Në vitin 1997, Rugova përveç që ishte bërë panevojshëm, ai kishte filluar të bëhej pengesë. Sigurisht ky është ndër rastet e rralla në histori se si një lider mund të abuzojë në këtë formë me përkrahjen popullore. Rugova, gjatë kësaj kohe, në vend që të transformohej politikisht, të ndryshonte kursin, të kapte një moment të ri, ai thjesht vazhdoi të shtirej se asgjë nuk po ndodhte. Përkthyesit e Zyrës Amerikane në Prishtinë tregojnë rrëfime të njëpasnjëshme me sjelljet jonormale të liderit tonë. Është raportuar tashmë për një letër që Rugova i kishte nisur Departamentit të Shtetit, me të cilën kërkonte që i deleguari amerikan, Robert Gelbard, të zëvendësohej me një tjetër. Kjo letër i kishte rënë në dorë edhe Gelbartit.

Kur ky i fundit e ballafaqoi Presidentin Rugova me letrën e tij, ai i tha: “Mund ta nis edhe një letër për ty”. Këto janë momente kur më nuk mund të flasim për një politikan serioz, e konsistent. Mirëpo asnjë prej këtyre elementeve, edhe më tutje, nuk po e ndryshonin disponimin e qytetarëve përballë tij. Edhe kur po ndodhte lufta, edhe kur po kryheshin masakër pas masakre, Rugova vazhdonte të gëzonte një reputacion të lartë. Dhe shih ironinë, në vend se populli të irritohej me Rugovën dhe premtimet e tij përse nuk po e zgjidhte çështjen e Kosovës me mjete paqësore, qytetarët, pas çdo krimi dhe pas çdo vrasje që kryenin serbët nëpër Kosovë, gishtin e drejtonin kah Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ata vazhdonin të besonin që sikur të mos dilte fare UÇK në skenë, Rugova do ta kishte zgjidhur ketë çështje.

Por, nga kjo perspektivë, shihet qartë, që kaosi i viteve 97, 98 dhe 99, ishte një dështim total i liderit të shqiptarëve, Presidentit Rugova. Ishte treguar një lider frikacak dhe anemik, në momentin kur në vend më së shumti nevojitej qartësi dhe guxim. Ai vazhdonte, kur tashmë vendi po digjej, të bënte thirrje për zgjidhje paqësore. Fundi i tij, kur u kap prej forcave serbe në Velani në vilën e tij, e tregon më së miri se në çfarë gjendje kishte përfunduar. I ishte errësuar plotësisht gjykimi. Shkuarja e tij në Beograd, qoftë edhe si peng, nuk është një akt tradhtie, sipas meje. Por, nuk ishte as një akt heroik. Ai thjeshtë ishte kapur si një pulë e lagur, tek qëndronte me familjen e tij në shtëpi, kur populli po deportohej me trena. Mungonin vetëm furrat e djegies. Ndërsa, Presidenti Rugova takohej me Sllobodan Milloshevicin, dhe pak a shumë bënte thirrje që të ndalej lufta. E edhe bombardimet e NATO’s. Historia nuk e njeh edhe një rast të ngjashëm… (Vijon)

*Express

13 komente në “Rrëfimi për Profetin, e dehur (II)”

  1. Ram Buja says:

    Autori pohon: “Shumica e popullsise se Kososves nuk ishte e gateshme te vdiste per liri”. Nuk e kisha dit se kisha me e lexu sot ket konfirmim, por ne komentin e djeshem e kam than akuzen ma te rande. Gjysma e popullsise te Kosoves ishin ose jane agjente te shkies. Me fitu lirine pa nje pike gjaku. Do te ndryshonin historine e deritanishme te botes. Cili popull e ka fitu lirine pa gjak? CILI?
    Gjysma tjeter jane patriote te çartun. Por perballe propagandes dhe kapjes se figurave politike si ne Kosove dhe Shqipni nga UDB-ja, ajo gjysme mbeti e tulatun. Sepse edhe agjenti i UDB-se, presidenti shqiptar SRB, leshonte akuza ndaj UCK si nje organizate terroriste. Edhe ai bante thirrje mos shkoni te firmosni Rambujene. Edhe ai denoi sulmet e NATO-s mbi Beograd, pasi po vrisnin popullin e pafajshem serb. S’ka gja se vritej populli i pafajshem kosovar nga ushtria dhe bandat serbe.
    Ne fund te fundit kjo ishte detyra qe Slobodan Miloshevici i ngarkoi Berishes dhe Rugoves. Dhe qe te dy keta, jane edhe sot e kesaj dite figura te nderueme nga Serbia.

    1. lemi says:

      Te lumt koment me vend.

    2. Jeronim de Rada says:

      Ne librin e zise, z. Richard Holbrooke per Rugoven shkroi: “Kur e kam takuar Rugoven per here te pare ai dukej si nje ze i vetmuar, ne beteje te vetmuar, duke bartur nje shall qe thoshte se do ta varte vetem kur ta sheh vendin e lire. E shikoja duke ndjekur enderren e popullit te vet nen kushte te jashtezakonshme me urtesi dhe kembengulesi, dhe u bera admirues dhe shok i tij.
      Cfare kenaqesie ishte ta shoh me ne fund ne Prishtine pa shallin e tij! Mbaj zi per nderrimin e jetes, se bashku me tere popullin e Kosoves.
      Derisa Kosova e fitoi lirine nen udheheqjen e tij, tani perjetoi nje humbje te tmerrshme ne nje pike kritike, kur shume pune mbeten per tu bere.
      Apeloj tek lideret kosovar te bashkohen dhe te punojne se bashku, per te arritur pavaresine per te cilen President Rugova luftoi”.

  2. male osdrimi thaci says:

    Nje pjese e popullit te Kosoves, dhe jo vetem Drenica, ka qene per luften. Dobesia jone ka qene organizimit luftarak dhe jo frika me luftu. Ne koshiencen tone ajo (lufta) percillej si fragment tregimesh dhe kenge sharkie me thirrjen ” o prite Azem Bejten “. Pra ajo cka eshte themelore tek ne, Shqiptaret, nuk kemi kohezion Shpirteror. pra nuk kemi vizion dhe qendrushmeri per ta arrit qellimin.
    Flirtojme me pushtuesin dhe abuzuesin e pushtetit.

  3. ish UQK says:

    “Shumica e popullsise se Kosoves nuk ishte e gatshme te vdiste per liri”kjo vlen per kohen e Rugoves por edhe sot e 13 vite Kosovaret sjane te zot te bejn ndryshime qe 13-14 vite qe UQK-ja udheheqe ku popullsin e KS.e sakatoj tu e vjedhe e tu e tradhtu FUSNOTA,AHTISARI,2000 HEKTARE TOK JU JAPEN MAQEDONIS etj te gjitha keto jon dhuratat e UQK-stave po Mitrovica si u nda,pra,dhe kaq vite kosova eshte ka udheheqet ne menyre Indirekte prej Beogradit fal ketyre UQK-ave,po kush i beson H.Thaqit,XHavit Halitit,Azem Syles,Ibrahim Kelmendit,Kadri Veseli qe keta s’jane bashkpuntore te MIA-se Serbe fundi i fundit I.Rugova ishte komplet i izuluare prej faktorit te jashtem dhe te mbrendshem.Berat Buzhala mos ta harron me e tregu rrolin e ish te burgosurive politik ne LDK-ne e Kohes se Rugoves te cilet me doktrrinen e tyre Enveriste vetem se q’ka sabotonin dhe shantazhonin rrethin e Rugoves,po B.Bukoshi,Hydajet Hyseni,Jakup Krasniqi,Isa mustafa,Bajram Kosumi etj po keta per kend punoni per Rugoven dhe Kosoven jo se jo te gjithe ishin LDK.Une them si ish ushtar i UQK-se dhe luftetare i Koshares se Rugova,Agani dhe Xhemajli Mustafa ishin te vetem dhe komplet te izoluare QELLIMISHT.Ateher lind pytja me kend me e nisur luften me Enveristat(ish b.politik)me Hajnat me tradhtaret vetem shikoni se q’ka po i bejn Kosoves qe 14 vite ……Rugova spaku nuk kishte neshkruare Pakon e Ahtisarit dhe Fusnotat e H.Thaqit me Kompanin e PDK-se kuptohet tani me LDK-ne e Isa Mut..stafes hahah ish ministri i Rrahman Morines….dhe sa per UQK-ne une vet isha luftetare dhe i dij te gjitha marrit qe i benin komandantat e vetshpallur …dhe sot kur gjykoj kohene luftes them se Ibrahim Rugova ka pas te drejt 100 % % % % kur ka than se jane forcat sekrete Serbe qe duan ta nisin luften,aje(I.R) kete e ka than ne Velani ndersa une kete e kam pare dhe ndjer ne Malsi te Gjakoves se kush dhe qfare agjenta te UDB-se kan qen dhe na kane udhehequr,dhe ja profecija e Ibrahim Rugoves shikoni Kosoven komplet ne mjerim ne enklava,mitrovica e ndare;fusnota sallamadi komplet fal UQK-ave …..mos ta harrojm Sali Berishen me Fatos Nanon

  4. Sharmuta says:

    IBRAHIM RUGOVA eshte e do te jete presidenti historic I Kosoves!
    Mendje ndritur si Zoti Ibrahim Rugova nuk ka me linde ma per kohe te gjate ne Kosove.
    Por me djallin kush merret vesh.Islamiket Kosovare filluan vrasjen pas shpine te femive serb qe jetonin ne Kosove.Kto banda islamike u moderuan ne UCK.
    Lirine nuk e fitoj UCK-ja,lirine jua dhuroj Amerika dhe Europa.

    https://www.youtube.com/watch?v=2r9A5EONFUM

    1. Jeronim de Rada says:

      Vrasja e gjashte serbeve ne lokalin “Panda” eshte bere nga vete forcat serbe. Kjo, tash se fundi eshte pranuar edhe nga organet serbe.

    2. SHKUPI says:

      Sharmuta @Ate qe thua ti se cunat i kane vrare islamistet e UÇK-se fare nuk eshte e vertete.Cunat qe permend i vrau pushteti serb permes kriminelit MILORAD Ulemek – LEGIJA qe vrau Xhingjiqin ,kurse ti je nje islamofob i dhjere.

  5. dandaramanda says:

    Ky eshte Z Rugova,dhe jo ai qe thua ti Buzhala:
    https://www.youtube.com/watch?v=MOdH-o_bCo8

  6. dandaramanda says:

    Shikoni huliganet islamike kosovare:
    https://www.youtube.com/watch?v=0_Abjnt00aM

  7. Sharmuta says:

    Ja ku I keni edhe vellezrit e kosovarve:
    https://www.youtube.com/watch?v=gEFDvGrWr_A

  8. dan says:

    I madhi Ibrahim Rugova ishte per paqe.
    Ja si eshte katandise Kosova sot
    Ja kush jane vellezrit e islamisteve kosovare.
    https://www.youtube.com/watch?v=BTJOwVWEo0w

  9. Sharmuta says:

    Kush ka kohe ta shikoje kete video,sidomos ne minuten 8-8,30 se si hoxhallaret bejne thirrje per xhihad.
    Europa dhe Amerika jua dhuruan pavarsine,lirine,paqen dhe hoxhallaret abuzojne me te.
    E Rugova ishte kunder ktyre abuzime,ishte per paqe.
    https://www.youtube.com/watch?v=s0X8n8wHgHc

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje