Tempulli i analfabetëve

5 Dhjetor 2014, 19:57Blog TEMA
Tempulli i analfabetëve

Nga Arbana Xhara*

 

Me automatizëm kërkojnë të regjistrohen në universitet, madje me dhunë, kërcënim dhe frikësim të rektorit. Nuk është ky standard i sotëm që po kërkohet të instalohet, ai ekziston tash e 15 vjet në Kosovë. Në emër të luftës, fillimisht morën institucionet në duar, më pas secilin sektor kyç të vendit, pozitat më të rëndësishme, vazhduan me tenderët publikë, nisën me krijimin e kompanive të rrugëve me nga një lopatë për të përfituar milionat, (ishte më e lehtë për të ardhur deri te paraja e shtetit). Për të mos numëruar me qindra e qindra variante që janë shfrytëzuar dhe po vazhdojnë për të plaçkitur Kosovën. Në emër të luftës e fëlliqën vendin për më shumë se një dekadë.

E gjithë ky denigrim u zhvillua përpara syve të atyre që luftuan përnjëmend, që e ëndërruan një Kosovë të lirë me tërësinë e saj territoriale dhe mbi të gjitha një shtet ligjor. Ata që ofruan jetën të gatshëm për të mos e duruar padrejtësinë, nuk u pasuruan në kurriz të popullit, por u harruan (sa prej tyre kanë kryer vetëvrasje nga skamja). Ata ngelën të papërkrahur, të bindur se luftëtari i denjë nuk mund ta plaçkitë popullin e vet. Ata nuk e duan një Kosovë të kapur nga bandat.

Këta që e denigruan Kosovën e kanë kaluar fazën e fuqisë financiare, atyre tash u duhet intelekti. Kanë arritur të bëhen edhe pjesë e diplomacisë kosovare. P.sh Ramiz Lladrovci na përfaqëson si ambasador në Shqipëri, e kategorisë se tillë i duhet një trohë intelekt.  Pra, dikush nëpër ambasada e dikush nëpër ministri dhe institucione të tjera… Por fillimisht kanë nevojë të marrin një diplomë që t’u shërbejë si lustër e injorancës që kanë. Dhe pse jo dikush prej tyre të vazhdojë me jetën akademike si “ish-ministri i marrës”, Bujar Dugolli. I dyshuar disa herë për manipulim në procesin e privatizimit, sot është dekan në Fakultetin Filozofik. Ai u bë magjistër dhe doktor i shkencës brenda natës dhe me shumë kompetencë del e flet për tempullin e dijes.

Kolegu i tij Ethem Çeku, ish-ministër i Energjetikës, i cili në një pyetje timen për keqpërdorim me tokat e Sibovcit, disa vjet më parë, më ishte përgjigjur: “tokat e lucit tam”. Po ky i njëjti, sot është dekan në Fakultetin e Edukimit, synon edukimin e gjeneratave. Bajram Kosumi, një ish-politikan i kategorisë së analfabetëve funksionalë, udhëheq me departamentin e gazetarisë në UP.

Duke qenë dëshmitarë të këtyre “vlerave” mbi të cilat është ndërtuar çdo segment në vendin tonë, pse të  mos besojnë edhe ata studentë potencialë që pa meritë ta kenë të drejtën të avancohen dhe pse jo pas disa vitesh të bëhen pjesë e strukturave udhëheqëse. Duke parë këtë denigrim të përmasave marramendëse, arsyetohen edhe kërkesat e protestës, sepse ky tashmë është normalitet në Kosovë.

Për t’u përballur me këtë kategori që është në gjendje të shkelë edhe mbi vlerat e luftës për interesa personale, dorën në zemër se ka aspak të lehtë rektori.

Prandaj sot është momenti i fundit që t’u thuhet stop matrapazëve që njollosin luftën e UÇK-së e që në emër të saj e kanë kapur shtetin, dhe t’i japim mbështetje rektorit Ramadan Zejnullahu.

*Zëri

6 komente në “Tempulli i analfabetëve”

  1. Ilir Hoti says:

    Jam i nje mendimi qe per qeverisje te keqe duhet kritikuar cdo njeri apo parti, qofshin edhe ish luftetare ,,por mos te kalohet ne sulme per te ule vlerat kombetare te luftes! Znj Xharra (qofte edhe familja) ke luftuat a fshehur??(nuk po flas per spiune e bashkepunues) Korrupsioni duhet te denohet me force dhe pa ngjyrime politike..

  2. Sulo Permeti says:

    Eshte fatkeqesi, si ne Shqiperi edhe ne Kosove,pjesa katundare e zonave te thella,predominojne jeten politike .Berisha dhe nje pjese e madhe e liderrave te Kosoves,i kane zhytyr shtetet tona ,ne mjerim ,ne korrupsion,rryshfete,injorante me diploma fallco.Nga Varfanjake ,jane bere miliardere.Berisha kur qe i ri edhe pandallonat,i mbante me ushkur,sot ai edhe i biri i tij(eshte martuar 3 here),bejne pushime sulltanesh;-nuk ju numurohen pasurite si brenda dhe jashte vendit.Popull ndergjegjesohu!Act now!

    1. Toni KS says:

      Nese eshte ashtu si thua ti atehere i bie se qytetaret jane dobiqa ose me keq nuk ka fare qytetare.

    2. E vertete says:

      Per Sulo Permutin te zones kriminale jugore.
      Kjo zonja Xharra,si duket ka pase frige nga luci i Cekut dhe tani shkruan komente te pavlere.Ceku mbrojti vatanin e Dardanise me pushke ne dore,kurse ti dhe pederastet e tu me breke te kuqe,priten kriminelet serb ne dhomat e gjumit te vellazerim-bashkimit,por mjerisht, si pasoje:Me miera te vrare,te masakruar dhe te zhdukur gjakovare.Nese ke deshmi konkrete per korrupcion paraqiti ke prokurori dhe gjykata dhe mos leh ne rrjetet sociale.C’te besh tani, pederastet,rrugaqet,spiujte dhe shkerdhata tjera bulevardesh s’deshten te luftojne armikun,ata iken ose u mshefen ne kulet e grave te tyre ose u bene anetare te agjenturave spiunazhe serbe.Ndersa ti Sulo Permuti,luftoje krimin dhe vrasjet me tritol te specialistve jugore,si Julian Sinanaj etj.Luftoi racistet grek himariot etj.

  3. Drenicak says:

    Kurr nuk kam nda mendimin me Arbanen por ksaj radhe poooo.
    Me qen se nuk jetoj ne Kosove tash e 30 vite por qe pas perfundimit te luftes shkoi dy her ne vit dhe shof mjerim nga ana e dijes .
    Mesuesit jane analfabet me diploma nuk ka nxanes qe e kame pyt se si ke perfundu vitin shkollor qe nuk ka kalu shembullor pa perjashtim te gjithe.
    Tragjedia ndodh kur ne fakulete te izhinjeris kame taku nje vendas timin ,moshatar i imi me besoni se dikun ne vitin 86 ai nuk ka dit me lexu dhe as sot besoi qe nuk din por qe tash von mora vesh qe eshe ber inzhinjer .
    Ne Kosove duhet mi hap nje ferm te lopve dhe te gjithe kta fakultetlinje te dergohen ne shtalla te lopve.

    1. Ilir Hoti says:

      E lexova me nje fryme..dhe kam qeshe shume! Kam pyetje: Cfare te bejne keta ‘inxhinjere’ ne stalle te lopeve, te pastrojne plehun,te mjelin,opo te ruajne lopet?.. Rrezultati i fermes do te ishte ‘rekord’ !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje