Sipas një sondazhi të kryer ditë më parë, më rezulton se në qershor 2013, 55% e banorëve aktualë urbanë që rrjedhin nga familje ish të perndjekura, kanë votuar për partitë e djathta (PD, FRD, LZHK, PR, PDIU etj.), 30% kanë votuar për partitë e majta (PS, LSI, PBDNJ, etj.) dhe 15% nuk kanë marrë fare pjesë në zgjedhje.
Po të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare sot, 46% e ish të përndjekurve do të votonin partitë e djathta 30% të majtat, 12% s’do të votonin fare dhe 12% ishin të pavendosur.
Duke ekstrapoluar votat e ish të përndjekurve për të gjithë territorin (urban+rural), rezulton se partitë e djathta kanë patur përkrahjen e 350 mijë votueve të tillë në qershor 2013 dhe sot kanë përkrahjen e vetëm 300 mijë ish të përndjekurve.
Nga gjithë të anketuarit, 30% deklaruan se familja e tyre ka qenë e përndjekur politikisht para vitit 1991.
Përkufizimi i familjeve të përndjekura përfshin ato që kanë patur të afërm të pushkatuar, burgosur, internuar, arratisur, dëbuar, përjashtuar nga partia, transferuar në provinca të largëta apo të paarsimuar për arsye politike/biografike etj.
Me mire te kishe postuar nje tabele Excel-i. Ndonje interpretim mbi kete sondazh a ke?
s’ka ne voje per interpretime ketu, ore elinor. numrat flasin vete, shume te persekutuar jane zhgenjyer nga berisha…
Jo se jane te zhgenjyer, por nuk jane 300.000 sa thote Zaloshnja, jane 10 here me pak. Zaloshnja llogait te persekutuar ata qe u larguan nga malet dhe vajten ne fushat e Myzeqese per te punuar. Ata vetem kane perfituar nga “internimi” i tyre, sepse mbas 91 nuk u kthyen ne malesi, por qendruan atu ku i coi Enveri, ose erdhen ne Tirane e Durres.
Eshte perfshire ne keto llogaritje edhe vota e anketuesit?