Urimi im për Isën

9 Dhjetor 2014, 19:46Blog TEMA

Nga Ilir Levonja

 

Pas plot 6 muajsh krize post zgjedhore, Kosova ka tashmë kryeministrin e ri. Ai quhet Isa Mustafa, kryetari i LDK. Kjo amulli erdhi e gjitha për pasojë e një jo aleance para zgjedhore, prej forcave politike atje, të bindura se kishin arritur kulmin me politikëbërjen e tyre. Po rezultoi e kundërta.

Disa pika që mund të prekim shkurtimisht nga kjo përvojë e re, janë dhe mbeten tek natyra e politikës .

Si, 1) sa më shumë të shashë kundërshtarin, aq më shumë i ngjan atij 2) Në politikë mos thuaj kurrë, kurrë. 3) Politika është kryekëput bishtëdredhur, ose kurvë siç e quan populli. 4) Politikanët tanë janë kuklla pa atdhe. 5) Burra me mentalitet otoman që hiqen sikur e lakmojnë Europën etj.

Megjithatë, unë sot do ndalem tek një rit, të cilin e kam parashikuar në një nga shkrimet e mëparshme. Faktin që tek ne, në arenën e politikës shqiptare, humbësi bëhet fitues. Pra kush humb zgjedhjet paraardhëse, bëhet fitues në ato të mëpasmet.

Kështu edhe pse humbi bashkinë e Tiranës, (2011) E.Rama u bë kryeministër në zgjedhjet e përgjithshme (2013) pas një koalicioni me atë që e shau më shumë. Edhe Isa Mustafa, humbi zgjedhjet e kaluara për kryetar të Komunës së Prishtinës, (2013) u bë Kryeministër i Kosovës.

Ndaj sot dua t’i kujtoj kryeministrit të ri, krahas urimit, edhe atë tjetrën se paska qënë pikërisht ai, humbësi që e ka mbajtur peng Kosovën këto 6 muaj.

4 komente në “Urimi im për Isën”

  1. realisti pesimist says:

    I uroj, me tinguj muzikor, postin e kryeministrit, zotnise Isa Mustafa:

    https://www.youtube.com/watch?v=FJftVABfCiI

  2. urim & urinim says:

    Urinimi im per isa mulla mustafen

    o levonja ma ngadale … jep fakte por dhe spjegohu pak…kush i komandon keto qe humbin dhe pastaj fitojne??? vota e popullit apo karrota e te huajve… te ka hyre vetja ne qejf me keto artikuj..ule pak ritmin se je bere si dikur nje qimete berisha qe I bente artikujt me karikator dhe e perzune komentuesit e Temes

    mos e dhit punen or laluc gazetaruc

  3. korçari says:

    Z.Levonja po ju kujtoj se Rama nuk i humbi zgjedhjet ato u manipuluan dhe i pa nje popull i tere dhe z.Arvizu prandaj mos ngatero dollarin me barin merru me artin e gatimit ….

  4. Emi says:

    Prape paksa shkruar ky shoku Bleones? Ore ju nuk keni ca te botoni ?!!!! :((((

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje