Informal

6 Dhjetor 2014, 21:07Blog TEMA

Nga Ilir Levonja

 

Një grua, i kërkon lekë burrit. Një nënë të birit. Dhjetë të rinj ndër një nga ekpi i kamarierëve, punojnë pa siguracione. Ndërkohë një emigrant blen aksione nga zyra e sigurimeve për të patur një pension minimal në të ardhmen. Dikush tjetër për gruan që i mban shtëpinë hapur, aty. Dikush për mamanë pa asnjë lloj vjetërsie në punë. Dikush për motrën, a vëllain. Për vjehrrën etj. Kjo është e vërteta. Pajarsa e ekonomisë shqiptare. Dhe nëse do vazhdojë më këtë stil, të jeni të sigurtë se pas dekadave të tjera, sërisht do të kemi një avaz. Nëna që mbajnë sytë nga fëmijët, pa e kuptuar asnjëherë se analoget e tyre në botë, drejtojnë mjete dhe jetojnë me djersën e krahëve, me shtëpi më vete dhe të zonja për të paguar faturat.  Baballarë që fshehin pesëmijshet për ditën e varrit. Djem që hanë fara luledielli dhe që vdesin të mbajnë një tufë kartmonedhash të palosura në xhepin e pasëm. Vajza që vetëm presin t’i qerasin.

Disa ditë më parë kyeministri  i vendit deklaroi se  po bëhej nismëtari i një emergjence shoqërore në lidhje me vjedhësit e energjisë. 3 vjet për qytetarin, qoftë ky edhe pronar…, dhe 5 vjet për bashkëpunuesit. Pra ata që punojnë në shitjen dhe shpërndarjen e energjisë. Arnuar kësaj inisiative, ai shtoi se e njëjta gjë do ndodhi edhe për biznesmenët që nuk sigurojnë punëtorët e tyre etj.

Vura re se krahas opozitës, që sigurisht e ka për detyrë kundërshtimin, u dëgjuan edhe zëra nga krahu në pushtet.

Po kështu edhe për nismën në hapjen e dosjeve. U dëgjuan zëra pro edhe kundër nga të dy krahët.

Deri edhe nga Kosova, që duhet thënë, është infektuar tashmë nga politika në dheun amë.

Megjithatë nga tërësia e këtyre deklaratave, kuptova një gjë, se sa informal jemi. Dhe vetdija, sidomos e opozitës duke deklaruar me mburrje se s’mund të detyrohen bizneset, apo ku di unë se çfarë emri ti vë. Pasi ekzistoka në stilin shqiptar dhe versione të ndryshme në kontrata palësh midis punëdhënësit dhe përfituesit etj.  Pra, shkurt nuk i detyroka dot një qeveri punëdhënësin të sigurojnë punëtorin e vet. Mua më habiti.

Nga ana tjetër, është tragjike bërja me dije e këtij informalizmi. Pra ekzistencën e tij pikërisht prej një suaje të tërë burrash shteti, nga të dy krahët, nën preteksin  se kështu cënohet biznesi. Kjo është absurde, përkundrazi e ndihmon biznesin. E ndihmon të ngrejë godinën, si ekzstencë reale në një shoqëri bashkohore me marrëdhënie të qarta mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. E kundërta, vazhdon të prodhojë biznesmenë, që ashtu si ata djemtë që mbajnë kartmonedhat e palosura në xhepin e pasmë, këta i vendosin poshtë jastëkut.

Informalizmi tjetër, hapja e dosjeve. Nismës së një grupi deputetësh. Preteksi i cënimit të sigurisë kombëtare. Absurde spiunësh. Por edhe ato devijime opozitare nuk janë gjë tjetër por informalizmi që folëm më sipër.

Paguani ata që punojnë për ju, hapni dosjet, që të mos përfundojmë në skena filmash me arrestime të miturish. Deri kur informalë?

 

2 komente në “Informal”

  1. Arber says:

    Grate gjermane me universitet pranojne ne menyre te vullnetshme te jene “grua shtepi” shteti i kompenson rrogen burrit. Kjo eshte politike shteterore per mirerritjen e femijeve. Gruaja nuk eshte fizikisht e forte si burri per te perballuar luften ne boten intelektuale…

    Sot ne Shqiperi gra deputetesh, gra bisnesmenesh, gra nga familje te pasura shkojne ne pune per te vrare diten!!!

    Gra te mireperditesuara me djersen e tyre duke ruajtur ekuilibrin grua-shtepi e grua-intelektuale me nje jete teper modeste ne kufijte e varferise e kane te pamundur te ruajne nje vend speciliste ne administrate…

    Administrata publike nuk di cfare kapacitetesh ka, por duhet ta dini se nje grua qe i duhet te kontribuoje ne familje per aresye ekonomike dhe ka kapacitet per te kontribuar per shoqerine eshte kriminale te bllokohet duke e nxjerre ne rruge te madhe e ti mbyllen dyert e punesimit!!!

    Ky eshte nje shtet kriminal!

    Ky vend DUHET TE KETE NJE MINISTRI PER FAMILJEN E jo Ministri e Punes e dokrra koti…

    Familja shqiptare po shthuret…femijet jane viktima, por edhe kur nena nxirret ne rruge per aresye politike, femija eshte viktima…

    Organizatat e grave jane hipokrizi e neveritshem!

    Qeveria duhet te punoje forte per konsolidimin e familjes jo kunder dhunes jo! dhuna vjen nga faktore ekonomike kryesisht. “kur soset nakatoset”

    Ekonomia eshte nje aresye me pak per dhune.

  2. pajtohimja says:

    -Z.Levonja, eshte detyre e qeverise ta luftoje informalitetin,ndaj eshte mandatuar nga qytetaret.
    -ne nje bashki te vogel te Q.Fier,nga 850 biznese qe ishin te regjistruar kur tatimet kishin zyre me staf pre 7-persona,sot jane te regjistruar vetem 250.
    -nuk luftohet informaliteti me daulle,por me pune te organeve perkatese dere me dere dhe me qetesi, se me kete fryme qe po krijohet s’ka budallenj te hedhin para ne kete vend ku fati i biznesit varet nga fakti se si eshte gdhire Kryeministri i ketij vendi te leckosur.
    -Ameriken e beri kushtetuta me 7 parimet e saj dhe jo presidentet gangestere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje