Vetëm njerëzit e lumtur qeshin?

8 Dhjetor 2014, 20:37Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

Janë duke ardhur festat e fundvitit, kanë filluar dritëzat e para të xixëllojnë nëpër vitrina e dritare shtëpish e apartamentesh, ngadalë ngadalë të gjthë do të përfshihemi…

Ne mbrëmje kur errësira mbulon rrugët e rrugicat e Tiranës (sa pak ndrçim!) dritëzat që shkëlqejnë në intervale të shkurtëra kohe më kujtojnë vitet e shkuara …atëherë kujtohesha më herët për zbukurimet dhe shtëpia jonë ishte shumë festive..

Nuk besoj se gëzimin e sjellin Pema e Vitit të Ri apo dritëzat tradicionale, familja e lumtur  e bën më të hareshme jetën kur shtëpia zbukurohet, sidomos kur pema bëhet bashkë me të gjithë pjësatarët…

Në mbrëmje shoh zbukurimet, në ndërkohë në mëngjez herët kur dal nga shtëpia ime për të shkuar në punë, i shoh bashkëqytetarët e mi me një pamje të zymtë në fytyrë në të shumtën e rasteve, ka edhe nga ata qe duken pak më mirë por jo të qeshur…ndërsa festat po afrojnë..

Ndofta dalin të pamotivuar nga shtëpitë, kanë mbërdhifur natën, janë veshur në mjedis të ftohtë në mëngjez, mund të mose kenë bërë gjumin të mirë për arësye mungese sipërfaqe të përshtatshme ku secili të mos shqetëzojë gjumin e tjetrit?!…ndoshta……

Disave u janë larguar të dashurit e familjes nga kjo jetë, dikush ka përkujtimoren e tyre, të cilët nuk e arritën dot festimin e kësaj dite të bekuar, dikush ka familjarë të sëmurë kronik e vështirësia për tu përkujdesur për ta i tejkalon forcat e një njeriu derisa qeshja i largohet përfundimisht nga fytyra..

Ku i dihet pse në përgjithësi shqiptarët dalin në mëngjez të pamotivuar për të filluar me gëzim ditën e re edhe kur dielli shkëlqen qysh në mëngjez e qielli është krejt i pastër nga retë, kur çdo njeri do të thoshte “ç’ditë e bukur sot?!”…

Ndofta shqiptarët të rinj e të vjetër kanë kaluar vite të vështira dhe secili ngrihet në mëngjez e ngryset në mbremje i pezmatuar duke e pyetur veten Pse?-Pse mua?

Po ! këtë vit më ka shkuar në mendje edhe kjo gjë. Ka plot njerëz, burra, gra, vajza e djem, të cilët kanë pjesëtar të familjes të burgosur me ose pa faj dhe nuk mund të qeshin e të gëzojnë dot…ata pyesin veten pse? Kush ma bëri këtë të keqe? Pse mua?

Por nuk qeshin vetëm njerëzit  e lumtur, nuk e dinit këtë???

Në fakti njerëzit e fortë qeshin!!!

Në çdo situatë që fati i vendos. Në burg, në kampe interrnimi, pa strehë, me dëshira të parealizuara, jo për fajin e tyre, por sido që të jetë gjendja emocionale e çfarëdo që të vijë më vonë njeriu i fortë nuk e mendon të nesërmen, sepse gjëja e keqe akoma s’ka ardhur e sa të ketë jetë ka shpresë!

Sido që ne shqiptarët nuk kemi motiv të jemi të qeshur (kjo nuk është e importuar vetë e kemi krijuar të gjithë bashkë) duhet të bëhemi të fortë.

Të fortët qeshin, i kapërcejnë me kurajë vështirësitë dhe nuk e kujtojnë shpesh të shkuarën e hidhur, sytë i hedhin nga e ardhmja…dhe nuk e mendojnë të keqen që sigurisht do të vijë një ditë, por në një formë tjetër…përderisa akoma nuk ka ardhur, i forti nuk shqetësohet!

Sot do të qeshim, sepse edhe dielli po vjen e ditët e bukura duhet ti gëzojnë të gjithë, kudo e sido që të gjenden, sepse vitet mbështillen një e nga një e në fund fare vjen pleqëria, kur të gjitha ditët do të jenë njësoj….dhe pleqtë vetvetiu kanë një fytyrë të trishtuar, por unë ju uroj atyre të kenë një motiv për të qeshur!

Lumë kush e ka motivin e mjerë kush nuk do të kapet pas tij!

Kjo është jeta!

 

 

20 komente në “Vetëm njerëzit e lumtur qeshin?”

  1. gezim says:

    Bravo! Kjo eshte jeta, kemi nevoje ne keto dite te veshtira ti japim kuraje e pse jo edhe doren e ndihmes njeri tjetrit se po jetojme si gjuhetar.

    Respekte zonje

    1. ermira says:

      hahahahhaa. hajde idiotizem hajde. hahahahah. vetem nese je gezim-magdalena mund te te pranoj. hahahahaah. sa turp o tema me kete debilen akoma.

      1. Michael says:

        Sa turp o “ermira”, pse nuk ben punen tende e te mos i besh njerezit ta lene Shqiperine? Puna jote duhej te ishte te spiunoje ne te mire te vendit e jo e kunderta….ha hah po ne do qeshim se ti ermira qenka shume e trishtuar.

  2. ***** says:

    Cfare note meriton zonja per kete hartim te fillores ??? 5 ,6 apo 7 .

    1. Tana says:

      I paske dhene 5 yje moj zjushe!

  3. eni france says:

    Keshtu shkruajne njerezit e forte!

    E dashur, une e di sa ke duruar dhe duron. Ti je hekur dhe jo grua! Ishte shume po shume per ty gjithe ai sulm!!!

    Sa me pare te bashkoheni te tre sepse per 25 vjet nuk ishit ndare asnje dite…Ju njohin te gjithe sa te rralle keni qene si çift dhe si familje!
    Keto jane jo prova te zotit, por shigjeta njerezish barbare.

    Qofshin vuajtjet e fundit dhe ju pafsha perhere te qeshur, ju qe keni shperndare vetem miresi!

  4. MAJAKOVSKI says:

    Eshte nje shkrim me te vertete i thjeshte me plote kuptim ku edhe Magdalena shkruan sic i thone shprehjes me kembe ne toke. Realiteti i tille eshte sic edhe ajo e pershkruan edhe pse per momentin per zonjen ky realitet eshte dhe me efektues. Une zonja Ramohito deshiroj per te gjithe e ne vecanti per ju qe ditet me shi, te ftohta, pa energji dhe drite, te kalojne sa me shpejte nepermjet vendosjes se drejtesise dhe ligjit.

  5. magda moj magda says:

    Marre me shkeputje nga fjalimi i Magdalenes para grave te shkalles !!!

    1. yllka says:

      Po na lini te buzeqeshim o kolerat e ketij vendi! C’keni qe shperthyet i urreni shqiptaret? per inatin tuaj do qeshim e do kendojme! Ha ha ha haha hah ah ah ah

    2. jeta says:

      Ti qe shkruan me ‘rr’ je nje njeri pa shkolle. Bravo qe ditke te perdoresh tastieren. po mire, ti po deshe mos qesh o i ziu ti. mblidhi nervat ne stomak edhe vuaj. Ne fund te fundit pamja e qeshur eshte shprehja e shpirtit…

      shuuuume keqardhjeeee!

  6. gjymshit xhuxhi says:

    te qeshim si budallenj apo si Lejfena!!
    kjo esht ceshtja
    sepse dihet qe budallai qesh edhe kur e keqja i ka shku n prag
    por edhe Lej Feni qesh kur i ka shku prijsi i partis per vizit n shtpi

    ah se harrova
    qesh edhe Guimpleni qe ja kishin pre buzet me brisk rroje se ja kishin ngatrru me musteqet/ esht historija e berberit te pir qe e rrujti nga buzet guimplenin..

    qeshni o debila qeshni
    qeshni me vetveten tuj
    njeri tjetrin ju perqeshni
    mos e beni gjakun uj

    qeshni kur ju marrin pronen
    kur ju vjedhin voten qeshni
    qeshni kur jua qijn nonen
    kur ju rrejn prap buzeqeshni

    dhe gjithnji zbardhini dhembet
    ani pse te krimbur jane
    dhe si gjarpni qe fsheh kembet
    mos e shprehni ju hatane

    dhe idjoti qemenate
    fishkellen nji melodi
    po ashtu ju o te ngrate
    zbardhni dhembet pergjithnji

    1. andromeda says:

      rrofte xhuxhi
      rrofte xhuxhi
      vjershetori si ai
      shkrimin se ka rrokur fare
      le te rroje ne serbi

      e ka shkruar nga e para
      plot mbushur me leng te zi
      metaforren s’e njeh fare
      po ky s’eshte faji i tij

  7. palma USA says:

    RESPEKTE MAGDA PER MESAZHIN E PERCJELL ME FISNIKERI.
    DHE NE MOMENTET E PADREJTA QE PO KALON TI JE E FORTE DHE KURAJOZE.
    UROJ QE LUMTURIA DHE BUZEQESHJA TE RIKTHEHEN TEK TE GJITHE NJERZIT.

  8. magda jone "e lumtur" says:

    Idiote , marr eshte, nuk eshte mar!!! Meso shqip!

    1. mihal says:

      Ti je nje gomar me lodra e te duket vetja i zgjuar Kjo zonja mundohet te afroje shqiptaret ti zbuse e ti nxise te mos varin koken, po kujt jathote?

      I vete dem mundimi. Di dhia c’eshte tagjia. kafsheria ne vend te thote faleminderit e shan.

      Moj zonje ti lodhesh po per ke shkruan keta jane shimpazera

      1. magda qe qesh kot says:

        E pata me ate komentusen jeta o Mihail joGrameno qe thote se thuhet une mar dhe jo une marr.

        1. Mihal says:

          O Gomar, po pse je kaq i trashe? Kush po thote te qeshesh kot? Eshte mire qe njeriu te mundohet t ejete i bute e i qete ne shpirt, t’i gezohet diellit, nje luleje keshtu zbutet pak e nuk e ka surratinsikur eshte gati per lufte!

          Kur takon nje njeri te mos e shtremberoje nofullun sikur i ka ngelur nje kocke ne goje, por te qeshe jo si gomar, po me miresi..kuptove o fshatar!

          Kjo eshte e lindur ne pergjithesi, por nje njeri i mencur punon me veten, se pastaj fillon i varet hunda…

        2. sara says:

          Ty te ka mare perendia mendjen o i zi! Pse more kashe e trash e urren tjetren? Lexoje e ik po je me i mencur, po perderisa e ul veten ne ate nivel sa e qesendis ti je nje kopace qe je ketu outside

  9. amla says:

    Dobet, shume dobet………Habitem me Meron…..

    1. Palma says:

      Ti e habitur ke lindur. Po e ve re se e ke me mua PALMA. Jam Arjana shoqja e Magdes nga USA me mban mend?….te kripsha trute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje