Në debatin e rindezur për të disatën herë, e që ka në qendër hapjen e dosjeve të ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit diktatorial, krahas shumë risive të tjera, që përmenden se do të sillen nga ligji i ri, është edhe përfshirja në nenet e tij e armatës drejtuese të medias. Të medias vizive dhe asaj të shkruar.
Sikurse citohet në nenin 3 të projekt ligjit të emërtuar: “Për pastërtinë e figurave të funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të zgjedhurve”, drejtues, kryeredaktorë të mediave audio-vizive, si dhe të mediave të shkruara, me një tirazh ditor më të madh se 1000 kopje në ditë do ti nënshtrohen kontrollit të pastërtisë së figures. Për të parë nëse kanë qenë të përzier në punët e pista kriminale të ish armës së shërbimit secret komunist.
Përveç këtyre, të njejtit proces verifikimi do t’i nënshtrohen edhe: Drejtori dhe zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtori e zëvendësdrejtori i Radios, drejtori dhe zëvendësdrejtori i Televizionit dhe drejtorët e departamenteve në RTPSH-së, drejtori, zëvendësdrejtori dhe drejtorët e departamenteve të ATSH, si dhe anëtarët e KKRT dhe këshillave drejtues të mediave publike.
E quajmë risi këtë sjellje të re të projektligjit të hartuar nga nga ekspertë të shoqërisë civile, pasi për të parën herë kjo pjesë e shoqërisë shqiptare përfshihet në këtë proçes. Pasi biçim drafte Iustracioni të ngjashëm me këtë 2014 janë përgatitur edhe më parë. Më i fundit i përket vitit 2008. Një draft që, megjithse u publikua si i qenë gati, nuk u shqyrtua asnjëherë dhe mbeti sirtareve të parlamentit, nga që nuk i interesonte politikës që i pëlqente ti përdridhte si të donte ish bashkëpunëtorët legalë dhe të fshehtë të Sigurimit të Shtetit diktatorial.
Megjithse nuk u morr në konsideratë nga politika, në çastin që u hodh në publik, edhe drafti 2008 hapi debatin nëse duhej përfshirë apo jo në këtë ligj lustracioni armata e medias. Një dilemë e debatuar edhe më parë, fatkeqësisht me kahjen e përjashtimit për arsyen e paarsyeshme të cënimit të lirisë mediale?!
Pavarësisht se këtë herë, nga sa tregon drafti i përfunduar I shoqërisë civile, dilema për ta përfshirë median në suazën e ligjit është tejkaluar, në favor të “po”-së, debati ishte, dhe vazhdon të jetë prezentë. Madje, çuditërisht nga po i njejti kontigjent fanatik që ja ka dalë të jetë dominues për mospërfshirjen edhe ndër iniciativat e tjera individuale apo grupore.
Mirëpo përse duhet përfshirë elita drejtuese e pushtetit mediatik në këtë ligj?
Më shumë se hapjen e dosjeve të ish bashkëpunëtorëve e zyrtarëve të armës sekrete të Sigurimit të Shtetit komunist, përgjatë periudhës 24.10.1944 deri më 31.03.1991,projekt ligji synon lustracionin, dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare, deklarojnë me optimizëm ekspertët hartues të tij.
Duke argumentuar se duke qenë kështu dëmi që sjell përjashtimi nga ligji i lustracionit i kokave drejtuese të pushtetit mediatik është shumë e shumë herë më i madh se ai i përjashtimit të disa kategorive të tjera. Dëm ky që potencohet nga vetë funksioni propagandistik dhe masiviteti që ka media në përcjelljen e mesazheve tek taksapaguesit.
Nuk duhet harruar se influenca e një ministri, zvendësi, drejtori drejtorie, kryegjyqtari, kryeprokurori, deputeti etj., me dosje të fshehtë shëbestarie nuk shkon më larg se tek bashkësia e zyrtarëve që ai ka nën hyqmin e drejtimit. Ndërkohë që diapazoni ndikues i një punonjësi të medias është shumë e shumë herë më i gjerë.
Nëse Shqipërie vazhdon të mbetet ende në fazën latante të dekomunistizimit dhe e sunduar nga mentaliteti diktatorial – komunist për këtë ka fajin e saj të madh edhe sjellja e medias. Sundimi i saj prej “Çiftelive”,”Bozhureve”, “Qukapëve”, “Çorapeve”, ”Shisheve të qumështit”, ”Koranëve të Myzeqesë”, “Poetëve”, “Nemërçkave”, ”Pashtrikëve” etj., të cilët në vend të politikave editorial dekomunistizuese, me serialet e pafundme : “Enveri më tha… Mehmeti i tha…Kadri Hazbiu iu përgjigj” etj.,jo paqëllim ka mbajtur e vazhdon të mbajë gjallë kujtimin e sundimit satrap që izoloi dhe mbajti nën zap shqiptarët për më shumë se dyzetë vite.
Realiteti mediatik i më shumë se dy dekadave të shkuara, të sunduara nga ish “Tigrat”, nga “Çiftelitë”, nga “Stilolapsat”, nga “Dritat”, apo “Zuqet” etj. e medias, ka treguar se dosjet e mbyllura për këtë kategori sociale sjellin pasoja. Janë gurë në rrotat e dekomunistizimit dhe lustracionit aq të domosdoshëm për tu implementuar sa më shpejt. Në mënyrë që të flaket tej njëherë e përgjithmonë slogani: ”Të gjithë fajtorë,të gjithë bashkëvuajtës”, që nuk bën tjetër veç lejon përzjerjen e grurit me egjërin. Gjë që fatmirësisht nuk do të lejohet të vazhdojë nëse edhe këtë herë iniciativa e shoqërisë civile dhe e një pjese të deputetëve, nuk do të mbetet e “harruar” në sirtaret e parlamentit.
*Shtypi.net
Te lumte dora patrioti im, kjo eshte e verteta ndaj dhe gazetaria jone ka shkuar per lesh se drejtohet nga spiunet e komunismit te Sigurimit.Po thuaji dhe kush jane keta bozhuret, stilolapsat, zuqet,qukapet, shishet e qumeshtit, se çifteline e dime se e ka thene vete qe kam qene spiun dhe e beri Sala deputet, kurse Luli e ka mare per keshilltare. E bere qe e bere Xhovi pse nuk i the emrat e ketyre te paturpeshmeve.
Hallall plako se na myten spajunet e dreqt. nuk ma ha menja se do ja hap ene ky ed rama dosjet. as mos e fol plako se ene ketij i duhen. ene liro metes, e kush nuk i don spajunet, jan tomel kopilat. hallall hallall
Lirija e shtypit nuk cenohet aspak ,perkundrazi kur ne te mesojme se kush Jane corrapi, stililapsi ,et!
Pra duhet te kemi ne ligj kontrol edhe mbi figurat e shtypit! Kjo nuk do i ndaloje me publikuar edhe me njxxher gazeten e tyre,po vetem do na informoje nga kush po marrim lajmin!edhe pse ne shumicen e rasteve i njohim,
Po Saliu shkruan ene ne Face Book
Si do t’ja bajme?
Me e myllun FB?