Rock, rep, hip-hop, dance, tango, tallava, turbofolk, muzikë e lehtë… të gjitha bashkë, shkartisur në një babilon shijesh që ekspozon mrekullisht çoroditjen tonë kulturore dhe estetike. Konferencierë që riprodhojne përmendësh dialogje qesharake të përcaktuara në skenar, duke bërë sikur po thuhen në spontanitet, batuta bajate që bëjnë të qeshë vetëm atë që i thotë, reklama që futen në mënyrën më të shëmtuar në skenar si pjesë intervistash për këngëtarët … Këngëtarë që qurraviten, të tjerë shesin tangërllëk, kalamaj të llastuar që shpenzojnë paratë e prindërve për t’i thënë botës që «unë ekzistoj», të tjerë që e shohin veten befas në zenit të vëmendjes publike dhe ndjejnë se kanë kapur qiellin me dorë… Idiotësia ishte në festë kombëtare këto tre netë!
Një festival për të gjithë dhe për gjithçka! Nuk ka rëndësi çfarë muzike apo çfarë teksti ke! Nuk ka rëndësi di apo nuk di të këndosh! Rëndësi ka të «performosh», pra të vraposh, çirresh, ulërasësh, zhvishesh sa më shumë! Kjo është mënyra sesi mund tërheqësh vëmendjen e audiencës. Eshtë një festival që, si rrallëkund, punohet vetëm për aspektin vizual, sepse muzika luhet nga regjia pas kuintave. Studiot e regjistrimit sot, mund të të bëjnë këngëtar edhe po të jesh shurdh-memec. Ti vetëm, kujdesu të luash gojën sikur po këndon dhe të tjerat bëji gjimnastikë!
Kudo ku ka pak kulturë në botë festivalet janë të profilizuar: festival jazz-i, festival rock-u, festival folku, festival i muzikës së lehtë etj. Normalisht, kjo është elementare nëse mendojmë se kemi të bëjmë me një garë. Të konkurosh dhe të vlerësohesh do të thotë të krahasohesh me të tjerët dhe kjo kërkon minimalisht që konkuruentët të prodhojnë gjëra të krahasueshme. Mbi ç’kritere krahasohet një këngë rock me një serenatë, këtë vetëm Ardit Gjebrea e dijë! Është njësoj si të vesh në një garë një skuadër futbolli me një grup alpinistësh dhe të gjykosh se kush është më i mirë.
Përtej kësaj, edhe vetë një event muzikor apo televiziv ka nevojë t’i drejtohet një audience të përcaktuar. Njerëzit nuk janë kope, por, nëse janë sadopak të kultivuar, funksionojnë si qenie që veçohen në grupe të ndryshme sociale e kulturore. Sidomos në muzikë, shijet kanë prirjen të klasifikohen në mënyrë shumë të hollë. Psh. brenda grupmoshave të njëjta, të rinj që ndajnë bashkë të njëjtin mjedis kulturor , të njëjtën mendësi e të njëjtin perceptim për botën, krijohen orientime kaq të ndryshme të shijes muzikore, sa nuk puqen bashkë në asgjë.
Nga kjo kuptojmë se shqiptarët funksionojnë ende si një turmë: të gjithë tok, të gjithë të hapur për të pëlqyer gjithçka! Kjo do të thotë se nuk kanë kultivuar asgjë. Kjo do të thotë se jemi ende popull pa kulturë dhe evente të tilla si këto, shpërfaqin brutalisht barbarinë e një mjedisi që fyen inteligjencën tonë, shijet tona estetike, nevojat tona kulturore, standardet tona etike.
Evente të tilla nuk kanë të qartë pikë së pari se cilit shikues i drejtohen. Në thelb ato i drejtohen pikërisht turmës, kategorisë sociale më të paformuar kulturalisht e intelektualisht, që në këtë vend përbën një shumicë dërrmuese. Ato pra i drejtohen shikuesit të trashë, që nuk merr vesh nga asgjë dhe mund të kënaqet me gjithçka. Ky ndoshta është suksesi i këtij festivali. Vetë standardi profesional i këngëve ruan këtë tipar të përbashkët: skarcitetin, – , ose siç i thonë në një gjuhë më të rafinuar: komercialitetin. Kjo është e vetmja gjë që mund t’i bëjë bashkë të gjithë njerëzit, çdo qenie vanitoze që popullon këtë shkretëtirë kulturore ku jetojmë.
Deri këtu jemi OK. Eshtë e kuptueshme që në këtë vend të ketë kopukë që ua shesin njerëzve sapunin për djathë. Por ajo që nuk mund të pranohet është se, në këtë përçudnim profesional, intelektual, etik e kulturor, përfshihen edhe njerëz që pretendohet se u përkasin elitave. Një armatë të ftuarish, politikanë, artistë, intelektualë etj, kollarisin prezencën e tyre në sallë si konsumatorë VIP-ë të kësaj shpifësie. Të gjithë duket se e kanë pranuar këtë lloj degradimi kulturor dhe pjesëmarrjen e tyre në të, pavarësisht nga statusi social që pretendojnë. Shfaqen para kamerave duke ndjekur me vëmendje e seriozitet një batërdi shpërdorimi të tingullit dhe një degradim ordiner të mesazhit artistik, ku të paktën dy këngë ishin vetëm për Selfie-t.
Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që përballë një publiku, jopak të kollarisur, ku prezent është edhe vetë Presidenti i Republikës, të këndohet turbofolk, tallava, hip-hop apo edhe porno-muzic me këngëtarë e balerinë që ofrojnë striptizë falas për zengjinë e fukarenj, pa dallim feje, krahine, ideje. Fatkeqësia në këtë vend është se vulgariteti pozon me petka elitare dhe pranohet tashmë kudo si normë. Ai futet nëpërmjet ekranit në çdo shtëpi, duke duke shantazhuar sqimën tonë, e duke vulgarizuar me dhunë shijet tona e principet tona etiko-estetike.
*Postbllok.com
Bravooooo! Njeri me fallco dhe i shpifur se ky Gjebrea skam pare
A.Gjebrea eshte ‘sali berisha’ i muzikes… sinonin i korrupsionit
Gjebreja eshte KOPJE e SHEMTUAR e prezantusve Italian, gjithcka qe ben e mendon e KOPJON nga Italia por ne menyren me te Shemtuar pa pik Gusto. Tipik FRROCO Italian me pass Shqiptare.
Gjebrea thjesht ben punen e tij, perse duhet ta quani fallco???
http://bit.do/Kenge-Pornografike
Te lumte autor!
Hahahahaha ergys je i madh fare ,sidomos fraza “te kendohet turbofolk ,tallava,porno-music me kengetare e balerine qe ofrojne striptize falas per zengjine e fukarenj pa dallim feje ,krahine ,e ideje
Edhe nga pikpamja kulturore jemi të fundit në Europë, mos them në botë. Edhe fiset Zulu e kanë një kulturë autentike, madje tepër interesante në valle, këngë etj. Shumë kantautorë të sotëm të mëdhenj e bazojnë krijimtarinë e tyre në muzikën e fiseve larg qytetërimit modern. T’ju kujtoj vetëm Lisa Gerrard,dhe Hans Zimmer….
Nihilistet e mij, ky frustrim I shprehur kaq me kaq pasion, mban era smire.
Une per vete pashe pak nga ky festival (qe eshte disa here me I mire e I pa korruptuar se ai I TVSH).
Persa I takon prodhimeve mediatike te ketij lloji, ne jemi kryesues ne Ballkan. Une udhetoj shume ne rajon, dhene jemi pakrahasimisht me shume prodhues ne media, se serbet, maqedonasit sllave, bullgaret, kroatet e sllovenet (kosova dhe bosnja, as nuk mund te llogariten).
Ky djaloshi qe shkruan, mos eshte gje muzikant I refuzuar?
Apo ndonje shqiptar me origjine te huaj?
Apo thjesht nje nihilist?
kunder argumenti yt eshte sasia e prodhimeve mediatike te ketij “lloji”.
sasia nuk eshte domosdoshmerisht cilesi.
ne pamundesi per te perkthyer ne shqip sakte, po e shkruaj anglisht;
sometimes less is more.
Pirddhu mor grekmutisss,cpune ke me kenget e kutt tone???Te ha prapanica!!!!E keni ne soj…..
Festival Leshi. Luhet pare e madhe. Nuk pyet njeri per traditen.
Ja do shohim pornofolkun Festival te Radio Televizionit Shqiptar, me te madhin regjizor Bledi Laco qe, KLAN TV ja dhuroi RTSH.
Po te pakten tek porno folku sic e quan ti, kendojne live, ja mban e mbrapja atyre pederasteve dhe baxhellave tek Arditi te kendojne ashtu? Nqs dine se cfare eshte muzika of course
Shume shkrim i sakte, vetem ne Albanistan mund te shohesh nje rremuje dhe masaker kulturore. Vetem kulture nuk mund te quhet kjo qe po shfaqet ne ekranet dhe skenat shqiptare. Gjebrea nuk ka qene kurre nje artist apo intelektual i mirefillte. E kemi quajtur artist nga halli, ngaqe ne Shqiperi nuk ka me artista te vertete. Per fat te keq ky vend po perballet me nje degradim te dhunshem kulturor. Kemi rene shume poshte..!!
“Artistet Shqiptare” te kohes se sotme jane thjesht majmune qe imitojne e duan te duken si bota e huaj, asnje identitet kombetare apo artisti te vertete, nuk kane personalitet keta qe kopjojne aq me shume te quhen artiste …genjejne veten me ca kenge te incizuara ne emisione te tilla mediokre sepse artistet e huaj mbushin sallat dhe shiten biletat 6 muaj perpara , po te kendosh nje kenge te vjedhur jane thjesht amatore qe henjejne veten, artikkull i shkelqyer po si gjithmone gjerat e drejta shkojne ne kazan…
GJ EBREA PO TE ISHTE NE ITALI APO GREQI ETJ NUK EDI ,,POR DO QUHESH PUSHT ME MENYREN SE SI KOMENTON
Nji shkrim kritik ,cilesor .
Perfekt, zhveshur kllouneria mbi skenat Shqiptare sidhe mentaliteti
i rendjes drejt absurditetit,drejt dekadences se gjithckaje.
Kujtuam se liria e te menduarit ndryshe, do te na jepte mundesine te nxirrnim ne drite meritat tona kulturore, por ne te vertet ka ndodhur e kunderta. Kulturen tone tashme e drejtojne injorante, budallenjte, kusaret, interesaxhinjte, kurvaret, debilat dhe soje e sorollop.
Edhe emisionet satirike jane katandisur si mos me keq, banalitet qe tejkalojne te gjitha kufijte e respektit te aktoreve dhe teleshikuesit.
Nje artikull i shkelqyer.
Mbreme pas kesaj orgjie televizive nuk mund te flija pa bere kete komentin e meposhtem ne fb…dhe shume miq kane shprehur indinjaten e tyre teresisht ne sintoni edhe me cfare shkruani ju,, Ergys. Te lumte per shkrimin!
“Kenga magjike”, nje festival qe nuk e ndiqja prej vitesh, me krijoi medyshje rreth estetikes se te bukures. Nje salle me nje skenografi futuriste por qe ne fakt te le me te ftohte sesa keto dite krize. Nje skene festivali pa orkester???!! Akull… Jo Ana e Pipo, po askush nuk do mund t’i bente fajde “cjerrjeve” te sajuara ne kompjuter dhe boshllekut te krijuar nga mungesa e PREZENCES se shpirtit te artisteve, ne shumicen e rasteve, ne skene. Cdo gje kaq metalike!!! … Meqe nuk ja dalin dot me muzike, koreografite dhe veshjet e cdo truk tjeter marrin rendesi te dores se pare. Kishte gjithcka, madje edhe cirk, pervec asaj qe duhet te ishte ne fronin e mbremjes, MUZIKA autentike… Ky festival me la shijen e asaj cfare eshte shoqeria jone sot, gjithkush kerkon t’i degjohet zeri mbi zerin e tjetrit dhe pakkush shijon te dialogoje edhe me veten, ndoshta per ta pyetur, ndoshta per ta keqyrur…
Me ne fund lexova nje kritik arti se te gjith jane “lustraxhij arti”.
e bastardoi muziken shqiptare industria me e madhe e kurvave ne shqiperi
Po, shume e drejte, shyqur qe doli nje te flase per keto evenimente lluksoze boshe pa asnje bosht e koncept kulturor.
po thuje shqip mor shoku gazetar ,qe budallalleku osht bo miku mo i mire i shqipterve, ka zone ven ktu ene sdo me ik mo.po pse mre car kena bo ni gjo me hajer ne qe do bojme fastival?futi i tra la la e te hargaliset mileti.
Pikat mbi i autori. Nje gje tjeter qe me beri pershtypje kishte plot 22 cmime, dhe 45 konkurente, dmth mjatonte te ishe i perpikte ne orar dhe merrje cmim. Ne listen e cmimeve kishte cmim per “interpretimin me te mire” dhe cmim “best performance” kishte dhe cmim “hit” per kenge qe ishin publikuar 12 ore para. Vitin tjeter presim cmime nga PD, PS dhe LSI ja. Me pare nervozohesha me keto palaçlleqet e Ardit, Klan &
Shume i sakte percaktimi,se ne Shqiperi prodhohet gjithcka per TURMEN:POLITIKE,HUMOR,MUZIKE,SPEKTAKLE,etj,etj!
Te njejtin mendim si per keto porno-muzik,kam edhe per si matren e tij ne Top-Channel:PORTOKALLI”!
E mbajne si kulmi i nivelit me te larte te HUMORIT,SATIRES,ARGETIMIT,etj,etj,por ne thelb eshte vetem nje MASKARADE E PORNO-HUMORIT me te perdhosur shqiptar!
Humori qe serviret ne “Portokalli” i destinohet shtresave me pa kulture,pa arsim etj te qytetareve dhe fshatareve te Shqiperise!
Me humorin qe serviret aty perfaqesohen shtresat analfabete,burgaxhinjte,drogaxhinjte,romet,tallja me politikanet,keqkuptimet banale te seksit,shkurt GROTESKU I KTHYER NE KARIKATURE!
Ne asnje skec nuk mund te qeshesh,se aty nuk ka mendim,nuk ka humor,por perversitete!
Niveli i atij qe quhet HUMOR PORTOKALLI eshte larg nivelit te dikurshem te amatoreve te Kooperativave Bujqesore!!!
Nga mungesa e theksuar e skenareve per cdo jave(doemos nje skenarist nuk mund te sjelle perla humori me plan) del,qe vete aktorewt perserisin veten duke dhene telenovela te merziteshme,aq sa na NERVOZOJNE e jo te na bejne te qeshim!!
Nuk e di se cfare niveli kane pronaret e Top Channel-it,qe kenaqen dhe paguajne per HUMOR keto KARAGJOZLLIQE te neveriteshme!
90 % e aktoreve jane te pa afte per te bere humor!!
Karagjozlliqet e tyre kurre nuk perfaqesojne humorin,aq sa Tefa i Shkodres me barsoletat e tij te cdo dite duket si GJENI para karagjozeve te sotem qe muhabetet e rakise dhe pijaneceve,burgaxhinjve,etj i japin per humor!!!
Ndonje dite do na nxjerrin edhe MENDEREN ne skene per te na rrembyer te qeshuren!!
Shkodranet kane nje shprehje:
-EDHE BUDALLA,KOKEN SI TE NJIRIT(njeriut) e ka!!
Roberto shko plako futi nje tasqebap se nuk je per ksoj punesh ti Te rush lopet dhe e ke shume
E Xhino!
Te dogji SUMA,plako??
Je ti per ndonje tas me groshe e jo une,plako,qe fitoj ne muaj sa fiton ti ne 1 vit!
Ti e fiton si KARAGJOZ katuni,ndersa unebejh SHKENCE!!!
Edhe Osman Gazepi ishte me karagjoz se ju!
Vdiq Dritan Hoxha,se po te ishte gjalle ju hiudhte te gjitheve ne koshin e plehrave!
Me kujtohet nje thenie para 90-tes e Fadil Hases,kur e keshilluan shoket se po dilte nga skenari e fliste FUTJA SI KAU PELES,sic beni ju te Portokallise sot”:
– SA TE KEM KETE PUBLIK BUDALL, DO HA BUKE EDHE UNE,MER LAL”!!!
Per kto jeni te zote ju aty ,per sharlazanizem ,
se mos dini ju gje tjeter ne ate bote .
S’paska mbetur gje per mua, qenkan thene te gjitha!
Shume mire shoke, duhet nje autokritike e shendoshe me masat, ne vigjilje te ketij jubileu te punojme fort me masat ndaj cfaqjeve te huaja, te mos lejojme ne asnje menyre cthurjen e rinise sone, nga istikamet, te jemi shume vigjilent, pra shoke,,le te punojme se bashku qe te mos shkoje puna deri aty si psh festivali i 11 ne rtsh.
UNE E KAM NJOH GJITHE JETEN KETE GJEBRENE; PO TE MOS JETE I SHOQATES DO HABITESHA SHUME;
Nje festival mjeran. Ardit Gjebrea i Telebingos, shikojeni kur i fut duart zezakes, ben para me festivalin magjik. O temporas, o mores. Misioni i tij eshte te na leje pa tradite,pa identitet kulturor,masaker e vertete e kultures sone. E dhimbshme. Degradim i gjithckaje. Le ti abandojme veprimtari te tilla qe me stripizma e ulerima perpiqen te sfumojne gjithecka tonen kombetare.
“Në vitet 40 një Tiranas çon shërbëtorin e ti në diskotekë, të blejë disqe gramafoni.
Në dyqan shitësi i drejtohet shërbëtorit, i doni muzikë të lehtë apo të rëndë,
shërbëtori i përgigjet”: “si t’dush mër bir, n’daç të leht, n’daç të rënd, se gamori do ti mbaj”
Muzika e prodhuar tani nga “studjot dikografike” i takon kesaj kategorie.
Mua më shqetëson fakti se ajo po instalohet edhe te njerez me “intelekt” po praktikohet në dasma e gëzime, duke bërë që niveli kulturor të zbres ne nivele “gabelistike”.
Shqetësues është përfaqsimi jonë në nivelet ndërkombëtare me kategoritë e muzikes popullore, të lehtë, ne përfaqsohemi nga muzika e Romëve dhe Egjiptjanëve Shqiptar, me nje nivel të ulët autodidakt. Prandaj unë e gjej të sakt të gjith këtë artikull dhe inkurajoj të shkruhet sa me shumë.
Te dashur komentues! Si gjithmone jeni sulur te gjithe kur eshte fjala per te share dicka apo dike.Por harroni nje gje:ashtu sikurse cdo popull meriton qeverine qe ka, e njejta gje vlen edhe per shijet muzikore.Parimisht jam dakord me artikullshkruesin, por edhe ai vete e pranon qe pikerisht turma perben shumicen dermuese te ketij populli.Pra, cfare u mbetet artisteve te bejne? “Te edukojne popullin me muzike te mire” do te thote dikush.Por fakti eshte qe te tille artiste te rafinuar dhe te talentuar tek ne perfundojne ne mjerim, nuk i pelqen kush, ose jane shume te pakte ata qe i pelqejne. Jam e sigurt qe po te behej nje festival xhazi ne Shqiperi nuk do te mblidheshin as 200 vete per ta degjuar. Dhe keshtu artistet detyrohen te pershtaten duke kenduar ‘live’ neper lokale nate (psh Juliana Pasha nje kengetare klasi dhe me shije shume te mira )ose duke bere kenge “te pershtatshme” per shijet e publikut, sepse duan te mbijetojne!Sa per Ardit Gjebrene disa nga kenget e kompozuara prej tij jane ne fondin e arte te muzikes se lehte shqiptare.
Faleminderit Ergys per kriticizmin dhe profesionalizmin tend. Shpresoj shkrimi yt te beje jehone dhe njerezia te ndergjegjesohet sado pak.
Suksese!