A ka zor më të madh se të marrësh fëmijën me djep dhe përmes Serbisë, duke paguar grupe kontrabandistësh për të të hedhur ilegalisht përtej kufijve të Schengenit? Çdo natë autobusët po mbushen me gra, fëmijë burra e të rinj, të cilët marrin rrugën plot rreziqe në kërkim të një jete më të mirë në vendet e Evropës.
Çfarë sikleti duhet të kenë këta kosovarë që po shesin krejt çfarë kanë për të ikur përfundimisht nga Kosova?! Këto pamje, po që ngjasojnë me periudhën e regjimit, por që sot të ikurit po shesin pronat për të mos u kthyer kurrë më në Kosovë.
Këtë rrugë ilegale drejt perëndimit me plot rreziqe këta njerëz po marrin të lodhur nga ky shtet i milionerëve të “nëntokës” me mbi 40 për qind të papunë. Kurse ata që i ka çmendur keqpërdorimi i fesë po shkojnë në Siri dhe Irak. Atyre u mjafton të shohin fotografinë e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, tek bën qejf me djalin e tij në jet ski në Brezovicë, madje nuk u mjaftua e nxori fotografinë për pak minuta në rrjetin e tij social “Facebook”, për ta ndarë “sefanë” me qytetarët e këtij vendi.
Pse, mos ai dhe të tjerë politikanë e kanë hallin e skamjes që ka kapluar këtë vend? Ata jetojnë rehat në luksin që e kanë ndërtuar dekadën e fundit. A i keni parë fotografitë e martesës së djalit të Limajt, luksin e djemve të Mustafës, apo shtëpinë dhe xhipat e Haradinajt? Nuk ka vend për ta zënë në këtë editorial lista e gjatë e politikanëve milionerë; edhe s’ka nevojë të ripërsëriten emrat, sepse më mirë se çdo kush tjetër e dinë qytetarët e këtij vendi se kush është në krye të tyre.
Politika në këtë situatë ka një hall tjetër, mos azilkërkuesit po ua vonojnë liberalizimin e vizave. Në fakt, Kosova është izoluar për shkak të politikës së përfshirë në krim dhe korrupsion, dhe faqes së zezë që ia kanë nxjerrë këtij vendi pikërisht këta politikanë.
Kurse ata që po e lënë Kosovën, të lodhur nga mosperspektiva, pa asnjë rrugëdalje apo ardhmëri për fëmijët e tyre, janë pajtuar që të bredhin kampeve në kushte të mjerueshme me më të voglën shpresë se do të zënë vend diku në Evropë. A ka mjerim më të madh se çdo natë të mbushen dhjetëra autobusët që shkojnë drejt Beogradit, të cilët më kujtojnë tragjedinë e tetorin e vitit 2009 kur humbën jetën disa familje, në mesin e tyre edhe fëmijë, teksa po kalonin kufirin hungarez me varkë nëpër ujë në lumin Tisa.
Ikja nga zori, po vazhdon pa ndalur, me dhjetëra mijëra kosovarë po e lënë Kosovën e kapur nga hajnia e krimi, të lodhur nga diplomatët analfabetë, shefat e shefave, dhe kapadainj të tjerë të pasuruar nga plaçkitja e shtetit.
Por dikush po përfiton nga kjo tragjedi e jona. Qysh nga vitit 1999 e deri tash, Serbia ka përfituar duke na shitur material ndërtimor për shtëpitë që kishte shkatërruar vetë në Kosovë. Madje materialin e sillnin biznesmenë të lidhur me komandantë të UÇK-së. Sot 15 vjet pas përfundimit të luftës dhe gjashtë vjet nga shpallja e pavarësisë, mafia serbe dhe shqiptare sërish po përfitojnë, duke kontrabanduar ilegalisht mijëra kosovarë të mjerë, që paguajnë me mijëra euro nga shtëpitë dhe pronat që po shesin. Ata po lënë pas një shtet me 21 ministra, 70 zëvendësministra dhe miliona euro që shpenzohen në luks!
*Zëri
Ashtu si erdhen per te ”xanun” token e arberit nga shkretetirat e Kawkasit keshtu perseri po ikin,disa ne vendlindjet e tyre ne Syria,irak,iran,afghanistan ……pune korrakesh,varu Meritonin………
Po ti e di o turkofagos qe soji yt grek ka ardhur nga Afrika prandaj te djeg ky konstatim. Prandaj rri roje e hedh kete teori se e di qe je ardhes ketu e ketu jane ardhes edhe serbet. Prandaj te cmend e prandaj kenaqesh kur degjon qe shqiptaret lene vatanet. Po nuk do kenaqesh dot deri ne fund o i pegere, e shumta do ia futesh vetes, sepse edhe sikur te duash, edhe sikur te ikin te gjithe shqiptaret ky truall do ju djege juve per faktin fare te thjeshte se jeni te ardhur ne tokat qe keni zene. Kaq. Te fala andej nga dajat e tu afrikane
@turku, gabohesh. Eshte nje e cmendur pro sllave, i vjen nga INTRNACIONALJA E TRETE KOMUNISTE. Keta nuk kane atdhe kane idete komuniste ne shpirt e per to atdheun e djegin!!!
Ah moj vajze, jeni ju qe i frymezoni te ikin te shkretet njerez.
Le te ikin, prape do te kthehen..Gjermanet kane nje shprehje:”eshte mire aty ku s’jam une”!!!
Pas Amerikes do te kerkojne nje Amerike tjeter. Njeriu thjesht duhet te doje fatin e tij, ate qe ne fakt ka zgjedhur, ose i eshte ofruar.
Sterzmadhimi i fakteve per politike i irriton turmat ne ate mase, saqe o do ti turren te parit qe kane ne krye (kete nuk e bejne shqiptaret) ose do te largohen sepse nuk ka shoqeri civile qe te beje presion mbi qeverine. Ja edhe ti moj zonjushe kete po ben po ben politike. Sa keq!!!
Cfare po flet moj Mare? Percart!
Atje ka plas papunesia kur maskarenjte politikane po behen milionere, e ti flet brockulla. Lere ate vajze te nxjerr dhimbjen e Dardanise se saj e ti qaj hallin e Shqiperise, ku ka ndodhur po e njejta gje, e mos bej loje fjalesh.
@m, se pari do tju lutesha te mos me fyenit. Nuk jam percar po them realitetin. Pse nje politikan jeton ne luks e ce pastaj? duhet te dundet popullsia? kjo eshte alogjike. Kosovaret qe luftuan e i sbrapsen serbet, spo zbrapsin dot nje politikan, qe sipas tyre eshte hajdut?
A kane ata nje cope toke e nje shtepi te punojne per veten se te gjithe milionere nuk mund te behen dot.
Drejtesia nese nuk funksionon sot do te funksionoje neser, por nga vendi s’kane pse ikin.
Zoti/zonja ‘m’ mos ma shtremberoni nickun tim e kam Mara e jo Mare
Po don me me vu ne pozita inferiore?, perkundrazi ti je nje inferior
Korrigjim: Percart, dyndet
Bravo Arbana Xharra.(Kam rrespekt per ju dhe motren tende qe eshte nji gazetare klasi)
Fatkeqsia me e madhe kombit shqiptare si aty ne kosove edhe ktej ne shqiperi eshte se burrat shqiptare ,jane me kurva se kurvat e rrugeve dhe se femrat shqiptare i ka ngel te vajtojne tashme tragjedine e kombit tone shkerdhate . Thuajenine keni nji fije burrnie ,ne shqiptaret jemi nji kombe shkerdhatash qe shkerdhehemi me ata qe na theren femijet e grate ,me serbi e turqi e kush tna e rrase me thell .
Endrra dhe planet shekullore te serbeve po realizohen. Por kesaj radhe po e realizojne vete shqiptaret, me ne krye politikanet e tyre..
Fati i njerezve eshte 1 ,ai s’mundet te ndryshoj si humori politikes
asaj bote ,qe mjerishte nuk ka ditur asnjiher te shikoje ne thellesi te qenies njerezore . Asnji s’kerkon atdhe tjeter ,asnji s’kerkon fatin atje ku s’eshte ,por kerkon ndoshta ti shpetoj asaj torture jete qe ajo politike s’e kuptoj kurre .
Jeta e vertete per shqiptaret duket te jet e pamundur ,shqiptareve ju mungon substanca e duhur per …nejse ,se sja vlen .
Politikan mo , bote shqiptaresh
Nese je shqiptar atehere ke rene ne dekadence. Qenke per te ardhur keq. Shqiptareve u mungon drejtimi e per kete s’kane asnje faj. Ne gjithe boten turmat jane turma.
Shqiptari di te jetoj me mire se cdo popull tjeter, ndersa shtetin e kane pasur ne dore perhere halabaket per fat te keq.
————-;
Oh..mjaft intersante komenti . Flm per ndjenjen tende te keqardhjes ,
por me beso ,qe un jame ne cdo aspekt te jetes ,perball njerezimit te ksaj bote i vleresuar e aspak si do bente mendime dikush ne koken e tij . Nejse eshte ceshtje te menduari .
Per sqarim te asaj qe shkruani me poshte :
Un nuk kame rene ne dekadence ,ndoshta ti ke dashur te thuash (ke rene ne deshperim )nejse , un pra ,nuk kam rene ne asnji lloj dekadence ,por akoma me keq , nuk mundem te imagjinoj asnjiher qe ne ate vend ,ne ate shoqeri shqiptare ,te funxionoj dicka sipas Botes e shoqerive te civilizuara te ktij Planeti ,sepse-ja mendoj te dihet .Mjafton te shofesh se si e kane shperfytyruar ate shoqeri ,njeriun ne shqiperi e kosove te ashtuquajturit politikan .
– Tjeter ti shkruan se :
“Shqipetareve u mungon drejtimi e per kete s’kane faj ” !!!
Sigurishte qe kane shuuuuuuuuuuuuuuume shuuuuuuuuuuuuuuuuume faj ,sepse jane te paafte te ndertojn politika qe i afrohen Botes se civilizuar ,modeli s’i mungon .Ja ku eshte europa .Shifini si jetohet atje si njeri i vertet.
-Sigurishte qe edhe nji afrikan di te jetoje si nji mbret, po ti afrohet nji shume e madhe paresh nga x planet ,por nuk eshte kjo filozofia e te jetuarit mir ,si shprehesh ti ———-,
qe te krijoshe te mirat materiale duhet ne radhe te pare ,te mendosh ,punosh,e veprosh ne jete ashtusi dhe Bota mbare . Ne shqiptaret duhet te heqim dore nga justifikimet ,sepse ai qe justifikohet eshte i paafte per gjithcka dhe tjetra , sduhet te pretendojme qe skemi faj sepse na udheqin alabke e tradhetare te vendit ,por te bejme te ndryshoj kjo gjendje . perse pritet valle aty qe qeverrine e mire tua sjelli dikush nga lart ose nga jashte shqiptareve ? Ktu mendoj un jeni duke menduar shume gabim .Vet shqiptaret duhet te luftojn e arrijne ate qe bota mbare ka arritur ,te luftoj panderprerje per ate qe do .klm.
Nuk mund dy persona te jene njesoj. Psh: une edhe ti. Por nese vahzdojme biseden (nuk kemi aq kohe) ne mund te afrohemi tek e verteta dhe te dy mund ti shohim shqiptaret nga i njejti kendveshtrim.
Psh.Burrat shqiptare jane 1000 here me burra se francezet, te cilet i lane grate e tyre ne Luften e II boterore te beheshin prostituta me gjermanet, ngaqe ishin burrat me te shpifur qe ka pare historia.
Grate e Suliote shqiptare pranuan te hidheshin ne gremine duke vallezuar, sepse kishin respekt per burrat e tyre sepse burrat shqiptare jane burra te vertete.(me kohe ka degradime dhe perjashtime)
Burrat shqiptare nuk i lene grate e tyre nga frika e plumbit sic i lane francezet.(ky eshte botkuptimi im)
Nese francezet ju i quani me te kulturuar se shqiptaret besoj nuk keni parasysh artistet kullen eifel etc…
Mos shkojme me larg..Austriaket jane shume fshatar ne krahasim me fshataret shqiptar..
Rritja ekonomike nuk eshte patjeter zhvillim…
Nje adoleshent rritet behet burre por nuk eshte i zhvilluar…
Emiratet e bashkuara arabe kane gjithe ate rritje ekonomike maramendese, por ata jane te pazhvilluar si komb. Ato veshjet erenda tregojne shume, ndersa nje fshatare shqiptare sapo vjen ne Tirane per nje muaj nu e dallon dot nga nje franceze…
Shembuj ke sa te duash. Por si njerez une personalisht ndiej perhere dhimbje per ta, por kurre nuk e mendoj se ata nuk dine te jetojen.
Te lutem: Te jetuarit dhe jetesa jane dy gjera te ndryshme…
Nje piktor jeton, nje njeri i rendomte siguron nje jetese te bollshme, per te ngrene, per tuveshur, per te reklamuar pasurine…ndersa piktori jeton me telajon e pikturat e tij, e boten e sheh ne drejtim krejt te kundert.
Ju lutem: Nje fshatar i varfer ndodh shpesh te jetoje si nje artist ne Shqiperi, por jo ne Austri.
Sidoqofte shqiptaret kane shume seder e shume inat, madje rrojne prej inatit. me ta duhet te sillesh me kujdes, po per kete duhet te jesh anglez e jo shqiptar sado i shkolluar, qytetar, i lexuar e ku ta di une..
Nuk ka pasur drejtues shqiptar qe te dije te hyje nen lekuren e popullit te tij. Dhe nje drejtues qe e percmon apo e urren popullin e vet pa dyshim se eshte nje HALABAK! Ky eshte mendimi im. mendoje dhe ti.klm
Bac! Po t’mashtrojne titistat dhe krejt luften tande po dojne me e çue per faqe t’zeze e po dojne me e shite per lesh, po dojne me ndejt n’pushtet se jau ka pase lane Tita ambel pushtetin, sidomos do gazetarucve e gazataruceve, se udbashte, tybe treqind mij tybe, kurre nuk e kane pase ma mire, as n’kohen e Tites, kur i rrijshin n’prapanice e i bajshin temena, e tash kishe po dojne me t’kallxu TY diçka. BAC-O! E ka mlue marrja kete vend, prej atyne qe po thirren n’emnin tand!…
DRENICA E KUQE
Bravoo shume.
Kjo qasje e znj Arbana per realitetin,me kujton
vargjet e Migjenit.
Je me te vertete reale.
Te lumte.
Arbana nuk je e sinqert as me skamnoret e as me njerzit qe po e lshojn vendin vullnetarisht.
Nuk jame pro hajnave por eshte idiotizem qe te besh propagand kunder njerzve qe merren me politik.
Ne Kosove shqiptart nuk jane msu me punu nuk po dojn me punu ne Kosove po mendojn mu ban mbrenda nates te gjithe milionera.
Nje pjes te fajit e kane edhe mergimtaret e viteve 90 te cilet kur po vijn ne Kosove po na fryhen si pasunika ndersa ne po lakmojm mu ban si ata e ata deri sa kane ber pasuri kane me shume se 20 vite ne gurbet .
Krejt ne fund shqiptari nuk e don atedheun dhe pik.
Edhe qenet po e han kosoven e shqiptaret po ik …arbana sa lek ike mar nga hajnat e kosoves ne parlament