Rritja reale ekonomike vjet, +1,39 %. Po sivjet?

18 Dhjetor 2014, 11:50Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

INSTAT-i publikoi dje të dhënat vjetore paraprake të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) për vitin 2013. Sipas të dhënave me bazë vjetore, PBB me çmime korente në vitin 2013 u vlerësua 13.65 miliardë dollarë ($1=100 lekë), ndaj 13.35 miliardë që ishte në vitin 2012. Në vitin 2013, PBB në terma nominalë (në vlerë) u rrit me 2,19 %, ndërsa në terma realë (në vëllim) shënoi një rritje prej 1,39 % krahasuar me vitin e mëparshëm, duke regjistruar kështu rritjen më të ulët ekonomike vjetore në 16 vjetët e fundit.

Sipas Ministrisë së Financave, në vitin 2014, PBB do të ketë një rritje reale (në vëllim) prej 2.1%, krahasuar me 2013-ën. Ndërsa sipas vlerësimit më të fundit të FMN-së (para një muaji), kjo rritje do të jetë 2%. Duke marrë për bazë shifrën më konservatore të FMN-së dhe deflatorin që përkthen vëllimin e PBB-së në vlerë, i bie që vlera e PBB-së këtë vit të jetë rreth 14.1 miliardë dollarë ($1=100 lekë), me një rritje prej 450 milion dollarësh, krahasuar me vjet.

Po si ndahet vlera 14.1 miliard dollarë në secilin tremujor të këtij viti?

Duke analizuar të dhënat e rritjes në vëllim të PBB-së në tremujorët e dy viteve të fundit, dhe duke i kombinuar me deflatorin e PBB-së dhe shifrat e mësipërme në vlerë, rezulton se në tremujorin e parë (janar-mars) 2014, vlera e PBB-së ka qenë rreth 3.4 miliardë dollarë, ose 100 milionë më shumë se vjet. Ndërsa në tremujorin e dytë (prill-qershor), vlera e PBB-së ka qenë rreth 3.5 miliardë dollarë, ose njësoj sa vjet. Pra mbetet që në 6-mujorin korrik-dhjetor, të jenë prodhuar edhe 7.2 miliardë dollarë PBB, ose 350 milionë më shumë se vjet (gjithsej për vitin, 14.1 miliardë dollarë, ose 450 milionë më shumë se vjet). Gjithmonë nëse parashikimi më i fundit i FMN-së është i saktë…

Po si vëllim, si rezultojnë tremujorët e sivjetshëm në krahasim me të vjetshmit?

Në tremujorin e parë 2014, PBB si vëllim u rrit 1.65%, krahasuar me një vit më parë. Ndërsa në tremujorin e dytë 2014, PBB-ja si vëllim ishte 0.61% më e ulët se në tremujorin para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, gjatë të cilit u zhvillua aktiviteti më intensiv ekonomik i 2013-ës. Në periudhën 6-mujore korrik-dhjetor 2014, i bie që PBB-ja të jetë rritur si vëllim rreth 3.47%, krahasuar me një vit më parë. Duke mesatarizuar shifrat e rritjes reale të PBB-së (në vëllim) për katër tremujorët (+1.65% në të parin, -0.61% në të dytin, 3.47% në të tretin e të katërtin), rezulton rritja reale vjetore 2% që ka parashikuar FMN-ja.

Për vitin 2015, FMN-ja ka parashikuar një rritje reale (në vëllim) të PBB-së prej 3%, me nje vlere rreth 700 milion dollare me shume se sivjet.

3 komente në “Rritja reale ekonomike vjet, +1,39 %. Po sivjet?”

  1. Moli says:

    E di si je bere ti mor Zalo? Je bere si ajo telenovela. I mar te Sudja me 10% i nxjerr nga Sudja i fus te Xhaferri me 15%, i heq nga Xhaferri i fus te Vefa. O daku mos shkruaj me budalleqe neper gazeta se te pashe asaj nate tek opinion qe le nam me sondazhin tend sja kishe haberin fare llogarive.

    1. e di si je bo ti molo? says:

      je bo tamom si sal berisha. kur I interesote, thoshte qe FMN nuk rren, tani qe s’i intereso, thot rren. zaloshnja ktu e ka piketu mire kte analize te merthyme tek shifrat e FMN, mer mol…

  2. Analisti Fevzi Fullhan Nurellar says:

    Shko Zalo se as mbledhje e zbritje nuk di te besh ti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje