Nga Jonida Hitoveizi
Ndjenjat patriotike shqiptare janë ngjallur si kurrë më parë. Kulmi i kulmeve të tyre, vërshimi më i keq se çdo uragan e stuhi mbi dhe’, u arrit me Ballistin nga Morina, i cili me një simbol të ideuar tërësisht nga mendja e tij (as të bukur estetikisht, por mirë që ishin të qartë dy Isat thuaj), shkaktoi rrëmujën e madhe në mes të Beogradit.
Gjest, për të cilin të gjithë u ndjemë krenar, por a duhet të ketë një “mjaft”.
A mund të mbarojë çmenduria, apo do çmendemi të gjithë duke besuar se një simbol na bën dinjitoz në sytë e botës (kudoqoftë të përshfaqet ai).
Qysh prej asaj dite mediat shqiptare, përfshirë të gjitha, pa asnjë përjashtim vazhdojnë të bombardojnë me lajme bombastike se si filani e fisteku na bëri shqiponjën me duar. Seriozisht?! A është lajm se Ronaldo Luis Nazario de Lima, të cilin unë e mbaj mend kur nuk isha as 10 vjeçe na ka “nderuar” me këtë shenjën, që tashmë po bëhet si tallavaja, që mund ta shohësh ngado. Çfarë do të thotë ky simbol dhe për çfarë kauze po SOLIDARIZOHEN me ne?. Për inat të serbëve apo se jemi shqiptar? Po ta stërhollosh si njërën si tjetrën në fund ngel tërësisht një hiç i madh. Se je shqiptar nuk do të thotë asgjë. Si ne ka kombësi të tjera plot ndoshta me më shumë vlera, edhe që kanë konflikte e mërira me fqinjët ka plot kombe, edhe kombe që janë rrahur nëpër stadiume për kombëtaret e tyre ka plot… Edhe të gjithë këta kanë simbolet e tyre.
Po simbolet kombëtare nuk mund të kthehen në kaq qesharake dhe gati-gati të të japin bezdi kur i sheh nga publikimi pa asnjë fre e doganë. Mbi të gjitha pa asnjë kuptim, për atë që e bën apo mbart si simbol. Ato janë të lidhura shpirtërisht me një komb dhe shtetasit e tij. Nuk mund të jenë si të frysh një tullumbace, të bësh një foto dhe të gëzosh nëpër faqe Facebooku. Nuk mund të jenë as një qokë e kërkuar “ bëje çik këtë, se ashtu është puna” dhe fap shfaqen duart në rrjetet sociale dhe rrëfimi ekzkluziv i atij që ideoi, që duart e filan fistekut, i famshëm në filan vend të shndërrohen në shqipe dykrenare.
Gjithë këta të huaj që bëjnë simbolin e shqiponjës janë njëllojë si kur grejnë këta “Vipat” (shokët e njërit që quhet Seriali) dy gishtat lart,( jo si Berisha, por si shenjë për Peace( edhe brother nga mbrapa po deshët).
Një gjest që për atë që e bën, nuk ka kurrëfarë kuptimi. Pastaj, ta publikosh gado në çdo media dhe ta cilësosh gjysmën e botës si proshqiptare, kur gjysma e atyre që janë shfaqur me duart-shqiponjë, as e dinë ku bie Shqipëria në hartën e botës, kësaj nuk i ngjit dot asnjë llagap. Është e paemërt!
Mos vallë ka ardhur koha që shqiponja ta kalojë dimrin rehat? A mund të mos i luteni më askujt për një duar-shqiponjë? Ka boll shqiptarë që e ndjejnë, që e kanë në zemër, në shtëpi, që e kanë tatuazh. Por këta janë shqiptarë dhe për ta ai simbol ka një kuptim. Është si gjuha shqipe, si himni i flamurit. Për ata që nuk jetojnë në trojet shqipfolëse ruhet me fanatizëm si identitet i asaj çfarë janë dhe si i prezantohen botës. Për shumë është krenari. Dhe këta janë të gjithë shqiptarë.
Nuk është nevoja ta bëjë gjithë bota dhe ta pëlqejë aq më pak, një simbol që ka kuptim vetëm për ne. Shqiptarët!
Dhe më e keqja është se nuk mund të zhvlerësohet kështu, kaq shëmtuar simboli që i pati aq hijeshi Rita Orës kur e bëri në këngën e saj “Shine Ya Light”.
Këtë simbol, qoftë edhe për tu tallur nesër pasnesër mund ta bëjë edhe Vuçiç bashkë me Nikoliçin, por nuk ndryshon gjë. Asgjë fare! Sepse simbolet kanë vlerë shpirtërore, historike dhe ato shoqërojnë një komb përgjatë gjithë rritjes së tij. Dhe ne kemi mbetur kaq kalamajë!
Edhe një shqiponjë që patëm po e çojmë për kirurgji plastike, për t’ia deformuar rrënjësisht simbolikën. Po ia heqim pendët një nga një me këto marritë tona. Tani hajde qeshim të gjithë. Më duket edhe Serxhio Ramos iu ngatërruan duart në fushë dhe polli një shqiponjë. Urra!
Shkrim qe pasqyron plotesisht shqetesimin e çdo njeri serioz.
‘J.hitovezi’ Nuk e do paqen as zhvillimin me shume secdo shqiptare..Simbolet kombetare jane te shenjta per kedo(nese e di!) si per kines rus amerikan xhamajkan…etj.Pse jo per ne??????Nqs per ty ja kryetaret e ndonje partie, per ne eshte krenaria per familjen atdheun e punen!!!!!!!
Se ke ti zakonet ne cfaj te kemi.Si I rendit budallalliqet kaq bukur thua qe je budallaqe me te vertete.Je Matoshi femer .
Ajo Shqiponja dalengadale po behet vetem e jona dhe kjo eshte gje e mire.
Shkrim qe i pergjigjet plotesisht shqetesimit te çdo shqiptari seroz.
shum mir i thua gjerat ti por keto nuk i interesojne shumices se komentuesve kujdes se me kete realitet qe po thua do fillojne te te shajne dhe te te quajne ose serbe ose greke dhe pastaj do filloj lufta e perditshme ne kete “gazete “te shplare duke bere historin e botes se qe ta dish ti gjysma e komentuesve ketu jane historiane dhe gjysma tjeter jane arkeolog.
shume e sakte dhe serioze
Znj Jonida, komplimente! keni mare persiper te thoni pikpamjen tuaj mbi kete “spektakel”
Por ti ke qene e vogel, kur ne socializem ecej me plane pese vjecare. Qe do te thote Per planin e pare: do te beheshin kaq e aq pune…e ne planin x do te isht e bujqesia dega baze e ekonomise, por perpara se te shpallej plani x vite perpara fillonte LOGOJA “bujqesia ceshtje e te gjithe popullit” e pastaj fillonte realizimi i objektivit.
Pra ajo shqiponja eshte logoja si paraprirese e ndonje iniciative qe populli nuk ka pse ta dije…
Cfare halli e ti mi zemer? Pse t’u prish rehati kaq shume mi goc se e boni ky apo ai i huaj shenjen e shqiponjes? Ca ke qe shqetesohesh ti nese kjo shenje behet e njohur ne gjithe boten si simbol yni, apo si nje rast kur cdo shqiptar qe ka mundesi, te flase me nje te huaj per Shqiperine, simbolet dhe flamurin e saj? E di ti qe ka vende dhe popuj qe s’e kane idene ku bie Shqiperia dhe cila eshte kauza e jone ende e parealizuar: bashkimi i trojeve tona dhe qe ketu ne jemi AUTOKTONE? Ke degjuar ti per ca figura simbol te nje kauze, te nje lufte, te nje objektivi historik, te nje epoke apo te disa brezave njerezore, qe kerkon edhe njohje, edhe perkrahje nga bota, pervec luftes se vete atij kombi? Se tokat shqiptare u bene cope-cope ne konferenca nderkombetare te 1913-es pikerisht sepse ne nuk kishin kauza qe na bashkonin, se njeri i binte gozhdes e tjetri patkoit? Cfare, u turperove zotrote nga kjo shenje e thjeshte, simbol paqeje dhe krenarie? Ke plot gjera nga te cilat duhet te turperohesh, qe i bejne neper bote trapa e trapesha si puna jote, mos u turpero nga kjo!
Mos thuaj lereni rehat Shqiponjen! Ajo sapo ka nisur fluturimin e saj madheshtor! Ne dekadat e ardhshme, bota (dhe ca si ti) do te (detyrohen te) degjojne shume me teper per SHQIPEN TONE! Ky eshte vetem fillimi!
He! Mire budallenjte, po dikush qe ka qene president dhe kryeminister i shtetit tone, e mban ate pacavure ne zyren e tij. Ah, po.Harrova. Ky eshte kryetari i budallenjve.
Atje ku ka nje veprim ka edhe reagim
Shtroni shume mire problemin e shqiponjes por e beni ne menyre te gabuare .
Duket sikur papritur(sipas jush)shqiptarve u iken mend dhe na bekan pa asnje shkake formen e shqiponjes
Dmth i tregoni gjerat krrjtesishte te shkeputura nga radha e ngjarjeve, d m th para se te veme te C kemiA dhe B para 3 kemi 1 dhe 2 perndryshe edhe matematika edhe gjuha ngelen te cala.
Le ti veme ngjarjet ne nje radhe,
PARA NJE MUAJI KISHIM NGJARJET QE NDODHEN GJATE NDESHJES SE FUTBOLLIT SHQIPERI -SERBI
SE C NDODHI NE ATE NDESHJE ESHTE E NJOHUR PER TE GJITHE SHQIPTARET,
PARA NESHJES NE MENYREN KREJTESISHTE SKANDALOZE QE NUK MUND TE NDODH ME ASNJE SHTETE TJETER TE BOTES ,FF SERB I KERKON F F SH QE TE TERE TIFOZET SHQIPTARE QE DUAN TE NDJEKIN KOMBETAREN NUK DUHET TE KENE ME VETE ASNJE BLUZE ASNJE FLAMURE ASNJE SIMBOL QE MUND TE TEGOJE SE KETA JANE SHQIPTARE!!!
ME THONI JU LUTEM KUJT VENDI JU KERKUA QE TIFOZET E NJE KOMBETAREJE TE FSHEHIN INDENTITETIN SIMBOLIN E VENDIT TE TYRE NE QOFTE SE DUAN TE SHIKOJNE KOMBETAREN E VENDIT TE TYRE
NE QOFTE SE KJO NUK ESHTE RACIZEM ME THONI SI QUHET?
KJO GJE U KERKOHESH CIFUTEVE NGA KOLERA NAZISTE TE MOS MBANIN ASNJE SIMBOL APO FLAMUR QE TE TREGONTE KRNARINE E TYRE SI KOMB
ASHTU SI EDHE NE LUFTEN E DYTE BOTORE DY GISHTAT NGRITUR LARTE U BENE SIMBOL I LUFTES
PER LIRI KUNDA FASHIZMIT EDHE NE KETE RASTE DY DUARTE E MBLEDHURA NE FORME SHQIPONJE NGA NJEREZ TE NDRYESHEM ,APO ME ORGJINE SHQIPTARE TE LINDURE NE VENDE TE EUROPES PER TI TREGUARE RACIZMIT EKSTREMIZMIT APO BOTES SE MYSHKUR SE DJESHME SERBE SE SIMBOLET FLAMUJTE DHE ORGJINA JANE TE RESPEKTUESHME NE BOTEN E SOTEME 70 VJET PAS FITORES MBI FASHIZMIN DHE ANTISIMITIZMIT.
Jonida!
Sa per info ai braziliani qe permende me lart i njeh shqiptaret me mire se ty dhe shkrues te kategorise tende.
Ronaldo eshte ambassador i OKB per paqe dhe kur ti nuk e dije se ku binte Kosova ai ka qene atje dhe ka dhene shume ndihma per njerezit ne nevoje ne ate vend.
Ti do te pyesesh se clidhje ka shenja e shqiponjes me Kosoven?
Ka shume lidhje sepse ka akoma shume shqiptare ne Kosove por edhe ne bote qe edhe ne shtepine e tyre, ne kopshtin e tyre, ne shkollen e tyre ne bacen e tyre nuk mund te deklarojne hapur ndjenjat e tyre.
Ti nuk mund ti kuptosh keto gjera sepse truri yt eshte i mykur dhe qelizat e materies gri te kane vdekur.
Nje bravo e madhe per superyllin Ronaldo dhe nje shko bej cicin e madhe per ty.
FY