Korçës i hoqëm një shesh kaotik dhe i dhamë një fytyre evropiane

17 Dhjetor 2014, 19:18Blog TEMA
Korçës i hoqëm një shesh kaotik dhe i dhamë një

Nga Sotiraq Filo*

Një pergjigje për Prof. Artan Fugën

Po ju shkruaj disa konsiderata te miat ne lidhje me shkrimin tuaj ne FB drejtuar Z. Niko Peleshi, m.q.s edhe une permendem ne kete shkrim, cuditerisht ne menyre jo dhe aq etike, ne dallim nga ajo cfare mund te ishin pritshmerite time ndaj jush.

Po i postoj ne faqen time per nje arsye te thjeshte, nuk dua qe te humbasin ne kakofonine e komenteve te tjera te bera nga njerez, qe kane ndjekur fillin e postimit tuaj, i cili fatkeqesisht eshte i gjithi nje keqkuptim i madh.

Do ta filloj duke sqaruar pozicionin tim. Keto konsiderata po i bej si nje kryetar bashkie i zgjedhur me nje shumice te madhe votash nga qytetaret e Korces dhe jo rastesisht, pasi prej me shume se shtate vitesh, ne pozicionin e N/ Kryetarit dhe tani te Kryetarit te Bashkise, kam punuar dhe punoj me pasion per transformimin e qytetit, per ta bere ate, ashtu sic thone sidomos vizitoret, nje nga te vetmet oaze europiane ne Shqiperine e tranzicionit.

E lexova me kujdes shkrimin tuaj duke u perpjekur te gjeja midis rreshtave, qe flisnin per propozime nga ana e Z. Peleshi, per te fshire nga harta e Korces, shtepite e vjetra, monumentet e kultures dhe per ti zevendesuar ato me pallate shumekatshe ( nuk e kuptova dot se ciles pjese te artikullit i referoheni, mbase citimet mungonin per shkakun e thjeshte se asgjekundi ne kete artikull nuk flitet per kete gje ), dicka qe te kishte lidhje me ate cfare ishte ne te vertete thelbi i artikullit.

E bera me ngulm kete gje, pasi realisht me interesonte kendveshtrimi juaj dhe fatmiresisht e gjeta.

E gjeta dhe po ju them qe u habita, por edhe u gezova qe ju ndanit te njejtin kendveshtrim me Z. Peleshi dhe me mua per kete problem. Po ju citoj “Në urbanistikë, arkitekturë, arte, media, krijim shpirtror, progresi është bashkim i krijimit me konservimin e gjithçkaje të vjetër.”

Ne fakt ky ishte thelbi i artikullit dhe i filozofise, qe mbeshtet edhe une, por mesa duket edhe ju. Progresi vjen duke konservuar cdo gje te vjeter, te tradites, ate qe eshte pjese e identitetit tone, por edhe duke krijuar te rene, modernen, e cila duhet te bashkejetoje dhe harmonizohet me te vjetren, pasi cdo gjenerate, i nderuari Z. Fuga, ka jo vetem te drejten, por edhe detyren per te krijuar dhe per t’jua lene pastaj trashegim brezave te tjere.

Po e zhvendos tani fokusin nga fjalet tek veprat, sepse ne thelb ato jane edhe me te rendesishmet.

Ju thoni ne shkrimin tuaj se Bulevardi I Korces, te cilit i kendohet aq bukur neper serenata, nuk mund te zevendesohet nga ashensoret. Absolutisht e vertete, por mos harroni qe Bulevardi Republika u rikonstruktua ne menyre model nga Bashkia Korce ne vitin 2009, nga i njejti ekip dhe nen te njejten filozofi, te cilen po ndaj me ju sot.

Ju dhe disa nga komentuesit flisni me dashuri per magjine e kalldremeve te Korces, por mos harroni se keto kalldreme ju kthyen qytetit gjate viteve 2010 – 2012, pikerisht fale insistimit dhe punes kembengulese dhe me pasion te Bashkise Korce, nga i njejti ekip dhe nen te njejten filozofi.

Para disa javesh filluam punimet per restaurimin e godinave te Pazarit te vjeter te Korces, mbase vlera me e rendesishme e trashegimise kulturore ne qytet. Ishte insistimi yne dhe lobimi i fuqishem, qe mundesuan akordimin e 4 milion USD per kete projekt. Ate, te cilen kryetaret e tjere te bashkise mezi e artikulonin, ne po e bejme realitet.

Para 2 vjetesh u shemb godina e shtepise historike te flamurit ne Korce. E dini ju se kush e denoncoi i pari kete akt kriminal, mos valle Ministria e Kultures, IMK, apo Drejtoria Rajonale e Kultures? Jo. Ishte Bashkia Korce, e cila jo vetem e denoncoi kete akt, por edhe ju be barriere projekteve, qe parashikonin ndertimin e qendres tregetare mbi rrenojat e objektit historik dhe sot pronaret te detyruar nga presioni i Bashkise, do te fillojne ndertimin e godines ashtu sic ishte me pare.

Sheshi para katedrales dhe zona kembesore jane dy projekte te tjera madhore, qe demonstrojne filozofine tone per hapesirat publike ne qytet. Sic mund ta shihni edhe vete, keto hapesira nuk jane cunguar per shkak te presionit te urbanizimit dhe betonizimit, sic ka ndodhur rendom me qytetet e tjera te Shqiperise, por ju jane kthyer qytetareve, si siperfaqe funksionale, por edhe te rikonstruktuara ne menyre moderne dhe bashkekohore.

Keto jane faktet dhe faktet na japin te drejte. Vizitoret e shumte vendas dhe te huaj, shijojne tek qyteti i Korces pikerisht impaktin, qe kane projektet tona, qe gershetojne traditen me modernen.

Se fundmi ka nje debat ne qytet, lidhur me njerin prej projekteve me te rendesishme te Bashkise, ate te rikonstruksionit te sheshit para teatrit.

Projekti i hartuar nga nje arkitekt i njohur gjermano-australian Peter Wilson, pervec elementeve te tjere te zgjidhjes dhe mobilimit urban, parashikon ndertimin e nje kulle panoramike ne qender te sheshit ( me siperfaqe 30 m2, qe te mos e ngaterroni me pallatet shumekatshe, qe permendni si fenomen shqiptar ), si nje element urban modern.

Pertej diskutimit ne nivel profesionistesh, i cili duhet te ishte ne fakt edhe diskutimi i vetem qe duhej bere, pasi arkitektura duke mos qene shkence ekzakte ta lejon kete, pra cdokush eshte i lire te pelqeje ose jo dhe te diskutoje, formen, materialin, lartesine, nga shikon kulla dhe pse shikon, ne raport me diskutimin tone, pra raportin e tradites me modernen, ketu nuk ka fare vend per diskutim.

Sheshi, me formen e tij, permasat e tij, ishte nje trashegimi e periudhes komuniste. Nje hapesire e madhe e asfaltuar ku para viteve 90, leviznin njerezit dhe ato pak makina dhe pas viteve 90, nje hapesire e madhe aspak miqesore me kembesoret, por jo me shume miqesore edhe me makinat.

Ky shesh ishte vendi ideal ku Kryetari i Bashkise, mund te kerkonte te projektonte, ashtu sic edhe kam bere, dicka moderne, e cila do ti shtonte qytetit te Korces, pervec sharmit te se vjetres, tradites, edhe ngacmimin e se rese, modernes.

I “morem” qytetit sheshin kaotik dhe do ti kthejme brenda pak javesh hapesiren ndoshta me europiane ne vend.

Keto shembuj tregojne se ne kemi bere ne vite dhe jemi te vendosur te bejme edhe ne te ardhmen pikerisht ate te cilen ju keshilloni, pra ta shohim progresin dhe traditen te ecin bashkërisht jo si trena që përplasen.

Pavaresisht faktit qe po ju shkruaj ne FB, do te kisha deshire qe kur te ishit ne Korce, te uleshim se bashku per nje kafe dhe te diskutonim per kete teme, e cila jam i bindur se edhe nga pozicioni i filozofit edhe nga pozicioni i te zgjedhurit per te administruar qytetin, te con ne te njejtat konkluzione.

*Kryetar i Bashkisë së Korçës

16 komente në “Korçës i hoqëm një shesh kaotik dhe i dhamë një fytyre evropiane”

  1. Korcar Floriri says:

    Raqi ka te drejte, Fuga nuk mendoj se tani qe po shkon drejt pleqerise te behesh grindavec koti.Shko pi nje kafe me Raqin dhe shife sa e bukur eshte Korca, I pari qytet do te thoja qe nuk ka humbur shume nga tranzicioni.Ka rujtur vlerat dhe me siguri duhet te shtoje dicka nga koha e jone.

  2. Ardi says:

    Filozofia juaj europiane zoti Filo ka prekur autorësinë e Ushtarit të Panjohur që është monumenti me elegant dhe i papërsëritshëm që ka Shqipëria. Eshte fjala per eliminimin brutal të rrethimit të tij dhe bashkëngjitja me basenin.
    Të gjithëve u vihet përpara argumenti i zhvillimit modern të qytetit. Nuk besoj se është dikush që nuk e do këtë. Në një zhvillim modern të qytetit natyrisht që urbanistika e arkitektura janë faktorë të rëndësishëm. Kombinimi i tradicionales dhe modernes është një debat i gjerë dhe Korca, me zhvillimin që po merr ngadale, e krijon mundësinë e aplikimit të modernes pa cënuar tradicionalen. Rreziku i denatyrimit të qytetit është evident. Dhe kjo nuk ka të bëjë fare me konservatorët e nostalgjiket. Qyteti bëhet modern nga menyra e jetesës në komunitet, niveli i arsimit, artit, kulturës, sportit, biznesit, e shërbimeve të tjera. A ecin këto preokupime qytetare paralel? A janë përcaktuar mirë prioritetet, në kohë dhe gjithë hapësirën e qytetit? A është moderne mënyra e përdorimit të fondeve dhe llogaridhenia për to?
    Është entuziazëm foshnjor postimi juaj ne fb që pretendon se “shume shpejt sheshi do të jetë e vetmja hapësirë evropiane në Shqipëri “. Harroni ky se në dy anë të tij sheshi kufizohet nga godina e teatrit, që është tmerrësisht e shëmtuar jashtë dhe arkaike brenda, si dhe nga godina e përçudnuar e ish hotel turizmit…? Apo e keni fjalën për vijëzimet mbi asfalt?
    Vetem 100 metra me tutje zhvillohet tregu ushqimor dhe industrial me pamje orientale. Thuajse kudo, nëpër trotuare, tregtohet gjithçka. Natyrisht pretendimet janë për Korçën, për qytetin që duket qartë se e duam të gjithë, prandaj ky debat duhet të vazhdojë. Sepse ka ende shumë punë për tu bere e duke u bere për modernizimin e tij.
    Së fundi, vendosja e bashkisë së qytetit dhe juaja në pozitën e iniciatorit të zhvillimeve, është teprim. Sikurse për restaurimin e Pazarit të Vjetër. Vënia në plan të dytë e Institutit të Monumenteve, veçse mund ta dëmtojë projektin. Të gjithë e dimë, që pavarësisht rolit që kryejnë, në funksion të detyrës, nuk janë violina e parë në zhvillimet në diskutim. Shembujt e disa problemeve që sollem më sipër e tregojnë këtë.

  3. Delli USA says:

    Nuk mund te flas per sheshin se nuk e njohe,por nje gje e di mire,Artan Fuga si berishist I thekur edhe sikur flori te bejne socialiste e Edi Rames do sajoj plot yckla per ta hedhur posht.

  4. Aldo says:

    Po shoqerojeni me nje foto te asaj kulles ta shohim mire konceptin evropian mo Raqke

    1. beni says:

      Po cmut europiane na tregojn keta debile,ku tek pazari e rugen poshte tek unazes te duket vetja si ne kabul avganistan nje europianizim orjental kabuljan!nje pazar mes leckash te sjelle nha funderinat e kryqeve te kuq te europes ku ne vend qe te pjellim deshtojm!kur mbaron pazari a thua se jetojm ne nje vend si ne afrike ne kryeqytetin lagos ku kundermon hera e te ben qe te vjellesh me zor nga plerat e mbetufinat e ketij pazari teresisht orjental kabuljan te nje kulture qe as perputhet fare me europianizim ose modernizim!

      1. Qytetari says:

        Ke te drejte Ben.

        Keta te bashkise mund te bejne shume projekte te bukura ne zona te tjera, por nese zona nga pazari deri ne dalje te unazes lihet ne ate gjendje, Korca do ja dhjesi edhe Kabulit.

        Duhet te hiqen urgjentisht, qofte edhe me dhune tregetaret e cikerrimave te vjetra si tubo e tela tek sheshi ne krahun e djathte te hyrjes se pazarit (me duket se po e bejne lulishte). Duhen detyruar me force ata qe kane ble godinen qe quhej Atelie, te rivitalizojne fasaden e saj. Ata jane ish punonjes te Riparim Sherbimeve qe e kane privatizuar ate prone pothuajse pa leke dhe duhen detyruar qe te mos e shemtojne qytetin.

        Duhen hequr detyrimisht gabelet qe shesin rrobe te perdorura tek sheshi i Uzines Mekanike, shitesit e bananeve te gjithe trotuaret e mesit, shitesit e miellit, cimentos etj etj, te cilet parkojne kamionet tek Agjencia e autobuzeve. Duhen hequr gjithashtu edhe ata qe tregtojne mallrat maqedonase perballe Ateliese, pasi edhe ajo eshte nje zone e shemtuar.

  5. iBaba says:

    Ja ke mbytur kot o Raqi!
    Dhe mjaft genjyet me parisin ti dhe PeLeshi!
    Jo vetem qe debati u mbyll e kulla (qe u kullofshin trute ju dhe disa politobiznesmeneve qe keni 60 vjet qe shkaterroni kete vend) nuk do te ngrihet kurre, por kane vendosur te shembin jopak syresh gabime te biznesmediapolitikes se viteve 70-80!
    Pastaj kto punet me sheshin me te bukur ne Europe, tregojne vetem injorancen tuaj pa kufij!

  6. Kosta jani says:

    Bulevardi I Korces,(Pedonalja) dhe sheshi perpara katedrales jane projektet me te goditura te bashkise KORCE. Mirenjohje per Nikon per sheshin perpara KATEDRALES. Mirenjohje per PEDONALEN. Me shume guxim cau ndaj kriticeneve dhe pseudoarkitekteve. Korca kishte nevoje per keto vepra JU LUMTE.

  7. Elena says:

    Ah , nuk di se cfare te thuash me pare . Korca ka keto 5-vjetet e fundit qe perpelitet te gjeje dhe te mbroje vetveten , dhe nuk po e harin dot kete qetesi .Pse ?? Se mendje “te ndritura ” te godines Bashki po pjellin perdite plane te quajtura rregulluse . Rregulluese ?? Po cfare regulluan keta ? Atje ku sot ngrihet Pedonalja e fameshme , e deshtuar ne qellimin e saj nga vete korcaret , asgje nuk eshte e re . Pedonalen e rrethojne godina qe datojne nga 1887,1920 , 1960 1975 dhe asnje e 50-vjeteve te fundit . Per kete mburet Bashkia e Korces ? Le te shkojme me tutje . Duke ecur ne vere ne kjo Pedonale duhet te zije hunden me dore nga era e keqe qe vinte nga kanalet e ujrave te zeza poshte kembeve te saj . Bashkiaket e Korces pa meshire shkateruan , ne emer te projekteve , cdo lulishte qe ndodhej ne kjo pjese rruge . Tani tmeri me I madh , nje kuti e shemtuar gjigande qe zuri perfundimisht edhe qellin . Turp ! Per Nikon dhe Sotiraqin kam vetem nje pyetje … Pse …Pse shkateruat kaq keq cdo gje qe ishte e bukur ne qytetin tone ??
    Dhe kam nje ender : Bulevardin Republika te mbushur ne te dyja anet me dritat e Vitit te Ri dhe poshte ketyre dritave korcaret e mire me pakot ne duar . Ah……sikur te qe keshtu .

    1. Caci says:

      Po Bulevard Republika ishte vertet i mbushur 20 dite ne vit me drita por ishte i mbushur 365 dite ne vit me makina moj Elena.

      Harrove qe mbas viteve 90, gjith kategoria e korcareve parazite i parkonin makinat tek ky bulevard, uleshin tek kafet mejhane te tij dhe te ngacmonin me fjale ty dhe shoqet e tua kur u kaloje prane. Ket lloj qyteti doje ti.

  8. tiko says:

    Lere mos e pyet o raqke c shesh europian leshi. Si nuk u vjen turp per ate idiotizem ordiner fshataresk qe e quani kulle! Baaahhhh.

  9. Sony-Lg-Samsung says:

    Per Mua qe personalisht shkoj si vizitor ne Korce ,kulla dhe ndertimet kane qene nje habi dhe stimulim I ca ndienjave positive dhe kureshtare per te ecur dhe exploruar me tej ne lagjet e qytetit te mbushur sigurisht me njerez qe kane mendime shume me te shendetshme se Keta trapat korcare qe po flasin ketu ne FB.Ekzistenca e ca cunave korcare si Niko apo Raqi verteton te kunderten.
    Qyteti eshte ne mendjen tende.
    Po ky vend ka shume deficente dhe I.Q te ulet.
    Vari teneqen ketyre
    Only the Strong Survives
    Enver Hoxha qe baba I gjith ketyre deficenteve
    More vesh gje me Elena, shko bli ndonje paste, mire me..

  10. ilmi-QORI says:

    More ky raqka ne fotografi duket si antikap te jete e vertete ….. i vendosur nga Pe–leshi qe ti ndajne te ardhurat bashkerisht. Por po c,u- -ditem me ata intelektualet e para 2 viteve qe ishin dhene me mish dhe me shpirt per te mbrojtur vlerat e qytetit qe thoshin se po shkaterohen ku jane…..voci,papakozmaj.kallamata,stratoberdha,spaho,toslluku etjere.Po fondet qe jepeshin per restaurimin e pazarit do te kontrollohen ndonjehere apo do te vazhdojne te vjedhin ende me ate palo bure qe kane vendosur ne drejtorine e monumenteve qe seshte per asgje dhe jo te jete ruajtesi dhe restauruesi i tyre…hyt palo bure.
    Ky Kosta jani mos eshte ai gjirokastriti more i qarkut se vetem servilizmat i ka qef si kollovar……….Ajde mysybet ajde per KORCEN.
    Beni qef o pe…lesh, o raqke k… se per ju eshte kjo kohe e ajduterise.Lum si korcaret qe ju kane zgjedhur…………..hyyyyyyyyya.

    1. Dicendum says:

      Ej kujt i kujtohet Ilmi Qorri. ? ? ? ?

  11. Dicendum says:

    Si nuk i permendi njeri ato trotuaret qe jane transformuar aq shemtuar. Qyteti nuk perbehet vetem nga dy lagje.
    NESE DILET PAK NGA QENDRA SHIKON CA LAGJE TE GJYMTUARA E TE SHEMTUARA DHE KETE E THEM ME KEQARDHJE TE THELLE.SE FUNDJA TE GJITHE NE KORCE E DINE SE NE INTERES TE KUJT ESHTE NDERTUAR AJO SHPIFESIRA PARA BANKES.
    AI QYTET PO PROSTITUOHET DHUNSHEM !!!!!!!
    TURP TE KENE ATA QE MBULOJNE DIELLIN ME SHOSHE. JAM E SIGURT QE NJE DITE DO TE JAPIN LLOGARI PER PISLLEQET E BERA.POR TE GJITHA KETO BEHEN SEPSE KORCARET E VERTETE JANE LARGUAR DHE TE ARDHURIT THJESHT PRANOJNE ATE QE NDODH.
    I PASKA HEQUR NJE SHESH KAOTIK KORCES !!!!!!!
    PER TE QARE E PER TE QESHUR…E ME CFARE E ZEVENDESUAN?
    ME KULLEN E RAPANXELLIT.
    T U R P…

  12. korca plake , korca nuse says:

    Eshte e vertete qe Korca duhej modernizuar ,gjithashtu dhe shume vila te tjera duhen restauruar dhe ,shume parqe ,duhen rregulluar,por e verteta e
    me e madhe dhe me e padiskutueshme ,eshte qe ajo kulla nuk i pergjigjet kerkeses se Korcareve ,eshte teper teper e shpifur ,arqitektura me pa shije qe me kane pare syte ne Europe apo gjetke .Ne vend te saj mund te behej nje kulle rrotulluese me xhama (p.sh kulla e wienes )mund te kushtonte me pak
    por do ta hijeshonte Korcen e bukur .
    Ajo KULLE DUHET PRISHUR SA ME PARE .NUK DUHESHE TA PRANONIT PER TU NDERTUAR PER TI BERE QEJFIN NJE GJERMANI .
    TURP TURP PER KETE QE KENI BERE !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje