Pamundësia e ngushëllimit

21 Dhjetor 2014, 18:09Blog TEMA
Pamundësia e ngushëllimit

Nga Ilir Levonja

 

Zoti u ruajt mendt e kokës Visar dhe Eda! Çfarë të them tjetër?! Edhe këto nuk po di si i them! Le që nuk janë fjalët e mia. Do ta them në fund se të kujt janë! Por duke ditur ashtin tënd Visar, zemrën, natyrën, për hatër të asaj dashurie shokësh, a miqësie burrash…, unë e di që ti sonte nuk e pranon as këtë ngushëllim. Ti nuk je egoist. Këto orë të mbrapshta ti nuk ke hallin e vetes. Ashtu siç janë në përgjithësi prindërit. Po kështu edhe Eda. Jemi ne të tjerët. Baballarët apo prindërit me nga një fëmijë. Ne, ”jashtë” gjëmës tënde.

Sot më shumë se kurrë kam urryer cilësimet djali i vetëm. I poetit, deputetit, ministrit. Fati tij i mbrapsht. Vuajtjet që nuk iu ndanë etj.

Sot më shumë se kurrë kam urryer fjalët dheu, lëndina, amëshim, paqe, u prehtë. Të gjithë llojet e ngushëllimeve që kemi. Jo për faj të ekzistencës së tyre, por për inat të fatit të mbrapsht. Rriskut tënd. Pafuqishmërisë time për të kthyer kohën.

Sot më shumë se kurrë kam urryer edhe besimin në gjërat e bukura të prindit. Madje jam lëshuar. Kam folur me vete se si, apo qysh mund ta ndajmë këtë dhimbje.? Kam ndërruar vendet me tim bir. Ka qënë ai që më ka marrë prej dore.

Sot kam urryer diskutimet alla shqiptare, në raport me jetën, jetën e këtueshme dhe të përtejme. Dokrrat e pakujdesisë, deri tek elementët e sigurisë me vendime qeverie.

Kam parë për orë të tëra portretin e Atjonit. Vetëm 19, flokëzi, kaçurrel. I bukur.

U kujtova se dikur, kur ti dhe unë diskutonim për Mario Lucin, na iku pa u ndjerë dhe mblidhte bar në lulishten e madhe. Ndaj kam qeshur, ndërsa kam lotuar.

Gjithmonë kam kërkuar të di pse ka qënë e madhe miqësia jonë. Ne kishim në mes dy perëndi. A të kujtohet, kur më thoshe eja pa droje se ime më të do shumë. Edhe e imja, sekretarja ime siç e quaja unë. Ngrente telefonin dhe përgjigjej, po tani. Të vi menjëherë. Dhe më jepte urdhër. Shko se të pret Visari. Pastaj shtonte, sepse më pëlqen ky njëri. Mua sot mu kujtuan këto perëndesha. Mbaj mend se në një vaki, e kisha tmerrësisht të vështirë.

Nuk dija se çfarë të thosha. Qe një rast i dhimbshëm. Një rast, të më falësh për krahasimin miku im, si ky i yti. Çfarë të thosha… ajo më këshilloi, i thuaj të ruajt Zoti mendt e kokës. Sepse është gjëm veç për prindërit.

4 komente në “Pamundësia e ngushëllimit”

  1. zemra e mire says:

    E ke shkruar mire Ilir, me vjen shume keq per kete djale te ri qe dukej se ishte nje njeri shume I mire. Me jen po ashtu keq dhe ngushellime per prinderit, edhe nje katastrofe e vertete per ta, nga ato gjema qe s’ke si t’i ngushellosh sic thua edhe ti. Ngushellime dhe te ruani kujtimin e tij.

  2. lili says:

    Prinderit e shqiperise duhet te pyesin vetin pse nuk i rritim femijet me respekt per ligjin :te rritish nje femije edhe te te shkoje femija si asgje vetem se ne shqiperi mundesh me vozit motociklet pa mbrotje ne krye,pa respektuar ligjet,as nga motoret as nga veturat! Edhe mundesisht me alkool plot!
    Ndoshta i vetmi ngushellim per keto prinder te shkrete do ishte qe ju shoket e tij,bashke me te, ne emer te dashurise qe keni si prinder te formoni nje shoqate per mireedukim te femijeve per traffikun edhe respektim te regullave ne komunikation.parandalimi eshte ma mire se vajtimi.
    Mos e pervoft Zoti kend keshtu!

  3. rest in peace says:

    Fillimisht ngushellime te thella familjes Zhiti…
    le te themi te drejten se dhe hasmit nuk dua ti ndodhe nje vdekje e tille..Por ne rastin e ketyre qe e ilirlevonjezojne keto morte nuk ndihesh mire kur i lexon.

    Ne pergjithesi vdekje katastrofike i ndajme ne dy kategori: kur vdekja shkon te personi dhe e dyta kur personi shkon te vdekja me kembet veta dhe ndonjehere me pak garipllek duke mos vene kasketen ne koke.Raste te tjere jane si dr.flori qe vdiq nga droga,sokol olldashi iku nga rrypi sigurimit dhe tangerlleku qe i kish marre mendjen etj etj.

    Por ka vdekje dhe me te trishtueshme si ajo kur u dogjen koleget e visar Zhitit dhe ky i fundit mbajti anen e persekutorit te dy sistemeve pra te Sali Bythishes.Vdiq ne mes te durresit Sofie Qendro e vrare nga shteti dhe shoqeria civile dhe nuk i ndegjuam keto zhitet dhe levonjat te thonin gjysem fjale por i futen nje ci qi temen.

    Ju kerkoj falje te lenduarve nga keto rrjeshta por le te lutemi per nje engjell qe iku me shume nga edukata e keqe qe jep sot shoqeria shqiptare sot rinise.Keto lote te levonjes jane te vonuar

    R.I.P ENGJELLI ATJON

  4. dn says:

    Ka nje Zot:kur nuk te dhimbet tjetri,prite dhimbjen te tij,se edhe Zoti sheh cdo gje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje