Nga Xhovani Shyti *
Për ta rilindur një shtet si Shqipëria pas 2013, të bërë sallat në gjithë strukturën e vet bazike institucionale, por edhe sociale etj., Qeveria e ka parë të domosdoshme ta fillojë me marrjen e masave drastike ndaj të gjithë atyre qytetarëve të cilët kanë marrë shërbime, sipas saj: jo në rrugë ligjore, por duke ndjekur rrugë abusive. Bukur fort, mirëpo a mjaftojnë vetëm prangat?
Është një pyetje që provokon debate dhe sjell përgjigje të ndryshme. Ka që argumentojnë se pas prangave vjen rilindja. Përgjithësisht këta janë të lidhurit si mishi me thoin me partitë që qeverisin dhe argumentin më shumë e kanë dëshirë sesa mjet vlerësimi për të vërtetën.
Ka të tjerë që qeverisjen, sipas metodës së dhunës e në emër të mbrojtjes së autoritetit të ligjit e shtetit, e quajnë amatorizëm, kollajllëk. Këta janë të shumtët dhe gjykojnë me kokën e tyre. Duke argumentuar se kanë qenë qeveritë e po këtij shtet që kanë stimuluar sallatizimin ndaj dhe përgjegjësia është e dyzuar.
Logjika e dytë është më e pranueshmja, jo vetëm sepse bëhet fjalë për të mbrojtur të pambrojturit nga arbitrariteti i qeverisë, por sepse kemi të bëjmë me sjellje ligjërisht të pajustifikuara. Nga njera anë abuzuesit e prangosur dhe nga ana tjetër zyrtarët apo ish zyrtarët, që kanë stimuluar kulturën e përvetësimit të pamerituar,por që vazhdojnë t’i gëzojnë trofetë e ndereve ati-ligj.
Të prangosurit vërtetë janë mosrespektues të ligjeve, por ama kultura e tyre është kultivuar përpara syve të qeverisësve. E zyrtarëve të shkuar, apo aktual çrendësi ka. Mu përpara hundës së po këtyre organeve e institucioneve shtetërore, që janë akoma më shumë përgjegjëse për këtë situatë. Që janë përgjegjës kryesorë për kultivimin e kulturës së preferimit të dhënies së 500 lekëve nën dorë për Lalën dhe jo të 50 000 lekëve për Salën (është fjala për qeverinë e Sali Berishës, periudhë në të cilën edhe ka dalë shprehja).
E zyrtarëve të po këtij shteti, që, megjithse janë përgjegjës dhe përfitues të miliona të ardhurave nga rryshfetet e marra nën dorë, nuk po u hyn dhe nga sa duket as që kanë për t’ju hedhur prangat, si gjithë të prangosurve të derisotëm e të atyre që do të vijojnë.
Të prangosurve për mospagim faturash të energjisë elektrike e lidhje të paligjshmë, që, në fakt, janë stimuluar nga punonjësit e paguar nën dorë të KESH-CEZ-it.
Të prangosurve për ndërtimet pa leje, që në fakt janë bërë duke paguar po nën dorë punonjësit e administratës zyrtare të po këtij shteti.
Të prangosurve për mospagim të detyrimeve financiare tatimore, që në fakt i’a kanë bërë pagesat e reduktuara nën dorë inspektorëve, shefave, drejtorëve etj. zyrtarëve, të cilët, sakaq vazhdojnë të bëjnë qejfe me këto të ardhura të paligjëshme.
Mund të vazhdonim edhe me raste nga sfera të tjera të jetës. Por palët janë të pozicionuara në po të njejtin raport. Pra ca me pranga ndër duar e nëpër burgje, nga që i kanë shmangur proçedurat ligjore, dhe i janë bindur presionit të zyrtarëve për ti bërë privatisht e me pagesa nën dorë këto proçedura, dhe këta të fundit me xhepat, kasafortat e numrat e llogarive plot. Me të ardhura të fituara në rrugë antiligjore, e që do vazhdojnë ti gëzojnë përderisa qeverisësit kërkojnë ta rilindin vendin e sallatizuar për më shumë se dy dekada, duke aplikuar vetëm teorinë e prangave për më të pambrojturit.
Janë pranga, natyrisht të domosdoshme për të sjellë rilindjen, por që nuk do të kenë rezultat nëse nuk korigjohet shënjestra. Nëse nuk shtrëngojnë më së pari duar zyrtarësh, të lartë, të mesëm e të vegjël, përfitues të nëndorës e përgjegjës të katrahurës shqiptare.
Nga që përherë zyrtarët kanë dalë pa lagur e të ndëshkuarit kanë qenë të dobëtit, po ndodh që fenomeni i pagesave nën dorë të zyrtarëve që kanë në dorë dhënien e shërbimeve të vazhdojë lulëzimin edhe në këtë epokë të Qeverisë së Rilindjes.
Të Qeverisë që, më së pari, duhet të ofrojë mundësi për hapje vëndesh pune e lehtësi biznesi, mundësi shëndoshjeje të të ardhurave e financave familjare, dhe pastaj pranga.
Sepse përvojat botërore, me raste të ngjashme, tregojnë se urdhërat e parë që kanë dhënë burrat e shtetit, pas zotimit për të sjellë rilindje, kanë qenë ato të ngritjes së pagave e të hapjes së vëndeve të reja të punës. Me të vetmin qëllim: shëndoshjen e financave dhe ngritjen masivisht të mirëqënies. Dhe në fund prangat.
* Kryeredaktor i “shtypi.net”
Edhe Papandreu gjene e pare qe beri sa erdhi ne pushtete me 2009 ne Greqi qe dhenia e e nje ndihme sociale per nje pjese te madhe te popullsise
!Dhe pas nje muaji greqia coi duarte perpjete pa pature asnje kacidhe ne arkat e shtetit
Ne treg nuk i huazonte asnjeri para
Prandaj zoteri iku koha e romantizmit ,nuk jemi ne europen e viteve 80 ,ku lidere politike si miteran gonzales apo plaku papandreu benin politike ekonomike sociale pro shtresave te varfra
Qe je shpirt e zemer me Qeverine sdoshume mend ta kuotosh, por te qeverisesh si konunistet e pasluftes me pushke dhe grushta nuk eshte modernizen Juli dhe as romabtuzen por aftesi dhe ide e qarte. Ne jeni paj me poshte se vitet 8o te atyre vendeve qe ti permend dhe shume te varfer ndaj eshte detyre e qeverise Rama te na e ngreje mireqenieb qe te na jao mundesine ti shlyejme detyrimet. Une vet jam e tille por nuk paguaj se nuk kam jo se e kam vicio.
O julian,djali!
Deshe kapitalizem,o bir,tani shtro sumen dhe paguaj o me leke,o me sume,o me burg!
Ti kerkon kapitalizem me rregullat e SOCIALIZMIT???
Vetem ne varr do t’i gjesh ato!
E hengre sapunin per djathe ne 90-ten,ndaj rani provo burgun!!!
Nuk pergjigfjet shteti per asgje,as per pune,as per ndihme e as per jeten tende!
Po te ishe trim ia kerkoje me kohe Sali Berishes kur pushkatonte njerezit ne mes te bulevardit e u be BURRE SHTETI!!!
Hajd tani e mos na GRRIC SUMATRICEN!!!
Si gjithmone i sakte xhove. Kur erdhu ne pushtet napolon bonaparti franca ishte si sot shqiperia e sal berishes. I raportun per korupsionin e madh per vjedhjet e medha per vrasjet per mungesen e lugjit. Urdheri e pare qe dha ishte ritja e pagave. I raportuan se vjedhjet dhe korupsiibi e krimi ushin ulur dicka dhe ai urdheroi tre here te ritesgin pagat. Ne fund pasi i raportuan se shifra e korupsioni dhe vjedhjeve kishte mbetur tek 5 perqind e popullit urdheroi futjen ne burgje dhe ndeshkimin. Ka te drejte patrioti im xhovi. Kulaci pastaj kerbaci.
FUCK YOUR CAPITALISM REZEART.THIS ISN’T CAPITALISM BUT BOLSHEVIZEM I KULLUAR ME PUSHK E PRANGA. KAPITALIZMI SOCIAL KA SHPIRT SE TE SIGURON PUNE PO KU I DI TI KETO NDAJ KE IDENE E ENVERIT QE E QUANTE KAPITALIZMIN PA SHPIRT. FUCH YOU REZEZI.
Mjere ju qe nuk besoni ne te verteten, keni per ta pare hairin e ketij aventurieri qe keni ne qeverisje. Top estrafullah ky eshte si mos do allahu. Ndaj dhe ka vetem mendjen e keqe tek prangat. Jarabi mbetet deri ketu se qameti do ndodhi po nuk e ndalem.
Problemi me ne ballkanasit eshte se e shikojme shtetin si dicka qe s ka te beje me ne si njerez
E shikojme shtetin ne konteksin bizantin otoman dhe bolshevik
Per ne shteti duhet ti zgjidhi te tera problemet
Jemi mesuare qe shteti duhet te jete perandori sulltani dhe udheheqesi i partise
Per ne shteti ka faj per cdo gjje ,
I kerkojme atij te beje politike sociale por nuk kemi idene se me c leke mund te behet politika sociale
1. Qe te besh politik sociale do te thote te kesh te ardhura
Qe te kesh te ardhurara do te thote te keshe nje ekonomi qe prodhon dhe eksporton duke sjelle ne vend valut
Kjo perkthehet me vende pune me rritje te fitimit per nderrmarjet ekonomike dhe me mundesine qe mund te kete shteti per te marre pjesen e tij me ane te taksave dhe mundesine qe ne kete menyre duke patur valut te beje ate qe duhet te beje nje shtete serioze politiken sociale per pjesen e dobet te shoqerise nga ana ekonomike,
Te flasesh se nje shtet duhet te beje ngritje rrogash ,dhe te shperndaj lek kudo pa patur as bazatt themelore te nje ekonomie liberale te nje ekonomie ku nuk prodhohet asgje do te thot te jesh 0 nga ekonomia
Ne qofte se do te ishte kaq e thjeshte qe nje ngritje rroge do te sillte edhe zhvillim ekonomik por edhe para ne arkat e shtetit atehere do qe zgjidhur edhe problemi ekonomik per te tera vendet e varfra me nje ekonomi te dobet
1+1=2Nuk mund te kete rritje rroge kur nuk prodhon dhe shet asgje,
Duhet te punosh te prodhosh te shesesh dhe pastaj te shperndash para
Keto i meson edhe nje femije 5 vjecare,
Vetem ne qofte s duhet ndjekim modelin e europes jugore(Greqi-spanje-portogali)duke rritur borxhin ne stratosfere me mendimin moskokecares
“Te jetojme ne mire pa c u ,,,,, temen brezave te tjere me e shumta do na mallkojne pasvdekjes
Prandaj zgjidhja eshte shtete ligjore pune investime arsimim i thelle dhe shoqeri e kulturuare,