Bunk'art & Bunk'real

23 Dhjetor 2014, 12:02Blog TEMA

Nga Gëzim Llojdia                                                                                                                             

 

1. Bunk’art-ky labirinth misterioz  i nëndheshëm, për mote të tëra i heshtur në zemër të kryeqendrës shqiptare. Silueta e tij është zbuluar. Asgjëkund syri,nuk të ndesh një  labirint  si ky kaq të veçantë, që të tundon me pamjen e tij,formën, larg çdo përfytyrimi,pyetja kureshtare zgjon kërshëri: Por kush e ngriti me farec sakrificash   dhe me ç’mjete, po përse? Ç’farë enigme mbart, ky monument i pagojë,dëshmitar i heshtur i kohës tonë!

2. 4 vite më parë një projekt i këtillë zuri fill edhe në jug. Pashalimani pozicionet në gjirin e Vlorës ,gji detar i njohur dhe më i madh në jug të vendit. Gjiri i Vlorës 19 km i gjate dhe 16 km i gjerë. Brenda kësaj setreje, gjendet ishulli  vendit. Në Pashaliman aktualisht bazë detare në Gjirin e Vlorës ,aty nga  viti 2010,  do të jetësohej projekti më i madh historik. Ngritja e 3 muzeumeve të përfshira në projektin:”Kompleksi muzeal i Pashalimanit”. Numri i muzeve tre të përcaktuar: 1 -Muzeu arkeologjik , 2-“Muzeu i Luftës së Ftohtë” 3-Muzeu i Marinës.

3. Cfarë fillli do ti lidhte vec të tre? Orikumi është një qytet në udhën drejt jugut.Qyteti antik aktualisht rrënojat e pakta,gjithsejt  rreth 5 ha strehohen në bazën detare të Pashalimanit, në kodrën e Palokastrës. Përpara ka lagunën ku gjenden disa rrënoja brenda saj, dhe në jug të lagunës nekropoli në vendin  quajtur :Sheshi i gorricave”. Muzeu i parë dhe më i hershmi do të ishte ai  arkeologjik.Në këtë gji gjendet qyteti i lashtë i Orikut. Ngrihet mbi një kodër të ulët shkëmbore, e cila kontrollonte dikur kanalin, që lidhte detin me lagunën. Vëzhgimet dhe kërkimet arkeologjike kanë vërtetuar qenien e një muri rrethues, i cili përmendet edhe nga Çezari.Sterja ndahet me rripin e tokës dhe kodrën e Palokastrës.

Emri i hershëm.

Oriku ka qenë një qytet i njohur nga kohët e hershme si qytet port në Adriatik.

Bazuar te (Dictionary of Greek and Roman Geography (1854). Përshkrimi për këtë qytetet antik është i njohur me emërtimet si : Oricus, Orikos. Është përmendur me këtë emërtim nga autorët :(Hecat Fr 75 ap Steph B. sv;….. Herodi IX 92;.. Scyl P. 10;. Polyb vii 19;. Scymn 440;.. BEST Ad Dion 321;. Orikon, Ptol iii 14 § 2;…. PlinIII 26).

Autorët e mësipërm e quajnë:një qytet dhe port në Iliri, jo shumë larg nga Apolonia dhe goja e Aous.Aous i njohur në burimet e kësaj periudhe .Kuptimi është për lumin ujëshumë Vjosa. Derdhja  e këtij burimi kryhet në Mifol.

Themelimi. Në këtë pjesë  është marrë në shqyrtim edhe themelimi i qytetit. Legjenda,shkruhet aty, ia atribuon themelet e saj Euboeans për kthimin e tyre nga Troja .(Scymn. LC) dhe Apollonius (Argon. iv 1216.)Flet për ardhjen e një pjese të Colchians në këtë port, dhe kështu Plini e quan atë një Colchian koloni. Orikumi është i njohur në histori si një strehë e frekuentuar nga romakët në komunikimet e tyre me Greqinë, nga të qenit të saj shumë e përshtatshme për të vendosur në kalimin nga Brundusium dhe Hydruntum.

Luftërat.Burimet e saj përmendin luftimet në këtë qytet port .Para erës sonë  viti 214, qyteti u mor nga Philip V. i Maqedonisë, por më pas ra në duart e Romakëve dhe M. Valerius Laevinus, i cili komandoi në Brundusium, me një ushtri të vetme dhe një flotë të vogël. (Liv. XXIV. 40.)

 Pas fushatës së vitit 167 pr.Krishtit, Paulus Aemilius hynë me trupat e tij fitimtare nga Orikumi për në Itali. (Plut. Aemil Paul 29…) Cezari, pasi  kishte zbarkoi trupat e tij në Palaeste( (Lucan iv.460;. Comp caes pes iii 6,) ose plazhi i strehuar Palasë,vendi  i rrethuar nga koka  e maleve Ceraunian, brenda një dite të zbritjes së tij, marshuan drejt Orikumit, ku një skuadrilje e flotës Pompeian ishte stacionuar. (Iii Caes. BC 11;… Apianit, BC II 54)

Oriku ka  deklaruar mosgatishmërinë e tyre për të rezistuar, konsulli romak Torquatus, guvernatori i dorëzoi çelësat e kështjellës, Cezarit. Flota e vogël të cilën ai e kishte sjellë me forcat e tij u hodh deri në Orikum, ku porti u bllokua nga fundosje  e një anije në gojën e saj.

Cnaeus, bir i Pompeius, bëri një sulm kur ka rrekur ta  mbajë, dhe prerja  e katër anijeve,  të djegur në pjesën tjetër. (Iii Caes. BC. 40.)

Ajo vazhdoi të jetëojë si një strehë  e rëndësishëm në Adriatik. (. Hor. Carm Iii 7 5;…. Propert Eleg I. 8, 20; Lucan iii.187.) P [. 493]

Ajo do të duket nga Virgil (x Aen.. 136) se Orikumit ishte i famshëm për terpentinë e saj, ndërsa Nicander (Ther. 516) aludon për arka druri . Qyteti u rindërtua  nga bujaria e Herodes Atticus. (Philostr.. Att saj. 5.)

Goja e lumi e Dukhades është një varg i lagunave, në mes i cili shtrihet Orikumt, mbi faqen e shkretëtirës quajtur tani Erikho, zënë (në 1818) vetëm nga dy ose tre kasollet midis gjurmët e një ujësjellësi. (Smytb, Mesdhe, fq. 46).

Emri i pranishëm (Iericho, Anna Comn. XIII. P. 389) është shqiptim në rrokjen e fundit, si në fjalën e lashtë, dhe e zëvendësuar nga një ndryshim O  në dialektik të përbashkët. (Pouqueville, Voyage, vol Ip 2,64;….. Leake, North Greqi, vëll I. Pp 36, 90) .

Një monedhë e Oricus ka për llojin e saj një kokë të Apollonit. (Eckhel, vol. II. P. 167.)

Në Enciclopedia Italiana (1935)Alberto Gitti merr në shqyrtim qytetin e Orikut:
ORICO (‘Ωρικός ose’ Ωρικόν, Orâcus dhe Orâcum). – Qytet i rëndësishëm detar i Epirit, sot Eriko në Shqipëri. Sipas traditës, a u themelua nga Eubeesi, i cili, pas kthimit të tij nga Trojës, u vendosën atje nga një stuhi, sipas Pliny, megjithatë, ishte një koloni e Colchis. Pikë e rëndësishme strategjike për komunikime midis Greqisë dhe Italisë, ishte shpesh në fushën e veprimit të luftërave të mëdha, të tilla si të ndryshme romake-ilire, të parë dhe të tretë, maqedonase dhe sidomos lufta civile midis Cezarit dhe Pompeut. Gjatë dimrit të 48 të. C. ka  vuajtur shumë dëme. Ishte një koloni romake gjatë perandorisë dhe u restauruar dhe e zbukuroi Atticus Herodit.Me gjtihë këtë histori,pak rrënoja.Të gjithë këto mbetje arkeologjike   si: murri rrethues,puset e ujit,gjurmët në det,shkallët shkëmbore,kompleksi i banesave do të përfshihen në muzeun eparë arkeologjik të Pashalimanit.

4.Muzeu nr 2 ku bëhet llafi ishte  rikonstruksion i godinave ekzistuese të bazës ushtarake  për muzeun e  “Luftës së ftohtë”..Godinat të cilat kanë shërbyer si objekte për ushtrinë shqiptare në vitet e luftës  së ftohtë. Sipas detyrës së projektim :Emërtimi i godinave (ambienteve)përfshihen: Hyrja e repartit,komanda dhe shtabi ,truproja,klasa,fjetore,depo, kuzhine mense, parku ,bibliotekë, infermieri,banjo, dushe kolektive,ambient sportive,trashe hendek, lidhje bunkierë .

Pozicionohen nga shkolla e instruksionit deri tek hyrja e arkeologjikut. Janë gërmadha të mbetura me përjashtim të një godine të rikonstruktuar 3 vjet më parë. Hyrja ka mbetur origjinale si në kohën kur ekzistonte dhe një pamje origjinale,që  na shfaq filmi:”Ballë për ballë”.Brenda fjetoreve do të pajiseshin me rrobat ushtarake të asaj kohe ,me citate nëpër murre për rregullin dhe disiplinën ushtarake,parulla dhe filma dokumentarë dhe artistikë të asaj kohe portrete dhe citate ushtarësh ,pra gjithcka që ka ekzistuar gri si në kohë të saj kur lufta e ftohtë përfshiu edhe këtë zonë në vitet ‘60 kur ngjau prishja me kampin socialist. Me këtë muzeum  do të shfaqej fytyra  e vërtetë e  një periudhë,që bota dhe qytetërimet i njohin me emrin :”Lufta  e Ftohtë”. Fillimi i saj kur dy kampet pozicionohen qenësisht drejt njeri-tjetrit. Vendi ynë atë botë e përjetoi në fillesë në kampin socialist dhe më vonë me  daljen nga Traktati i Varshavës . Në këtë zonë në fillim të kohës së përjetimit të intimitetit më vendet socialiste në tetorit të vitit 1957, e vizitoi vendin tonë ministri i Mbrojtjes së ish-Bashkimit Sovjetik, mareshal Zhukovi dhe më vonë ka mbritur Hrushovi në bazën e Pashalimanit duke kërkuar që kjo të kjo zonë të kthehej në një qendër kundër trupave dhe anijeve të NATOS në detin Mesdhe.

 5.Ndërtimi i muzeut të “marines “.Muzeu i Marinës do të vendosej në pjesën midis detit dhe lagunës. Një detyrë projektimin është realizuar  madje është miratuar hapja e  kanalit të   futjes së anijeve.   Kuadrati i vendosjes se nëndetëses dhe te gjithë llojet e anijeve   si dhe  një bankinë betoni .Mendohet dhe sipas grupit të punës që punoj atje  për realizmin  e këtij projekti atje  të vendoset një nëndetëse si trofe e luftës s ëftohtë  . Nëndetësja e përzgjedhur është një ndër më të mbajtura pas shkatërrimit ,që ju bë kësaj baze  detare në vitin ‘97. Do të vendoset edhe një anije luftarake e asaj kohe,katër silurues, si dhe mjete të tjera detare që kanë shërbyer në marinën shqiptare . Duhet të sjellim në kujtese se në nëntor të vitit 1957 u zhvillua në qytetin e Durrësit ceremonia e përurimit të Brigadës së parë të Nëndetëseve. Nëndetëset u sollën nga Baza detare të Baltiskut.Ishin plot katër nëndetëse së bashku me bazën e tyre lundruese “Nemçinov”, e cila më vonë mori emrin “Tomorri”.Duke sjellë fakte për gjitarët e detit :” fillimi i vitit 1960, bazës së Pashalimanit, respektivisht Brigadës së Nëndetëseve të vendosur aty, iu shtuan edhe nëndetëse të tjera, po të projektit C 613 së bashku me bazën lundruese “Katjelnikov”. Kësisoj, brigada e nëndetëseve u kompletua me 12 anije të tilla të tonazhit të mesëm dhe dy baza lundruese. Ajo e kishte vartësinë nga Komanda e Flotës Detare të Detit të Zi, e cila asokohe komandohej nga admirali Kasatanov, i cili më vonë u emërua në detyrën e kryekomandantit të Flotës së ish-Bashkimit Sovjetik thonë në kujtimet e tyre ish-oficerët e kësaj baze detare.

Nëndetëset i kam parë të ankoruara tek bankina e tyre ,në gjirin e Pashalimanit ,siç dua ti quaj në të vërtetë nuk ekzistojnë më,qartësisht kujtimi i tyre ruhet vetëm nëpër fotografi,ruanin një tis të mjegullt , të ftohtë,krenare dhe të frikshme . Një masiv hekuri në formën e një gjitari deti .  Syprina e sipërme e tyre e barkosur për të vijuar nën ujë ku shtrihen pjesa tjetër  .Uji ku gjysma  e nëndetëseve i  fshihet syrit të njeriut është i kthjelltë. Kam shoqëruar mjaftë turistë , të cilët e njohin historinë e Luftë së Ftohtë dhe bazën detare në Gjirin e Pashalimanit .Nuk mund të hyje  brenda kësaj strukture hekuri të ndryshkur . Kapakët e hyrjes ishin me dyllë ushtrie, që do të thotë nuk lejohej .E treta  nuk ishte fringo e re . Këtë e kanë quajtur nëndetësja 105, që në të vërtetë, nuk ka të tilla ,aty në bazën e tyre ,por që trillimi i përket shkrimtarit tek filmi i njohur  shqiptar . Kjo pra nëndetësja  sëbashku me motovedetën “Mujo Ulqinaku “ e njohur tek  filmi shqiptar “Duel i heshtur “, ishin fokusuar në kuadër të një projekti  do të vendoseshin tek muzeu i Marinës . Edhe një motovedetë , që do të vendosej  në kanal  për të jetësuar projektin e muzeu të marinës .

Shtjellim i kësa jhistorie është kjo:Orikumi ,që në vitet 60 njohu jetën e natës ,kur nëpër qytete dhe katunde të këtij vendi flihej herët Aty dikur ishin rusët .Rusët pinin vodkë. Luanin futboll. Kërcenin tërë natën . Ikën rusët dhe erdhën kinezët . Këta ishin krejt e kundërta .Tërë ditën punonin dhe tërë natën e Perëndisë  , flinin gjumë . Qyteza e vogël flinte, për të filluar më shpejt punesat e ditës .Të pasionuarit e detit ,thonë se ka mjaftë anije të mbytura nga luftërat . Një prej drejtuesve të nëndetëseve më ka treguar se unë e njohë me pëllëmbë gjirin e Vlorës , sepse me nëndetëse jam ulur në fundin e tij por nuk ka kaq shumë  anije të mbytura , sa shprehen  zhytësit amator të ujit. Me ndërtimin e këtij parku të nënujet zhytjet kontrollohen edhe për ata që nuk e njohin destinacionin nënujor . Në disa prej anijeve të mbytura gjatë luftës ka ende municion të pashpërthyer dhe si gjithmonë përmbajnë rrezik për eksplorime  të nënujshme .Në strehën e Pashalimanit ,gjirit detar të përmendur nga gjeografi grek Skylaks,i që në shekujt 5 para Krishtit , në vitin ’43 ka qenë një flotilje e vogël italiane dhe më pas nazistët .Nëndetëset shqiptare  janë strehuar në këtë gji nga koha e ardhjes së tyre deri në vitin 1987. Nga baza e Pashalimanit janë zhvendosur më në jug .Kanë udhëtuar për një strehë tjetër .Në qershor të vitit 1987 nëndetëset u përqendruan në bazën e Porto Palermos .

Çfarë ishte baza e Porto Palermos ?Ishoficeri B.Nika më rrëfeu. Baza e Palermos ishte tuneli për të cilin u punua për më shumë se 20 vjet nga forcat ushtarake shqiptare dhe kryesisht u shfrytëzua puna e ushtarëve dhe xhenierëve  të cilët shkonin ushtarë në këtë  zonë ushtarake . Baza e Palermos ishte projektuar nga kryeministri i kohës M.Shehu , për tu bërë baza e një mjeti tjetër  detar . Këto quheshin katër-silurues . Mjet sulmues i përmbi ujshëm i forte si roje e detit. Katër silurueset do të vinin nga Kina , aleati i vetëm i shtetit tonë deri në vitet ‘ 80, kur u prishën marrëdhëniet me shtetin e largët aziatik  dhe me vëllezërit e shkurtër të verdhë .Sipas komandantit të njërës nëndetëse B Nika ,provat për nëndetëse në Palermo u kryen për një periudhë 8 mujore nga qershori  i vitit 1986 deri në marsin e vitit ’87. Ishin 4 nëndetëset , nëndetësja 3 bëri provat . Cilat prova dhe  në çfarë konsistonin ato ? Provat ishin në hyrje dhe dalje ,karikimet .Provat u bënë për 8 muaj .Muaji prill solli zhvendosjen e 4 nëndetëseve nga baza e Pashalimanit me të gjitha resurset e tyre  dhe u përqendruan në Palermo ,në bazën më të re ,në strofullin më të heshtur . Për mote të tëra  të heshtura në tunelin e Palermos .Nëndetëset e nisën garën nga kohërat e luftë së dytë .Si të tilla mbetet një urë lidhëse me botën,që nuk shquhet përtej mjegullave. Asgjëkund syri,nuk të ndesh një monument deti kaq të veçantë që të tundoj me pamjen e saj , formën , mënyrën e vendosjes. Larg çdo përfytyrimi , përbënë armatimin ushtarak , për një vend të vogël në kohët e një lufte të madhe . Ato ishin atraksioni më i madh i gjiritë Vlorës në vendin tone dhe po shkruajnë fundin e fundmë të një epoke që ne e quajtëm :”Lufta e Ftohtë” . Kur u përqendruan nëndetëset në Palermo ,baza e Pashait u mbush me Grupin e Sazanit .4 vjet qëndruan nëndetëset në Palermo. Në vitin 1992 nëndetëset u rikthyen në bazën e hershme të tyre në Pashaliman . Nëndetësja tre që komandohej nga B.N qëndroi 8 vjet në dok . Në vitin ‘ 88 u fut në dokun e Pashalimanit  . Ka ndenjur jashtë dhe nuk u riparua plotësisht .

Të dhëna për nëndetëset gjittarët e detit  :Karburanti: Në një ore 175 litra  karburante harxhonin . .Rezerva ishte 119 tone  diesel. Nga vinte karburanti i tyre . Mund te kishte edhe nga Rusia .Uji: -11.3 ton ujë cisterna .Vaj: -9.8 ton vaj.Përmasat:E gjate 76 m. E gjere 6.3m .Pesha :Në gjendje për lundrim për të lundruar  me ujë dhe karburant, pesha shkonte 1045 ton në ujë .Dhe kur zhytej pesha shkonte në 1298 ton, sepse mbushej me  253 ton ujë për të zhytur në thellësira.Bateritë : 224 bateri në 2 dhoma . Njëra dhomë mbante 112 bateri . Pesha e  një  baterie 750 kg .Nën ujë punohej me bateri vetëm 1 ore. Nxirej jashtë periskopi në thellësi 9.5m nxjerre një tubo thithëse ku merë ajër  me të cilën diezeli,punon:Sistemi diesel  përbëhej nga  2 motor me nga 2000 k/fuqi shpejtësia  arrinte 18 milje në ore .Përmbante dhe 2 elektromotor kryesor. Fuqia e këtyre elektromotor 1350 k/fuqi , shpejtësia është 13 milje në orë. 2 elektromotor ekonomike ,secili nga 50 kuaj/ fuqi me lidhje dhe shkëputje .Shpejtësia 4 km në  ore me këtë, shpejtësi mund të përshkosh 300 milje rruge dhe duhet bërë karikim baterive. Temperatura :Në vere brenda  arrinte në 45 gradë . Filmi :” Ball për ballë “ që tregon marinarët të veshur me kapotë nuk i përgjigjet një realiteti .Përmban :12 silura . Diametri i një  silure  533 mm. Koka shpërthyese kishte 400 kg tritol mbante 22 mina fundore  i vendoste ne fund te detit.7 dhomat e nëndetëseveNëndetësja ka 7 dhoma.1-i pari i silurëve dhe i fjetines së marinarëve. Silurat, ka 6 fole silura , që futen .Ato ndahen në 4 në bash dhe 2 në kiç .2 të kiçit janë për vetëmbrojtje dhe duhet të do të thotë: të  jenë akustike ,që të vijë dhe të ndjek .4 të tjerat janë për gjuajtje dhe ka edhe 6 silurë rezervë .

2-lokali i baterive . Radiove dhe fjetina e ngrënia e oficerëve dhe komandantit te nëndetëseve dhe zv-komandanti.3-posti qendror i drejtimit të nëndetëseve,timoni vertikal,horizontal,periskopi,shpejtësia matësi,aparaturat matëse dhe aparati i drejtimit dhe qitjes me silurë.4-lokali i baterive,kuzhinës dhe fjetinës së nënoficerëve dhe marinarëve. Bateritë janë poshtë janë te lidhur me ventilim.5-lokali i motorëve me nafte dhe karikimit ta ajrit.

6-lokali i elektormotorave nene ujë dhe mbi ujë .

7-lokali qe ka 2 silurë dhe posti rezerve ne rast prishje te krahut te peshkut dhe zemra e nëndetëseve qe pompojnë vaj ne te gjithë mekanizmat.

Presioni i ajrit në nëndetëse.Nëndetësja ka 22  bombola ajri secila ka 410 litra ajër qe komprimon ajër. Nga këto 6 janë brenda ne nëndetëse . 3 janë ne lokal te dyte dhe te 4  janë rezerve te karikuar me 200 atmosferë.Te tjerat janë nen kuverte 16 përdoren për te shfryre ajrin cisternave te nëndetëseve ajo ka 10 cisterna te ndara ne 3 grupe. Nëndetësja zhytej me atë presion qe ka sipërfaqja . Mbahej ai presion,dhe nuk  kuptohej. Veshja e lehte.Sistemi i shërbimeve.

2 toilete, 1 në motor, 1 posti qendror . 1 dush . Në nëndetëse përdorej veshje e lehtë . Marinarët qëndronin brenda me brekë nga temperaturat e larta. Nëndetësja kishte kapacitete te qëndronte 30 dite në ujë .Nëndetëset tona  kane lundruar 21 dite ne vitin 1971. Ushqimi kuota ishte në toke 108 lekë  dita. Në det ishte 250 leke dita. Çdo gjë ishte 2. pra  te dubluara .Anija tepër te sigurta vetëm donin mendje. Presioni :deri ëe 30 metra ndihej pak poshtë nuk ndihej.Balancimi :Çdo lëvizje nga një lokal ne tjetrin duhej bërë me leje sepse behej balancimi nëse do të  lëvizte  nga dhoma në dhomë  krijonte lëkundje. Çdo lëvizje bëhej me urdhër .

 Në gjirin e Vlorës në vitet ‘60 nëndetëset i dëgjonim kur gjëmonin brenda gjirit. Më e veçanta ishte se ato kishin pajisje dyshe d.m.th. për çdo gjë kishin pajisje, që nëse njëra prishje ose bllokohej vihej tjetra në funksionim. Nga të cilat sistemi hidraulik pësonte më shumë defekte. Kur bënin uljen nën det pësonin edhe defekte, por pjesa tjetër vihej automatikisht në funksion. Problemi më i madh qëndronte kur binte zjarri. Kur binte zjarr izolohej duke u mbyllur dhe mungesa e oksigjenit e shuante flakët. Ne kemi bërë remont kapital për nëndetëset këtu në Pashaliman. Veshja e nëndetëseve .Ato përbëheshin nga një veshje e fortë metali ishte pjesa e jashtme dhe e brendshme rreth 2 .5cm. Kishin motor të fuqishëm. Kishin dhoma apostafat edhe për të vdekur. Gjithçka ishte parashikuar edhe rastet e mortit dhe kthina e veçantë ku mund të mbyllej kufoma deri sa të përfundonte misioni. Bateritë e nëndetëseve kushtonin shumë. Në ’97 ato u vodhën. U vodhën kolltukët , pajisjet, aparaturat dhe nuk dihet as për çfarë i donin. Më të shumtën e kohës nëndetëset qëndronin të stacionuara . Nëndetëset ishin një prodhim 50 vjeçar dhe ishin tepër rezistence . Flitet se ato kanë kryer edhe misione të largëta por nuk dihet sa është saktësia e këtyre thënieve. Nëndetëset uleshin diku aty ku është sot porti italian në Radhim bënin manovrat e uljes një proces me mbushje uji dhe zhytje. Avarit ishin , por edhe sistemi i dyfishtë për gjithçka i kapërcente ato. Ne i riparuam krejt bëmë riparim kapital kur ikën edhe kinezët në uzinën tonë. Në vitin 1997 u hyri edhe “mola” ndryshku dhe tashmë bëjnë vetëm punën e një treguesi, që dikur kishim gjitarë deti, nëndetëse por që tashmë nuk janë më. Ose janë të vdekura të lidhura në portin e tyre, në Pashaliman. Ngjyra gri sipër dhe ndryshku në pjesën e poshtme janë tregues të një kohe të ikur, për këta gjitarë mund të flitej në kohën e shkuar, pra dikur ishin, ose ekzistonin sepse ato janë vetëm pjesë hekuri të fortë 100m të gjatë rreth 8m të larta dhe kulla sipër treguese. Ishin nëndetëset e një ushtrie, që u kapërdi e kacavirr nëpër vende të lindjes. Dhe këtu në Pashaliman, historia e tyre njihet më mirë dhe tregohet thjeshtë si për një gjë të zakonshme jo si një histori e veçantë e gjitarëve të detit të veçantë. Historia e tyre tashmë ka përfunduar dhe do të kujtohet si dikur koha e Cezarit kur erdhi në këtë gji detar për të sulmuar Pompein.Nga kohërat më të lashtë e antike. Banorët e saj kanë qenë detare, ushtarë, gjeneralë dhe anije prej druri deri tek gjitarët e fundit, nëndetëset që zotëronin gjirin e Vlorës,këtu i mbyll shënimet e ishoficerit.

 6.Kompleksi muzeal i Pashalimanit do të përbënte  atraksionin më të parë në Ballkan për muze të kësaj natyre si dhe do të priste,  do të  përcillte  mijëra vizitor, që kanë kërshërinë të njohin historinë e shtrirë në një periudhë të gjatë kohore,duke filluar me kohët e antikitetit ku gjenden ende gjurmët me teatrin e Orikut përtej mjegullave, për të përshkruar historinë e luftës së Ftohtë si dhe mjetet luftarake detare, që i shërbyen asaj periudhe. Mirëpo siç ngjet në këtë vend, historitë fillojnë  kështu  ngre  ditën,prish natën,projekti erdhi arkeologjiku  parashikoi deri disa mijë euro ndërtim muzeu,rikonstruksione objektesh,hapje rrugësh,pastrime etje ,ndërsa ushtarakët e bazës,sollën një shifër diku rreth  6.2milion euro .Kështu gjithë kështjella çuditërisht u rrëzua,mbeti vetëm projekti.Nëse bunk-art në kryeqëndër është i vetmi këtu në jug ,nuk arriti të finalizohej një projekt i ngjashëm bashkohor me emrin :Kompleksi muzeal i Pashalimanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje