Nga Remzi Ejupi
Për më shumë se 15 vjet kosovarët pritën për ditë më të mira, duke shpresuar në mirëqenie, liberalizim dhe integrim. Sot, po mbushin çdo natë autobusët me familje, fëmijë e shumë të rinj, për të ikur ilegalisht drejt Evropës.
Ata nuk u dëshpëruan brenda natës, sepse nuk është e lehtë të merret vendimi për t’i shitur pronat, për t’ia kthyer shpinën vatrës dhe për t’ua besuar fatin kontrabandistëve pa e ditur cakun. Pamjet e rënda nga kampet në Hungari dhe Francë janë tragjedia e radhës e Kosovës. Ajo shtresë e popullatës për të cilën jemi mburrur se e kemi me mesatare më të re në Evropë, po largohet nga ky vend. Këta të rinj nuk po shohin perspektivë, sepse u mjafton të dinë se kemi mbetur i vetmi vend në Ballkan të izoluar, pa liberalizim të vizave, me imazh të keq si shtet e shoqëri. E çfarë kanë më shumë se ne serbët, maqedonasit, bullgarët, apo edhe vëllezërit tanë matanë kufirit? Liberalizimi i vizave ndal edhe imigrimin ilegal, duke u dhënë mundësi qytetarëve të qarkullojnë lirshëm, të shohin se me azil nuk ka zgjidhje.
E nëse është politika ajo që e ka degraduar shtetin dhe na ka mbajtur të izoluar, ka qenë me vite të tëra, pikërisht, bashkësia ndërkombëtare ajo që i ka mbështetur të korruptuarit. Për të mos harruar se në sa skandale na dolën të jenë të përzier edhe vetë zyrtarët ndërkombëtarë. Kosova mbetet hotel me pesë yje për ta. Në çdo vatër krize personeli ndërkombëtar është i rrezikuar nga fanatikët politikë. Në Kosovë ndërkombëtarët priten si dashamirë, por fatkeqësisht ky mirëbesim është keqpërdorur nga një pjesë e tyre – qoftë me neglizhencën e tyre ndaj problemeve, qoftë me rrezikimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, për shkak të interesave më të larta, siç është stabiliteti politik.
Në të njëjtën kohë përmenden miliarda euro, gjoja të investuara në Kosovë nga fondet e BE-së. Vetëm në sektorin e energjisë janë dhënë mbi një miliard euro. E ku janë qindra e qindra miliona të tjerë që erdhën në Kosovë? E sa miliona euro janë paguar këshilltarë të huaj për gjithë këto vite? Cili është rezultati i këtij “projekti ndërkombëtar”, kur që nga viti 1999 shumë njerëz nuk mund të gjejnë një vend pune pa lidhje politike?
Padyshim se përballë kanë pasur shembullin më të keq të qeverisjes, për vite të tëra. Luksin marramendës që nuk e kanë as qeveritarët në Berlin, veturat më të reja, mobiliet sikur pashallarë në saraje Stambolli. Drekat e darkat me verëra të shtrenjta. I madh e i vogël duke udhëtuar me “biznes klasë”. Për një shtet të varfër si Kosova, pos presidentes dhe kryeministrit, askush s’duhet lejuar të udhëtojë në kategorinë e luksit.
Është po kjo skenë politike që brenda pak kohe arriti standardin që me asnjë matematikë nuk mund të dalë me të ardhurat zyrtare që kanë. Megjithatë, nuk kanë mundur të fshehin lidhjet e tyre me biznese dhe monopole, që u mundësuan krijimin e perandorive ekonomike. Prandaj, nuk është për t’u habitur që prej vitit 1999 nuk arritëm të kemi asnjë investitor serioz nga vendet perëndimore, derisa në Kosovë kemi grupe mafioze që kanë shtrirjen e tyre për më shumë se një dekadë, madje edhe përtej Kosovës.
Për t’u pastruar kjo situatë dhe ky dëmtim i shtetit kërkohet punë e madhe. Fillimisht, Qeveria e re duhet të zvogëlojë luksin e saj, të ndalë nepotizmin. Të ketë strategji për zhvillim, atë që nuk e ka pasur tash e 15 vjet. Të mos varemi nga të hyrat e doganave. Të stimulohet biznesi vendor dhe të mos mbështeten bizneset që importojnë mallra nga Serbia, e cila na pengon në secilin hap të integrimit, në sektorët kyçë, ekonomi, sport, kulturë. Nga mbi 10 miliardë euro zyrtarisht që kanë ardhur në Kosovë nga diaspora, 3 miliardë prej tyre kanë shkuar në Serbi, duke i blerë mallrat e saj. Remitanca këto që mbajnë gjallë Kosovën.
Ndërkaq, milionat e buxhetit janë harxhuar për luksin e zyrtarëve qeveritarë. Sa miliona euro janë harxhuar për 15 vjet në vetura, mobile, karburante, dreka e darka, hotele të shtrenjta? E sa buxhete marramendëse kanë shkuar si shpenzime të mbi 36 agjencive, përshirë mëditjet dhe harxhimet e tjera me vetura zyrtare, udhëtime zyrtare, pa llogaritur këtu vendimet që merren në interes të grupeve të caktuara? Sepse në fund të fundit ata milionerë që po na sillen rrugëve nuk na kanë pikur nga qielli, por atyre u ka pikur në prehër paraja publike. Por, kur ua hedhim një sy linjave buxhetore te shpenzimet kapitale, pra, mes tjerash, edhe investimet me rëndësi në infrastrukturë, për nëntë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me vitin 2013, kemi 36 për qind më pak.
Kryeministrit të ri, Isa Mustafa, i ka mbetur “patatja e nxehtë” në dorë. Me të ardhur në pushtet atij iu desh të prekë fondin rezervë, në pamundësi që të paguajë pagat për dhjetorin. Kjo ishte sfida e parë, të tjerat e presin.
Së pari duhet shtrënguar rripin të gjithë pushtetarët dhe të zvogëlojnë luksin e planifikuar për vitin 2015. Të harrojnë veturat e shtrenjta, bileta “biznes klasë”, hotele luksoze, mëditje sa një pagë mesatare, punësime të familjarëve, dhënie e tenderëve kompanive që i kanë financuar gjatë fushatës. Nëse me këto ndryshime nis qeverisja e re atëherë premton ndryshim.
Mustafa ka një sfidë të madhe para vetes dhe shpresat për ndryshim mbeten tek ai. Të paktën nuk bart mbi vete barrën e të korruptuarit dhe për dallim nga paraardhësi i tij, nuk mund të themi se Mustafa është i paditur dhe se nuk merr vesh në ekonomi, dhe ky është sektori që Kosova po e vuan. Nëse nuk i hapen rrugët e zhvillimit këtij vendi, të fundit do të jenë politikanët që do të kërkojnë azil.
Po cfare thua? Po Europa i gatuan te gjitha, kurva!
Filluan kalemxhinjte e Kosoves te thurin LASVDE per kryeministrin e ri ish TITIST,qe pasi i vrau kosovaret para 99-tes tani njelloj si serbi Sali Berisha po i sundon ata.Ndersa ky Ejupi na thote se Kosova e paska shpresem tek Mustafa,ai qe e “perdhunoi” Prishtinen si kryetar Komune dhe tani sundon bashjke me “ilirin” e Kosoves,Hashim Thacin!
Ashti sic beri Berisha qe e “THAU” arken e shtetit para se te fillonte pune qeveria e re,ashtu edhe Thaci te njejten gje paska bere.Por Berishen ne e hodhem ne koshin e plehrave te historise,ndersa kosovaret e votuan si me te mirin “BERISHEN” e tyre.Doemos qe jane mesuar me sundimin e BAJRAKTAREVE E FETAREVE dhe nuk mund te ngrejne koke per te drejtat e tyre.Bile me pare jane gati te shohin ARMIKUN tek shqiptaret e Shqiperise se sa tek ARMIKU I TYRE SHEKULLOR SERBIA!
TA GEZONI MUSTAFA TITISTIN!
Titist ishte edhe z. Qosja. cfare do thuash per te???
Sikur Kosova te kishte me shume “titiste” si Rexhep Qosja,ju kosovaret nuk do shkonit ne Siri te luftonit per ALLAHUN,por per KOsoven!
Po te jeni trima,shkoni CLIRONI MITROVICEN,qe ua kane pushtuar serbet!!
Po te jeni trima nuk do lejonit qe serbet te merrnin gjysmen e komunave te Kosoves!
Jeni TITISTE DHE SPIUNE TE TITIZMIT edhe sot,ndersa Rexhep Qosjen pse NUK ISHTE TITIST e perzute nga Kosova!
HYYYYY,PLEHRA!!!
Edhe ky Remzi Ejupi eshte nje mut titisti i madh, po ka faje gazeta Shekulli qe publikon mendimet e tyre titiste, anti shqiptare!!! E çuditshme. Ne kemi qene dhe jemi kunder “shqiptareve” te Titos e me Tiranen dhe Tirana tash behet me t’bijte e Titos, kunder shqiptareve te saj!…
DRENICA E KUQE