Para dhjetë vjetësh u largova nga drejtimi i Kompanisë KOHA, dhe në krye të saj erdhi Flaka. Për një pjesë të njerëzve, edhe të atyre qëllimmirë, edhe të atyre që nuk ishin të tillë, ky ndryshim në krye të kompanisë trajtohej si një gjest simbolik, në të cilin disi nga hija, me mjeshtërinë e drejtuesit të Teatrit të Kukullave, unë do të vazhdoja të isha në krye, të tërhiqja penjtë e fshehur, të merrja vendime, të caktoja storiet në gazetë, kronikat në televizion.
Nuk kanë mundur të jenë më larg nga e vërteta, edhe qëllimmirët, edhe ata që nuk janë të tillë.
Nuk kanë ditur se edhe kur kam qenë në krye të kompanisë, besimi im në gazetarinë e pavarur më ka udhëzuar që kurrën e kurrës të mos ia cenoj integritetin profesional një gazetareje apo gazetari, një redaktoreje apo një redaktori.
Nuk e kanë ditur se jam aq kokëfortë sa t’i rezistoj tundimit.
Dhe nuk kanë ditur, gjithashtu, se ka edhe më kokëfortë se unë.
Po, po, ka.
E kjo është Flaka.
Na ka udhëhequr, besoj, Flakën dhe mua, i njëjti besim, ai i ndërtimit të një institucioni të gazetarisë së pavarur:
-besimi se një shtet që do të jetë i pavarur duhet ta ndërtojë pavarësinë brenda,
-besimi se një shoqëri që do të jetë demokratike, për herë të parë në historinë e saj, nuk mund ta arrijë këtë pa lirinë e medies,
-besimi se një ditë, kur cilido prej nesh, anëtarëve të familjes Surroi, të mos e drejtojmë këtë institucion, ai do të jetë tashmë i konsoliduar, me energjinë e njerëzve që e ndërtuan, të të rejave dhe të rinjve që prej kohësh besojnë.
Por, këtë besim, Flaka e ka zbatuar më mirë.
Prej se e ka marrë timonin në duar, gazeta “KOHA Ditore”, ka ndryshuar pamje, është pjekur edhe më, dhe është padyshim gazeta kryesore ndër shqiptarë gjithandej.
Është një institucion, i cili i udhëhequr nga stafi redaktorial, në krye të të cilit është spiranca e kryeredaktorit Agron Bajrami, është bërë një model evropian i gazetarisë në gjuhën shqipe.
KTV-ja ka marrë sinonimin e njëjtë të besueshmërisë- të besimit se ngjarja nuk ka ndodhur nëse për të nuk ka lajmëruar a debatuar për të KTV-ja.
Portali KOHA, në kohët e përtacisë së leximit – të arsyetimit banal “e lexova në Internet”- është shndërruar gjithashtu në pikë reference mediatike.
Botimet KOHA janë shndërruar prej një hobi fillestar në përpjekjen më serioze deri tani për ngritjen e librit.
Të gjitha këto që shihen si prodhime të kompanisë KOHA, janë larg më mirë, më profesionale, më kreative, sesa kur unë e drejtoja kompaninë.
Orë pas ore, ditë pas dite, familja KOHA e sheh Flakën duke u marrë me detaje nga më të hollësishmet të funksionimit të medieve: kontraktimin e kamerave më të mira për transmetim digjital në TV, interesimin për makinën fotografike të pllakave në shtypshkronjë , negociimin me banka që ta ulin, aman ta ulin, pak kamatën e kredive të nevojshme për të mbajtur në rregull financat; festimin e ditëlindjes së 70 të anëtarit më të vjetër të stafit….
Orë pas ore, ditë pas dite aty është një siguri se nuk ka gjë që mund t’i ndodhë Kompanisë KOHA, sepse aty është duke kujdestaruar Flaka.
Kushtet për ta ruajtur pavarësinë nuk janë bërë më të lehta.
Kur unë isha në krye të Kompanisë KOHA, Kosova ishte e okupuar nga Serbia.
Prej se është në krye Flaka, Kosova është okupuar nga zaptuesit e shtetit.
Zaptuesit nuk vrasin e rrahin sikur ka bërë Serbia. Ata orë pas ore, ditë pas dite, marrin nën kontroll institucionet e administrimit, ato të kulturës, atë hapësirë mediatike që i nënshtrohet. Në shtetin e zënë është më lehtë të vlerësosh sesa është hapësira që nuk është zaptuar sesa ajo e zaptuar – vendin më meritor të hapësirës së pazaptuar e zë kompania KOHA.
Shteti i zaptuar, me hapësirë ekonomike e kulturore të zaptuar, me dhunues si modelues të kulturës prijëse politike natyrisht që e sheh si halë në sy institucionin që nuk do t’i nënshtrohet.
Dhe këtë e bën me dije çdo ditë me shembujt e jetës. Me porosinë se po të nënshtrohesh, çdo gjë do të jetë më mirë në jetën tënde. Kulaçi i madh i pushtetit është aty për t’u ndarë, po qe se nënshtrohesh.
Pavarësia kushton: kushton me telefonatat e kërcënimeve, kushton me leje komunale që nuk jepen me vite të tëra, kushton me reklamat që kompanitë e “pavarura” përnjëherë mendojnë se duhet t’i ndërpresin; kushton me ballafaqimin e përditshëm të imazhit të medieve që nuk janë të pavarura e që përnjëherë krijojnë pasuri për drejtuesit e tyre.
Në këso kushtesh, Flaka e ka udhëhequr edhe një betejë, në mesin e atyre të shumtave nga, siç e quan ajo, “Zgafellja” – betejën që tashmë e ka fituar vetë, por që do të fitohet edhe nga të tjerët.
Është beteja që e mohon padrejtësinë e trashëguar, atë të pamundësisë që fjalët “grua” dhe “e suksesshme” të jenë në të njëjtën fjali.
Në traditën tonë familjare, të qenit grua dhe me sukses nuk është ndonjë risi e as përjashtim.
Tezja ime, Rahmija, shkoi për të studiuar në Itali para Luftës së Dytë Botërore dhe e pasionuar pas arsimit, në kohën e autonomisë së Kosovës, duke e menaxhuar buxhetin e Kosovës, u përqendrua që çdo metelik të shkonte për hapjen e shkollave shqipe, edhe në fshatrat më të largëta.
Tezja Vahide, si gjimnaziste, u priu demonstratave antifashiste në Prizren, e pastaj u priu gjeneratave të reja të normalistëve që do të jenë ngritësit e arsimit universitar në Kosovë.
Halla ime, Hadije, ishte shqiptarja e parë në Jugosllavi që kreu fakultetin.
Nëna, Nahire, etnologia e parë, dhe udhëheqëse shumëvjeçare e kulturës.
Bashkëshortja Blerta, në muajin e tetë të shtatzënisë, hapi ekspozitën me shprehje të re në qeramikën artistike.
Por beteja e Flakës po zhvillohet në kushtet e përpjekjes për prapakthim të barazisë së gruas.
Shtatëdhjetë vjet pasi që e hoqi çarçafin, gjyshja jonë Sadife po bëhet sërish përpjekja që femra kosovare të mbulohet me shami e çarçaf- një përpjekje për t’ia mbuluar edhe fytyrën, edhe veshët, edhe gojën, edhe dinjitetin, edhe dinjitetin e gruas, edhe dinjitetin tonë në përgjithësi.
Shtatëdhjetë vjet pas fillimit të një emancipimi të përgjithshëm, i cili ka treguar se në konkurrencë me meshkujt femra di të jetë po aq e suksesshme, e edhe më shumë se aq, po ofrohet modeli publik i gruas si kuotë. Ajo është kuotë parlamentare, por jo edhe e ftuar që të drejtojë ministri, drejtori e kompani publike.
Ajo, në shembullin më eklatant, është e mirë si “Muslim woman” , një grua që e ka vështirë t’i lidhë dy fjali radhazi pa ndihmën e teleprompterit, por që shërben si fotografi për ta shëtitur nëpër botë si një mesazh primitiv të relacioneve publike – ja ka edhe myslimane që mund të veshin kostum.
Gruaja kuotë dhe gruaja e kotë duken sinonime jo të rastësishme.
Gruaja kosovare, e ngarkuar me varfërinë e këtij vendi, me trysninë politike që nuk është ndalur dhe një trashëgimi varrësh nga lufta, tash është edhe nën trysninë e modelit të shamisë, që duhet ta kthejë në fillim të shekullit të kaluar, apo modelin bashkëkohor të prapakthimit, asaj të femrës kukull, e cila sa më boshe të jetë, aq më e vlefshme është për një imazh të ri të “Muslim woman”.
Flaka ka dëshmuar të kundërtën. Beteja e fituar për të qenë një grua e suksesshme është fitore që ka një domethënie të veçantë për mua dhe për shumë kë që beson se dinjiteti i gruas kosovare është dinjiteti i vet Kosovës.
Sikur te ndodhte te mbaheshin grate ne shtepi si dikur, po edhe atehere nuk i linin dy gure bashke se e benin fisin armiqesi te pa pare, por sot aikur te mbylleshin ne shtepi bota do te behej me e mire. Shtete e qeveri jane shkaterruar e shkaterrohen nga grate qe i perdor politika.
Grate po e bejne mjedisin me agresiv se atehere kur kishte vetem burra, ka rene teoria se grate zbusin mjedisin…jo jo sidomos grate shqitare ato kryeintrigantet po shkaterrojne familje te tera dhe fatkeqesia eshte se BURRAT E SHTETIT ndikohen prej tyre sepse jane MENDJE LEHTE. Burrat mendjelehte nuk duhet te jene ne krye te puneve, ose me e pakta te mbajne prane gra te drejta, sepse po shkaterrohet krejt shoqeria.
koqe kanari
Ky shkrim eshte shenj paternalizmi,per mos me thane ma shume karshi grave:flaka eshte e zoja,po prape e gjeti hazer punen fale’kujdesit’ te vellahut! Pra jo aq independente sa po na e shet ky!
Edhe te vleresojsh femerat vetem me a Kane a jo shami mbi krye eshte kulmi i idiotise,per ata qe duan me na i vu me zorr e per ata qe duan me na i heq me zorr! Ku eshte Liria e gruas per me vendos Vete ketu,o veton zeza!
Sa per zaptuesit,vetoni eshte nje expert ky qe zaptoj gjithe ndihmat per shtypin e lire pas luftes,déri tek shtypshkronjen e cila en théorie ishte per gjithe gazetate e en pratique vetem per koha group! Mos te flasim per ma shume tjera, se vetoni kujton se mashton shqiptaret me superlativet per vêti edhe ndikimin e gazetes se tij:shqiptaret i treguan sa peshon ai edhe familja e tij! As sa nena ime me shami,qe po te kishte dale ne zgedhje kishte fituar ma shume votuese se vetoni me gjithe fam en e ndikimin e grupit mediatik koha!
E BYRAZER, TE VJEN AKOMA AJO PAKUA ME POROSINE MUJORE NGA UDB-JA EEEEEE???????????!!!!!!!!!!!!