Filloi aksioni i mbjelljeve …

25 Dhjetor 2014, 20:23Blog TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

 

Ishte  shpallur më 1 Gusht (ditën e shpengimit  të madh veror) dhe filloi sot më 25 Dhjetor (ditën e shpengimit të madh dimëror) mbjellja, jo e pemëve, sic do të gëzohej i vogël e i madh, por e pilotave të betonit  nën digë të liqenit tek parku i madh i Tiranës.  Kjo hapsirë ishte e vetmja hapsirë e gjelbër që kish mbetur pa u  pushtuar nga palazzinarët.  Tani brenda qytetit të Tiranës me dëndësi të popullsisë 3-4 herë më të madhe se standarti i qyteteve Europiane fillon ndërtimi i një qyteti të ri me ndërtesa 20 katëshe. Ndërtimi i këtij qyteti brenda Tiranës, do të shkatërroj vetë Tiranën. Rritmet e rritjes së popullsisë së Tiranës në 25 vjet nuk mund të krahasohen me asnjë  kryeqytet apo qytet të madh në Europë jo e jo, por ndoshta në shkallë botrore. Kjo “Tiranë e Re”  brenda Tiranës së Re të Tiranës  i merr frymën kësaj të fundit.  Në mënyrë të pashmangshme do të rritet ndotja e ajrit, e cila sot në Tiranë vlerësohet nga Organizata Botrore e Shëndetësisë në kufijt e rrezikshmërisë për jetën.  Qyteti i Tiranës me pamundësinë për transport nëntoksor nuk do mund të përballonte  trafikun pashmangshmërisht në rritje. Ky lloj koncetrimi në Tiranë nxitur nga agresiviteti i ndërtuesve do prodhoj më shumë papunësi e varfëri e si rrjedhoj më shumë kriminalitet.

Kjo më sipër ishte një këndvështrim në planin strategjik të zhvillimit të kryeqytetit, i cili kërkon domosdoshmërisht alternativën “zero”  ndërtime në Tiranë.

Në planin teknik ndërtimi i këtij kompleksi ka një pengesë serioze që është shpërfillur  frikshëm. Hidroteknikët pohojnë se perdet  e betonit nën digë rrisin nivelin e ujrave nëntoksor që mund të ketë pasoja evidente për qëndrueshmërinë e digës, që do të thotë rrezik potencial, që mund ta pagujnë shtrenjtë  banorët që do blejnë shtrenjtë  apartamentet nën digë, pa përmendur këtu shkaqe të tjera natyrore apo njerëzore që kursesi nuk përjashtohen , prandaj aksioma e njerëzve të digave kudo në Botë është “Jo ndërtim nën digë”.

Në planin politik; Basha është një humbës i pastër, i cili shkroi në planin rregullues të Tiranës që hartoi e miratoi vetë  se hapsira nën digë është hapsirë e gjelbër dhe rekreative dhe më pas e ka injoruar “kushtetutën”e Tiranës  (sic e quajti) duke firmosur lejen e ndërtimit për betonizim masiv të hapsirës së gjelbër e që e zhbën në  thelb “kushtetutën”. Rama humbet shumë, mbasi ka thënë që kjo hapsirë do mbetet park sportiv e park për qytetarët; Rama ka thënë që ndërtuesit të shkojnë të investojnë në bujqësi e zonat rurale, ata i mëshojnë më fort ndërtimit aty ku nuk duhet të ndërtohet; Rama ka shkatërruar e po shkatërron me të drejtë ndërtimet pa leje e po lejon pa të drejtë superndërtimet me leje të palejueshme.

Humbësit më të mëdhej janë qytetarët e Tiranës. Fituesit? Vetëm palazzinarët.

5 komente në “Filloi aksioni i mbjelljeve …”

  1. guri shabani says:

    Pse nuk dalin ne proteste tironsit,ambjentalistet,kimistet agronomet inxhinjeret e ndertimit mesuesit,intelektualet ?Dalin ne proteste kur duan partite te majta e te djathta.Ku eshte partia Xhuvelit,po ajo e Petanit pse nuk i organizojne ata 2000 apo 20000 anetar qe kane.?
    Beju thirrje Lavdosh merr dhe Salianin e ku di une cilin tjeter dhe dilni ne shesh.

  2. kastrioti says:

    KJO eshte maskarada e radhes e bashkise te tiranes,fillimisht e kryesuar nga edi rama qe dha me qindar leje ndertimi per te betonizuar tiranen, dhe vazhdon me kryetarin actual qe gjen nje sip.te lire dhe nderton pallate kur ne fushate elektorale tha se nuk do ndertonte aty,po tani si do justifikohet para popullit te tiranes?

  3. faro says:

    Po parkinget nen keto pallate, qe zakonisht behen 3 deri 4 kate te nendheshem, pra shume nden nivelin e liqenit, si do te mbrohen nga permbytja? Me motopompa shkarkimi? Mjere banoret qe do te kene makinat ne to, se permbytja do te jete fenomen i paevitueshem!

  4. I says:

    Valle kaq te papergjegjshem jane politikanet tane? Kaq i zhytur ne llum eshte kryetari i bashkise Lulzim Basha? Po, a ndertohet akoma brenda qytetit te Tiranes? A ka dale ndonjehere jashte shtetit ne kryeqytetet europiane i babezituri Basha? A e di ai se nje qytet si Sofia i cili deri ne vitin 1990 ishte i ngjashem me Tiranen, ne pjesen e tij te dale nga komunizmi nuk ka asnje ndertese te re? Te shkoje te shikoje dhe do te habitet qe atje ekzistojne lulishte e parqe qe kane madhesine sa gjysma e qytetit. Vetem te vizitosh keto parqe me gjelberim e me peme te larta te duhet me shume se nje dite. Dhe keto parqe jane brenda qytetit. Ndertimet e reja jane jashte qytetit te vjeter, duke nderuar lagje moderne.
    Nuk mend te behet edhe ne Tirane keshtu, duke ndertuar dhe zgjeruar qytetin dhe duke ndertuar me planimetri nje qytet te ri, jashte Tiranes qe do ta kishin zili ata qe banojne ne ngushtinat e Tiranes se sotme ku te meret fryma?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje