Analogjitë historike jo gjithëherë janë instrument adekuat politik për relizimin e objektivave politike bashkëkohore. Se a është fjala për Kosovën, Krimenë, Sudetenlandin, Qipron, Maqedonin, Baskin, Skocin… nuk është krejt e njejtë. Secili nga këto raste ka kompleksitetin e vet.
Nga Sadri Ramabaja
Në rikapitulimin e ngjarjeve më specifike të vitit 2014, jo pa qëllim, jam ndalur tek analogjitë historike të shfrytëzuara nga politikanë të ndryshm si instrumente politike për realizimin e politikave bashkëkohore. Viti që po lëmë pas në Kosovë ishte, veç tjerash, edhe vit zgjedhor, por edhe përplasje më specifike mes dy blloqeve politke që tashmë po konturohen: atij të ashtuquajtur i Djathtë, që bashkon PDK/LDK dhe Listën Serbska dhe VV, Nismës e sindikatave, në anën tjetër. Ky fakt të shpjen disi natyrshëm tek anlogjitë historike, po kur këto analogji bëhen nga politikanë eminentë, momentumi politik fiton peshë e domethënje të veçantë. Ndërkaq kur këto analogji u përvijuan në fjalimet e personaliteteve evropiane, duke marrë në konsideratë dhe në një masë si shkas përvjetorin e 100të të Luftës së parë Botërore, shmangja nga politikumi është i pamundur. Përkujtimi i historisë, i vendimeve tërësisht të gabuara që ishin tumirë psh. si ai për pothuajse gjysmën e Shqipërisë (Kosova ishte vetëm një pjesë nga ajo tërësi), që po i nënshtrohej gjymtimit në Konferencën e Londrës (1913), është obligim politik e moral, por edhe shkencor.
Karl Shvarcenberg 1 , Hillari Klinton, Volfgang Shojble, ish kancelari gjerman Gerhard Shrëder, por në këtë vazhdë si të pretendonte të vinte pikën mbi I, edhe ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Leonid Abramov 2 etj., rizunë në gojë, në fjalimet e tyre, rastin e Kosovës duke bërë analogji me raste të ngjashme në histori.
Tre të parët në deklaratat e tyre pas sulmit rus në Krime, jo që tërhoqën paralele mes rastit në fjalë dhe aneksimit të Sudetenlandit nga nazifashizmi gjerman në vitin 1938, por e sollën në vëmendje të opinionit disi në kontest të njejtë. Ndërkaq ambasadori rus në Tiranë shkoi më tutje, tek tërhoqi paralele mes ndërhyrjes së ushtrisë së Ukrainës në lindje të vendit, me atë të ushtrisë serbe në Kosovë. “Ushtarët e Kievit në lindje të Ukrainës mi kujtojnë ushtarët e Milosheviqit në Kosovë, në vitin 1998”, u shpreh ai fare shqeto.
Evidentimi i ngjarjeve të këtilla historike, sidomos në shoqëritë demokratike, shihet edhe si akt i dobishëm për aktualitetin politik, respektivisht si leksion nga e kaluara në shërbim të daljes së mundshme nga krizat aktuale. Mirëpo, tërheqja e paraleleve mes Kosovës dhe Krimesë, por edhe përdorimi në kontest të ngjashëm historik, me Sydetenllandin, apo me Baskin a Skocinë, e bën cilësimin e Kosovës si rast sui generis, disi jo real.
Në kontestin historik, sidomos tashti kur në Kosovë, pas krijimit të qeverisë nga koalicioni i gjerë (PDK 34 deputetë + LDK 30 deputetë dhe Lista Serbska 9 deputetë), pritet të themelohet shpejt Gjykata Speciale për trajtimin e të ashtuquajturave krime që po supozohet se i kanë bërë segmente të veçanta të UÇKsë; kur aprovimi i Ligjit që dënon individët mercenarë kudo që ata angazhohen në luftërat jashtë ( parasëgjithash fjala është për vullnetarët nga qarqet e islamit politik që edhe në Kosovë po rekrutojnë luftëtarë për “Luftë pa kauzë” reale), është gjithashtu në proces; kur krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe (që shihet si tejkalim i Planit të Ahtisarit), duke i dhënë kompetenca ekzekutive kësaj strukture, etj, në këtë kontest, krahasimet marrin konotacion të pastër politik. Ndërkaq këmbëngulja për të imponuar vendime që janë ndesh me interesin dhe përspektivën e Kosovës, delegjitimon demokracin si sitem dhe si filozofi. Në këtë rast, kur për këtë presioni vije nga Brukseli (Komisionin Evropian, Parlamenti Evropian etj.), që qytetarët shqiptar i përceptojnë si produkt i kësaj demokracie për të cilën gjakojmë ta instalojmë në Republikën tonë, delegjitimimi i demokracisë reflekton në humbjen e besimit të qytetarëve tek politika si akt i qytetarisë.
Nuk është krejt e rastit që në këso rrethanash, kufijtë mes të cilësuarve si revolucionarë, çlirimtarë nga njëra palë dhe kriminel, shtypës e shfrytëzues nga pala tjetër, duke pas objekt vlerësimi dhe cilësimi po të njejtit njerëz, këta kufij, mbesin fare të ngushtë dhe disi përcaktues real për vlerat mbi të cilat është ngritur civilizimi evropian. Shih për këtë, shfrytëzimii analogjive në këto raste, po merr konotacion të sforcuar dhe të pastër politik. Duke iu rikthyer historisë dhe kujtimeve, sidomos në ditët e krenarisë, siç cilësohen në Kosovë ato ngjarje e data kur kujtohen me pietet titanët e UÇK, duke bërë homazhe tek varrezat e atyre që kanë një varrë tashmë në këtë Atdhe për të cilin ranë; duke bërë homazhe tek përmendoret e komandantëve si Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Fehmi Lladrovci etj., para së gjithash brezi i ri, mëson historinë duke e stivuar atë në kujtesën e tij.
Ndërkaq politikanët, tek bënin homazhe, potencuan shpesh dhe jo pa kalkulime politike, se po nderojnë heronjtë, sakrificën e popullit për liri, duke komunikonikuar sa me të rënët, aq edhe me publikun, dhe se janë në krye të Shtetit për sendrëtimin e idealeve për të cilat ata ranë…
Përballja me historinë rikthen në kujtesën tonë vendime të dhimbshme, tragjike për gjenerata të tëra, por njëkohësisht na rikujton edhe obligimet që kemi ndaj Atdheut, të ardhmes së tij, ishin konkluzionet e shpeshta ët fjalimeve ët politikanëve kosovarë edhe gjatë këtij viti që po lëmë pas.
Përmendja e Kosovës në kontestin e Krimesë nga personalitete botërore, ashtu si edhe përpjekja për revizionimin e historisë në dëm të interesave shqiptare, duke dëshmuar një lloj pendese për aktin më njerëzor që kishte bërë Perendimi me ndërhyrjen e vitit 1999 për të shpëtuar një popull nga gjenocidi, duke lënë në heshtje vendimet e Konferencës së Londrës (1913) dhe arsyet e deklaruara përse po sakrifikoheshin shqiptarët atbotë, por edhe insistimi për t’ i bërë lëshime Serbisë sot në dëm të Republikës ës Kosovës, Njësisë së saj Unike Juridike etj., duke shikuar mundësinë e bashkimit të shqiptarëve si rrezik potencial për rajonin, na bën të ndjehemi disi jo komod në rrugtimin tonë drejt integrimit në familjen të cilës de fakto i takojmë. Madje, duke pas parasysh se paqja në këtë pjesë të Evropës, me gjithë gjymtimin e Shqipërisë në dobi të satelitëve të Rusisë në rajon atëbotë (1912), u shkërmoq fill pas dy vjetëve me fillimin e luftës së Parë Botërore (19141918), disi e bën krahasimin paksa malicioz. Ndërkaq ikja si prej temjanit nga çfardo krahasimi i mundshëm i Kosovës me Gjermanin Lindore, apo me vet procesin dekolonizues në vitet e 50ta e 60ta në Afrikë, posaçërsiht me vendimet për Procesin e Saharasë Perendimore, në vitin 1975, apo ai që ka të bëjë me çështjen Ekspertiza për murin në territorin palestinezë (shih Raportin e GjND, viti 2004, paragrafi 88), ku gjykata riafirmoi se “e drejta e popujve për vetëvendosje është sot një e drejtë ergo omnes” 3 , e cila zbatohet për të gjithë dhe vlen për të gjithë, flet më shumë për ikje nga realiteti faktik, historik e shkencor.
Përse ndodh kjo? Analogjitë historike kur përdoren si duhet dhe me qëllim fisnik, do t’ i shërbenin fare mirë një lloj katarsisi politik, i dobishëm edhe për këtë hapësirë të Evropës Juglindore. Për qëllime pozitive po të shërbeheshim me shembullin e procesit të krijimit të Tanzanisë, që ishte produkt i bashkimit të Tanganikës dhe Zanzibarit në vitin 1964, fillimisht me emërtimin Republika e Bashkuar e Tanganikës dhe e Zanzibarit, ndërsa më vonë me emrin Republika e Bashkuar e Tanzanisë.
Ndërkaq shembuj tjerë më të freskët, që janë përpjekje për korrigjimin e situatave anormale, janë si vijon: Krijimi i Republikës Socialiste të Vjetnamit në vitin 1976, e krijuar nga bashkimi i Vjetnamit të Veriut me Vjetnamin e Jugut; ai i krijimit të Republikës së Jemenit që u bë me bashkimin e Jemenit të Veriut me Jemenin e Jugut më 22 maj 1990; ai i Republikës Federale Gjermane, e cila ishte produkt i ribashkimit të Republikës Federale të Gjermanisë me Republikën Demokratike Gjermane, më 3 tetor 1990 4 etj.
Ndërkaq sot, në kontestin e ri, çfarë do t’ na shërbenin psh. ne analogjitë mbi marshin e ushtrisë ukrainase në territore të banuara me shumicë ruse në lindje të Ukrainës, me marshin e ushtrisë serbe drejt Toplicës në vitet 18771878, ose edhe më vonë nga Nishi në drejtim të Prishtinës dhe Kumanovës në verën e vitit 1912të?
Duke shfletuar shënimet e Dimitrije – Mita Petroviqit, një ushtari të ngritur nga historiografia serbe në mit, me titullin sinjifikativ “Lufta në Toplicë 18771878” 5 , sidomos pjesën e dytë të këtyre shënimeve të pregaditura për botim prej Dr. Dragoje Todoroviq, mësojmë se nga gjithësejt nëntë fëmijët e Petroviqit, pesë do të bien në luftrat pasuese për zgjerim të Serbisë në dëm të hapësirës shqiptare. Shteti serb, duke i botuar me përkushtim e kujdesë këto shënime, një shekull më vonë, në vitin 1979, sikur tërheq paralelet mes luftrave pararendëse për pastrim etnik të shqiptarëve nga Toplica, me projektet që do të pasonin në vitet 1997/99.
Ndërkaq sjelljet e estabilishmentit politik serb ndaj Kosovës sot, duke e trajtuar tutje atë pjesë integrale të Serbisë, por edhe duke mos hequr nga rendi i ditës rikthimin triumfues të suhtrisë serbe në Kosovë si qëllim historik, janë dëshmi mbi të cilat do të duhej të reflektonte Brukseli, duke bërë krejt të kundërtën çka po bën sot: duke hequr dorë nga presioni që ushtron ndaj politikanëve të shantazhuar të Kosovës në këtë proces të imponuar bisedimesh mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe duke rishikuar strategjinë në dobi të përshpejtimit të integrimit të rajonit në BE. Por, nëse sot ministri gjerman i fincave Shojble e ka ndjerë se krahasimet në rrafshin historik, sidomos ato që rikthejnë në kujtesë vendimet si ai i vitit 1938 në Mynhen, apo ngjarje si ato që kanë tronditur Evropën (pushkatimet masive të pjesëtarëve të rezistencës gjithandej në Evropë në prag të fillimit të Luftës së Dytë Botërore) ose depërtimi i qindramijëra të tjerëve si robër lufte pas vitit 1943 etj, cënon sensibilitetin historik, ish kancelari Gerhard Shrëder në debatin rreth aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë iu kishte kthyer intervenimit ushtarak të Perendimit në Kosovë (1999), duke tërhequr paralele e arsyetuar veprimin rus. Analogjitë e Shojbles mes sulmit rus në Krim me Sudetenland, jo pa arsye ngjallën reagime të shumta, siç hasi në kundërshtime të rrepta edhe anologja e Shrëderit. Si i pari edhe i dyti, sikur nuk kishin parasysh diferencat mes rasteve në fjalë, e aq më pak qëllimin për t’ i kontribuar zgjidhjes së çështjeve të ngritura sot, qofshin ato në Krime e gjetkë në Ukrainë, qofshin në Kosovë.
Në këto rrethana takimi i 17 prillit, në Gjenevë mes pëfaqësuesve të SHBAsë, Rusisë, Ukrainës dhe BEsë, që prioritet kishte gjetjen e rrugëve që do të mundësonin realizimin e planit për paqe për Ukrainën, në esencë rihap siparin e strategjisë së re të ribalancimit gjeopolitik. Misioni vëzhgues i OSBEsë që mendohet se do të duhej të mbikqyrë zbatimin e marrëveshjes, ka gjasa të shërbejë për ripozicionime të reja konform fakteve që po krijohen në terren në përputhje madje edhe me këtë marrveshje të Gjenevës, e që ka të bëjë me rikthimin e administratës legjitime në institucionet tashmë të uzurpura nga forcat paramilitare proruse.
A do të thotë kjo se Rusia po fillon procesin e rishikimit të strategjisë së saj lidhur me ish shtetet aleate që për një kohë i trajtoj si shtetesatelitë? Rrjedha e ngjarjeve në këtë plan, mbetet të shihet në të ardhmen e afërt. Shih për këtë, analogjitë historike, jo gjithëherë, janë instrument adekuat politik për relizimin e objektivave politike bashkëkohore. Se a është fjala për Kosovën, Krimenë, Sudetenlandin, Maqedonin, Qipron, Baskin, Skocin… nuk është krejt e njejtë. Secili nga këto raste ka kompleksitetin e vet.
Ca i keni keto shkrime qesharake qe botoni mo o tema. A i lexoni para se me i botu, apo vk?
Ky tekst eshte mbushur me gabime ortografike. Nuk thuhet psh “Maqedonin”, por “Maqedoninë” apo “Skocinë”. Gjithashtu nuk ka kuptim perdorimi i termave “politikum”, “momentum” etj. Ben mire qe autori te hape fjalorin shqip dhe gazeta te redaktoje artikullin. Na i shpifen me kete gjuhe.
Sa per mos analogjine apo mos-analogjine ajo perdoret nga shtetet e fuqishme gjithmone ne fuksion te politikes se tyre. Keshtu, ne kuadrin e nje politike parimore eshte e pakuptim mosnderhyrja e faktorit nderkombetar ne Qipro.Kurse rasti i Krimese eshte mjaft me i qarte, nje krahine qe me shekuj i ka takuar Rusise papritur per shkaqe gjeoopolitike gjendet jashte saj. Politika perndimore nuk ka se si e kundershton kete fakt dhe lufta kunder Rusise nuk behet per shkaqe “parimore” por per hegjemoni ekonomike , politike e ushtarake.