Do të mjaftonin disa fjalë të mira, pak vëmendje,
një mirkuptim i sinqertë i shpirtit njerëzor,
për të lehtësuar gjithë momentet e dhimbshme – Dale Carnegie
Rastin e vetvarjes në Burgun e Rrogozhinës, opozita është nxituar ta shohë nga këndvështrimi i saj, qytetarët që janë në rregull me faturat e kanë parë nga këndvështrimi i tyre, njerëz që sot kanë familjarë në Paraburgime –të arrestuar nga Prokuroria në Bashkëpunim të Plotë me Policinë e Shtetit në hetime në mënyrë krejtësisht të paligjshme e shohin në këndvështrimin e tyre, e plot segmente të shoqërisë kanë gjithë të drejtën e tyre ta shohin rastin nga këndvështrimet e tyre, por ama në mënyrë të sinqertë.
Për sistemin tonë të drejtësisë, nuk ka mbetur shqiptar edhe i huaj pa e ditur se është një sistem me shumë mangësi (për t’i kursyer kritikat e ashpra) dhe si rrjedhim meret me mend nga çdo njeri se si trajtohen të burgosurit nga gardianët (jo të gjithë) e në përgjithësi nga stafi që punon në burgje.
Vetvarje në dhomat e paraburgimit kanë ndodhur e ndodhin edhe sot që po flasim edhe në vendet më të zhvilluara, ku standardet jo vetëm të kubaturave të ambjenteve ku rrinë njerëzit me masë sigurie ARREST ME BURG, por edhe sjellja e stafit është shumë larg sjelljes dhe komunikimit të stafit shqiptar të burgjeve e paraburgjeve, për njëmijë e një arësye.
Vetvrasja si akt i takon më së shumti psikologëve, për të shpjeguar, por nëse flasim sinqerisht të gjithë bashkë mund ta shohim nga i njëjti këndvështrim dhe të pranojmë se:-njeriu, i cili ëshët i prirur të bëjë vetvrasjen, në mos në dhomën e paraburgimit, në një rast tjetër të vështirë, që vetë jeta ta rezervon ai do ta realizojë.
Ndërsa fakti se ëshët arrestuar për vjedhje energjie apo për hiçmosgjë, nuk ngarkon askënd me faj për vetvrasjen, pasi të njëjtën padrejtësi dy ose më shumë persona e përjetojnë në mënyra krejt të ndryshme. Dikush pret me ftohtësi ditën e gjyqit, dikush më melankolik, dikush shkon tek litari.
Problemi është: -A është shoqëria jonë e dhunshme, e pa sjellshme e shumë kritike?
A është stafi i burgjeve i kualifikuar mirë (por edhe njerëz të edukuar) në mënyrë që ata njerëzit, të cilët vuajnë dënimet, të mos fyen, të mos provokohen, por përkundrazi nëpërmjet komunikimit me drejtuesit e institucionit tu vihet në dukje se ata kanë personalitetin e tyre pavarësisht fajit, apo shkeljes së ligjit që kanë bërë?
Në fakt, duket sikur kërkoj pak si shumë për burgjet, kur nëpër institucionet shtetërore nuk e gjen atë nivel komunikimi, ku secili në fund të ditës, të mos ndihet i fyer, apo më keq i dhunuar qëllimisht.
Por në se marim rastin e një prostitute të burgosur, pasi ka shkelur ligjin:
Ajo nuk është aspak një qënie inferiore në raport me gardianen, pra kësaj të dytës nuk i lind aspak e drejta ta fyej të burgosurën, ti drejtohet me ton kërcënues, apo me fjalor fyes (më kujtojnë faturinot e trenave dhe autobuseve) pasi fajtorja do të përgjigjet përpara gjyqit dhe atje do të marë dënimin përkatës, ndërsa gardiania, sipas këndvështrimit tim, nuk mund të jetë më lartë se prostituta e burgosur nëse (gjithmone hipotetikisht) është një person që korruptohet.
Në fakt prostituta ka një kod moral, sepse nuk mer para që nuk i takojnë, veçse në këtë rast është kapur në shkelje të ligjit, ndërsa një gardiane e korruptuar qëndron shumë më poshtë se ajo sepse është një grepse parash.
Pra në këto kushte njerëzit që meren me njerëz dhe paguhen për këtë gje duhet dhe fjalës ‘duhet’ i ka ikur koha tashmë supozohen njerëz të mirë dhe të edukuar, gjithashtu të kualifikuar.
Prandaj provokimet ndaj të burgosurve, neglizhimet ndaj gjendjes së tyre emocionale janë të dënueshme dhe duhet të denoncohen si të tilla pa mbritur tek vendimet ekstreme të vetvrasjes nga ana e të burgosurve.
Nëse bëhen sondazhe, me kamera të fshehta apo metoda të ndryshme besoj se do të konstatohen gjëra jo të hijshme, por jo vetëm. Gjëra të dënueshme deri në vendosjen në pranga të stafit shërbyes.
Nuk besoj, nuk duhet dhe është e dënueshme, që një gardiane të ulërijë një familjari që ri tetë orë në radhë për të realizuar takimin me të burgosurin dhe nëse ndodh që, familjari ndihet i fyer dhe kërkon vënien në vend të dinjitetit të tij, për këtë të paguaj i burgosuri…gjithmonë nëse ndodh dhe verifikohet…këtu janë shkelur me të dy këmbët të drejtat dhe liritë e njeriut kudo që ndodhet në burg apo jashtë tij.
Unë e kam thënë qysh në titull se vetvrasja nuk ngarkon me faj askënd, përveç vetë personin që ndërmer aktin., por rrethanat nuk duhet të jenë kurrë të tilla që këtë akt tja bëjnë të lehtë, jo vetëm të burgosurit por kujto kudo që ndodhet.
Të punosh me njerëz nuk është punë e lehtë 8 me 4e 30. Njerëzit më të mirë e më të kualifikuar zgjidhen në vendet e zhvilluara për këtë gjë. Nuk është e vështirë fare të bëhet kjo gjë në Shqipëri.
Provokimi dhe ‘BULLING’janë të dënueshme me ligj kudo në botë, besoj edhe në Shqipëri, por njerëzit duhet të denoncojnë, por nëse SISTEMI I DREJTËSISË nuk funksionon denoncimi nuk ka sens.
Ndërkohë fajtorët duhet të ndëshkohen, ndërsa të pafajshmit nuk duhet të preken, as për show -un e radhës e as për paaftësi të Prokurorisë e Policisë së shtetit, sepse padrejtësia vret, nëse personi ka një mbindjeshmëri natyrale.
Nuk është fundi i botës nëse një prokuror pranon se ka gabuar në një arrestim!!!
Eshte turp te flasish keshtu z.gazetare.Perse ky i ndjere sberi vetvrasje para se te bugoset?duhet bere analize e teresishme te shkaqeve te vetvrasjes.Pergjegjesise nuk mund ti ik askush,qofte edhe Kryeministri.Askush nuk eshte mbi ligjin.Edhe ju qe shkruani,tani,gaboni shume dhe duhet te pergjigjeni per fjalet naive dhe te pamenduara mire qe i komentoni.Jeta eshte me e rendesishme se leket qe ti i merre duke genjyere si nje budall…. qe je.
Kjo qenka femer palaco –Si nuk i vjen turp kesaj bastarde qe justifkon nje vet-vrasje
duke thene se askush nuk ka faj per vet-vrasjen
Te zuri viti i ri duke share u lume…
Shkrim me te vertete real, per me shume qe autorja ka rastin fatkeq qe persa shkruan ti shoh dhe ti ndjeje se afermi.Megjithate jam plotesisht dakord me gjykimin dhe trajtimin.
Vertet qe problemi qe ngrini qendron, por mos e ulni kaq shume zerin ndaj qeverise pwer te thene qe arrestimi nuk ka baze ligjore dhe ishte fare i padrejte.Bejani pyetjen qeverise: Si merrni ne bankete Fullhanin qe vodhi miliona Euro dhe tani ne krahe te pusht-etareve ben karshillek ndaj shqiptareve dhe vete e burgos ate mjeranin qe ndoshta i kishin me shume borxhe ata qe marrin me liste se sa i kishte ai borxh OSSHE?
Pershendetje e dashur!
Ku e gjen miresine e toleron kaq shume per te miren e te gjitheve?
Po ku e gjejne ligesine….
Une ngrihem perseri _ Maya Angelou
Mund te gezohesh se po me braktis,
Se nga dhimbja e gjitha po mpihem
Ti mendon se po me shkel me kembe,
Por si pluhur, une perseri do ngrihem.
Te shqeteson kryelartesia ime?
Ç’gje te shkaktoi, papritur merzine?
Se une rri sikur kam puse me nafte,
Qe burojne aty poshte ne kuzhine?
Njesoj si dielli, njesoj si hena
Ne baticat ne harmoni
Njesoj si shpresa qe çohet lart,
Une do ngrihem perseri.
Deshiroje te me shihje te thyer,
Me koke te ulur e sy me lot,
Me supe varur si lule thare,
Grua e mjere qe nje fjale se thote?
Mos te lendon krenaria ime,
Mos ndoshta kujton se po lajthis,
Se qesh sikur kam miniera ari,
Atje prapa, ne oborrin e shtepise?
Mund te me qellosh me fjalet e tua,
Mund ti plagosesh syte e mi,
Mund te me vrasesh me urrejtjen tende,
Por njesoj si era do ngrihem perseri.
Brengosesh se jam e bukur, seksi,
Pse te kapi papritur habia?
Se une eci sikur kam diamante
Aty ku takohen kofshet e mija?
Nga kasollet e turpit te historise
Une ngrihem
Nga e kaluara e hidhur , mes bukurise
Une ngrihem;
Jam ujvare e larte, e zeze freskuese,
Po fryhem e derdhem po aq tmerruese.
Duke lene pas friken e nates se gjate
Une ngrihem
Ne nje agim mrekullisht te qarte
Une ngrihem
Duke bartur dhuntite e te pareve te mij
Jam enderra dhe shpresa e skllaves per liri
Une ngrihem perseri,
perseri ngrihem
Ngrihem perseri! e dashur!
Cfare mentaliteti mesjetar ne kete artikull.
E ka bere shkollen 8 vjecare kjo zonja? Kjo nderton fjali kilometrike pa kuptim qe edhe pse e lexoj mbare e mbrapsht nuk i gjendet kuptimi. Beson se eshte gazetare kjo zonja e shkruan budallalleqe.Ne kete artikull e ka bere gjuhen shqipe per perkthyes.
OPINION SHUME REALIST NDAJ TE GJITHE DUHET TE
REAGOJME PER SHKAQET QE SJELLIN TE TILLA PASOJA.
SHKAQET JANE TE NDRYSHME PER PROBLEME TE NDRYSHME
POR KETE VETVRASJE E SOLLI RUMPALLA E 24 VITEVE
DHE NE MOMENTIN QE PO PERPIQEN TE BEJNE SHTET
ESHTE MIRE POR KUJDES ME NJERZIT JETA NUK PERSERITET