Kosova dhe Shqipëria në katër pamje

29 Dhjetor 2014, 11:44Blog TEMA

Nga Mehmet Kraja*

 

Më në fund ka ardhur koha që t’ia themi njëri-tjetrit disa fjalë të pakëndshme, që ta çlirojmë shpirtin dhe të mos na kapë veremi

1.Hapësira mediale

Në pikëpamje mediatike, raportet Shqipëri-Kosovë janë të ngatërruara, komplekse, të pabarabarta. Mediet elektronike të Shqipërisë janë fuqizuar së tepërmi në Kosovë dhe, bashkë me këtë, është shtuar edhe ambicia e tyre për ta përdorur Kosovën si ndajshtim pezhorativ të Shqipërisë. Diskursi i kësaj medie ndaj Kosovës është paternalist, ka brenda recidivizmin historik dhe metodën e sprovuar të propagandës komuniste: Kosova duhet ta dojë Shqipërinë, kurse Shqipëria e do vetëm veten e saj. Prandaj, në hapësirën e ndërmjetme mediatike Kosovë-Shqipëri kanë krijuar avantazhe të mëdha njerëzit e Kosovës që e bëjnë jetën reale në baltën dhe mjegullën e Prishtinës, ndërsa jetën e idealizuar (bashkë me ëndrrën e vjetër Shqipëri) e bëjnë në sallonet imagjinare të Tiranës, pa çka se në dalje nga ndonjë studio televizive mund t’i godasë si tokmak turinjve kundërmimi i rëndë Lanës. Në dukje të parë kjo është marrëzi kosovare dhe do të ishte gazmore, po mos të kishte brenda tragjizmin anekdotik, po ashtu kosovar: kosovarët, edhe sot që e kanë shtetin e tyre, patriotizmin nuk e masin me dashurinë ndaj Kosovës, por me dashurinë ndaj Shqipërisë. Kurse Shqipëria e shfrytëzon këtë gjendje anormale: shet në Kosovë arrogancë politike, arsimore, kulturore, shkencore etj., ndërsa nga Kosova kërkon nënshtrim dhe inferioritet. Disa ditë më parë, i trimëruar nga kjo rrethanë, e keni parë se si një deputet i Shqipërisë i kërkonte llogari kryeministrit të ri të Kosovës për biografinë e tij politike, në një kohë që askush në Kosovë nuk do ta bënte këtë për ndonjë deputet ose kryeministër të Shqipërisë, në ka qenë spiun i Sigurimit, i Greqisë apo i Serbisë. Tashmë e di secili në Kosovës se si mediet e Shqipërisë promovojnë disa autoritete fiktive në Prishtinë (përfshirë edhe “babanë e kombit”!) dhe përmes tyre kërkojnë ta sundojnë hapësirën politike, kulturore dhe intelektuale të Kosovës. Sekush thotë se kjo bëhet për inerci nga kohët e komunizmit, ose të Sigurimit famëkeq, por e vërteta është se deri tani promovimet e këtilla i kanë bërë dëm të madh Kosovës. Mbi të gjitha, Kosova nuk mund të bëhet protektorat mediatik i Shqipërisë, aq më pak nëse mediet e Shqipërisë nuk mësojnë pak etikë profesionale dhe të kultivojnë në masë minimale ndjenjën e respektit për Kosovën. Për disa medie të Tiranës, Kosova vazhdon të jetë hapësirë e përshtatshme për të konstruktuar propagandë. Ja një rast, të cilit do t’ia kishte zili edhe Gebelsi. Raportit për kapjen e një serbi me 12 kilogramë eksploziv në Prishtinë, “Top News” ia shton në fund edhe këtë fjali: Nuk u konfirmua se eksplozivi i kapur nga policia kishte lidhje me vizitën e Edi Ramës në Prishtinë. Pas këtij lajmi, asnjë kosovar kokëshkretë nuk duhet të dyshojë se prapa takimeve të shpeshta të Ramës me Vuçiqin mund të fshihet ndonjë paudhësi e kryeministrit të Shqipërisë, në dëm të Kosovës.

2.Përdorimi politik i Kosovës

Kosova dhe Shqipëria kanë një histori të gjatë të përdorimit dhe të keqpërdorimit politik. Veçmas ka lënë shije të keqe përdorimi politik i Kosovës nga ana e Shqipërisë, që nga themelimi i shtetit shqiptar deri në ditët e sotme. Vetë akti i shpalljes së pavarësisë kishte brenda një dozë padrejtësie ndaj Kosovës. Kolosi i shqiptarizmës, Hasan Prishtina, mbronte idenë se Kosova mund të çlirohej vetëm nëse në Tiranë vendosej një pushtet patriotik, luajal ndaj Kosovës. Këtë iluzion ai e pagoi me kokë. Nuk ishin vetëm Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha që e keqpërdorën Kosovën për utilitarizëm politik dhe pushtetar, por ndaj Kosovës dhe çështjes kombëtare u sollën pa konsideratë edhe një numër intelektualësh dhe krijuesish të profileve të larta. Noli, sapo erdh në pushtet, shpërndau Komitetin e Kosovës; Koliqi, pas Revolucionit të Qershorit, me gjithë shpurën e tij për katër vjet gjeti strehë në Jugosllavi; Çabej e quan kufirin e Shqipërisë kufi natyror; Shuteriqi më 1947 në Beograd e quan Elbasanin “Stara Srbija”; Camaj u martua me vajzën e kryespiunit serb. Ose një rast krejt i vonë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë më 2012 sakrifikoi bashkëpunimin e shkëlqyer që kishte me Akademinë e Kosovës, vetëm që ta ftonte në kremtimin e 40-vjetorit nënkryetarin e Akademisë Serbe, Lubisha Rakiqin, njërin nga ideatorët e “Memorandumit” famëkeq. Pra, politikisht, Kosova kishte nevojë për një vijë të qartë ndarjeje me Serbinë, ndërsa Shqipërisë i pengonte ky fakt. Më anë tjetër, në njëqind vjet shtet Shqipëria e kishte barrë Kosovën, madje një barrë e tillë që e tejkalonte fuqinë e saj për ta administruar. Por, a thua arriti ndonjëherë Kosova t’ia kthente Shqipërisë borxhin e madh të kësaj barre të rëndë dhe të nevojës për përkujdesje të vazhdueshme? Fundja, animozitetet e sotme Shqipëri-Kosovë a mund të kenë edhe këtë prapavijë, se Shqipëria ndihet e lodhur nga një Kosovë e parritur përjetësisht? Përveç patriotizmit euforik dhe ndonjë ndihme të hershme, siç ishte ajo e Isa Boletinit, kosovarët nuk gjetën shumë raste për ta ndihmuar Shqipërinë, vetëm se nuk janë të paktë në Kosovë, ata që mendojnë se kombin dhe shtetin shqiptar e bënë lëvizjet politike dhe luftarake që u zhvilluan në Kosovë, që nga Lidhja e Prizrenit e deri më 1912. Por, mbi të gjitha, ishte mburoja e Kosovës ajo që iu bëri ballë rrebesheve të shumta mbi Shqipërinë, në mënyrë që sot Tirana me shumë diell mesdhetar, të mos kishte në përdorim popullor një gjuhë kontinentale.

Në vitet e fundit, përdorimi politik i Kosovës nga Shqipëria ka marrë domethënie tjetër. Çuditërisht, Shqipëria e këtyre viteve ka bërë një shpërndërrim situatash: mosinteresimin për Kosovën, refuzimin, madje qëndrimin konsistent për mosintegrim të ndërvetshëm të shqiptarëve në Ballkan e afishon si politikë konstruktive, me koherencë evropiane dhe ndërkombëtare. Por kosovarët nuk mund të jenë aq të paditur, sa mos ta kuptojnë se prapa tullumbaceve të këtilla politike fshihet një politikë meskine e shtetit shqiptar ndaj Kosovës, madje e mbështjellë ndonjëherë me cinizëm jo aq të hollë.

3.Kthimi në Beograd

Është një ambicie e kamotshme e Beogradit, që të gjejë zgjidhje për Kosovën duke bërë marrëveshje me Tiranën. Tirana, gjithashtu, e ka pasur synim të lidhet me Beogradin, duke anashkaluar Kosovën, madje, po u pa e nevojshme, edhe në dëm të Kosovës. Prapavija e këtyre dredhive ka qenë, është dhe do të mbetet e tejdukshme, vetëm se, njësoj si kosovarët, një pjesë e faktorit ndërkombëtar nuk e beson këtë lidhje, ose e shikon me skepsë të arsyeshme. Në planin e përgjithshëm, nuk kërkohet shumë dije politike që të kuptohet se integrimin evropian të Ballkanit kishte synim ta rivalizonte gazi rus. Tani këtë funksion duhet ta kryejë kapitali kinez, të cilit i duhet një këmbë vend për t’u futur në Europë. E zëmë se kjo është politikë e lartë dhe se neve nuk na bie hise të merremi me të, por është shumë e qartë se kthimi i Shqipërisë në Beograd po bëhet përmes Kinës dhe se Shqipëria, pasi ia jep me koncesion Kinës portin e Shëngjinit, që ia kishte premtuar Kosovës, bën plane pa Kosovën, për një hekurudhë që do të kalojë nëpër Kosovë dhe e cila do të lidhë Serbinë me Detin Adriatik. Kjo është politika e madhe, e cila është e hijezuar në shumë pamje, prandaj nuk del shumë e qartë. Politikë e vogël është se kryeministri i Shqipërisë, për një kohë të shkurtër, është takuar tri herë me kryeministrin e Serbisë, dy herë për “kinezeri”, një herë për patriotizëm. U pa qartë se Kosova nuk prishi esencën, prishi vetëm idilin e jashtëm. Shkuarja në Beograd si akt patriotik është një recidivizëm i përbashkët shqiptar-kosovar, ndoshta një nostalgji komuniste-internacionaliste. Ka të tjerë burra dhe gra, nga Kosova dhe Shqipëria, që ende e shohin ëndërr Beogradin, të gjitha këto i kam të qarta, vetëm se nuk e kam të qartë ç’i hyn në punë Edi Ramës patriotizmi, meqë ai ka rënë copash për të treguar se vjen nga një proveniencë intelektuale krejtësisht e imunizuar nga vese të tilla provinciale. Më anë tjetër, vetëm patriotë nuk mund të quhen liderët e Shqipërisë, të cilët sa herë që e panë të nevojshme, për pushtetin e tyre, e bënë shtetin paçavër, pavarësisht se ky fakt e përkeqësonte shumë pozitën e shqiptarëve kudo në botë. Dhe i turpëronte.

Në të vërtetë, unë ende nuk e kuptoj edhe një gjë tjetër, çfarë kërkojnë liderët politikë të Shqipërisë që merren me Kosovën, kujt i hyn në punë angazhimi i tyre në këtë krah? Për opinionin e brendshëm të Shqipërisë, ka kohë që Kosova nuk thotë gjë. Secili politikan i Shqipërisë, angazhimin për Kosovën e paguan me humbje votash. Që të eksportojnë përvojën e tyre politike, apo modelin e tyre të qeverisjes, edhe kjo më duket e pabesueshme. Cilën përvojë pozitive mund t’i ofrojnë ata Kosovës? Le të dalë kushdo në pikën kufitare të Morinës, le të shikojë Kosovën në njërën anë dhe Shqipërinë në anën tjetër dhe le ta thotë se kush kujt mund t’i shesë mend, rreth përvojës së bërjes së shtetit. Dhe si mund të sillen me aq arrogancë këta liderë politikë të Shqipërisë, kur vinë në Prishtinë, ndërsa për pesëmbëdhjetë vjet kanë eksportuar në Kosovë fjalamani boshe, hipokrizi patriotike, lypsa që rrinë nëpër semaforë, drogë të të gjitha llojeve dhe femra të trafikuara? Dhe zarzavate me hormone dhe pesticide.

4.Gjuha dhe kultura

Kjo është një pikë delikate, ku Kosova, sipas logjikës së gjërave, do të duhej të ndihej inferiore. Që në Seminarin e parë, pas luftës së vitit 1999, doli një gjuhëtar me emër i Shqipërisë dhe tha se Kosova duhej të bënte “desllavizimin e gjuhës”. Ishte një goditje e pamëshirshme në një plagë të hapur. Kosova për një kohë të gjatë i kishte jetuar të gjitha format e diskriminimit gjuhësor, përfshirë edhe segregacionin, aparteidin, së fundi edhe fashizmin gjuhësor. Asaj i duhej kohë që ta merrte veten, prandaj në një goditje të këtillë kishte mungesë mirëkuptimi dhe mirësjelljeje. Këtë mungesë bontoni gjuhësor Tirana do ta manifestojë ndaj Prishtinës përgjatë gjithë kësaj periudhe. Nuk është se Shqipëria ka një gjendje gjuhësore ideale dhe nuk është se njerëzit në Kosovë nuk e dinë se sistemi fonetik i shqipes së folur në Shqipërinë e Mesme është cenuar ndjeshëm nga italishtja, apo nga greqishtja në Shqipërinë e Jugut. Pavarësisht se standardi u krijua në rrethana politike dhe gjuhësore të pafavorshme për Kosovën, askush këndej kufirit nuk kërkoi revidimin e tij, me përjashtim të ndonjë zëri periferik. Por Tirana gjuhësore, në vend që të merrte parasysh rrethanat e reja të krijuara në Kosovë, për shkak të trysnisë së brendshme dhe ndonjë frike fiktive se mund ta humbte primatin dhe prestigjin, mori qëndrim armiqësor ndaj çdo forme të liberalizimit dhe ashpërsoi tej mase kursin dogmatik. Edhe barbarizmat e të folmeve toske këmbëngulet të përfshihen në fjalorët normativë, ndërsa manifestohet refuzim kategorik edhe ndaj fjalëve burimore, vetëm pse ato mund të vijnë nga gegërishtja. Më e keqja ndodh, kur Kosova perceptohet në Tiranë si armike e standardit, imazh ky që ka filluar të zëvendësojë stereotipin e mëhershëm të Kosovës primitive, e cila duhet të kolonizohet gjuhësisht nga Shqipëria, për ta civilizuar. Më anë tjetër, mbështetësit e dogmës në Shqipëri, çështjen e standardit e kanë kthyer në çështje ideologjike, madje edhe partiake, duke shtrirë disa reflektime të shëmtuara politike e kulturore edhe në Kosovë.

Kolonizimi kulturor është edhe një tjetër ide fiktive që është nisur nga Tirana në drejtim të Prishtinës. Kosova ka shumë mungesa kulturore, siç ka edhe Shqipëria mungesa kulturore, vetëm se askush në Prishtinë nuk është i gatshëm që ta zëvendësojë integrimin me protektorat, aq më pak me kolonizim. Kjo ide e marrë e Tiranës, njësoj si akomodimi në provincializëm i Prishtinës, janë faktorët kryesorë që pengojnë komunikimin më të mirë kulturor dhe krijimin e hapësirës së integruar kulturore shqiptare.

Fundja, më në fund, ka ardhur koha që t’ia themi njëri-tjetrit disa fjalë të pakëndshme, që ta çlirojmë shpirtin dhe të mos na kapë veremi.

*Express

21 komente në “Kosova dhe Shqipëria në katër pamje”

  1. Bota njej teknish vetem Tre Pamje ,
    apo kta kan tekniken e tyre ,kan “nji pamje” me shume se kjo Bote !!!
    Cjan kto specie mer taj

    1. Dervish Malluta says:

      @Uf-oooo, fol shqip mor ta futsha malluten n´vesh jarabi!

  2. Drenicak says:

    Mehmet Kraja pjesrisht ke te drejt.
    Nuk pajtohem kur aludon tek Erjin Braqe duke i then gjanat ashtu siq jan per Isa Mutafen te gjthe dim qe Mutafa ka qen serbofil dhe pik.
    Ti qellimisht nuk ju drejtove me as nje kritik serbofilit nga Shqperia Sali Berishes dhe pytja logjke shtrohet kush ka demtu me shume qeshtjen e Kosoves se ky serbofil ne histirin 20 vjeqare.
    Eshte shume e vertet qe vllezerit nga shqiperia na trajtojn si nje popull i rendit te dyt.
    Une kam vizitu shume her shqiperin ne jug dhe me besoni qe me mire e trajtonin nje Italja Grek apo edhe Maqedon se sa muan nje fshatar nga Drenica.

    1. Dervish Malluta says:

      @Drenicak, o drenicak, keshtu e ke edhe ne Kosove, ma gjentila jemi ndaj gjermonit, italionit, francuzit, hinglizit, amerikonit, se ndaj ndonji katundari te Shqypnise i cili para se te porosite nji birre, i njehe leket se a i dalin tamon, prandaj kjo gjo oshte normale, kush ka eurona ma shume, trajtohet ma mire, a more vesh ca deshta me t´thone?
      Hajt mos u merzit, mos ta ndine malluta, shnosh kofshim.
      Tung

      1. Taulant/Tirane says:

        Edhe une keshtu mendoj qe ne me shume e kemi perdorur Kosoven sesa e kemi ndihmuar.Me shume na ka dashur sesa e kemi dashur.Me shume kemi llapur sesa kemi vepruar per te.Dashuria e Kosoves per ne ka qene pa kushte,e pamate,e thelle dhe kete dashuri politikanet tane e kane shfrytezuar per tu dukur patriote,atdhedashes etj
        Tani na nxjerrin dhe teorine e bashkimit me Kosoven ne EU.Po atje do takohemi dhe me Portugaline dhe me Belgjiken por krahinat e Portugalise e Beligjikes nuk jane ne dy shtete por ne nje shtet.
        Lexoi ketu shenimet kur e paraqesin shqiperine si “superiore” ne krahasim me Kosoven.Harruan qe para 30 vjetesh shqyheshin te merrnin nje sapun nga Kosova.Thua ti ne ne Shqiperi jemi Luksemburg.Ne jemi superior me Kosoven ne prostitucion,korrupsion,vrasje per nje llaf goje,monstra qe vrasin baballare,vellezer,motra per nje vije uji apo pleq 80vjecare qe vrasin dashnoret 20 vjecare etj
        Boll me te ndara por le te perhapim dashurine per gjysmen tone andej se nuk jemi hic me te mire.Ta shikojme veten tone me sy kritik dhe te bashkohemi duke promovuar vlerat e perbashketa

    2. adi says:

      Ke shume te drejte ne pergjithesi Drenicak.

      Per sa i perket shkrimit ama, une kam nje verejtje: Ne shqiptaret e kemi te veshtire te shohim fajin te vetja. Edhe zoti Kraja kete ben; gjithe fajet i sheh jashte Kosove. Por harron se nese nuk shkon mire me asnje (as me Serbet, as me Shqiptaret e Shqiperise, as me Maqedonet, as me Greket as me Europen), ndoshta faji eshte edhe i yti diku

      1. Toni KS says:

        @Adi, Kraja nuk eshte njeri do si do por shkrimtar dhe intelektual i zoti. Ato qe ka shkruar qendrojne dhe nese dikush te thote te verteten me sinceritet duhet te jesh falenderues. Nuk i thote keto pse eshte malicioz por se egziston nje problem real ne komunikimin mes dy gjysmave te kombit. Kjo shihet si ne shkembimet e pamjaftueshme kulturore si ne ato ekonomike. Historia ka lene vrraget e veta dhe shpesh dy gjysmat e kombit kane shkuar ne drejtime te ndryshme, edhe per faktin se nuk ishim ne qe vendosnim fatin tone. Mirepo, tash kemi rastin qe te konvergjojme ekonomikisht, kulturalisht e pse jo nje dite edhe politikisht.

        P.S. Nuk eshte e vertete qe kemi probleme te gjithe. Me serbet kemi, per arsye te njohura (qe si shqiptar duhet t’i dish dhe t’i ndjesh). Maqedonet jane aleat me serbet prandaj jane rreshtuar vete kunder nesh. Me malazezet kemi raporte korrekte. Me greket nuk kemi ndonje sherr aktiv, dhe po te mos ishte problemi i Camerise, do ishim indiferent. Me juve, ne Shqiperine londineze, nuk kemi problem, perveq se kerkojme ridefinim te marrdhenjes ne nje partneritet per interes te perbashket. Me Europen dhe ShBa nuk kemi probleme.

    3. Toni KS says:

      @Drenicak, gabimin e pare e ke kur ngaterron personin me liderin politik qe ka 25% te elektoratit shqiptar (se ata perfaqeson e jo vetveten).
      Gabimin e dyte e bene kur perdor nje etikete te nje lufte te mbyllur ideologjike (titistet vs. enveristet). Isa i ka 100 te keqia (pa karizme, pa ide, pa kurriz etj.) po nuk eshte serbofil. Tekefundit, bashkevendesi yt, Hashim Thaci, lideri i kampit ish-enverist, beri koalicion, bile ia leshoi karrigen, pikerisht ketij Ises. Pra politikisht lufta ideologjike morri fund.
      A nuk mendon qe eshte koha qe te lihen etiketat e se kaluares dhe te mirremi me probleme reale te sotshmes dhe kryeministrin ta gjykojme per performancen e tij ne pune si ne cdo vend normal te botes?

  3. Shqiptari i Shqipërisë says:

    E pabesueshme dhe e ndyrë njëkohesisht çfarë shkruan ky bastard kosovar.Duket sheshit urrejtja që ka për Shqipërinë dhe elitën e saj.Duket sheshit që ky bastard, eshtë një pasardhës i denjë i Xhaferr Devës dhe Rexhep Mitrovicës të cilët vrisnin shqiptarët në Shqipëri gjatë luftës dytë botërore.
    Veç një gjë ka harruar ta thotë kjo mbeturinë turko-arabe në Ballkan…Që Shqipëria eshtë berë dhe vazhdon të bëhet pis në çdo drejtim nga mbeturina të tilla,të cilat fatkeqesisht kanë pushtuar Shqipërinë si një epidemi.

  4. analist says:

    O Tema! – C`jane keto traplliqe qe botoni?

  5. Genti says:

    Nje pjese e atyre qe thote autori mund te jene te verteta dhe shkaqet jane te shumta, ku shume nga to jane me prapaskene spiunazhesh te armiqve te Kombit Shqiptar. Por, duhet te jemi te bashkuar, le t’ia themi njeri-tjetrit ne sy ato gjera qe nuk shkojne me qellimin qe te ecim ne nje rruge perpara drejt vellazerimit te plote. E ku ka me mire se nje komb i bashkuar, sesa te percare, ashtu sic punojne fort armiqte qe te na shikojne. Dy qeverite duhet te punojne per lehtesimin e te gjitha praktikave ndermjet nesh, se jemi shqiptare.

    Ketu ne Shqiperi mbizoteron produkti 0860, made in serbia. E gjen kudo, pasi Saliu me shoke ua lehtesuan rrugen per ne Tirane. E njejta gje edhe ne Kosove, shumica e mallrave vijne nga Serbia. Perse? Interesat serbe jane shtrire fuqishem ne kombin tone dhe ne se bashku duhet t’i themi ndal. Por jo me vrer, por me kritike aty ku nuk shkon puna mire.

    1. demo says:

      Ti o rob zoti ndofta ke te drejte, por problemi eshte qe shqiperia vetem me sa ka pasur mundesi e ka ndihmu Kosoven, thjesht me qe e konsideroni vehten shqiptare. Kane qene rrethanat historike ato qe drejshkrimi shqiptae dhe kultura shqiptare u tranferua dhe ne kosove dhe mos harro qe kjo u be ne kohen titos. Tani ju e kaluat lumin dhe thoni q… kalin
      Ju harruat se ish qe ashtu cope cope si ish priti 500 000 kosovare dhe kete e beri thjesht per te ndihmuar vllainne nje dite te zeze ,per humanizem dhe dhe jo per perfitime politike apo ekonomike
      Ti rob zoti harro qe ne 1991 kurShqiperia vuante per buke me qindra kosovare erdhen dhe u pasuruan ne Shqiperi, disa dhe vodhen si Hajdin Sejdia
      Ti rob zoti harron qe me qindra kosovare ne 1997 u bashkuan me falangat e berishes, ose rasti i fundit i nje deputeti kosovar qe erdhi deri ne Kukes per bere voten e tij publike per berishen
      Ato mediumet qe permend ti nuk i ka ngritur qeveria shqiptare ,por segmente te caktuar qe duhet tja u dish origjinen
      Ti rob zoti harron qe Shqipria e verfer investoi 1 miliard euro per ndertuar rrugen per ne Kosove qe kosovare te udhetojne ne menyre komode per ne bregdet dhe per me tej ne menyre qe te mos bjene gjate nga maqedonia ose serbia
      Tani ju keni qeverine tuaj, hymin tuaj, flamurin tuaj, shtetin tuaj, krijoni dhe nje drejteshkrim tuajin ,kulturen tuaj, zgjidhni vete problemet nderkombetare qe keni, deklaroni qe jeni kosovare apo dardane dhe jo shqiptare dhe te jesh i sigurte qe Shqipria nuk humbet asgje, por perkundrazi lirohet nga nje barre qe ka qene shume e rende per shqiperine.
      Nuk e di a ka shume si ty qe mendojne keshtu ne Kosove?

  6. A says:

    MEHMET KRAJA ne shume drejtime ja ke futur kot dhe je treguar qe nuk ke ide dhe pikepamje te qarta ne pergjithesi.
    Ne qoftese bashkohet KOSOVA me SHQIPERINE do te quhet REPUBLIKA e SHQIPERISE, kjo dihet dhe s’ka si quhet ndryshe. Ne qoftese do te ishte shtet i pavarur LABERIA do te quhej REPUBLIKA e LABERISE, po keshtu do te ishte edhe MIRDITA dhe do te quhej REPUBLIKA e MIRDITES. Meqenese jane te bashkuara me SHQIPERINE keto jane thjeshte krahina te saj dhe do te unifikohej me emrin REPUBLIKA e SHQIPERISE. Pra, keshtu do te ishte edhe me KOSOVEN.
    Tjetra se sa e deshen KOSOVEN dhe KOSOVARET u pa gjate ikjes masive te shqiptareve kosovar gjate spastrimit etnik te serbeve, ku shqiptaret e kosoves u shpengulen mbare e prape dhe erdhen ne Shqiperi. Sa per forcen dhe ndihmen qe dha QEVERIA e SHQIPERISE me PANDELI MAJKON kjo dihet qe ishte pozitive, por shqiptaret e Shqiperise HAPEN DYERT dhe SHTEPIJAT dhe i priten si vllezer dhe motra te nje gjaku, te nje gjuhe dhe rrace shqiptaret e KOSOVES. Shperblimi nga QEVERIA e TIRANES per shqiptaret e Shqiperise ka qene pothuajse 0(ZERO). Megjithate qeveria e PANDELI MAJKOS punoj mire.
    Po te kishte qene QEVERIA e SALI BERISHES do ta kishi pa ndihmen “VLLAZERORE” dhe pa interes.
    Siperfundim nga ana politike duhet te jemi 2(DY) shtete te pavarura
    si KOSOVA dhe SHQIPERIA, por si platforme dhe strategji meqenese “bashkimin” do ta bejme kur SHQIPERIA dhe KOSOVA te jene anetare te BASHKIMIT EVROPIAN, duhet ta kemi ne fushat e ekonomise, te tregtise, te arsimit, te kultures, te emancipimit te shoqerise dhe ne gjitha drejtimet e mundeshme duke perqafuar te gjitha traditat dhe zakonet me te mira te SHQIPTAREVE dhe te EVROPES sepse ne kete kontinent jemi.
    Duke patur edhe parasysh qe FEJA e SHQIPTARIT eshte SHQIPTARIA dhe mos SHIKONI KISHA dhe XHAMIJA. Megjithese ndonje personi dhe ndonji grupimi nuk i pelqen sepse kjo shprehje si formule ka qene e perhapur shume nga sistemi diktatatorial komunist i ENVER HOXHES, por shprehja ka qene e percaktuar nga PATRIOTI i MADH i RILINDJES KOMBETARE PASHKO VASA=VASO PASHA dhe e perqafuar nga te gjithe patriotet e saj kohe qofshin te krishtere apo musliman.
    Duhet luftuar te gjithe ata qe kane si ne pamje te jashtme dhe ne mendje e veprime anadollake dhe isalmike arkaike te prapambetura, duke dalur deri atje sa nuk duan deri HEROIN e MADH te te GITHAVE KOHRAVE te POPULLIT dhe KOMBIN SHQIPTAR te KRISHTERIN GJERGJ KASTRIOTIN – SKENDERBEUN. Ku te gjithe te shkojme ne rrugen e tij ne drejtim te besimit fetar. Me ndikime islamike te pjerdhura nuk shkohet hic gje kundi. Te shihet AFGANISTANI ne kohen e MBRETIT ka qene nje vend i emancipuar si ne veshje dhe ne kulture, ku femrat shumica ishin te veshura deri me funde dhe fustane mbi gju dhe me profesione si mesuese dhe mjeke. Kurse tani femres nuk i lejohet arsimimi, por shikohet si prone, si skllave dhe sherbyese e mashkullit dhe te veshura me BURGA dhe FEREXHE, etj, kurse mashkulli vendos ne koke nje kapuc te bardhe si oturak, leshon mjeker si lesh bythe dhe me pantallona mbi kercin e kembes dhe falen 5(PESE) HERE ne dite, sekur e kane orarin e punes kjo nuk dihet. Te tilla “ZHVILLIME” nuk i duhen njeriut dhe popullit shqiptar.
    Rrofte populli dhe kombi shqiptar sepse rruga e tij eshte vetem Evropa e emancipuar, e kulturuar dhe qyteteruar. Ke GABUAR rende me kete shkrim Sulltan MEHMET KRAJA. Tung.

    1. gorezi says:

      “Shqiptari”i vetem qe nuk erdhi nr Shqiperi ishte Rugova ,ai shkoi ne Serbi.Ky kari qe ka shkruar kete trakt antishqiptar eshte nga ata “intelektualet”qe na shpetuan ca viteve me pare ,kur behej pastrimi I kosoves nga plehrat.Me duket qe duhet organizuar edhe ne kosove ” VEPRO SOT ,SE ESER ESHTE VONE.Kolaboracionistete djeshem ,sot po dalin sheshit pa turp e frike.

  7. Shqip says:

    Turp per kete burrin qe shkruan sa me siper dhe qe per here te pare po ja degjoj emrin dhe mos ja degjofsha me. Turp dhe per ju te temes qe botoni pacavure te tilla. Do te ishte humbje kohe te debatonja me kete idiot qe nuk ka as konceptet elementare historike ose i ka por paguhet per te futur kete fryme midis nesh.

  8. andi says:

    Megjithe se e lexova me vemendje e interes shkrimin nuk munda te kuptoi ku deshiron te dale z.Kraja? te mbroje Isa Mustafen?! apo te thoje dicka qe vertete shqetson Kosoven e popullin e saj. Po Sali Kriminelin pse se zure ne goje z.Kraja? A mos je gja budigard i tij ne kete rast ashtu si i Isa Mustafes. Faktet jane fakte Isa Mustafa ishte eshte e do te jete vegel e Serbise, sa do jete i ekspozum ne Publik per kete e ka ne dore vete Isaja por e verteta nuk humbet, eshte i kapun heretnga UDB-ja Isa. Gjuha qe perdoret ne Kosove ka shume Slavizma e kete nese se din, nuk ditke asgja, ose ben mbrojtje nga inati i ati akedemikut qe ju paska kerku heqjen e slavizmave. Kosova pa Shqiperine nuk do kishte ate gjuhe qe ka sot mbas kongresit te drejteshkrimit, e kjo nuk eshte pak. Porti i Shengjinit ju dha Kosoves me fjale nga Sali Serbi, po me vepra ishte per Serbine. Qe te ndertohet ai duhen qindra miljona Euro qe sot nuk ka Shqiperija. Nese Kina i jep keto Euro per Serbine ato do vendosen ne Shqiperi e Porti do i Sherbeje edhe Kosoves me shume se Serbise. Pa u zgjate me shume une mendoj nese nuk ke ndonje sherbim per Isen e Salen ne ate shkrim disa gjana qendrojne por jo sic i koncepton ti nga Kosova. Se mos na del si puna e dorces se djathit ne Liqenin e Shkodres.

    1. Toni KS says:

      @Andi, ne shqip flasim por shqip nuk kuptohemi. Ndarja nje shekullore ka lene gjurme dhe dy gjysmat e kombit kane referenca te ndryshme kulturore dhe politike. Per mua eshte kristal e carte ajo cka thote Kraja. Nuk eshte shkrim keqdashes por synon te sqaroje shume keqkuptime mes dy aneve te Morinit. Nuk humbim asgje, perkundrazi fitojne shume, nese keto keqkuptime i sqarojme.

      Te bashkuar jemi me te mire – kombtarja e futbollit eshte shembull i kesaj.
      Vetem shpresoj ta bejme vete bashkimin pa pasur nevoje qe nje italian si De Biasi te na tregoj si behet. ?

  9. Bujar says:

    Bukur… Jane disa gjera qe duheshin thene, Mehmet Kraja.
    Shqiperia jone me breke neper kembe dhe me malokeri veriu dhe jugu qe xhiron gomat e makinave te droges ne rruget gjithe llum te Tiranes nuk mund te luaje rolin e mesuesit te Kosoves, e cila te pakten ka shtet me te konsoliduar.

  10. lemi says:

    Si Kosova si shqiprija kan shum Mehmet Kraja,po ata po zgjohen me vones,po ma mire vone se hiq.

  11. Gjahtari i Toponomis says:

    Me Kosoven kurr skane qene korrekt, po per Çamerine c`fare kane qe e kane braktisur dhe tani kerkojne t`i fshijne nga kujtesa edhe identitetin!!!! Normalizimi i maredhenieve me Greqine dhe Shqiperine?!!! me kot lodhen me alibira. Normalizimi i Ballkanit duhet bere ne Tirane midis shqiptareve me klasen e tyre politike te gjitha koherave si dhe serbo-greqizmit qe ka mbi nje shekull qe ri kembkryqe dhe imponues ne trojet shqiptare me qender ne Tirane.

    Si te pastrohet ndotja shekullore, atehere do fryne erera te pastra nga Tirana per ne Kosove e Çameri, ne Athine dhe Beograd!!!

  12. Diferenca qe vret... says:

    Drenicak,
    a me thua dot, cfare libri te Mehmet Krajes ke lexuar zotrote, qe e qorton pse nuk paska qortuar berishen si president dhe kryeminister?!
    Te lutem, matu mire perpara se ne shqiptareve te shqypnise ame, te na qortosh simbolet qe ne kemi ne Kosove!
    Eshte e vertete – e thote bukur Kraja- ne kendej nuk ju njohim mire ju andej, sic edhe ju s’na njihnit perpara se te shkermoqej komunizma, por kjo duhet te na bej me te matur, me te urte.
    Edhe ne se une gaboj, psh, nese Batoni eshte cfare eshte apo sa eshte gazetar tipik prej Prishtine, ti do me thuash: kadale pak bre vlla, Batonin e dime ne dhe batoni asht ky e po te rrfej une…
    Dhe une jam i detyruar te degjoj, se ju jeni lindur e rritur aty bashke.

    Shkrimtari e gazetari jane tjeter gje, nese i kemi lexuar edhe ne kendej. Dhe me beso: mehmet Krajen e kemi lexuar edhe ne kendej, dhe Kraja nuk kursen kend, kur bje fjala per te verteten, per shqipen dhe per kulturen tone, qe eshte po aq e perbashket sa Flamuri, qe vetem nje eshte per NE.

    Mehmet Kraja i ka thene te gjitha, edhe per Sali Berishen, edhe per keta vazhduesit e tij, ore edhe per Edi ramen i ka thene: edhe pse Edi Rama asokohe duket sikur s’ka qene, por ne te vertete ka qene: se…vazhdues i ketyre eshte!
    Qe te mos mbetet vazhdues, ndaj flet Kraja sot…

    Por prape, ti e ke fjalen tende dhe thuaje ate…
    Ne nuk prishemi duke thene te veretat, ne prishemi kur genjejme, kur shtiremi, ose kur jemi gabim qysh kur jemi nisur, si politikanet e Tiranes, se ata te Prishtines i dini ju me shume!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje