Nga kulla vështroj Korçën porsi zonjë...

29 Dhjetor 2014, 16:02Blog TEMA

Nga Fatjon Hoxhalli

E mësuar prej dekadash të jetojë me vrull e pasion vigjiljet e ndryshimeve të mëdha, qofshin ato sociale, kulturore apo edhe urbanistike…kjo mbetet Kora. Duhet të jetë asgje më pak se burim motivimi dhe krenarie për të gjithë ata që punojnë e jetojnë atje. Fakti se rreth këtij qyteti ka kaq shumë vëmëndje qoftë ajo lokale apo kombëtare konfirmon edhe njëherë se sa shumë dashuri e pritshmëri ka rreth tij.  Të jemi të sinqertë, ndryshimet janë gjithmonë të veshtira për tu metabolizuar, sidomos për qytete tradicionale dhe fjalëplot si Korça.

Armiku më i madh i ndryshimit është dembeli, ai nuk do as të mendoje të ndryshojë, as të punojë të ndryshojë e as të mbrojë atë që ka ndryshuar. E kjo është rrugë që është ndjekur jo pak herë nga administratorët e qyteteve në Shqiperi. E parë holle holle, kanë te drejtë, janë të pakët ata që marrin guximin të venë në lojë kosto elektorale edhe nga puna qe bejne, kur kane boll nga ajo që sbëjnë. Ekuilibrat tanë janë të shenjtë, qofshin ato me njëqind a njëmije probleme, sic jemi mesuar me hallet që kemi, ashtu jemi mesuar edhe me menyren e të ankuarit ndaj tyre, kështu që si të na ndryshojnë të parën ashtu edhe të dyten, coroditemi, bëhemi të rrezikshëm, ndoshta edhe me ata që po na ndezin dritën.

Të flasim pak me hapur ne kete fundvit, bëhet fjalë për një element të ri të futur në urbanistikën shqiptare, e quajmë si të duam, kullë vrojtimi për turistët, obelisk, apo pikë referimi polifunksional. Absolutisht, asgjë e rastësishme, është një prej qindra elementëve tradicionalë dhe modernë që po mbillen dita dites në Korçë, në zbatim të një studimi vizionar mbi zhvillimin urbanistik të gjithë qytetit.

Jam i sigurt se do meritonte debate dhe komente sido që të ishte reagimi fillestar ndaj tij, në të kundërt do ishte nje “sheshim rruge mbyllje gropash” që nuk ndryshon asgjë, e vlen të përmëndet vetëm në prag zgjedhjesh. Por jo, sot ky objekt ka marrë mbi vete edhe një sërë akuzash që nuk i meriton, amplifikuar normalisht nga ethe elektorale, që në zymtësinë e tyre prape meritojnë një përgjigjë. Sidomos sot, sot që ajo u përfundua dhe fantazia e shpifjes së tyre, nuk mbyt dot te bukurën që sheh syri.

Fjaleformimi i parë populist është betonizim. Në fakt s’ka të bëjë fare, e këtë do e shpjegoj më poshtë, por po të analizosh debatet ngopëse politike të viteve të fundit kjo fjale shperthente në ekranet e televizorit gjithe pompozitet, si mund të humbiste edhe në këtë betejë politike. Ndoshta me të drejtë, do të ishte aktuale në shumicën e qëndrave urbane në Shqipëri, por në Korçë jo, nuk është dhe s’ka për të qënë asnjëherë e tillë.

Jam i qetë kur them s’ka të bëjë fare. S’ka të bëjë fare sepse i gjithë projketi, në vetëvete ka si qëllim, shkuljen e asfaltit nga gjithë qëndra e qytetit për ta zëvëndësuar ate me gjelbërim, pllaka kuarci dhe elemente të tjerë dekoracioni urban, s’ka te beje fare se për implementimin e të gjithë projektit nuk u desh të pritej asnje degë nga pemët ekzistuese, përkundrazi, u vlerësuan ato që janë dhe u shtuan të tjera, them s’ka të bëjë sepse realizimi i gjithë planit të qëndrës nuk cënoi asnjë tjegull, nga ndërtesat karakteristike të Korces.

Ankesa e dytë është, se na iku sheshi. Në fakt sheshi nuk ka ikur, sheshi ka ardhur me në fund në Korçë, sepse realisht ka qënë një nga hapësirat më pa funksion në gjithë qytetin. Flas funksion në shërbim të komunitetit, se brezi im (20-30 vjec) e mban mënd vetëm për dy aktivitete shumë të suksesshme. Mitingjet elektorale, mes djersës, rrëmujës dhe sharjeve dhe “flamingo-n” e dikurshëm,  si djep i falsifikimeve dhe kriminalitetit per Shqiperine e Jugut. Këta që flasin janë mërzitur më tepër për këtë të parën me siguri, edhe pse nuk ditën të demonstrojnë shqetësimin e tyre në asnjë mënyrë demokratike (qoftë edhe me protestë), përvecse me thashetheme dhe shpifje.

Ah prishja e traditës dhe mungesa e harmonisë. Si? Duke rikëthyer një zonë ekskluzive këmbesore në zemër të qytetetit, duke ristrukturuar dhe ekzaltuar fasadat e godinave perreth, e duke i dhene një pamje magjepsëse cative dhe oxhaqeve karakteristike të Korçës. Në një shesh i cili rrethohet nga një godine italiane, “Banka” sic njihet nga lokalët, një godinë simbol i realizmit socialist, si Hotel Turizmi, Teatri A.Z.Cajupi edhe ky i ndërtuar gjatë regjimit diktatorial, e një tjetër godine prej xhami të shëmtuar, peshqesh i abuzimive urbanistike të periudhës së demokracisë, s’gjej forcë ta besoj se ka pasur racionalisht harmoni mes tyre më parë, apo mbi c’kritere është quajtur tradicionalja në këtë shesh, ku kishte c’do gjë tjetër të ndryshme nga e ashtuquajtura tradita korçare.

Ato kanë qënë dhe janë të gjitha pjesë të sheshit në qëndër të Korçës madje sot brenda një larmie të unifikuar në një stil, pse jo nje ditë edhe tradicionale sepse tradite nuk kane krijuar vetem të vjetërit, ata qe s’janë më, traditë krijojmë edhe ne cdo ditë, me zgjedhjet, pëlqimet dhe veprimet tona, e une sot kam guximin ta konsideroj simbol te brezit tim ose tradicionalen e pas 100 viteve, vizionin dhe konceptin e funksionalitetit që zgjon ky unifikim urbanistik i personifikuar tek objekti multifunksional që shikon drejt së ardhmes.

Po e mbyll, i lumtur edhe për ata që shpifën e nxine deri diten e fundit sepse sot edhe ata kanë një qendër evropiane të bukur e të rregullt, pse jo edhe një muzë më tepër për të reflektuar e kthjelluar mendimet.

49 komente në “Nga kulla vështroj Korçën porsi zonjë…”

  1. ai says:

    2.5 milione euro per 30 m2 kulle more djale?! Hajde, shko tek partia se e dime se kush ishe dhe kush te ka bere. Kam frike kush do jesh, pasi te mos jete me partia?! Me siguri kthehesh ne origjine: nje FRESSH-ist qe vrapon pas Veliajt.

    1. Fatjon says:

      Edhe une jam kurioz kush do Behem. Per ke veliaj e ke fjalen, erjonin apo Astritin se I njof pak te dy, po per sqarim Sjam nga ata te ufos pa merak.
      Dhe me e rendesishmja, flasim per kullen dhe qendren e Korces, crendesi ka kush do Behem une

      1. ai says:

        Flasim per kullen, si jo. Ku perfunduan 2.5 milione euro per ate cope betoni 30m2?

    2. edison says:

      une jam nga korca… them qe kullen apo obelisk si mund ta quajme beme mire qe e ngritem edhe e di pse qe qytetaret kur te kalojne atje ta perdorin per tu vetevrare se per te vezhguar qytetin kemi belvederen nga mund te shikosh gjithe korcen … po me gjithe ate pak rendesi ka tani kemi nje gje me shume nje vend qe te vetevritemi se asnje qytetar ne ko nuk eshte dakort me kullen po mbajne gojen mbyllur dhe e di si them e kane bere mire ta kishin bere e nja 10 metra me te lare se kshu ka mundesi qe ndonje shpeton ne donit ti benit nje dhurate korces ishte shume e thjeshte nje shatrivan do ish ideal po thuaj ec te veme te hidhemi pranoje prenotime per info te metejshme mund te kontaktoni nr 0800900800 me zotin niko peleshi ose fation hoxhallin.. vetvrase te mbare …

    3. ALBINA says:

      uaaaaaaaaaaaaaa na habite 2.5 milion euro kulla uaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa sa cudi uaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa2.5milion

      ta gezoje korce shume nukur e vjetra me te rene nje ndryshim dhe shume te tjera mbas kesaj per korcen time

      1. Niku says:

        mos u habit shume moj kukumjacke, se do mbytesh nga pasthirrmat e tua. “ai” ka te drejte. dhe ky fatjoni i dhenka pergjigje te gjitheve, po per kete 2.5 milion euro s’i vjen zeri trimit te xha jahos.

      2. Thuaja ndonje tjetri...po nejse! says:

        Ne realitet jane 2.38 miliarde lek per te qene me te sakte. Por ti pse cuditesh, apo te tha Nikoja te komentosh me habi?? Ta gezoje, ta gezoje se taksa me shume do paguajme te gjithe…

  2. ZQ says:

    Ah keshtu qenka puna! Rrofsh qe po na jep mend.

  3. Thuaja ndonje tjetri...po nejse! says:

    Lexova titullin dhe dicka me terhoqi per ta pare me mire se c’kishe shkruajtur. Mund te them me plot goje se jane te gjitha brockulla dhe keto qe thua jane vetem gjera qe shikon ti apo ata qe ua ka zene syte partia. Po ti ndaj me pika e ndoshta kuptohemi.
    Se pari, filloj komentin dhe them qe duhet te kesh goxha guxim per te komentuar per gjera qe nuk je kompetent sepse ti nuk je as inxhinier, as arkitekt as design-er por je nje qe sapo ka mbaruar juridikun keshtu qe me duken pak te besueshme ato qe mund te shkruash mbi formen aspektin apo edhe bukurine (flas qe t’u flasesh masave te gjera/popullit korcar, pa personalisht edhe mund te arrish ne orgazem kur shikon kullen), gjithsesi guximin e pate dhe i shkruajte nja dy rreshta (per te bere nxenesin e mire prane Nikos), po nejse.
    Se dyti, paragjykon qe ne paragrafi i dyte. Qe nga c’moment ata qe nuk pranojne keto transformime qe po i behen qytetit qenkan dembele?? Kete thua ti, per ti rritur vlerat kulles apo pedonales, por nuk eshte e vertete dhe te jap nje shembull fare konkret. Pati nje leter nga 9 arkitekte (dhe e perseris arkitekte) qe punojne (e theksoj punojne) jashte Shqiperise (ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes) ku ata perpiqeshin te “ndalonin” kete lloj ndertese (duke shkruajtur qarte edhe motivet) por asnje nuk “degjoi”, te gjithe heshtnin dhe asnje nuk e lexoi me vemendje, as Nikoja pasi ata ja kishin derguar ish-kryetarit, po nejse. Ty te duken “dembele” keta, apo mos turiste qe kerkojne maksimumin? Ata thane ate qe do theshte cdo arkitekt apo inxhinier ne glob, ajo ndertese eshte bere kot (me poshte do te them edhe pse), po nejse.
    Se treti, populizmi jot duket qarte “…kulle vrojtimi per turistet, obelisk, apo pike referimi polifunksional. Absolutisht, asgje e rastesishme prej qindra elementesh tradicionale dhe moderne qe po mbillen dita dites ne Korce, ne zbatim te nje studimi vizionar mbi zhvillimin urbanistik te te gjithe qyteti”. Them populizem se pergjitheson macet me delet, thua gjera pa sens dhe jo reale. E me ato qe ke shkruajtur nuk e ke idene (apo nuk i kupton mire termat) se c’eshte obelisku apo pika e referimit polifuksional (e ndonje dite te bukur na thuaj edhe polifunksionalitetin e kesaj kulles), po nejse. E perseri vazhdon, “jam i sigurt se do meritonte debate dhe komente”, pasi asnje ne Korce nuk pa ndonje debat dhe nuk u perfol ne ndonje asamble. Atje shkuan, e rrethuan sheshin ne nje dite te bukur dhe pas 1 jave filluan punimet, po nejse.
    Se katerti, nuk ka asgje populiste madje eshte teper reale tek shprehja “betonizim”. Ata qe e shikojne e kuptojne, le te themi qe eshte 90% beton dhe 10% tulla xhami, e ne nuk te kenaq kjo ndarje ne perqindje shikoje me mire ate ndertesen se mund te kesh probleme me shikimin, po nejse. Betonizim sepse ne ato dy nderhyrje atje ne qender, eshte punuar vetem me “pllaka, rere dhe beton”. Pemet ato qe ishin (tek pedonalja), hapesira te gjelbera une nuk shikoj (edhe afer kulles) keshtu qe kur ti te kesh gjetur ndonje fjale me te bukur se “beton” na i thuaj qe ta perdorim. Me pas thua qe objektivi eshte “shkulja e asfaltit nga gjithe qendra e qytetit dhe zevendesimi i asaj me gjelberim…” e une e perseris, kur ta shikosh kete gjelberimin tend imagjinar na thuaj edhe neve te shkojme ta shikojme, po nejse.
    Se pesti, na flet per “sherbim te komunitetit” por nuk na i sqaron si? Apo ata qe qendrojne bareve te pedonales (me nga 20-30 tavolina mbi pedonale) me pas shkojne atje, ngjiten, shikojne edhe njehere qytetin sa per mall dhe kthehen ne shtepi? Goxha sherbim, e pabesueshme, komplimente!
    Se gjashti, ato catite magjepse dhe ekzaltimin e fasadave e ke pare vetem ne ndonje enderr, apo ne ndonje nga ato vizionet e tua dhe te Nikos, po nejse. E per me teper ne nuk te duket tradicional nje shesh qe ka ndertesa te 40-es dhe me pas 60-es dhe 70-es atehere shko e prish ato ndertesat me fasada xhami dhe jemi ne rregull, por qe te justifikosh budalleqe me faktin qe kemi larmi nuk eshte gje e bukur ose me mire nuk eshte e mireargumentuar (apo justifikuar), ah po harrova une…ti ne juridiku ke mbaruar keshtu qe kot flet, po nejse.
    Se shtati, “larmi e unifikuar ne stil” apo “qender evropiane” apo “muze” jane pjese qe duhen perdorur gjetke e me siguri jo te duhura ne kete rast. Qendra evropiane?! Na i thuaj ku jane! “Muze”?! Shpresoj mos e kesh seriozisht, perndryshe je vertet keq, po nejse!
    Se teti, te sqaroj edhe per ata qe do e lexojne kete shkrim ca gjera. Ajo kulle u be, se bashku me pedonalen, per te vjedhur pak leka. 2 400 000 000 leke per ate cope ndertim pa vlere dhe per ca trotuare qe nuk kane kushtuar as 40% e kesaj shumes (edhe po te duash fillojme e llogaritim bashke). Tek kulla ftuat edhe pse pa deshiren e tij (dhe e keni paguar me vete) edhe arkitektin nga Gjermania qe mbeti i kenaqur nga pagesa por e vetmja gje qe tha ishte se Korca qe atje dukej e pjerret. E te them edhe pse nuk ka protesta ne Korce, sepse ata te pedonales (gjysmit) kur ju erdhi ne litari ne maje te grykes dhe nga frika per te mos e cuar ceshtjen tek avokati i popullit (per mashtrimet qe beri Bashkia Korce) u dhuruat nga 15-20 m2 tek dyqanet nga nje hapesire e te gjitheve, nga nje hapesire publike. Me pak fjale i ofruat pak lek me paktin qe ata te heshtinin, e keshtu ndodhi. Te tjeret nuk protestojne sepse i mbani nen kthetrat e pushtetit dhe asnje nuk leviz nga frika e humbjes se ndonje pune 300.000 lekshe, po nejse. Te tjeret nuk protestojne sepse ju adhurojne madje do ju jepnin edhe b…en si ben Marinela me Nikon thjesht per te qene mbi valen e pushtetit, po nejse.
    Sa per ty, te njoh mire. Mami jot kthehej me canten plot leka nga dogana ndersa babi beri ca tendera qe ne Bulgarec nuk pane asgje per te cilen u bene ato tendera (si tubacionet per shembull). Prandaj them qe ti shikon muza gjithandej, por ne realitet nuk eshte keshtu. Ashtu si shikon si muze punen tende, qe nga avokat po na ben promovimin e turizmit neper bote. Pyes veten a je kompetent, po nejse!

    1. KF says:

      Te lumte tastjera! Mu be nje kotke ne bark kur lexove kete artikull nga ky zotria. Faleminderit, per analizen dhe pergjigjen e dhene. Paskemi qene te nje mendje. Rjepaceke, qe nga ii gjyshi, tek iii jati, tani edhe ky.

      1. Fatjon says:

        Ne asnje moment nuk kam shkruar si urbanist, ama ne asnje moment nuk jam fshehur mbrapa nje nick name per te dhene nje opinion. Me duket e mjerueshme kjo gje, por ju vazhdoni, te pakten ju e dini kush eshte rjepacaku

    2. Fatjon says:

      Me vjen keq vetem qe je lodhur per te bere biografine time, me pyet here tjeter se te them une cdo detaj qe ke nevoje.
      Une atje nuk shkruaj as si arkitekt as si inxhinjer por si nje I ri qe ka nje opinion dhe ka nje deshire ta ndaje ate me ata qe e pelqejne ose jo. Sa per kundershtimet qe ben pike per pike, ne asnje pike nuk gjeta kunderargumentin, por opinionin tend mbi ate qe shkruaj. E respektoj se qenke munduar, por ngelet atje, nuk me mtivon te te them asgje me teper, problemi qenka me teper une sesa kulla, e kjo me kenaq.

      1. Thuaja ndonje tjetri...po nejse! says:

        Une u lodha aq sa je lodhur ti per te shkruajtur brockulla dhe per ti servirur neser nje populli te tere artikuj me gjera te bukura por imagjinare (se i shikon vetem ti apo nje grup i vogel njerezish).
        Kur shkruan si nje i ri, atehere meso si te sillesh dhe respekto te gjithe. Mos ofendo apo paragjyko ata qe nuk ndajne te njejten ide me ty duke i quajtur dembela.
        Kunderargumentin?? Nuk e kishe me te thjeshte te kuptoje qe ato qe kishe shkruajtur nuk perfaqesojne realitetin?
        Atehere, me pedonalen dhe kullen jane shpenzuar mbi 3 milion dollare. Ashtu si isha kunder pedonales (e kopjuar nga nje shembull i keq i kultures greke ne Selanik) ashtu jam edhe kunder kulles. Duam ndryshime, jam dakord por jo te besh ate qe do ti (me ti nenkuptoj administraren dhe ndonje mik me firme ndertimi, ndonje shok te Nikos) pra mund edhe te flitet, te perfshihet jeta qytetare. Te propozohen disa gjera ne lidhje me funskionin. Pra, cili eshte funskioni i kesaj kulles? Te shikosh Korcen nga lart, shume bukur, flitet per alternativa por mbi te gjitha per gjera te vecanta (pra te bukura, qe nuk jane me siguri ndertesat prej betoni dhe me nje suvatim e lyerje te thjeshte). E sa per alternativa te flas per “pika vrojtimi” prej druri, metali, mikse por qe te jene interesante dhe te bukura, por mbi te gjitha te cmontueshme. Elemente qe nuk te mbeten atje perjete, madje mund ti perdoresh edhe ne pika te ndryshme te qytetit apo edhe neper qytete te ndryshme po te duash. Nuk zihen sheshet me ndertesa te vdekura prej betoni, se e di si ngjajne, si bunkeret e periudhes komuniste (qe juve i njihni aq mire).
        Eshte e kote te te rishkruaj te gjitha pikat, se po fshihesh pas asgjeje. Ku jane gjelberimi, polifunksionaliteti, larmia e unifikuar ne nje stil, sherbimi i komunitetit, debatet me qytetaret, oxhaqet fantastike neper ndertesat atje afer, fasadat spektakolare etj etj?? A nuk eshte per 90 % prej betoni, pra atehere mund te quhet betonizim?? E paguat arkitektin nga Gjermania per te bere nje vizite kot dhe qe te “pranonte” per mediat dicka qe nuk e kishte projektuar ai?? Asgje nga ato qe ke shkruajtur ti nuk eshte ajo kulla, me teper obelisk apo muze jo e jo. Edhe mos u ekzaltoni me kete suksesin e perkohshem se eshte e qarte qe ajo u ndertua aq shpejt sa te perurohej tani per festa, dua te shikoj sa njerez do ngjiten atje ne shkurt, mars, prill, maj e keshtu me rradhe (hiq ato 2 muaj qe ka turiste korrik-dhjetor). Pra keto suksese i shikoni vetem ju.
        Tjeter, duam te flasim per koston (gje qe as i je afruar fare per ta trajtuar), ajo 40 m2 x 8 nivele = 320 m2 Kosto: 320 m2 x 280 000 = 89 600 000 leke (gjithmone me te vjetra) shto punimet e themeleve nuk i kalon 100 000 euro, pra 140 000 000 leke. Po me arsyetove ti se ku shkuan ato gati 2.5 milion dollare atehere une nuk flas me. Madje jo vetem qe nuk arsyetohen keto kosto por as arkitekti qe beri ate gjene nuk dihet kush eshte, por ndoshta jemi gjithmone ne absurditetin e nje objekti muze!
        Edhe per biografine, mund te flasim sa te duash dhe me thuaj nese dicka nuk eshte si e kam thene une. E problemi eshte ajo qe perpiqeni ti “shisni” popullit, bukurira si ne kohen e monizmit, bukurira qe nuk jane te tilla.
        Prisja ndonje pergjigje serioze dhe me argumenta, pasi une te fola me fakte dhe madje me pjese te rishkruajtura ashtu si ishin origjinale (per te mos patur keqkuptime) por u fsheve pas gjerash te dobeta, jo biografia jo problemi qenke ti…
        p.s dhe me siguri, une qe nuk jam kompetent ne filozofi, shkencat juridike apo ekonomi…nuk e marr asnjehere guximin te shkruaj gjera mbi keto tema sepse nuk jam kompetent, ndersa ti provove te beje te kunderten por pa sukses!

        1. Fatjon says:

          Si mund te pretendosh pergjigje serioze ne momentin qe ti me tregon se cfare paska bere gjyshi im e stergjyshi im, jeni njerez patetike dhe paranoiake qe fshiheni mbas anonimatit te internetit. Ti qe i konsideorn te verteta keto qe thua, nxir suratin dhe shkojme bashke ne cdo zyre prokurorie.

          Persa i perket komentit, une vazhdoj te theksoj se nuk po jap opinion si nje arkitet, e ne asnje moment nuk kam marre ndonje pozicion te tille, asnjehere nuk kam konsideruar dembel ata qe nuk pelqejne kullen, por ata kryetare bashkish qe nuk bejne punen per te cilen jane zgjedhur. Eshte kollaj te ngrohesh ne diell e te mos kesh probleme dhe debate, ky eshte koncepti qe dua te te bej te kuptosh. Eshte njelloj si te heshtesh per te mos marre mallkimet dhe fyerjet qe te pafytyret nuk kursejne as ndaj familjareve. Ca lidhje personi apo profesioni ne deshiren dhe vullnetin per te perhapur nje opinion, i cili realisht bazohet jo vetem mbi perceptime personale por mbi fakte konkrete, te pelqejne ose jo ato qe shkruaj une me siper jane te verteta.

          Une nuk jam inxhinjer sic je ti zoteri dhe nxjerr koston e kulles, por edhe ketu meqe paske dyshime per vjdhje hajde shkojme bashke aty ku duhet, do ishte reagimi me normal kur te dhimbset korca dhe leket qe hidhen ne te.

          Prita ndonje argument per te kundershtuar ato qe une shkruaj, jo patetizem, por as tek komenti i pare dhe as tek i dyti nuk dole dot nga patetizmi dhe meria per te fyer e kudnershtuar gjithcka pa thene asgje.

          Te duash dhe vleresoh gjithe ato ndryshime qe po ndodhin ne ate qytet nuk do te thote qe je miku i dikujt apo nipi i dikujt. Ju poaskeni te drejte te shani dhe shpifni ndersa ne nuk kemi te drejte ta duam dicka te bukur.

          Gjeni origjinen e gjithe kesaj urrejtjeje sepse vertet ndiej keqardhje per ty dhe te tjere qe erresohen sapo shikojne dicka te bukur.

          1. xhuvi says:

            Kush kryetar bashkie fle ne diell?

          2. Thuaja ndonje tjetri...po nejse! says:

            Sepse ti nuk ke per te thene kurre dicka serioze ne lidhje me kete cope kulle dhe per ate pedonale. Te flas per gjelberim e eviton pyetjen, te flas per sherbim per popullin e eviton, te flas per koston nuk te vjen fare zeri (ose me mire pas dy ditesh fole pak por ne menyre modeste dhe perseri eshte si te mos thuash gje), te flas per bukurine e oxhaqeve perseri e eviton, te flas per polifunksionalitetin e kesaj kulles e perseri e eviton. Eviton cdo gje reale dhe qe ty nuk te intereson te flasesh. Me e bukura, per koston te kane shkruajtur disa persona e me ne fund na fute ne loje dhe dyshimin per vjedhje, po ben shaka? Eshte e gjitha vjedhje atje! Ate viziten e arkitektit qe e ftuat duke i paguar udhetimin dhe e detyruat te ngjitej atje per te dhene nje miniinterviste me vone…perseri nuk na dhe ndonje pergjigje zotrote, sepse jane te gjitha te verteta. Te them per betonizimin (ku eshte 90% beton) perseri nuk thua asgje! Nuk behet fjale per seriozitet por per fakte reale, ti flet kot dhe kur te flasin per gjera qe nuk ke c’thua kapesh pas budalleqesh…jo fshihesh pas tastieres jo ke folur per stergjyshin.
            Per dembelet qe nuk duan ndryshime ke folur qarte ne paragrafi i dyte, perndryshe nuk do kishte kuptim ajo fjalia…po nejse.
            Opinioni eshte dicka e bukur dhe personale por duke qene jo ekspert nuk mund te flasesh per gjera fantastike qe shikon vetem ti (mbi te gjitha nga aspekti arkitektonik-inxhinieristik), sepse te tilla nuk jane ne teresine e fakteve, pra me pak fjale eshte opinon jo i sakte, jo real do thoja.
            Gjithe ato ndryshime behen vetem per te bere ca tendera dhe kapur ndonje cope nga bakllavaja dhe jo per ndonje qellim te vertete. Pastaj, nje arkitekt i famshem (Mies) thote “less is more” e me kete perpiqu te kuptosh ate qe dua te te them.
            E per ta mbyllur, une jam njeri qe pranon ndryshimet, gjerat e bukura por jo kur kjo behet nepermjet shperdorimit te fondeve dhe kur luhet me taksat e popullit. Sa per kryetare bashkish qe ngrohen ne diell, per ke e kishe…per Damon apo Mister Duron?! Per dy viktima te sistemeve politike e qe nuk ishin gje tjeter vecse grabites te se ardhmes se nje qyteti. Njeri me hajdut se tjetri, e te them qe asnje nga ata nuk i ka shpetuar kritikave te mia…dhe kjo e fundit vetem fale te qenit apolitik ne pikepamje dhe opinione. Mund te te them me rradhe edhe vjedhjet (favoret apo shtepite qe u kane dhuruar te dyve) e ketyre dy personave, nje e nga nje edhe me shifra po te duash.
            p.s origjina e “urrejtjes” apo inatit tim jeni ju (domethene ajo qe ti perfaqeson…sidomos me shkrime te tilla) qe jeni te gjithe pjese e sistemit dhe ne vend qe ti shikoni gjerat si jane i komentoni dhe i shikoni ndryshe…vetem e vetem qe tu vije ngrohte ne xhep ajo rroga ne fund te muajit…dhe Nikoja tu thote bravo. Dilni nga skemat sepse me siguri jeni ju per te ardhur keq dhe jo une…

          3. Thuaja ndonje tjetri...po nejse! says:

            p.s ah se harrova dicka teper te rendesishme! Une do shkoja edhe qe neser ne prokurori por kam besim ne drejtesia shqiptare po aq sa ti ke te kulla qe duket si muze.

  4. KF says:

    Ne radhe te pare, ndreqni gabimet para se te botoni. Se dyti qe kur na je bere specialist urbanistike ti djale. Po nese keshtu qenka kjo pune, sot na prishni tonat dhe ndertoni tuajat. Po mos haroni se dielli do te na ndrisi perseri neser. Ne te njejten menyre si po shkatroni vilat dhe pallatet e popupllit, qe jane ndertuar me mund dhe me djerse, ashtu do te shkateroheni dhe ju, vete me doren tuaj.

  5. il el says:

    Ore njerez mire ky fatjoni qe qenka jurist e smarka vesh nga inxhinieria e arkitektura… po ju kush jeni dhe me se mereni? se ndoshta kemi perla te dala nga harvardi ketu qe komentojne dhe si paskemi zbuluar… pike se pari o popull injorant ketu flitet per nje kulle dhe ska nevoje te flisni as per emra konkrete as per jete private..por per interesat e nje qyteti qe mesa pashe une si turist ishte shume me i bukur sec e lashe heren e fundit. si nuk mesuat njehere te mereni me ate qe ju intereson po komuniste lindet dhe ashtu do vdisni, duke u mare me gjysher e me biografi familjeje

    1. Thuaja ndonje tjetri...po nejse! says:

      Une jam pak me kompetent se ky tipi prandaj provova te jap argumenta te detajuara. Nuk duhet ndonje diplomim ne Harvard, MIT, Tokyo, Delft apo ndonje fakultet prestigjioz, mjaftojne pak dije te pergjithshme dhe po te kesh mbaruar ne Politekniku i Tiranes i kupton perseri disa gjera. Edhe ti si turist dhe qe paske shetitur duhet te kuptosh qe tullat e xhamit jane nje nga materialet me te dobeta qe mund te perdoresh per ndertesa te rendesishme, por ne kemi mbetur me moden e viteve 70′ apo me mire me telenovelat nga te cilat kemi pare ndonje shtepi mafiozi me tulla xhami…e prandaj duam ti perdorim edhe ne. Ty te duket e bukur se vjen nje dite dhe shikon ca drita, e genjehesh me ato budalleqe. Shko bej nje xhiro edhe nga lagjet e tjera, ku nuk ka as ndricim as gjelberim as sherbime te tjera…por vetem pluhur edhe balte. Atje jane 2.5 milion dollare te shpenzuara kot, te shperdoruara, por turistet tipa te tille jane…ca gjera nuk i kuptojne mire.
      Sa per jeten private, te pashe qe qenke prekur, te fala Marineles dhe nje puthje Nikos…

      1. Ore thuaja nd 1 tjetri…po nejse
        Ty duket qe helmi te dilka nga veshet, duke ja humbur pa e kuptuar as vete vlerat e atyre qe thua. Ne skepticizem per ate kulle besoj se jane shume, ndoshta edhe 70% e njerezve. Pro mund te jene 10 %. Megjithate, more djalke i helmatisur Korce ka shume shembuj historia e arkitektures qe kane njohur ket lloj skepticizmi masiv….porse koha u ka dhene te drejte atyre “guximtareve” qe i konceptuan, projektuan dhe pranuan.
        Hajde tani…dil nga guacka inatcore e provincializmit tend dhe shijoje me endje mossuksesin e kulles….
        It will be delicious….very delicious

        1. Thuaja ndonje tjetri...po nejse! says:

          Une nuk jam i helmatisur e ta them sinqerisht qe hemli nuk me del nga veshet, me inatosin vjedhjet ne pergjithesi. Mendo sa eshte vjedhur ne Korce, e nuk me intereson kush eshte ne pushtet (se une nuk servilizoj asnje nga forcat politike), por flitet per miliona dollare. Po ashtu si lagjet 1, 2 dhe 3. Te treja kane pesuar punime e mund te te them qe ne 2 nga keto lagje, 4 rruge jane bere nga 3 here ne 6 vitet e fundit. Gjithmone qe ribehen, qe riprojektohen qe risistemohen por pa nje sens…thjesht hidhen leka se nuk eshte se prishen keto rruge cdo dy vite, e mbi te gjitha behet fjale per rruge me kalldreme.
          Pastaj them, perderisa 70% apo me shume njerez nuk e duan, nuk u intereson apo nuk u pelqen perse perpiqen ti bejne kaq publicitet?!? Jo erdhi arkitekti gjerman e tha qe Korca duket e sheshte qe ketu (ritheksoj, arkitekti u pagua per kete vizite sepse objekti nuk eshte i tiji…por masterplani i cili eshte ndryshuar nga c’kishte parashikuar ai). Jo na bejne publikime qe kjo qenka muza, obelisku me fantastik qe paskemi pare, vendi i endrrave e brockulla te ketij tipi. Me duken shume sjellje te dobeta per te manipuluar opinion publik.
          Sa per historine e arkitektures mund te flasim sa te duash, edhe me shembuj konkrete…si guxojne shume persona ta krahasojne me kullen e Eiffelit qe edhe ajo nuk eshte pranuar ketu e nje shekull me perpara. Por per te bere krahasimin duhet edhe te kemi bazat minimale per te krahasuar, kulla e Korces 32 metra…Eiffeli 300 (e ca me shume metra)!
          Guacka kane keta qe shkruajne gjera te ketij tipi, une jam pa te tilla dhe nuk jam aspak provincialist…ata qe e pranojne po, tamam si puna jote dhe e Fatjonkes!

  6. edison says:

    une them qe kullen apo obelisk si mund ta quajme beme mire qe e ngritem edhe e di pse qe qytetaret kur te kalojne atje ta perdorin per tu vetevrare se per te vezhguar qytetin kemi belvederen nga mund te shikosh gjithe korcen … po me gjithe ate pak rendesi ka tani kemi nje gje me shume nje vend qe te vetevritemi se asnje qytetar ne ko nuk eshte dakort me kullen po mbajne gojen mbyllur dhe e di si them e kane bere mire ta kishin bere e nja 10 metra me te lare se kshu ka mundesi qe ndonje shpeton ne donit ti benit nje dhurate korces ishte shume e thjeshte nje shatrivan do ish ideal po thuaj ec te veme te hidhemi pranoje prenotime per info te metejshme mund te kontaktoni nr 0800900800 me zotin niko peleshi ose fation hoxhallin.. vetvrase te mbare …

  7. loreta says:

    I biri i kujt eshe ky mo?

  8. korçari says:

    Mendoj se kjo puna e kulles ne Korçe eshte bere per te bere ndonje lek dhe do te ishte me mire te verifikohej se kush e fitoi tenderin per ndertim ,si u zhvillua tenderi dhe a ka lidhje Niko Peleshi me personat qe perfituan nga tenderi…

  9. mond says:

    bjerini se i bini mire …keshtu eshte kur lejohet cdo njeri te komentoje.per te punuar asnjeri nuk do, kurse per te bere ver ver ver te gjithe gati jane.po rrini rehat , hani ate cope buke qe kini dhe beni sehir ato qe ndodhin se per mendje e dime te gjithe te paret jane.

    1. Thuaja ndonje tjetri...po nejse! says:

      Bravo!!! Kushedi sa i kenaqur ke qene ti ne kohen e monizmit!? Me nje cope buke beje feste. Ketu flitet per miliarda te hedhura kot ti na flet per pune dhe dembela. Ore njerez ketu behet fjale per shperdorim fondesh/investimesh dhe kjo eshte ne kurriz te te gjitheve. Vetem ndonje budalla gezohet duke pare qe “punohet” apo ndertohet dicka pa e kuptuar akoma se ajo behet me nje pjese te lekave te tij…

  10. Andrea P says:

    Ore z.Fatjon, mos u bej avokat i kesaj farse dhe servil i rendomte. Nuk besoj se te dhimbet Korca me shume se ne te tjereve. Se po i mblodhe te gjitha ditet qe ke ndenjur ketu nuk te behet as nje vit. Ti as qe e ke idene se cfare eshte Korca dhe kjo bicim kulle eshte aq e shemtuar sa nuk ia vlen ta shohesh. Po behen ca investime qe jane me domethenese se kjo kulle dhe shume pak flitet. Ik servilosu tani…

  11. ylli says:

    fejton me pelqen shkrimi por eshte e veshtire te tekuptojne nje pjese qe kane mbetur ne vitet 70 e duan korcen me makinat qe rjeshtoheshin per 5 rjeshta para turizmit me pazarin evjetersirave i mbuluar me plasmas ne mes te qytetit me bagetite ti therin neper ruge te thyejne bustet te paeku te presin naten peme ne kodrat per reth te vjedhin puseta gjithmon do degjosh punimet u bene per te vjedhur punimet u bene se ishte i vllai i x xx e tjera kshtu kan per tu mar me llafe gjithemone.

    1. Thuaja ndonje tjetri...po nejse! says:

      Mjafton te kemi ca qe ecin perpara si juve dhe jemi ne rregull edhe neve! Ore atje behet fjale per 2.38 miliarde lek shto edhe nja 3 tek pazari behen 5.38 miliarde lek…edhe ti na vjen na flet per perralla. Nuk do njeri te shikoje makinat e hotelit apo te kumarxhinjve, thjesht duam gjera te sakta, te bukura, funksionale dhe qe te kushtojne me pak. E ke te qarte konceptin?? Apo per ju mjaftojne vetem pak dritka dhe aq e keni, mund tua futin kollaj!

      1. Ore thuaja nd 1 tjetri…po nejse
        Ty duket qe helmi te dilka nga veshet, duke ja humbur pa e kuptuar as vete vlerat e atyre qe thua. Ne skepticizem per ate kulle besoj se jane shume, ndoshta edhe 70 e njerezve. Pro mund te jene 10 %. Megjithate, more djalke i helmatisur Korce ka shume shembuj historia e arkitektures qe kane njohur ket lloj skepticizmi masiv….porse koha u ka dhene te drejte atyre “guximtareve” qe i konceptuan, projektuan dhe pranuan.
        Hajde tani…dil nga guacka inatcore e provincializmit tend dhe shijoje me endje mossuksesin e kulles….
        It will be delicious….very delicious

      2. Shkodrani says:

        Duket qe ti mendjen vetem tek LEKAT e paske….:)
        Tek ato te popullit kuptohet se mos na nen ndonje shkrim yyyyyyyyyy si ata me siper e na lodhesh. Na duhesh i fresket me syrin vigjilent te na rruash lekat e popullit.

  12. ONA says:

    ta gezojne korcaret,,ne qe e shofim nga fotua duket shume e bukur.

    1. Thuaja ndonje tjetri...po nejse! says:

      Bravo, je edhe ti nje nga viktimat e sistemit! Manipulohesh si femijet kur shikojne ca dritka ne pema e krishtlindjeve!

      1. Gazmori says:

        Se di pse me ngjan shume me ate ishhhhhh kandidatin e PD per Bashki ti mor bir…si gjuha e tij me dukesh. Edhe Nikon e njihke me dhemb e dhemballe. Si ka mundesi?
        Kujto ate kengen e Aurela Gaçes “Hape veten TI”—hapu—hapu —mos u kerrus, mo u fshi mbas gishtit. Na trego edhe ndonje gje tjeter per Nikon mor aman, se paske njohuri te theeeeeella….:)
        Aman ore!!!

  13. korcari. says:

    Ne radhe te parea ta gezoje korca kullen ,eshte bere nje gje fantastike per mua dhe per nje pjese te madhe te komunitetit bravo,dhe ti fatjon ben mire te mos meresh shume me keta kylyshat e saliut qe behen sikur e duan vertet te miren e korces se ne qe jetojme perdite ketu e dime shum mire se ckane bere keta te pafytyre..

  14. Fukaraj says:

    Po ty cte duhet me kullen mor djale,ti je nga malaveci.pastaj ti sikur ishe ande nga Italia,Apo erdhe meqe erdhi partia,bythlepires.dhe shiko mbaj I mire ata dajinjte kuc se ytate sa qe kryetar komune I pajisi te tre me zetora dhe gjitha agregatet e nevojshme.madje dhe autokombajne.te drg e ty me studime itali me lekat e komunes,pavarsisht se perfundove ne fabrike djathi.dhe tani boton shkrime tek tema.ajd shendet dhe e di vet ti.

  15. njeshi.. says:

    Korca ta gezoje kullen ,per mendimin tim eshte nje pike referimi sic e ka cdo qytet tjeter europian,me sa po shikoj une ketu sqenka problemi kulles por problemi qenka gjetke,dhe ti fatjon ben mire mos ju pergjidjesh shume ketyre bythlepirsave dhe kylyshve te saliut qe spaskan pune tjeter po kapen mbas koq.. te dashit i themi ne nga korca..

  16. njeshi.. says:

    Korca ta gezoje kullen ,per mendimin tim eshte nje pike referimi sic e ka cdo qytet tjeter europian,me sa po shikoj une ketu sqenka problemi kulles por problemi qenka gjetke,dhe ti fatjon ben mire mos ju pergjidjesh shume ketyre bythlepirsave dhe kylyshve te saliut qe spaskan pune tjeter po kapen mbas koq.. te dashit i themi ne nga korca

    1. Thuaja ndonje tjetri...po nejse! says:

      Ahaha…ore te politizuar deri ne kocka! Une nuk jam as i Saliut as i Nanos, as i Bamkes, e as i Likes! Fatjoni eshte nga ata qe jane bythlepiresat e Nikos i cili i jep nga nje detyre shtepie dhe ky shkencetari na tregon bukurite fantastike te kulles apo pedonales (qe asgje nga ato qe ka shkruajtur eshte reale). Kelysh eshte ai…e me sa duket do jesh edhe ti, perderisa nuk shikoni realitetin por ate rrogen 300.000 lekeshe ne fund te muajit…dhe duartrokisni e genjeheni edhe me 20 metra shirit me dritka… Me vjen keq per ju, e kam seriozisht!

  17. Dashamiresi says:

    Komentet pasionante te disa korcareve ketu,kane te bejne me qendrime thellesisht partiake,por jo qytetare.Komentuesit kritike,jane ata qe kembengulnin per te mos pasur pedonale ne qytetin e Korces (Sikurse kane me teper se nje,qytetet e tjera te medha ne vend) dhe se ngjasokan me ato te Selanikut.Jane pikerisht keta fanatike partiake,qe lene menjane qytetarine korcare,per hir te memes parti dhe na mbledhin firma protese te bizneseve te asaj rruge,per te ndaluar ndertimin e pedonales.
    Jane te njejtit militante partiake qe,kur u bene rregullimet tek Kino-Morava,shkulnin naten pemet e mbjella ne trotuaret,hiqnin guret e bordurave te trotuareve…,per te vetmen arsye,qe te mos ndertohej asgje nga kundershtaret politike te tyre.Gjithecka,sipas tyre,te behej ne funksion baltosjes per te grumbulluar vota.Cfar beri me pak,ne shkalle vendi Sali Berisha,qe i lejoi,mesoi e ligjeroi vjedhjen e pasurise publike,vjedhjen ne mase te energjise elektrike,ujit,etj A ju kujtohet se si e katandisen Korcen keta militante ne mbreterimin e Saliut I-re me kioskat,qe te vinte ndohte dhe turp ta quaje veten korcar.Por,per ta nje Kandahar i atille,ishte dicka normale?!
    Mjaft me,me keto hipokrizira.Ne se mund te benit gje te mire,ju nuk u ka ndaluar kush,bile as kur lyente shkebinjte me boje blu,para pallatit te kultures,nje injorant si puna e Robert Damos ….!

    1. Thuaja ndonje tjetri...po nejse! says:

      Per c’fanatike partiake flet ti mo kapedan?! Une po te flas per shperdorime fondesh ti me flet per perralla. Krahasohet pedonalja tone me ate te Shkodres?! Ajo ne Korce nja 200 metra ajo ne Shkoder disa here me shume dhe me e bukur se ka te gjitha shtepite karakteristike si ishin me perpara. Atehere njihni realitetin pastaj beni krahasime, se ti do jesh nje nga ata qe e krahasojne me ate kullen e Eiffelit me duket!
      Une nuk po flas per parti apo qe Damo beri me shume, te kuptohemi, madje them qe Damo vodhi po aq sa po vjedhin edhe keta. I dhuruan shtepine, hapi dhe nje biznes dhe ai ne rregull doli nga bashkia. Ate gje po bejne dhe keta, me te vetmen diference se po vjedhin duke u dukur. Damoja vidhte edhe me rrethrrotullimet e rrugeve, nga 2 milion qe benin, Damoja caktonte tenderin per 18-25 milion! Vjedhje e supervjedhje mund te them. Mund te flasim edhe per leket e vjedhura nga rregullimi i pazarit te vjeter, pazarit te fruta-perimeve dhe per sistemimin e spitalit. Te gjitha vjedhje jane keto. E nuk po mbroj absolutisht PD-ne apo Damon. Duam te flasim per Gjergji Duron, e ka dosjen me te madhe e me te gjere se Damoja. E ky eshte edhe motivi pse Mister Duro u largua ne Tirane…se beri shume gjera te keqija ne Korce (po te duash ti them edhe te gjitha).
      Kthehemi tek argumenti, ty te pelqen ai sheshi para kinemase?!? Eshte nje zone pa sens, pa funksion dhe vetem shpenzime te kota ka sjelle. Une per vete nuk kam pare njeri te perdori ato bankinat qe jane vene atje. As ndonje siperfaqe te gjelber por vetem ca pemka te vendosura ne ca gjera metalike (qe jane edhe ato qesharake).
      Sa per Salen mund te flasim akoma me shume se Damo&Duro e mund ti shumezojme gjerat edhe me shume zero, por une nuk po mbroj njeri ketu. Thjesht po them qe ajo kulle dhe ajo pedonale kane sjelle shperdorim lekash qe mund te ishin investuar mire, vetem kaq. Po qe se ndonjeri me kupton mire, ne te kundert nuk do te dilni asnjehere nga reja partiake qe ju ndjek kudo, per fatin tuaj te keq…dhe te Fatjonit, kuptohet!

  18. Ore thuaja nd 1 tjetri…po nejse
    Ty duket qe helmi te dilka nga veshet, duke ja humbur pa e kuptuar as vete vlerat e atyre qe thua. Ne skepticizem per ate kulle besoj se jane shume, ndoshta edhe 70 e njerezve. Pro mund te jene 10 %. Megjithate, more djalke i helmatisur Korce ka shume shembuj historia e arkitektures qe kane njohur ket lloj skepticizmi masiv….porse koha u ka dhene te drejte atyre “guximtareve” qe i konceptuan, projektuan dhe pranuan.
    Hajde tani…dil nga guacka inatcore e provincializmit tend dhe shijoje me endje mossuksesin e kulles….
    It will be delicious….very delicious

  19. MONDI.COM says:

    O ”THUAJA NDONJE TJETRI”,GEZUAR 2015!!!!!
    I KE RENE PIKES.PERVEC KULLES SE “RAPANXELLIT”, GJITHE QYTETARET I SHOHIN EDHE ATO PUNIMET MIZERJE E SKANDALOZE PER AQ SA KUPTOJ UNE NGA ANA ARKITEKTURORE TE TROTUAREVE. QE TANI KANE FILLUAR TE PRISHEN. ATE SHATERVANIN NUK E DI A E KA PARE NJERI QE GJATE VERES SHNDEROHET NE VASKE PUBLIKE PER EVGJITET,I KAM DHE NJADY FOTO MADJE !
    PERFUNDIMISHT, KORCA ESHTE NJE QYTET QE PO VDES.
    AND FOR ALL THE OTHER LOSERS, BE HONEST AND ACCEPT THE UGLY TRUTH THAT LIES IN YOUR HEARTS.

    1. Mondke bre…po me durim a tu mbyllte e mendjes. Sa larg nga shtepiçka e ke zyren e PD-se?
      Paska edhe individualitete me gjuhe te huaj te pakten….mbajeni aktive gjuhen se do ju duhet per turizmin. Pergatituni t’i sherbeni mire se edhe Leka do beni.

  20. MONDI, KO says:

    PER FATJONKEN: TI ME DUKET SE E SHIKON KORCEN NGA KULLA ME ENDJE SEPSE DUKET FSHATI I LINDJES ATY KU HODHET THEMELET E PASURISE FAMILJARISHT!!!

  21. Korcari says:

    I ngulet Korces nje qysqi mu ne mes te barkut! Koqlleqe!

  22. APOSTROFI says:

    edhe sikur te jesh dakord me kullen, shkrimi nuk shtyhet, bajat si hartim filloristi, pale’ dhe argumentat teknike. Lecit ndonje liber bre shoku se nuk shkruhet keshtu, s’majfton servilizmi i grades: “edhe nje gojore shefit po ta kerkoje puna”

    4lliqe me oke…

  23. Arkitekti says:

    Fatjon. Jam aq rilindas sa s’behet, dhe vazhdoj te jem,punoj dhe ne institucione akoma ma nallt se ai qe punon ti. Jam ne te njejtat pozita si ty. Madje me njeh dhe per fytyre.
    Vetem per kullen mos fol se nuk e pertyp dot as i shkurtri dhe as ai gjati se i kam degjuar vete. Po arriti qe u be. Ja kaq te them! Veri bishtka e kemka sa te duash. Kot e ke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje