Cila është e përbashkëta e korit, që vijon prej 20 vitesh sulmet ndaj Kadaresë?

12 Janar 2015, 11:40Blog TEMA

Gëzim Llojdia

Ndonëse historia nuk i ka parashikuar këto ngjarje,të ripërsëriten . Për çdo vjeshtë kur gatitet çmimi Nobel  dhe çdo fillim ose fund viti. Në gazetat e Tiranës sigurisht ka nisur sulmi frontal ndaj figurës së shkrimtarit të shquar shqiptar Kadare.

Një zog a shpesë, që niset në kohë të migrimit përtej vendit të tij .Kur ajo përfundon kthehet dhe takon vendin  e tij. Atje   është mirë është, po ky është atdheu  i tij.Vendi ku u ngiz. Atje në jug është banesa e tij tra-rrëzuar. Kalldrëmet, udhët e sokaqet. Dhe gurët. Kështjella. Atdheu ynë në këtë kohë tranzicioni të pambarimtë. Tokë e ashpër. Njerëz, që gjithsesi su zënë këmbët dhe. Ndërrojnë lëkurët. Gjarpërinjtë. Kurrsesi në këtë truall. Politikanët shqiptarë, ç’dreq shenjtorësh Shenjtorët e këtij vendi ?Ç’dreq politikanësh?

Nuk janë profetë. Gjithsesi përmbi lartësi mjegullash shkojnë . Shenjë shenjtorësh kërkojnë  .Dhe që e kanë apo  kërkojnë ngritje yllsore. Ç’u tretën kaq shumë për të rënë në gjumë të qefinit! Ç’u ngurosën në fundin e fundmë!

Në kafet luksoze të kryeqendrës. Diku larg në emigracion. Në rrjete sociale . Qajnë hallë. Djegin cigare. Ç’ditë e zymtë ballkanike, do të thoshte ai ? Përgjojnë “kolosët e letrave”.

Molla qëllohet,  i bukuri frutë.

Ai, që ka rrëzuar me veprën e tij në gjunjë, presidentët e këtij vendi. Aty në këtë truall, ka kohë që të gjithë lëvdohen . Rapsod , që zbriten vjet nga katundi . Maten me “hise të diellit . Në të zezën ,errësirën pus.

-Sikur të mos ishim ne, çfarë do të ishte Kadare ? Ura ku ai kaloi e shtroi diktatura, thonë. Kori   që vijon prej 20 vjetësh “Kadare i madh- por  njeri i vogël” Urat e shpirtit të tyre nuk mbahen më në asnjë breg. Copë e shkrumb, limanet e tyre. Po se ku mbahen ende? Vetë djalli ka atje punë.

Diktaturat rriten në toka skërka. Por me çlirim energjish shpirtërore nga trusnia dhe arsenali ushtarak, gjithë herës në veprim. Mirëpo Kadare është një grimcë me frymëzim qiellor . Është grimcë e shënuar. Profeti i myslimanëve mbante mes dy shpatullave një shenjë jeshile. Kadare e ka shenjën në shpirt. Ismaili  e ka rrezen e shikimit të  largët. Kështu i është dhënë. Për fjalët, për gjuhën, dhe poezinë si melodi e gjithçka në të shkruarit në letra shqipe  i është dhënë dhe  e patregueshme është. Është një vulë. Është damkosur .Ai është shkrimtar i majave . Zhbërja bëhet vetëm nga vulëbërësit. Një shkallë për të hipur gjer në qiell.Të ç’kodojnë atë, që është koduar . Të prishin lidhje gjentike. U duhet të gejnë më parë ADN-ën. Që është shkruar  në librin  e tij të  jetës. Nuk e ndricojnë dot këtë mister. Kështu, që u mbetet vetëm të bëjnë luftë kafenesh. Prandaj luftohet. Prandaj mjegullinat, rregjimtarët, zifti, gurët nuk e mbulojnë rrëzojnë dot veprën e tij. Pemë me kokrra. Do të luftohet , do të përflitet, do  tulatet, dhe kërruset . Por nuk do të rrëzohet . “Thërrmijë e shënuar “. Është e pashëmbshme. E pashbëshme. Fati, që kjo thërrmijë ka atdhe, atdheun tonë është mirësi , për shqiptarët. Sa për zërat. Të mëdhenj dot, nuk bëhen . Të shquar as,  që  besohet sepse goditën  me të gjithë arsenalin e tyre , “thërrmijën e shënuar “, Kadare .

Atdheu i Kadaresë sot i ngarkuar me “thërrmijën negative” të kohës së tranzicionit . Prandaj ka vrasje , grindje , gjithashtu . Lëvdata e gjithfarë mburrjesh ballkanike, thotë ai . Kusarët hiqen të mençur. Mediokrit promovojnë antivlerat si letërsi e mirëfilltë shqipe .Dita e tyre kur të udhëheqin të aftët do të quhet dita e kijametit të madh. E megjithatë intelektualët e këtij vendi, blejnë librat e Kadaresë. Atdheu i Kadaresë është këtu dhe ka  halle  shumë. Por miqtë e  letrave, Kadarenë  e kërkojnë dhe e promovojnë  veprën letrare të tij. Zëri i tij është duke shëtitur nëpër shtete të afërt e të largët .Nobeli sa shumë i është afruar.Në bagazhet e boingëve udhëtojnë edhe botimet e Kadaresë.

Çfarë mund të bëjmë ne ? Barrikadë për ushtrinë e mallkuar, që ka në shpirt  “maçin e zi” . Të gjithë macokët e zinj, përpiqen ti bëjnë  një” vërë” për ti bërë gropën. Kanë shkruar km me letra anonime .Kanë   hedhur zarfa  nëpër zyrat e KQ për ti bërë varrin. Sot hektarë të tërë nëpër gazeta mbulojnë “fushat e tyre” me shpifjeve , si vazhdim i profesionit të vjetër të informatorit. Edhe ca kokrra tip intelektualësh nuk mbesin pas kësaj rrokopujë. Gurët, që kërkojnë të rrëzojnë nuk janë gjë tjetër,  por  për të gjetur nuk i kanë, i kanë marrë tek” koshta e informatorëve” .

Sa më shumë “gurë” sipas mendësisë së tyre, aq më i madh “pirgu i ligësisë”. Mirëpo  pema sa më shuam tronditet,  më shumë buisë, lidh kokrra   e lastarë , shtonë bistakë të rinj sepse e di , që atje poshtë  “zogoria e qenve të ligësisë është gati ti “kafshojë “edhe të pabëra , në mos ti rrëzoj ti hedh në humnerë. Mirëpo në kohë të lëngëzimit pema , rinisë sërish avazin e stërlashtë për të prodhuar sepse e njeh aftësinë e saj,  e presin sërish gurë dhe gurishte nga të vendit të tij . Ky duel a ka përmasë  kohore?  Për aq kohë sa pema do të ketë kokrra. Gurët aty i keni: nën pemë . Ndërsa  për gurëhedhësit kjo tokë ka rritur goxha shumë .

 

16 komente në “Cila është e përbashkëta e korit, që vijon prej 20 vitesh sulmet ndaj Kadaresë?”

  1. loreni says:

    Shkrim madheshtor…

  2. Cibuku says:

    Sulmi ndaj Kadarese me se shumti rrefen ca dukuri te dhimbeshme per ne si komb. Per me teper se c’plehra pretendojne te zene majen, duke u perpjekur te hedhin balte mbi me madheshtorin.

  3. Nje lexues says:

    Argumentimi se Kadare nuk e merr nobelin nga opinionet e lexuesve, per mendimin tim, nuk qendron.Nuk ka si te influencojne mendimet e rrjeteve sociale tek komisionet…!? Arsyeja e vertete mund te jete konkurenca artistiko-letrare boterore.
    Konfrontin me Ismailin e ka krijuar vet Ismaili…. duke u perpjekur te krijoje nje Ismail paralel per periudhen e komunizmit kur Ismaili ka qene anetar i Partise se Punes se Shqiperise apo nenkryetar i FDSh dhe i ka sherbyer me devocion regjimit…
    Nga ne bashkekohesit kjo perpjekje konsiderohet si karagjosllek.
    Madje edhe “arratisja” nga Atdheu konsiderohet e stisur ne sherbim te atij qellimi,krijimit te “Ismailit paralel”.
    Edhe nobelimi nuk ndryshon dot vleresimin e bashkekohesve per te.
    Pra Ismaili eshte ky qe eshte…

  4. v.duka says:

    Nuk ma nxe truri se si ka mundesi qe kombi im ka ditur te vleresoj dhe lartesoj edhe njerez shume me te vegjel se Skenderbeu , Pirua, Ismail Qemali Naim Frasheri, Konica,Fanoli etj.etj. te “pergatise kaq shume hedhes guresh” mbi veprat e Kadarese qe po mbushin bibloteka personale te njerezve qe nuk e njihnin Shqiperine para Kadares ne te gjitha skajet e Ruzurit Tokesor te cilet poshtohen ne numur jo cdo dite por cdo ore mbase edhe cdo minute dhe akoma me qe bie fjala, jane objekt disavjecare per t’u vjeresuar me cmimin Nobel.
    Te “nderuar gurehedhes” kini parasysh qe gjysherit e me tutje na kane porositur “t’i shikone punen tjetrit dhe jo gunen” dhe se fundi Kam mendimin se per kombin tone Kadareja i Madhe i ka marre me kohe te gjitha cmimet kombetare e nderkombetare prandaj Zoterinjte e Helsinkut le te vendosin si te duan.
    Me respekt V.Duka.

  5. albana says:

    Zoti autor, zoterinj komentues!
    Une jam lexuese dhe admiruese e vepres se Kadares sone te madh dhe ve re me shqetesim ate qe dhe ju po thoni. Mbi Kadaren hedhin gure. Por mos eshte koha te shikojme pak me me vemendje qe t’i ndalim keta dhunues. Dhe mendoj se po te shikojme me vemendje do veme re se shpesh here eshte Ismaili yne qe hedh gure mbi te tjere e pastaj hedhesit shtohen e shtohen sa te krijohet ideja se shumica nuk do Kadaren.
    Une i ftoj te gjithe lexuesit dashamires te Kadares, t’i themi Ismailit: Mjaft me percmime dhe etiketime te njerezve te letersise! Askush nuk ta ze vendin. Je padyshim me i madhi. Kete e pranojne te gjithe edhe ata qe ti kritikon (ne fakt i percmon dhe i denigron me epitete shume te ulta).
    Per cmimin Nobel ka me shume nevoje kultura shqiptare sesa Kadareja. Kete u kupton kushdo qe ka pak mend.

  6. Atdhetari says:

    Te Madhin Kadare mundohen ta njollosin monstrat enveriste !

  7. shuj bre Gzim ! says:

    Ky eshte nje shkrim qe zakonisht njerez te panjohur si ky Gezim Lojedia duan te marrin dicka nga madheshtia e Kadarese.

    Kundershtaret e IK ndahen ne dy kategori te medha:

    1-kundershtare fisnike qe e kritikojne per gabimet e tij

    2-kundershtare nga cmira e deri te antishqiptarizma

    Ne kategorine e pare ka shume njerez qe me oponencen e tyre ja rrisin lavdine IK dhe jane te pademshem per Nobelin

    Ne kategorine e dyte ka pak njerez por zhurma e tyre eshte e madhe dhe perbejne ate qe do thoja jane WC e kadarese ..Edhe ky grup eshte parendesishem.

    Armiku me I madh I Kadarese te para 1990 eshte Ismaili I pas 1991 dhe kjo eshte fatkeqesia e tij.

    -Dokumentet qe kane dale per arratisjen e tij ne France I kalon kufinjte e neverise.ky detaj nuk ka nevoje per koment

    -Fakti qe nuk ka kritikuar as edhe nje fjale te vetme Pinocetin e Ballkanit,Saleh Berishovicin nuk ka nevoje per koment.

    -Fakti qe shteti dhe populli shqiptar pas 1997 kaloi ne cmenduri kombetare qe vazhdon dhe sot e ngarkon me faj IK qe eshte larguar nga realiteti dhe jeton ne “kullen e tij te fildishte”

    Marrim romanin “KESHTJELLA” per analize:

    Nqs se IK me gezim-llojdiat e tij ne vitet 60-70 na thonin se ky liber simbolizonte qendresen,burrerine dhe forcen e kombit kunder armiqve dhe sot na thone se ai kishte “ndermend” te denonconte regjimin per izolimin dhe varferine Brenda mureve te keshtjelles atehere me lejo zoti Gezim Lojdia mos na tallni tallni kaq hapur se na cate trapin.

    Marrim Stalinin dhe Enverin..

    Nqs Kadareja I ka kenduar deri ne cmenduri ketyre dy figurave besoj se 99 perqind e njerezve normale nuk e akuzojne per kete fakt,por qe IK nga nje boleferkues i Stalin- Enverit te kthehet ne nje “kanibal” qe ushqehet me keto kerma biles duke i share me shume se vete te burgosurit e spacit apo familjet e te puhskatuara nga ai system atehere ngelet te themi MA NGADALE ZOTI ISMAIL mbaj pak rradhe kur te shash Enverin leri pak hapsire te persekutuarve.

    Eshte fat i madh per kombin shqiptar qe ka nje kollos te letrave si IK qofte me cmimin Nobel apo pa Nobel..Personalisht mendoj se madheshtia e IK eshte me e madhe nqs nuk e merr kete cmim sa te jete gjalle,por jam i sigurte qe pas vdekjes do ta marre dhe do te jete me kuptim plote.

  8. dfgrubn anticensurë says:

    një shkrim që ja kalon atij tjetrit që sja mbaj mënd emrin,andrea a diçka e tillë!!ky vetëm sa se ka bërë perëndi molin e shkret!!dhe moli skuqet kur lexon këtë ëndërr të këtij lalit!!
    kush është ismaili e ka vërtetuar koha!!
    vetëm për bythën e tij ka menduar!!vetëm për leverdinë e tij ka shkruar!!ka vjelë atje ku ka mundur!për fatin e tij të mirë,deri tashti vetëm ka fituar!!falë ne injorantëve që i kemi marrë për të vërteta shkrimet e tij!që kemi lexuar e kuptuar atë që kemi dashur!!bile dhe atëherë kur faktet s’ishin më romane por fakte të thata,një pjesë i zbukuruan i llustruan sa MASHTRIMIN E MADH na e quajtën disidencë!!
    e pamë këto gati 25 vjetë që ismaili nuk i bëri disidencë askujt!ai ishte me të gjithë dhe kundër të kaluarës së tij!!disident u bë me enverin dhe nexhmijen!!ju kërkoi dhe dhuratat që u kishte dhënë!!
    skishte faj jua kishte dhënë nga frika!!
    e si mund ti jepet çmimi nobel një butaku të tillë!!
    kujtoni se hanë bar vlersuesit e çmimit nobel??kujtoni se ata e hanë këtë bar që ju mendoni të nai shisni ne??
    se hamë ne e jo më ata!!

  9. na e lini smajlin rehat ,se o bo me zemer kopili
    lehni kori qenve tani fitore islam

  10. Shafrani says:

    Problemi eshte me se i thjeshte. Duke qene se kombi yne funksionon me tribu, duhet te kuptojme se eshte tribuja e vlleheve qe drejtohet nga Jorgaqerit e cila germon gurore per t’ja hedhe Kadarese nen rrota. Sigurisht per te keqen e tyre, sepse Kadare sot per sot mbetet e pakrahasueshem me asnje koleg te tjeter shqiptar.

  11. lili says:

    Po bré,problemi eshte se kadareja eshte’vetem’ shkrimtari ma i madh_ pas 1945 sepse te tjere u vrane- i shqiperise,ku letersia eshte ndalur tek Romanet soc réaliste te kadarese!kjo eshte fatqesia e vertet e kombit,jo çmimin Nobel i kadarese!
    Vete fakti qe pos kadarese nuk gjejm tjeter tregon se ky nuk ka inspiruar shkrimtaret tjere as nuk ka stimuluar literaturen shqiptare siç ndodh me shkrimtaret e botes,po per kundrazi ky ka ngulfat shkrimtaret te tjere….

  12. redi says:

    Mund ta kem gabim por une e ndaj Ismailin ne Ismail si shkrimtar dhe Ismail si njeri.
    Mendoj se Ismaili si njeri eshte katandisur si nje tregetar i fjales se shkruar dhe mendon te reabilitoje vehten me silikon dha batox. Mua me interesojne shume raportet e Ismailit me te verteten.
    Me vjen keq kur degjoj se si Ismaili yne mundohet te shitet si disident, dhe ne kete rast nuk arrij te kuptoj se ku ti fusim vargjet :

    “Diktaturë e klasës s’është vec në vjersha
    Dhe në ditlindjen e veteranit tornitor.
    Je për socializmin
    /Vrapo në rrjeshta
    Shpall kudo dhe mbi këdo
    kontroll punëtor.”

    “Bjeri ditë e natë burokratizmit
    Klasën që u përmbys nën këmbë e mbaj.
    Në se s’do që nesër skuadër e pushkatimit
    Të të vejë në mur
    tek Bulevardi i Madh.”

    Te lene pa mend tenativat qe ben per te sajuar disidentin si per shembull duke ribotuar dhe ndryshuar paturpesisht veprat e tij sic ishte rasti i …versionit të asokohshëm të “Kështjellës” simbol i rezistencës së Shqipërisë ndaj imperializmit dhe revizionizmit, që, në versionin e fundit, është ndryshuar në simbol të një kështjelle që mbron Krishtërimin nga sulmi Islam. Me la nje shije te keqe edhe perpjekja e tij jo hisotorike qe beri per ngjarjet ne Paris duke u munduar ta shesi Shqiperine si Europjane duke harruar se sipas censusit te fundit ne dhjetor 2012 ne Shqiperi jetonin 57,12 % myslimane, 10,11 % katholike dhe 6,(% orthodokse. Ne fund te fundit historikisht krishterimin ( ndalimin e ushtrise Osmane para Vjenes )e mbrojti Serbia dhe jo Skenderbeu.
    Mos harrojme edhe planin njerezor duke i shkateruar jeten nje djali te ri me Talent sepse ai dashuronte vajzen e tij.

  13. drita bashaj says:

    Kadareja e ka mohuar vete vehten e tij, duke I rishkruar te gjitha veprat e tij! Per cdo gje qe ka ndodhur ne jeten e tij, ka akuzuar te tjeret. Tani thuhet se nuk e merr cmimin se e kritikojne lexuesit. Cdo njeri thote ate qe mendon, jo ate qe deshiron Kadareja. Diktatori ka vdekur dhe nuk mund te na detyroje me te mbyllim gojen. Nga marrezite qe shkruan ky autor I ketij artikulli ka per t’u ngritur shume cmimi I sheqerit ne treg! Shkrimtaret e medhenj nuk kane nevoje per mbrojtje dhe ju imponohen lexuesve me artin dhe te vertetat e tyre dhe jo me sherre dhe fyerje.

  14. dfgrubn anticensurë says:

    Me respekt Z V.Duka
    me të vërtetë kemi ngritur në qiell e vlerësuar njerzit tanë!bile po vlersojmë dhe bashkpuntorët e nazi-fashizmit!të gjithë po i vlersojmë ashtu si janë!!skënderbeun me shpatën e tij,si një feudal dhe si një legjendë që bashkoi rreth tij shqiptarët!si një legjendë që u tregua në trojet shqiptare!naim, konicë e nol i kemi vlerësuar me të mirat dhe të këqijat e tyre!!konicën me ndihmën që i ka dhënë ngritjes së ndërgjegjes së popullit por dhe me kundërshtimin që i bënte luftës së armatosur të tij,nolin si kundërshtar të satrapit zog por dhe si lypës pensioni prej tij!enverin si burrështei por dhe diktator të egër!
    kurse ismailit ia adoptuam me të gjitha mënyrat rromanet e tij nga lavdërues të diktaturës në kundërshtar të saj!!
    “shuj bre Gzim !” ka bërë një përgjithsim të shkëlqyeshëm “Armiku me I madh I Kadarese te para 1990 eshte Ismaili I pas 1991 dhe kjo eshte fatkeqesia e tij.”dhe të ka dhënë një shëmbull të shkëlqyer “kështjellën”,po të deshte të jepte dhe dimrin e madh,pavarsisht se ju e quani disidencë,por në atëkohë nuk ishte e tillë!!”shpresën e plakës hurihan” sot e quajnë,disa,disidencë,por mjafton të shohësh zgjedhjen e emrit,të moshës dhe të banesës së saj për të thënë se koha e nurihanit kishte mbaruar!!
    “pallati i ëndrrave”quhet gjithashtu disident,por po ta analizosh për kohën dhe në kohën kur e shkroi ai ishte mbështetës i regjimit!!
    Z.v.duka një pyetje e thjeshtë si shqiptar që mund të keni jetuar në këtë periudhë postkomuniste,nuk mendoj se mund të jeni apolitike dhe të pretendoni se ngjarjet politike kanë rrjedhur vaj!
    a ka mundësi të më thoni se sa herë e ka hapur gojën ky disident i thekur??
    a mund të më thoni se përveç sharjes së enverit(tashti nuk kemi të bëjmë më me disidencë)nëse “disidenti i stazhonuar”e ka hapur ndonjë herë gojën??i vetmi kontribut në shoqërinë shqiptare ka qënë letra e bashës në maj 2011!(një paçavure)
    zotëri nobeli nuk jepet për shkrimin më të bukur,por për vlerat që i përçohen shoqërisë,njerzimit!!
    ismail kadarja,nuk ka vlera për të përçuar!përveç atyre të hipokritit,përfituesit dhe të rehatit personal!!

  15. pro ... says:

    -Z shkrimtar,ke shkruajtur dobet..,e ke ulur popullin, vendin dhe per kete nuk ka mirenjoje.
    Ai le te behet mbret atje ku eshte,por mos ta mallkoje vendin e tij,se nuk jemi ne pengesa,nuk jemi ne fajtore pse ai lindi ne kete vend .Ne gezohemi per ç”do shqiptar qe arrin nivele te larta,jemi perkrah tij..,por kur nuk na peshtyn per interes te tij.
    ..ktheje goten me fund dhe mos u qurravit,se ka me keq..edhe me mire..
    Kadareja do jetoje me veprat e tij edhe pasi te vdesim ne qe e lexojme ate…dhe ca gjera do harrohen po nuk u gricen si ky shkrimi bajat sot.

  16. Ditrih says:

    Akoma merreni me Smajlin o milet? Smajlit nuk i ka faj askush pervec vetvehtes. Vete Smajli ka krijue dy Smajla (njeri i paraviteve 1990 e tjetri i retushuari perj tij i pasviteve 1990). Ti mor autor (Gezimi) qenke lodhe kot sepse ato nobeldhenesit sikur gjithe shqiptaret te jene pro dhenies se titullit Smajlit ato nuk ja japin ( se e dine vete kujt ja japin. Pra na qenke lodhe kot per ti dhene pak boje “Smajlit pas 1990-tes). Mos anatemo ato qe nuk pelqejne “Smajlin pas 1990) sepse kane mendjen e tyre si dhe duaxhijt e Smajl Pehlivanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje