I vranë hipokritët

10 Janar 2015, 15:45Blog TEMA

Nga Robert Thomanika

 

Ngjarja në Paris tronditi padiskutim të gjithë globin. Jo vetëm njerzit që përpiqen çdo ditë për lirinë dhe të drejtat e jeriut, (këta nuk janë as 1 % e banorve në globin tonë), por tronditi edhe ata që përfitojnë nga arritja e këtyre të drejtave dhe lirive të njeriut. E s’ka se si të ishte ndryshe, ngjarja pardjeshme do rreshtohet nga statifikuesit (nuk nuk po them statistët) si e dyta ngjarje e rëndësishme, pas asaj të 11 shtatorit 2001.

Unë vetë, si ca emocional që jam, nuk munda dy ditët e shkuara të ulem të shkruaj, qoftë për këtë ngjarje, apo në punimet e tjera që kam në dorë. Nuk munda, sepse ato plumba qëlluan edhe lirinë time, siç kanë vite që po e qëllojnë, ndonëse plumba më të vegjël nga ato në Paris. Llogjikisht kjo ngjarje dhe të tjera që kanë kaluar e do vijnë, janë paralajmëruar dhe parashikuar nga shumë e shumë njerëz, ndaj duhet se tronditja do kalojë edhe kësaj radhe.

Ja, mua mu duk se shumica e njerzve në globin tonë e kaluan tronditjen e madhe, teksa u mblodhën, ndezën ca qirinj, dhe shkruajtën në pankarta: unë jam Çarli, apo ne jemi Çarli Hebdo. Vetkuptohet se ata nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk do jenë dot Çarli, përndryshe ata do kishin dalë dhe do dalin këtej e tutje me pankarta dhe bluza në trup, ku Muhameti paraqitet me një çallmë-bombë në kokë. Jo-jo, këtë ata nuk e bëjnë dhe as unë nuk jua rekomandoj ta bëjnë; përderisa dhe mua nuk ma mban byça ta bëj një veprim të tillë, sepse kam dy kalamaj të vegjël, që duhen rritur më tej.

Troç muhabeti, ne jemi paralizuar dhe nuk bëjmë dot asgjë! Po asfiksohemi dita me ditë dhe duket se zgjidhjen e presim nga të tjerët. Mendoj, do të ishte më e ndershme të kërkojmë shkaqet e këtij asfiksimi. Nëse i kemi tek vetja, ta pohojmë këtë. Dhe mua më duket se ne jemi bashkfajtorë me ata që qëlluan, përderisa ne u rreshtuam pas atentatit sëbashku me fytyrat mumje-egjypti të gjithfarë lloj politikanësh dhe shtetërorësh, të cilët jo vetëm mezi i kanë pritur këto lloj atentatesh, (sepse ikin nga kjo botë njerëz që i kritikojnë dhe këta largohen kështu nga vëmëndja qytetare), por rrezik edhe mos i kanë organizuar vetë këto lloj atentatesh, për skenare të tjerë dominimi në këtë globin tonë të vogël.

Këta lloj politikanësh (p.sh. këtu në Gjermani), me gjithë veglat e tyre, -gjithfarë zyrtarësh injorantë- kanë vite që kanë shkurtuar programet mësimore të shkollës, pra e kanë shpallur shkencën armiken numër një, duke i pakësuar orët e fizikës, kimisë, duke i hequr shumë shkenca të tjera, si mekanikën, astronominë, etj., duke e vendosur të reduktuar trigonometrinë vetëm në fund të gjimnazit, dhe të gjitha këto largime të teksteve të shkencës i kanë zëvëndësuar (qysh në fillore) me mësimin e seksualitetit dhe atë të fesë, (apo dhe nuk shkojnë të dyja me njëra-tjetrën!). Dy deri 4 orë në javë mësohet për kondomin, penisin, vaginën, mënyrat e seksit, etj., dhe dy orë për Musain, Abrahamin, Isakun, Jakobin, Krishtin, Muhametin, Budën dhe fetë e tyre.

Ah, nëse bëhet fjalë për diskutime të hapura mbi tema fetare, jo-jo, kjo nuk lejohet. Në perëndim ka shumë e shumë tema tabu, mbi të cilat nuk lejohet të diskutohet. Po-po, mos u çudisni! Megjithë zhvillimin e komponentëve demokratikë këto dy dekadat e fundit në perëndim, ku të drejtat e njeriut as që krahasohen me ato të dekadave më parë, ju akoma mund të shpalleni një armik shtetëror dhe të luftoheni me metoda të rafinuara, nëse prekni tema të ndaluara. E para, tema judejt (çifutët, hebrejtë) është këtu një temë tabu, dhe ju do të survejoheni dhe luftoheni me gjithfarë metodash, nëse ju shpallni diku dyshim mbi diçka në lidhje me ‘ta, apo një kritikë.

Apo nëse ju do të kapni tema që tregojnë se si shteti gjerman vepron si një shtet mafioz; bie fjala vetëm në shfrytëzimin e krahut të lirë të punës së dhjetra mijrave punëtorve ilegalë; një rast klasik i tillë p.sh. ishte para 20 deri 15 vjetësh, ku kontributin kryesor në rindërtimin e shesheve kryesor të Berlinit e dhanë mijra punëtorë ilegalë polakë. Një lajm i vogël asaj kohe nga TV për këtë problem, ishte shkëndijza e vetme kundra këtij lloj mafiozllëku. Pra, ju nuk mund ta akuzoni kurrë shtetin gjerman për shtet mafioz, sepse ju do të luftoheni me metoda nga më të rafinuarat, sa do t’ju vijë mëndja vërdallë.

Apo nëse ju do të flisni mbi disa bizneze armësh që bën shteti gjerman me shtete të tjerë, edhe këto tema janë të nxehta, ndonëse në këtë temë zërat e gazetarve kanë marrë vitet e fundit pak më shumë guxim.

Apo një temë tjetër tabu është, të huajt (die ausländer). Edhe në këtë temë, po fole kundër të huajve merr nofkën nazist, pra identifikohesh si nazist. Unë si i huaj, më bie të përfitoj nga kjo tabu. Mirpo, përderisa unë nuk bëj gjë kundra ligjit, biles ca më keq, të gjithë gjermanët e kësaj shtresës time më duan dhe kanë respekt për mua, i bie që unë nuk përfitoj fare dhe as që kam nevojë për këtë lloj tabuje.

Apo temat fetare; ju mund të llapni sa të doni me një shok apo dikë në rrugë kundër Krishtit dhe Muhabetit bashkë, ju mund të thoni çfarë të doni me dikë në rrugë kundër kishës dhe xhamisë, por ju nuk keni kurrë të drejtën të hidhni në TV teza kundra kishës, xhamisë apo fesë në përgjithsi. Aty ju duhet të flisni vetëm për bashkpunimin dhe paqen midis kongleracioneve të ndryshme. Vërtet që ka njerëz,  gazetarë dhe karikaturistë, të cilët përpiqen ta thyejnë hapur këtë tabu, si dhe të tjerat, por atyre u izolohet me metoda të rafinuar puna e lirë dhe kritikuese.

Para disa vjetësh, në një bisedë mbi fetë në studio, moderatori pyeti një prift: a jeni ju dakort ti diskutojmë hapur të gjitha temat fetare? Dhe prifti u përgjigj: Jo!

E sa e sa tabu dhe ndalime të tjera ka në perëndim, nga segmente shtetërore dhe pranë-shtetërore! Edhe nëse diçka arrin të çajë ekranet e TV, kjo ndodh vetëm pas orës dhjetë të darkës, ku shumica e deleve-popull ka rënë për të fjetur. Kështu nuk merr vesh pisllëqet që bëhen nga dallkaukët shtetërorë dhe të afërmit e tyre. Kështu perëndimi ruan imazhin e tij, si ajka e demokracisë dhe e të drejtave të njeriut. Prandaj unë them se njerzit e lirisë i vrau Fransua Hollande me shokët e tij. Nuk ka rëndësi, nëse aty bëhen filma nga sigurimi francez për diskretitim të myslimanve, apo vetë këta radikalë myslimanë janë aq idiotë, sa kanë vendosur ta shkatërrojnë fenë e tyre. E rëndësishmja është se në perëndim ka ndalime dhe tema tabu, pikërisht nga subjektet shtetërorë. Një nga këto është feja! Kur këto shtete të lejojnë diskutimet e hapura në TV mbi fetë, atëhere do të shihni se si njerëzve do tu hapen sytë nga gënjeshtrat dhe mashtrimet fetare të parakaluesve tanë. Në ato diskutime myslimanët vërshojnë gjithë gëzim, duke besuar po si kristianët në mesjetë, se Kurani ka zbritur nga Zoti, se në Kuran është fjala e Zotit, dhe nisin me dhjetra e dhjetra argumentë prej tyre, të cilët (për mua) bien po aq shpejt sa një kështjellë rëre kalamajsh në buz të detit.

Jo me dhjetra, po me qindra diskutime kam bërë unë vetë me lloj-lloj fetarësh, kristianë e myslimanë. Nuk më kanë vrarë për argumentat e mij të kundërt, as më kanë sharë pse ata nuk dinin si të përgjigjeshin në disa pyetje të miat. Këtë punë sot e bën interneti, por aty një pjesë i hedhin benxinë zjarrit me të shara, duke e keqpërdorur kështu këtë liri nëpërmjet anonimitetit, në vend që ta shfrytëzojnë për shfaqjen e mendimit të lirë e me argumenta. Ndaj duhet kudo hapur, nëpër shkolla e podiume, në radio dhe TV, diskutime për cilindo problem, gjithkush të zbrasë argumentat dhe idetë e tij. Kështu radikaliteti shuhet në vetvete.

Ndaj në mbyllje, duke iu afruar perifrazimit të fjalëve të Martin Luter Kingut, them si përfundim: unë kam një ëndërr, atë kur një ditë çdo njeri do të shfaqë mendimin e tij pa patur frikë ndaj kujdo subjekti, sado madhor të jetë, ashtu siç e shfaq sot kundra meje, pa patur më të voglën frikë!

8 komente në “I vranë hipokritët”

  1. xhemal says:

    nje shkrim i shkurter me plote te verteta ,zhgarravinat i bejme pa mundime por arti, puna e mire shkolla mesimi behen me mundime, po te sjellin gezime e dashuri .pushteti ,arroganca ,lufta per pasuri,lavdi ,hipokrizia ,ndertimi i shoqerive ku sundon pakica te gjitha keto rrisin padrejtesine ,mungesen e lirise,ku ka padrejtesi ka reaksion per tiu kunderpergjigjur deri ne akte barbare sic ndodhi ne parise vereni me kujdes cilet kamikaze apo ushtare vrases perdorin pergjithesisht te pa shkolluarit mire,te rinjt pa prespektive te pa edukuar nga shoqeria apo te braktisur ne fatin e tyre dhe duke u bere larje te trurit me lloj lloj genjeshtrash si ajo e lunturise ne boten tjeter

  2. demokration demokrat demokracia says:

    po demokracija dhe kapitalizmi mafje jan mer!
    sepse esht ne themel te prones private shtypja dhe shfrytzimi i tjetrit.
    marxi s ka ken budall.

  3. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Shkrim realist.

  4. w says:

    Hik more idiot ateist ,u bere ti te na tregosh qe qenke i pakapshem ,kur vete shkecetaret ngrejne duart lart perpara fese .Mundesh te kesh biseduar me ndonje dallkauk si veten ,por sa per mjeshtra nuk te lene te besh gek ,

    1. vete says:

      Po mire, pse e shan? Pse i thua idiot? Diskuto, sill ndonje argument, po jo ta shash se nuk ka kuptim, nuk eshte se dukesh me i zgjuar!

  5. agostin says:

    Shkrim i goditur.Zoteria nuk i imponon askujt , besimin ose mosbesimin ne Zot,por ai shkruan per lirine e te shprehurit pa kufizime ,ashtu siq shkruanin Ata qe u vrane ne France.Brravo.

  6. Shkodrani says:

    Nuk ashte musai zoteri por moisiu!!!apo mos do I thuash
    edhe ti njerezimit se e kemi prejardhjen nga
    “Islami”
    Prandaj me kujdes

  7. ire abc says:

    e kush jam te komentoj shkrimin…te “shashe” dicka me pare provo ta besh vet ate gje me mire!
    por!
    meqe shkrimet jo pak here na iluminojne them se kete gje ky shkrim nuk e arrin dot sado “modest” ne sjellje autori. Ndoshta eshte perpjekur te thote dicka por ka ngele tentative!
    Koha ben qe gjithcka te evoluoje dhe per zjarrin, rroten etj edhe pse jane zbulimet apo shpikjet me gjeniale te njerezimit smund tju jepet aq kohe ne didaktike si dikur, pavaresisht se ngelen gjeniale!
    sado “metafore” apo sado ne “avanguarde” te jete ky shkrim (me fal) do kishe bere mire te mos kishe shkruar as diten e trete. Nuk jam as politikan, as filo gjerman apo francez as polak e as fanatik ne fe; Nuk pajtohem me ty ne supozimet qe ben. Nese nje shok pranon te diskutoje ky quhet muhabet por kur ti kerkon ta besh mediatike nga muhabet kalon ne kufijte e asaj gjeje qe ti perpiqesh te leshe gjurme me shkrimin e mesiperm. Druaj se dhe vet Luter King minimalisht do heshtete per tragjedine.

    Respekt per shqiptaret e vertet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje