Viktimat e gjalla të ekstremizmit

10 Janar 2015, 17:10Blog TEMA

‘’Nuk jam dakort me atë që ti thua, por do të luftoj deri në fund që ti të kesh të drejtën ta thuash”- -Volter

Nga Albi Xhunga

 

Ngjarjet e përgjakshme në Francë tronditën të madh e të vogël në të gjithë Botën e qytetëruar. U sulmua liria e fjalës së lirë, e cila është një nga themelet kryesore të demokracisë. Reagimet janë nga më të ndryshmet dhe ironikisht nga këto reagime varet suksesi ogurzi i terroristëve. Qëllimi kryesor i terrorit nuk është të vrasë njerëz. Qëllimi kryesor i terrorit është të mbjellë frikë. Nëse ne sot do fillojmë të kemi frikë për të thënë atë që mendojmë, kjo do të thotë se terroristët kanë fituar. Prandaj sot të gjithë ne duhet të jemi Charlie. Jo sepse Charlie përfaqëson modelin tonë të medies, por sepse sado të mos jemi dakort me çfarë Chrlie thotë dhe mënyrën si e thotë, ne patjetër duhet të jemi dakort me të drejtën e tij për ta bërë këtë. Karikatura është një lloj humori. Askush me dy para mend në kokë nuk ka përse të fyhet nga humori.

Mirëpo nuk mbaron me kaq. Ka edhe mënyra të tjera me të cilat terrori mund të fitojë. Një nga këto është të shohim me dyshim apo me përbuzje fqinjin tonë musliman. Vlerat perëndimore në ktë rast janë shumë të qarta. Perëndimi dhe veçanërisht Franca ka hapur dyert për muslimanët nga shumë vende të Botës. Jetojnë atje me të drejta të barabarta me francezët, fëmijët e tyre mësojnë në të njëjtat shkolla me fëmijët e francezëve. Janë bërë doktorë, policë, avokatë, politikanë. Shumica dërrmuese janë plotësisht të integruar në atë që është bashkëjetesa me të ndryshmin tënd në besim, në ngjyrë, në bindje. Mund të ushtrojnë besimin e tyre edhe më të lirë se ç’mund ta bënin këtë në vendet nga vijnë, megjithëse ato vende janë vende islamike dhe Franca apo një tjetër vend perëndimor jo. Shteti i përkrah, ligji i mbron. Por nuk mund të pretendohet se diskriminimi është zero. Kudo ka injorantë që e shohin kulturën e ndryshme me dyshim, me përbuzje, me urrejtje dhe Franca nuk mund të bëjë prjashtim. Por rastet e tilla nuk mund të na bëjnë të mohojmë vlerat e përgjithshme që ajo shoqëri bart. Ndaj është shumë e rëndësishme të mos identifikojmë tek fqinji ynë musliman ekstremistin, terroristin, vrasësin. Nëse biem në këtë batak do të thotë se terroristët kanë fituar.

E njëjta logjikë vlen edhe për reagimet e bashkekombasve tanë në Shqipëri e Kosovë. Nga ky popull doli Lavdërim Muhaxheri, terroristi që priste koka në Irak. Por nuk mund të themi se ai ishte pjellë e besimit Islam shqiptar. Ai dhe shokë të tij janë pjellë e injorancës dhe duhet të na vijë keq për ta. Kjo nuk do të thotë aspak se nuk duhen ndëshkuar. Por kjo duhet të na bëjë si shoqëri të relfektojmë e të gjejmë zgjidhjen se si njerëz të tillë të mos bien pre e trushpëlarjes ekstremiste. Duhet të kuptojmë përfundimisht se Kurani është libër i rrezikshëm vetëm për ata që nuk e kanë lexuar. Ky manual i paqes nuk ka në asnjë resht ku të përligjet vrasja e atyre që besojnë e mendojnë ndryshe. Këtë e thonë përditë me të madhe profesorët me të njohur arabë e ndërkombëtarë që janë ekspertë të fesë Islame.

Për turpin e kësaj shoqërie mediet shqiptare publikuan me foto disa nga reagimet e shqiptarëve që përkrahnin terrorin në Paris në emër të mbrojtjes së profetit. Ajo që të binte në sy menjëherë ishte se të gjithë komentuesit shkruanin një shqipe plot gabime dhe me një nivel shumë të rëndomtë të të shprehurit. Kjo tregon shumë për nivelin e tyre kulturor. Këta janë ajo pjesë e jona në të cilën përpara ligësisë mbizotëron injoranca. Pra edhe këta nuk kanë asnjë lidhje me fenë islame dhe vlerat që ajo promovon. Këta janë thjesht viktimat e gjalla të ekstremizmit dhe duhet të na vijë keq për ta. Njësoj duhet të na vijë keq kur lexojmë deklaratën e bërë nga Formui i të Rinjve Muslimanë të Kosovës të cilët i japin Francës leksione demokracie. Nuk përtojnë të bëjnë deklarata të forta këta djem, por përtojnë të shohin se si në faqet e Charlie Hebdo jane ironizuar edhe hebrenjtë edhe budistët edhe katolikët që janë feja e shumicës absolute të popullit francez. Nuk duhet të qeshim me ta, duhet të na vijë keq që askush nuk ua ka mësuar akoma se Laicizmi nuk është fe dhe se nuk ka sesi të ekzistojënjë laicizëm katolik që na qenkërka pjesë e kushtetutës franceze. Të gjithë këta janë viktimat e gjalla të ekstremizmit dhe duhet të na vijë keq për ta. Por natyrisht keqardhja duhet të vlejë vetëm për sa kohë injoranca e tyre është thjesht verbale dhe nuk shkakton viktima.

7 komente në “Viktimat e gjalla të ekstremizmit”

  1. A.K. says:

    Shkrimi shume i mire dhe i logjikshem te uroj sukses.

    1. d.gorezi says:

      Me veprimet idjote te nje grupi te vogel ,gjasme mysliman ,perendimi dhe zagaret e tij ne Shqiperi do te jystifikoje krimet cnjerezore qe ka bere e ben ne emer te fitimit e te babezise qe ka ne themel te llogjkes e ideologjse se vete.
      -Keta njerez qe gjoja terroriste sjane gje tjeter vec bashkpuntore apo te genjyer te sherbimeve sekrete te perendimit te cilat I stervisin I paguajn per ti perdorur ne raste te krizave morale qe kalojne qeverite para popujve te vet.Evropa dhe kapitali qe peffaqson po kalon momente delikate dhe I duhej kjo “analgine”por ne Sqiptarve vec na ngaterron.Ne ngaterron te percaktojme armiqte e kercenimet qe vertete duhet ti dime e luftojme .Armiqte tane jane Ata qe vertet na kane vrare prere e zaptuar pjese te territorit kombetar e te kultures kombetare pra Serbet Greket e Maqedonet.

  2. Jeronim de Rada says:

    Nuk mund te kuptoje dikend qe per Kuranin thot “Ky manual i paqes nuk ka asnje rresht ku te perligjet vrasja e atyre qe besojne e mendojne ndryshe”. E verteta eshte krejt ndryshe. Suret e zbritura ne Meke jane paqesore, por ato te zbritura ne Medine fare nuk jane paqesore. Sureja e pare e zbritur ne Medine eshte EL BEKARE. Ne ate sure Muhamedi a.s. lejon luften, ckas do te thot lejon vrasjen e “atyre qe besojne e mendojne ndryshe”. Sureja e dyte e zbritur ne Medine eshte SURETU EL ENFALE apo perkthyer ne shqip Kaptina e prese se luftes (plackes). Pra Muhamedi a.s. se pari e lejoi vrasjen e atyre qe nuk jane me te, dhe me vone e zyrtarizoi edhe plackitjen e kundershtareve. Dhe cuditerisht Allahu atij ja cakton 1/5 e plackes. Pra nese gjate luftes plackiten 1000 dele apo dhi, 200 i takojne Profetit.

    1. Lexuesi i habitur says:

      Po pse pak libra ka ne bote….miliarda!
      Dhe ju veni e lexoni gjerat me te urryera !!!!!!!!!!

  3. X-man says:

    Ka nje diference te madhe ndermjet vrasjes se njerezve ne lufte dhe ekzekutimit te njerezve qe nuk mbajne arme miku im.
    Ka nje diference edhe me te madhe ndermjet identifikimit te nje armiku qe te kercenon ekzistencen tende dhe vrasjes se atyre qe thjesht mendojne ndryshe me ty…

  4. safo says:

    Ky artikull eshte me shume mbrojtes i fese musilmane. Puna eshte se ata shqiptare qe kane shkruar ne Siri , sigurisht qe kane lexuar ose u kane lexuar te pakten nje faqe nga kurani dhe jo nga bibla. Si ta ha mendja, ne se ne xhamite kosoves do lexonin biblen ne vend te kuranit, do te kishte vullnetare per ne Siri ?

  5. piaza says:

    Ky eshte vetem nje idiot ,qe nuk kupton kufirin e humorit ,gje te cilen sot
    e kuptojne dhe femijet,gjithesesi keto karikatuara jane kritikuar nga njerez ne te zgjuar se ky idioti jone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje