Frikësimi i shqiptarëve

12 Janar 2015, 17:16Blog TEMA

Nga Nikolin Dodaj

 

Në 1936 gazetari amerikan Geroge Seldes, ankohej se dukej sikur bashkeatdhetaret e tij  kur ktheheshin nga pushimet në Itali, thonin: “Duçia eshte i madhe. Trenat mberrijne ne kohe”. Nuk kishte rendesi se cfare u thoje per shtypjen, padrejtesine dhe mizorine fashiste, ato thonin: “Po trenat mberrijne ne kohe”.

Duket sikur për Edi Ramen, “orari i trenave” të  tij janë prishja e kioskave. Interesante wshtw se te gjitha sukseset e tij në politikë janë prishje e kioskave. Nese ti do thuash: ”O njerez, papunsia eshte e madhe, sepse iniciativa e lire eshe frikesuar me kete sjellje”. Njerezit do te thone: “ Por ai po i heq çibanet”. Ju thua: “ Ka friksim fashist me kete fushata policeske”. Prape te thone: “Te paken po i heq çibanet”.

Është me të vërtetë një mashtrim, iluzion, pretendimi se vendi psatrohet me aksione policore. Ne si  shoqeri duhet të mos pranojmë këtë dhunë psikologjike. Bota civile është e tillë sepse shkelësit janë përballur me ligjin, që nuk është një frymor. Por, kur unë jam përballur me frikesimin e një frymori, qoftë edhe kryeminister, unë do të rri urtë vetem nga frika. Sa të mos kem mundësi të bëj gjë. Por, të ndenjturit urtë  per shkak të frikës dhe jo për shkak të marreveshjes që kemi bërë me shoqerinë përmes ligjit, është dhunë.

Por, deri kur ky frymor do te ndaloje; ky mund te mendoje se shtepia ime eshte nje çiban, sepse nuk eshte mjaft e bukur, (shumica e shtepive janë çibane po t’i krahasosh me shtepine e tij) dhe prish pamjen e lagjes, si rrjedhim ka te drejte te vije ta prishe. Me vone mund të mendoje se mendimet e atyre që mendojnë ndryshe janë çibanë dhe duhet t’i ndaloje. Fjalet e të tjerëve janë çibanë dhe duhet t’i burgosë.

Duçia fitoj leje per mizorite e tije me “trenat ne kohë”. Edi Rama po fiton leje me “prishjen e çibanëve” per premtimet e pambajtura. Po fiton leje me çibanat per klimen e  frikesimit per iniciativen e lire.

Të gjitha propozimet që këta bejnë janë propozime shtrenguese, kufizuese, ndaluese. Nuk kane asnjë propozim pozitiv, inkurajues. Këta na thonë kurseni energjine, mos hani buke nese nuk keni të paguani. Nëse ndodh se jeni debitor, do t’ua nderpresim energjine, nëse të errësuar në mendje nga errësira do të guxoni të bëni lidhje e dritave, do t’u dërgojme ne erresiren e biruces. Mirserdhet ne shqiperin e rilindur.

Nëse është e vërtetë se nuk e kanë me mijëra fukarenj, por me ato dhjetra zengjinë që vjedhin per turpin e tyre. Pse u dashka kjo fushatë terrori?  Meqë janë dhjetra hajdutë, atëher asgjë nuk është anormale. Policia si pjese e punes rutinore t’i çojë në burg shkelesit. Por, disiplinimi  që bëhet me anë të terrorit ëshë kryesisht një mesazh për masat. Nese Al Kaida do te kishte inat presidentin amerikan, do të bënte atentat. Por, ajo ka një mesazh per shoqërinë amerikane, dhe prandaj bën akte terroriste.

Edi Rama ka një mesazh për shqiptarët që të rrijnë urtë kur të ngreje çmimin e energjise, se po të kishte mesazh për hajdutët zengjin, thjesht u shkonte tek dera me polici pa kamera, dhe i shoqeronte atje ku duhe të jenë, nëse kanë vjedhur me të veretete. Nëse do të zesh hajdutin ne flagrance, nuk e lajmeron dhe I jep pese dite per te nderprere lidhjet. Këto pesë ditë ishin për t’i dhënë skenë dhe piedestal  veprimeve rutinore dhe për të komunikuar mesazhin se në këtë Shqiperi duhet të jetoni me frikë.

5 komente në “Frikësimi i shqiptarëve”

  1. tirona says:

    Ju bajgat e Berishes flisni cfare te doni dhe si te doni.Fakt eshte qe Rama po e fillon nga te gjitha dhe ne nje 5 vjecar Shqiperia do te jete nje model Europian .Natyrisht qe dhe vende pune do te hapen ,por ju i dini te gjitha per nje vit ,ate qe PD nuk e beri per 23 vjet .

    1. Ilir Hoti says:

      Pisa te tille si N. Dodaj.. e duan vendin rrompalle…pa ligje e shtet..me keq se majmunet ne pylle’ keshtunuk ka frike pushtetari hajduti e krimineli………Boll mjaft Demokracia ka rregulla si EUROPA

  2. alban.ny says:

    Nuk e di se ku jeton ky fare analisti, por lexoj dicka te shkruar ne hava’,i fiksuar pas asaj qe ka shkruar nje gazetar me 1936!Sigurisht, nuk eshte i pari qe e quan Kryeministrin fashist, ka dhe me keq, Lubonja e ka quajtur Hitler,por keto fare analizash me burim nga zyra e Berishes, e me tej, nga Beogradi, jane shtrati per te legjimituar nje kryengritje”antifashiste”, per te cilen kemi qe me 24 qershor’13, pra te nesermen e njemilion shuplakave, qe degjojme.

  3. Joni says:

    O Djali po Shteti eshte Shtet mor djale dhe ketu ne perendim nese ti nuk i zbaton rregullat te vijne e te ngrejne zgupthi me gjithe themel, keshtu njerezit dine se eshte dikush dhe ne kete rast Shteti qe merr persiper pergjegjesite. Ne kohen e Berishes ishte ashtu si thua ti doje te ngreje nje kioske e ngreje dhe ideja e te berit biznes lulezonte duke u rene ne qafe dhjetera te tjereve me te padrejte dhe nese kundershtonte njeri ishte shume e thjeshte kallashin vlla dhe te tjeret rrinin sus. Pra ku eshte ndryshimi mor djale, dale te ta them Ndryshimi i madh eshte se nese njerezit kane frike tani kane frike nga Shteti qe po vendos ligje dhe jo nga rrugecaria qe zuri trotuare e rruge e beri biznes kioskash si i deshi qefi. Hajt tung.

  4. Hazbi Murati says:

    Po thellohuni pak me shume more evlater. Jo cdo mendim kunder qeverise e ka zanafillen nga zyra e Berishes. Tjeter gje do te thote djali. Thellohuni, thellohuni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje