Nga Pjerin Ndreu*
Gjithnjë e më shpesh që prej ditës kur filloi të marrë tatëpjetë karriera ime policore e deri më sot, vazhdoj të mbetem i shokuar se si makineria e dezinformacionit është padyshim gjëja më këmbëngulëse, më permanente dhe më pështirë që ka futur në qorrsokak shoqërinë tonë. Dhe jo pa efikasitet… E mora si pikë referimi veten , pasi jam një ndër ata mbi të cilin taifuni i thashethemnajës ka rënë e vazhdon të bjerë pa mëshirë e pa kursim!
Por më e habitshmja është se prej 22 vjetësh që kur mbarova akademine e rendit publik, gjithçka kam dëgjuar për veten, as në ëndërrat më të gjata të dimrit dhe as në fantazinë më të shfrenuar, nuk më ka shkuar në mendje t’i bëj, ato që më atribuohen t’i kem bërë! Dhe kjo është aq e saktë sa ç’është e saktë se e kam shkruar unë këtë shkrim, sa ç’është e vërtetë se ju po e lexoni atë.
Po ky nuk është shkrim vetëm për veten time se, me qetësi e duke parë para, i kam injoruar e do vazhdoj t’i injoroj, përderisa ndjehem në rregull me veten, me familjen dhe miqtë. Por detashmenti I paskrupullt I dezinformuesve nuk është për t’u neglizhuar sikur s’ka ndodhur gjë. Aq me keq kur ndodh që keto insekte perverse jane arsyeja, kriteret dhe parametrat ku mbeshteten shpesh politikat, gjykimet, vlerësimet, promovimet në shumicën e segmeteve te shoqërisë.
Binomi politikë-krim është në fakt ideatori, projektuesi, planizuesi dhe zbatuesi I gjithë kësaj zallamahie ku gjithshkush që nuk është dhe nuk i shkon për vije këtij binomi pervers, quhet drogaxhi, i korruptuar, i pandershëm, i pazoti, kriminel etj, ndërsa ata që realisht janë të tillë , janë vetë pjesë e këtij binomi ose në rastin më të mirë, ushtarët e tyre që nuk lënë gjë pa bërë por që nuk u përmëndët emri asnjëherë. Jane njerëz që sponsorizojnë thashethemet për të ngritur perden e mjergullës duke e kandisur opinionin publik mos t’i shohë ata, as zullumet e tyre dhe duke i servirur si kurban ata që janë pjesa e ndershme dhe më e aftë e popullatës apo e admnistratës !
Ish spiunë të sigurimit të shtetit, servilë e të paaftë, të korruptuar dhe imoralë, janë pikërisht mezeja që u shijon më shumë e më shpesh disa prej drejtuesve të shtetit. I dëgjon kur ushqehen në tavolina duke folur kundër shefave të tyrë ! Pastaj këtë ushqim, si bagëti ripërtypëse e vjellin te eprorët si thashethem duke e vënë në gojën a të tjerevë. Disa e kanë alibi për të bërë karrierë duke shpifur dhe provokuar sherr, duke u bërë protogonistë me thesin e disinformacioneve në shpinë !
Dikur , p.sh, në Ministrinë e Brendëshmë nje ish-trafikat i skeduar vizash në një ambasadë të huaj, në krye të këtij dikasteri, bëri batërdinë me elitën policore, ndërsa po në të njëjtën kohë një drejtor policie me pseudonimin “Bejruti” , (ish-bashkëpunëtor afatgjatë I sigurimit të shtetit), jepte mend se si të bëhëj rendi ! Pasojat këtij helmimi vazhdojnë akoma edhe sot por nga të tjerë lojtarë !
Fatkeqësisht, keta palaço janë sot e kësaj dite më të fortë e më të sigurtë se kurrë. Vendi është ngërthyer në një situatë kaotike ku nuk dallohet më se kush është i ziu e kush i bardhi ! Llapaqenët, lehaqenët dhe hajdutët janë në krye të punëve të armatës se pafund te maskarenjëvë që zotërojnë prej vitesh jetën publike. Ata shfrytëzojnë e vrasin fëmijë, drekojne me kriminelët e pastaj akuzojnë të tjerët se rrinë me po atë kriminel që drekuan vetë, vjedhin investimet publike, shesin kombin kurdo që ju jepet mundësia, ata nuk dinë ku I kanë pronat, ata akuzojnë këdo që nuk ju shkojnë për shtat, ata e kanë masakruar këtë vend për 23 vjet e vazhdojnë ta bëjnë, ata kane akoma pushtet ! Kwta janw jashteqitja e kwtij vendi, por qw disave ju pwlqwn ta shijojw akoma !
Kanë pushtetin e shëmtuar të dezinformacionit, të cilin nuk e lëshojnë kollaj ! Dëgjoj shpesh që kanë rënë pre e këtij llumi dhe media, dhe opinionistë, dhe drejtues të shtetit, dhe pjestarë të shoqërisë civile, kanë rënë të gjithë në një grackë që nje pjesë e politikës e lidhur ngushtë me krimin u ka ngritur shqiptarëve te gjithë niveleve ! Kjo është tragjedia më e madhe që I ka rënë në kokë këtij vendi. Burrat e ndershëm shpallen të “korruptuar”, e të korruptuarit vetë kanë në dorë te gjykojnë , madje dhe të vendosin, për të ndershmit! Ky është dhe ngërçi paradoksal dhe ekzistencial ku nuk po dimë të dalim prej vitesh e ku noton gjysëm e mbytur një shoqëri e tërë !
Jam i sigurtë se dikush, i fshehur pas monitorit të kompjuterit dhe pseudonimeve virtuale, në komente të shkrimit do te thotë që ky është super i korruptuar vetë dhe na jep mend! Le të thonë ! Jam aq I pastër ne jetën time sa asnjeherë askush nuk do mundet të gjejë asgjë që të kënaqë sadopak oreksin e palaçove ! E për sa kohe jam I qete, s’kam ndër mend të ndalem se të them të drëjten, kam filluar të ndjëj neveri për një racë që s’kanë lënë gjë pa bërë e nga ana tjetër, janë dhe bojaxhinjte më të zëllshëm të nxirjes se të tjerëve !
Është koha që politika të shpëtojë vendin nga pjesa e vet realisht e infektuar, ta diferencojë pjesën e shëndoshë nga ajo në simbiozë me krimin, te mos bashkëjetojë me thashethemin, me servilët e intrigantët, e të reformojë shoqërinë, drejtësinë që është dhe ajo që duhet të gjykojë cfarë është e zezë e çfare e bardhë !
Personalisht refuzoj me gjithë forcën që më jep pastërtia ime e padiskutueshme, dhe e familjes (duke ju bërë me dije se deri në 5 brez as nga nëna as nga babai nuk kam qoftë një kontigjent kriminal) , cilindo që tenton të njollosë personanalitetin tim me disinformacione banale. Nga ana tjetër ftoj gjithkënd që di një fakt të provuar për implikimin tim, qoftë individ apo strukturë shtetërore ta bëjë publik duke e siguruar se do më duhet vetëm një minut për tu larguar nga cdo ambicje politike. Përndryshe larg nga llumi i thashethemnajës sepse jemi njerëz, kemi familje, femijë, kemi miq e shokë që ndikohen në njefarë mënyre. Boll me të tilla kulimlleqe se nuk jua kemi më borxh ! Shqipwria meritn tw jetw e njerwzve tw ndershwm e jo e maskarenjwve pa din e iman!
*Deputeti i PS-së
ik o qelbsire se i felliqe edhe gazetat.
Ky Pjerini, më ka lënë një shije pozitive sa herë e kam parë dhe dëgjuar në parlament e në komisione parlamentare, ndaj, pavarësisht se s’di më shumë për te, them që me këtë shkrim ka plotësisht të drejtë. Bajgat e PD janë të aftë për ta kthyer botën përmbys si askush tjetër dhe s’pyesin që kanë marrë refuzimin e shqiptarëve të cilët duan ti shikojnë jashtë politikës dhe jetës publike. Është çudi se si vazhdon ti ndjekë pas një kontingjent jo i vogël idhtarësh!
ariu! A mos je vete Sali Krimineli? ose nje i asaj rrace sigurisht je. Se njeri tjeter nuk munde te shkruaj ashtu si ti,, sado i piste me ken. Po te them, nuk e njoh nga afer Pjerin Nreun e nuk kam mundesi ta njoh meqe jam larg shqiperise e ne moshe te trete sa Sali Krimineli, qe per fat te keq Salen e kam njofte e me ka njofte si paren e kuqe si thojne ne Shkoder. Nje njeri servil e dinak me te medhejt e mosperfilles e kapadai me te vegjelit, rrace Malcorhaneje i thoshim ne Shkoder. Sali Berisha nje spijun i UDB-se nje dhanderr i Serbise me akuzonte mua per dashamires i Jugosllavise, apo mekeq edhe spijun duke angazhu shikun te me ndjeki e djegi per te mbulu pislleqet e tija. Nje nder to eshte edhe krytari i sotem i Shish kelysh besnik i Sales e sheptor besnik i Serbit. pra ai Vishoja qe ti z. Pjerin zbulove e vertetove se ka pergju Opoziten e Qeverine kundershtare te Sales. Pra kjo lloj rrace jane aqe e lidhun dhe aqe e forte sa vete bejne e ty e mua na akuzojne e vazhdojne jeten normale biles me miljarda dollare kane transferu ne parajsa fiskale e miljarda fitojne edhe sot ne firma e kompani me emra te tjereve. Te gjithe koncesionet i ka Sali Berisha me familjen, te gjithe hidrocentralet e dhanuna me koncesion ka % Sali e Shkelzen Berisha. Te gjitha mediet mbas 2005 jane te Sali Berishes e jo te Frangajve apo te tjereve, ato jane vetem drejtore me rroge e % te vogel. Hajduti, Krimineli, Llapaqeni, Mashtrusi, Mafjozi,Organizatori i te gjitha poshtersive (Nana e te gjitha te keqijave) eshte Sali Berisha. Po e izolut ate keni shpetu shqiperine e Popullin, e veten tuaj, ndryshe ai vend nuk bahet kurre. Nese do votonin ligjin per dekriminalizimin e politikes, mos harroni 97, mos harroni Remzi Hoxhen, mos harroni Gerdecin, mos harroni 21 Janarin.
Super…
A mer qullac ik ke mami ankoju se ta ka mbledh piktori tall trapin me ty
Prokurori Ramadan shkon ne Vlore –
-Allahu e ruajte prokurorin Ramadan.
Menjehere dhe shume cuditshem, sapo mbylli dosjen e «madhe te vjedhjes se Bankes», Prokurori ramadan u trensferua me «ngritje » ne Vlore. Si ka mundesi qe ky «hero» qe arrestoi deri edhe Fullanin e madh u qeua kaq lehte nga Tirana? E thjeshte: ai e teproi, shkoi me larg se duhej ne zbatimin e urdherave dhe hapi telashe politikes. E tani sherben si mish per top per te kenaqur te dy palet e kesaj ngjarjeje.
Po si ja arriti ta bente kete qe beri ky prokuror ? Le ta analizojme.
A ka shenja te ekstremizmit fetar fondamentalist islamik te prokurori Ramadan Troci ??? Ky prokuror ka lindur dhe eshte rritur ne fshatin Zall-Rec te Dibres. Kur them eshte rritur ka kuptimin eshte edukuar atje derisa ka shkuar ne shkolle te larte. Dhe eshte edukuar ne gjirin e nje familjeje teper te madhe e te nje farefisi te gjere ku mbizoteron kolektiviteti dhe sakrifica per fisin dhe jo individualizmi. Gjithashtu ne menyren e tyre te jeteses mbizoteron edhe besimi ekstrem fetar mysliman mbeshtetur ne parimet e shejta te fese islame. Urdheri i paterfamiliasit, pra i me te madhit se ai, kushdo qofte ky ne fis, e jo venja ne pah e vlerave personale si individ. Pastaj eshte fisi ose me e pakta familja qe mblidhet dhe vendos per te ardhmen e ketij individi, sic jane martesa, shkollimi, puna etj., duke mos u marre fare parasysh mendimi dhe pelqimet e tije. E keshtu ne kushtet moderne, ata, pra fisi dhe rrethi social fshatar ku eshte rritur e formuar prokurori Ramadan, me nuhatje prej fashatari i kuptojne se nuk ka se çfare i sherben ne fshat ky djale dhe paguajne, investojne dhe e dergojne ne fakultetin juridik e keshtu vazhdon investimi i tyre deri ne dergimin ne magjistrature dhe emerimi si prokuror. Ata e dine se ky djale do t`jua shperbleje investimin fisit-familjes nje dite. Keto jane metoda te vjetra sa vete egzistenca e ketyre fshatrave dhe fiseve ne histori. Moderniteti qendron se nuk e dergojne per agronom, veteriner, kryetar keshilli apo sekretar partie koperative, si dikur, por per jurist-prokuror. Keshtu kane vepruar ata qe nga koha e turkut, metoda nga te cilat kane nxjerre jo pak perfitime per vehte(deri edhe pashallare jane bere me keto forma), por gjithmone ne dem te vendit. Kur ne pushtet ishte partia e pune dhe Enver Hoxha, me keto forma ata arrini deri ne krye te kooperativave bujqesore, keshillave te fshatrave e deri ne komitetet egzekutive apo sektoret e bujqesise ne rrethe, madje deri ne sektoret me delikate si sigurimi i shtetit. Kur ne pushtet erdhi partia demokratike po keshtu iu ngjiten dhe vepruan duke perfituar prej saje. Tani qe demokratet koha i nxori nga loja po keta me te njetat metoda i bashkangjiten socialisteve. Ne keto forma kane egzistuar keto lloj fisesh fshatare ne qindra vjecare, pikerisht ku eshte rritur edhe prokurori Ramadan.
Deri ketu nuk kemi çfare themi, madje edhe per faktin se Ramadani ishte prokuror i Bulqizes(jo shef, por prok. i thjeshte) deri ne 2012 dhe ka me shume se dy vjet qe erdhi ne Tirane. Pra ne fund te mandatit te presidentit Topi, u gjet kaq i afte ky prokuror nga Bulqiza dhe u transferua ne Tirane. Po çfare çeshtjesh te veshtira paska patur e varfera Bulqize, sa ta bente Ramadanin me kaq shume experience qe te perballoje Tiranen??? Kuptohet investimi prane presidentit Topi per keto transferime. Jo me kot ndalova ne kete rezyme-analize, per te paraqitur se ku eshte rritur, si eshte edukuar dhe si ka arritur deri ketu prokurori Ramadan.
Por nuk mund te rri pa permendur si pjese te edukates se tije edhe formimin islamiko fondamentalist fetar te prokurorit Ramadan. Kjo per arsye se ai eshte edukuar gjate rritjes ne fshatrat e Dibres. Dhe Dibra shquhet ne te gjithe trevat shqiptare nga Ulqini e deri ne Struge, nga Saranda e deri ne Mitrovice si zona me e islamizuar fetarisht, si zona me besimtare dhe me ekstremiste e gjithe besimtarve myslimane shqiptare. Pyesni ekspertet dhe ju a konfirmojne me fakte. Por te flasesh per Dibren ne kete pike duhet nje shkrim tjeter. Tani kemi Ramadanin. Keshtu qe Ramadani eshte edukuar dhe brymosur ne genet e tije me edukaten islamike duke theksuar ate te perbuzjes ndaj femres si edukate tradicionale(ne fis-familjen e tije vendimet i merrnin gjithmone burrat), si dhe me edukaten e urrejtjes ndaj gjithshkaje perparimtare e moderne, si edukate bashkohore, sepse ai e di qe familje-fisit te tije i eshte dashur te paguaje shuma te medha parash per te arritur ketu ku eshte. Pra ai eshte goditur ne personalitetin dhe karakterin e tije, kur i eshte dashur te paguaje per arritur ne kete karriere, pasi e ka kuptuar se sa i nenshtruar dhe depersonalizuar eshte pozicioni i tije ne kete shtet. Dhe ky eshte demi me i madh qe ka bere korrupsioni ne kete vend. Se ai qe ka arritur me korrupsion dicka ne jete, degjeneron ne ate shkalle te personalitetit dhe psikologjise se tije, sa nuk pyet me per asgje, nuk i ben asgje pershtypje.
Por le ti kthehemi edukimit te tije fetar. Duke qene Dibra zona me ekstremiste fetare islamike ne Shqiperi kuptohet edhe edukata e Ramadanit. Kjo duket edhe nga emri i tije thellesisht fetar i pazakonte ne ato vite ku mbizoteronin edhe ne fshatrat me te thella emrat pagane ilire si detyrim nga sistemi kohes. Duke u edukuar fetarisht ai ka nje urrejtje per femren ne pergjithsi(kushedi sa here ka pare te atin duke i rrahur te emen ne sy te femijve) dhe dhe sidomos per femren moderne ne veqanti. Kur ishte student i pat çuditur dy shoke te tije te klases kur iu pat thene gjithe mllef(ne nje bisede konfindenciale mes djemsh) se te gjitha femrat qe ngasin vete makinat jane kurva. Po te kishte mundesi dhe po te ishte Shqiperia si Afganistani i kohes se talebaneve ai me siguri do te merrte pjese ne vrasjen e femrave me gure ne publik. Sepse keshtu eshte edukuar Ramadani. Ne fund te fundit edhe talebanet qe e bejne kete pune nuk ndryshojne shume nga Ramadani, por kane kushtet per ta bere ate, gje qe Ramadani nuk i ka. Ndryshe nuk ka si shpjegohet mbajtja ne burg e disa grave e vajzave, dhe kerkesa per gjykaten per tu denuar ato deri ne gjashte vite burg, te cilat nuk i kane bere asgje dhe as qe e kane njohur ndonje here, pervecse jane bere pre e urrejtjes se tije fetare islamiste si femra moderne me paraqitje europiane, qe punojne ne isnstitucione financiare ne kryeqytet.
Por ai ka arrestuar edhe guvernatorin, me te drejte arsyeton dikush. Nuk hyn feja ketu. Ketu hyn ajo qe paraqitem me lart. Investimi per karrieren dhe urrejtja qe ka krijuar ky tip kunder gjithe botes, per shkak te goditjes qe ka marre ne karakter dhe personalitet, kur eshte nenshtruar te paguaje per karrieren(e perseris nuk ka degjenerim me te madh per njeriun se sa kur paguan per te fituar nje te drejte).
Keshtu qe prokuri Ramadan eshte gati te sillet si terrorist fondamentalist – ne kushtet e Shqiperise pra, jo te Iranit – per te shfyre dufin e tije te urrejtjes si fetar dhe si fshatar. Po te ishte Shqiperia ne kushtet e Afganistanit te kohes se talebaneve Ramadani do te ishte si personazhet talebane te romani «Gjuetari i balonave ».
Por ai nuk e kupton se ndodhet ne Tirane. Formimi i tije i ngushte fshataresk nuk i jep mundesine ta kuptoje kete. Ai kujton se duke paguar dhe sherbyer mund te pushtoje Tiranen. Dhe vertete. Atij i thane: arresto guvernatorin dhe ne 2017 kur Llalla mbaron mandatin ti do te behesh Prokuror i Pergjithshem. Eureka tha Ramadani e pushtova Tiranen. Mirepo fluturoi ne Vlore, ne rrethin me skandaloz ne lidhje me krimin. Mbetet te shohim fatin e ketij djali, kam pershtypjen se do te jete teper mjeran dhe i gjithe qyteti sot po qesh me te madhe me te. Por demet qe ata lene pas jane te pariparueshme per shoqerine shqiptare. Nuk eshte hera e pare qe politika gjen te tille mjete mekanike te bindur si puna e Ramadanit, te cilet te edukuar dhe formuar si me lart analizuam, i sherbejne ne menyre psikike, duke menduar qe edhe te arrijne lart ne pushtet, megjithse duke shkelur ne jete njerezish njelloj si talebanet. Shkurt prokurori Ramadan do te hante edhe nenen e vet te pjekur ne pjate e jo me te bente ato arrestime qe beri per te arritur qellimet e veta. Allahu e ruajte prokurorin Ramadan.
Nje Big Like per komentin qe ben biografine e Ramadan Trocit. Politika te mos na lere ne dore te talebaneve….Zyra e desinformacionit na ka nxire jeten, flas edhe per veten time. Ngaqe jemi mesuar te degjojme perveten tone vetem fjale te mira ashtu sic jemi ne te verte, ne momentin qe diku na del emri (nuk eshte cudi qe dora e tyre te shtyn per te dali publikisht….) degjojme ne menyre te befte fjale per veten dhe kjo ne fillim duket si rastesi, por pastaj eshte nje uje qe rrjedh pa pushim….Nje mik i familjes sime (te cilin e kishin pyetur per mua) me tha ne telefon: Ti je Kristal, prandaj mos u shqeteso fare…
Eshte e thjeshte te japesh keshilla, por shume e rende ta kesh mbi shpinen tende. Nuk ke ku te ankohesh sepse titullari eshte bere njesh me kete grup desinformatosh, te cilet diku raportojne…
Une mund te shkruaj ketu cudira, por nuk e bej sepse nuk do te me besoj askush.
I kam duruar per vite te tera dhe kam bere gabim. neser do te shkoj ne Ambasaden Amerikane dhe do le atje denoncimin tim me shkrim. S’kam frike askend!!!
use nuke them se ti je app she i paster, dozen ne zjarr se ve, po the them qe kete shkrim ta kane bere e se ke krijuar vete……
https://www.youtube.com/watch?v=rFyPS_IgYp4
Njeri qe gjuan pas shpine. Sa turp
Nuk besoj se e ka shkruar Fullhani me doren e tij dhe as familjaret, mbasi shkrimtaria nuk eshte pika e forte e tyre, por me para zgjidhet kollaj cdo gje. Si porositen dhe paguhen vrasjet ashtu kollaj paguhet dhe nje shkrim. Dhe nuk kam opinion per prokurorin Rahmadan ashtu dhe fisin e sterfisin e punetorit qe ka shkruar komentin.
Fakti qe i hyre politikes duke qene polic,tregon se i ke hyre Detit ne kembe.E njejta gje me ata qe e pesojn sepse i largohen tradites.Kur nuk i din rregullat e lojes,perse futesh ne loje?Koncentrohu tek akuza dhe lere biografine.Kamera te kompromenton,ke goditur nga mbrapa,dhe vete i dyte.Si polic qe je,besoj qe e din mir,se kur je dy veta e siper je me i renduar,
sepse hyn tek krimet e organizuara”bande”.Perderisa dole ekstra ne koridor per ta goditur Strazimirin,te len te besosh se kerrcenimi me jete eshte i vertete.Duhet te kuptosh se politika kerkon nerva çeliku dhe jo zgjidhje “shqiptarshe”.Ka gjygje “Zoteri” per akuza te rreme.Nese nuk e kupton ti kete,si do ta kuptojn njerezit e thjeshte funksionin e drejtesise?
Pjerin Ndreu eshte nder specialistet me te mire, me kurajoz dhe me i drejte ne profilin e tij te policise.
Nuk e kam zakon te ndërhyj ne faqe ku komentuesit kanë të drejtë të shkruajnë si në votim të fshehtë. Pra, duke u fshehur pas një nickname anonim, të thonë dhe të shkruajnë aq sa ua pret mendja në moment, në shume raste jo më shumë se sa të sugjeron kakofonia që politika shqiptare përhap gjithë ditën dhe për shtatë ditë të javës.
Gabimi i parë ndodh për faktin se ne shqiptarët zakonisht e harrojmë të shkuarën aq shpejt sa nuk duhet të këte popull të dytë të ngjashëm në botë. Gabimi tjetër është se nisemi të shkruajmë një gjykim pa u mbështetur në njohje të çështjes.
Ndërsa gabimi më i pafalshëm është se shpejtojmë ta ndërtojmë komentin sipas oreksit, pra ashtu siç na pëlqen për momentin kur e shkruajmë, ose sipas orientimit të një sipmatie apo antipatie të lidhur me përkatësinë tonë politike.
E pra, që të mos e zgjas hyrjen, unë do të shkruaj nja dy llafe për këtë Pjerin Ndreun.
Me ka lidhur puna ta ndjek, e njoh shumë gjatë dhe rrjedhimisht mendoj se kam mundësinë e një gjykimi më të përafërt. E kam njohur për herë të parë kur ishte Drejtor policie në Gjirokastër. Ishte viti 1999 dhe, nëse shumëkush mund ti thërrasë kujtesës, në këtë zonë kishte shpërthyer në mënyrën më të egër epidemia e pengmarrjes së njerëzve të ndryshëm me qëllim vjeljen e gjobave. Grabiteshin fëmijë e të afërm biznesmenësh, ndonjëherë nuk kurseheshin edhe familjarët e dyqanxhinjve të rëndomtë. Ndër pengjet VIP që më vijnë në mendje ishte një vajzë e vogël e quajtur Sofi, apo i afërmi i një biznesmeni grek me mbiemër Lalioti. Vetem pak janë pas emërimit të Ndreut dhe stafit të tij në Gjirokastër ky fenomen mori fund. Pengjet u liruan, autorët në rastin më të mirë u futën në burg ose u ndoqën nga RENEA deri në skutën e fundit e ndonjëri edhe u shkua në plumb.
Pak vite më pas Ndreun e kujtoj Drejtor të Policisë së Shkodrës. Në këtë kohë ishte qarku me i pakontrolluar nga shteti. E kam parasysh në një rast Ndreun të lodhur, kur na u drejtua ne gazetarëve të kronikës me fjalët: “Nuk po e marr vesh se ç’bëhet në Shkodër! Edhe pse po i godasim që të gjitha grupimet kriminale, edhe pse i mbushëm burgjet, ende kemi shumë vrasje e ngjarje”. Gjithsesi Shkodra, që nga kjo kohë, nuk pati më shumë probleme se rrethet e tjera të vendit.
E sjell ndërmend Pjerin Ndreun edhe në krye të Policisë së Tiranës në vitet 2003-2004, kohë kur futi në burg të gjithë më të fortët e kryeqendrës, papërjashtim, të gjithë ata që sot, ne, që nga gazetarët deri te politika e të dy krahëve, jemi katandisur në ditën kur kemi frikë tu përmendim emrat.
E kujtoj edhe kur kapi 20 kg heroinë në autobusët e Xhoi-T…, e kujtoj se si menjëherë më pas e detyruan të japë dorëheqjen. Kujtoj se një ditë më pas Sali Berisha doli të akuzonte pushtetin e Fatos Nanos që “largoi nga detyra drejtorin menjëherë sapo kapi 20 kg drogë në autobusët…”
E kujtoj Ndreun të papunë, kur me vështirësi ja dilte të mbante familjen, edhe pse nuk e kishte zakon të qahej.
E kujtoj se si të njëjtët njerëz që e detyruan të dorëhiqej nga posti i Drejtorit të Policisë së Tiranës, i bënë një kurth me mesazh telefonik duke e prangosur në mënyrë të paligjshme nën akuzën e “keqpërdorimit të thirrjeve telefonike”.
Sigurisht që gjykata e nxori të pafajshëm që të nesërmen, por kur Ndreu shkoi në shtëpi nuk e gjeti më në jetë të atin, edhe pse nuk e kishte aq të moshuar. Hidhërimi për ngjarjet që po ndiqnin të birin ja kishin shkurtuar jetën.
Kujtoj se si shoqëria jonë i nxori shumë shpejt dhe përgjithmonë jashtë vetes që të gjithë ata njerëz që shkatërruan karrierën e Pjerin Ndreut.
Por, 10 vite me pas, – EUREKA!
Del deputeti G. Strazimiri dhe e rreshton Pjerin Ndreun ndër parlamentaret që kanë precedentë penalë apo lidhje me krimin.
A ka fyerje më të madhe për një njeri që më shumë se kushdo tjetër ka punuar dhe rrezikuar për shtetin në sektorin më të vështirë, që është policia?
Koha e gjatë si gazetar i kronikës më ka dhënë mundësinë të konfiguroj në mendje një listë policësh që kanë punuar më shumë për shtetin se sa për vete. Është një listë e shkurtër, që rendit pa as më të voglin dyshim pikërisht këtë njeri, Pjerin Ndreun, në majë, – sigurisht, deri në kohën kur një i dytë do e kalojë.
Ti thuash Pjerin Ndreut se je i lidhur me krimin, apo se ke precedentë penalë për mua është njëlloj si ti thuash Kadaresë se ti je injorant e nuk di të shkruash, ti thuash Lorik Canës se nuk ke gjak shqiptari, ti thuash Edi Ramës se nuk di të bësh fasadë, apo Sali Berishës se e ka shumë për zemër ligjin.
Por fyerja bëhet edhe më e rëndë kur sheh gojën se nga ajo del. A e keni vënë re se vitet e fundit është bërë e modës të përzgjidhen njerëzit që bëjnë këto role? Janë specialistë, nga të dy krahët e politikës, specialistë të goditjes me baltë ndaj kujtdo që u jepet urdhër politik. Ndërsa loja është jo ekskluzive që të goditet Pjerin Ndreu. Loja është që duke përfshirë sa më shumë emra deputetësh, fenomeni të bëhet edhe më i besueshëm. KAQ.
Ndjesë për gjatësinë e të shkruarit, por vazhdoj të kem dobësi për ata pak njerëz që kanë punuar dhe rrezikuar për shtetin edhe pse sot mund ti konsiderojmë specie në zhdukje. Shkruaj kështu duke vazhduar të kem respekt dhe siguri edhe për gjykimet e mia.
Ferdinand Dervishi, gazetar, autor i ABC/story.
Po prandaj e zgjodhen ramadanin dhe ate mucin per fullanin se nje prokuror apo gjykatese me dy pare mend nuk do arrestonte ashtu kuturu ku dhe sot e gjithe diten akoma se ka bere akuzen per ate. Po shumica e shqiptareve jane tamam si dele ju servir fullani nga Politika qe te shpetonte ajo vete. mendoni per nje moment mos te ishte rasti fullani se ca do ishte bere me kete Ramen dhe me ate Bracen qe kane 1 vit e gjysem qe nuk kane bere asgje te hajrit per njerezit. Arrestimi i fullanit ne ate menyre i hapi deren ketyre qe te arrestojne pa kriter gjthe shqiptaret per dritat apo ujin e kush e di se cdo vije tjeter ketu do jemi.
Ky pjerini doli para prokurorise ne televizion ku e pane gjithe shqiptaret para se te dilte video e kuvendit dhe genjeu duke thene se po ta kishte qelluar do jipte doreheqjen. Videon e pame te gjithe se si e qelloi ne koke pas shpine. Keta tipa qe genjejne dhe nuk i skuqet faqja po na dalin dhe me artikuj duhen zhduk sa me pare nga kuvendi se nuk kemi hajer nga keta kur genjejne per kaq pak mendo per gjera me serioze(Ky eshte dhe ne komisionin e sigurise ne Parlament) ky ka te gjithe potencialin per tu bere o spiun o hajdut. Ketij me se pakti duhet ti hiqet certifikata e sigurise qe ka per te marre pjese ne komisionet e sigurise ne parlament.
Pjerin qekurse u ngaterrove me grupin e trafikanteve te droges e prostituva tom kodoshi, arben kurva, mark palla e parid koqja te piu e zeza. tani dili zot vehtes oj malsor trim
Njerezit jane injorante dhe i bejte te gjithe me boje. nese ka nje gje pse nuk ja cojne ne prokurori ketij ? Kete e ka thene ne shkrim edhe vete, gjejeni dhe do ik nga politika.