Nga Xhovani Shyti*
Për të dytën herë pesë shqiptarë kanë ngritur në këmbë dhe kanë korrur duartrokitje të parreshtura nga përfaqësuesit e pushtetshëm të globit, por edhe nga politikanë e qytetarë të vëndeve të ndryshme të botës.
Kjo ndodhi të dielën, në Paris. Në marshimin e madh homazh ndaj shtatëmbëdhjetë viktimave të terrorizmit islamik që e riktheu edhe një herë kryeqytetin e magjishëm francez në kryeqytetin e gjithë botës.
Hera e parë, kur burrat e shteteve më të fuqishme të botës u ngritën në këmbë dhe nisën të duartrokasin pa ndërprerje katër përfaqësuesit religjionarë të delegacionit shtetëror shqiptar, të porsahyrë në sallë, ka qenë tetëdhjetë vite më parë. Dhe në Paris.
Pikërisht atëherë kur sovranët e përbotshëm ishin mbledhur në Ligën e Kombeve për të vendosur fatin e ardhmëris së Shqipërisë.
Entuziasmi në sallën e Ligës së Kombeve shpërtheu pikërisht atëherë kur katër përfaqësuesit religjionalë të delegacionit shqiptarë të kryesuar nga Imzot Fan Noli, dmth kur kreu i orthodhoksëve, kreu i myslimanëve, kreu i bektashinjve dhe ai i katolikëve, kaluan pragun dhe hynë në sallë. Harmonia fetare shqiptare i mahniti fatvendosësit e vëndeve, që edhe për këtë motiv e lanë pas krahëve frazeologjinë bismarkiane që e vlerësonte Shqipërinë si shprehje gjeografike.
Po e njejta gjë ndodhi edhe të dielën në Paris, ku krahas më shumë se gjashtëdhjetë burrave të mëdhenj të shtetit e politikanëve potentë gjithëbotërore, në marshimin e solidaritetit ngushëllues dhe protestës antiterror, përveç përfaqësuesve qeveritarë pjesëmarreshin edhe katër përfaqësuesit religjionalë, pjesë e delegacionit shtetëror që përfaqësonte vendin.
Të pjesëmarrë në këtë marshim të madh solidariteti e proteste antiterror ishin përfaqësuesi i fesë orthodokse, përfaqësuesi i fesë katolike, Babai i bektashinjve dhe përfaqësuesi i fesë myslimane. Kryeministri në mes. Që të katër të veshur me uniformën religjionale që me mozaikun e krijuar ia shtoi edhe më shumë entuziasmin parakalimit përgjatërrugor.
Gjatë përshkrimit në këmbë të rrugës shpenëse për tek sheshi “Republika” katërshja religjionale shqiptare, me Kryeministrin në mes, ndezi entuziasmin e turmave të rreshtuara, që nuk ndalën së duartrokitur këtë shembull të pashembullt gjithëbotëror. Sërish harmonia fetare e ngriti në piedestalin e dëshiruar gjithëbotëror vendin e vogël ballkanik, me katër fe, që, çuditërisht, ndërsa është e vërtetë se jeton në harmoni religjionale, për më shumë se dy dekada, nuk po ja del të vendos paqen dhe harmoninë politike.
*Kryeredaktor i “shtypi.net”
Ok por kjo nuk i pelqen Meros dhe Andi Bushatit! Te ben perthypje kotesia e kundershtimit te kesaj ideje!Shqiptare analiste, qe jane vene ne sherbim te politkes se dites!
Mbyllja ishte teper domethenese ,por fatkeqsisht Shqiperia nuk ka patur fat ne politike .Me Berishen nuk mund te kesh harmoni.Ky eshte i gjithe ngerci.
Megjithate nuk mund te bejme nje analogji me Religionin ,Ne politike ka kundershtime mendimesh ,ndersa ne fe ka bindje .Ne Shqipetaret karakterizohemi nga kokeforcia dhe veshtire se biejme dakort me njeri tjetrin.
Eshte per tu permendur thenja e Fishtes ,eshte me e lehte te mbushesh nje
thes me pleshta ,sa te bashkosh dy Shqipetare .
Bravo Shyt, me ke knoq ket here vlla. politikanet ton jena ma keq se pleshtat vlla se pleshtat te pickojne me kro po e krujte shkon ene ngrope.
ajo foto e kater fetarve shqiptar me kryeministrin n mes m bo me qesh se ed rama duket si ai gishti i mesit qe ngrejn perpjet gangot kur ofendojn dike
Si të qaj nga frika e Allahut?
Unë jamë një burrë që kurr nuk qaj. Si ti bëjë sytë e mi që të qajn nga frika e Allahut në pajtueshmëri me hadithin: “Dy sy që nuk do të preken nga zjarri” në të cilin cekët “Syri që qan nga frika e Allahut”? Allahu të shpërbleft me të mirë.
Përgjigje
Falenderimi i qoft Allahut
Padyshim se ndjenja jote për keqardhje të mungesës së kësaj mëshire është shenjë shumë e mirëTi duhet ta dish se muslimani mund ta bëjë vetën të qajë nga frika e Allahut, duke vepruar këto:
1 – Ta bësh vetën që ta ndiej frikën e Allahut
Kjo qarje është si fryt i dituris së dobishme, siq thotë al-Kurtubi në komentin e ajetit (interpretimi i domethënies):
“Dhe ata hudhen me fytyra në tokë duke qajt”
[al-isra` 17:109]
Kjo është një përshkrim gjuhësor i tyre dhe lavdrim për ta.Eshtë obligim për gjdonjërin që fiton dituri ta arrit këtë shkall, pra që kur ta ndëgjoj Kuranin të jetë i mbushur me frik dhe butësi. Në Musnad al-Daarimi është transmetuar prej Abu Muhamedit se al-Tajmi ka thënë: Kujt ju është dhënë dije dhe nuk qan, ai nuk meriton të ketë ndonjë dije, sepse Allahu i ka përshkru ata që kanë dije; dhe pastaj recitoi këtë ajet.
Al-Xhaami’ li Ahkaam il-Kur’aan, 10/341-342
.
2 – Të lexuarit e Kuranit dhe të thelluarit në domethënien e tij
Allahu thotë (interpretimi i domethënies):
Thuaj: “I besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bëhet dëm), e atyre që u është dhënë dijeni (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet atyre, ata hudhen me fytyra (përdhe) duke i bërë sexhde”.
108. Dhe thonë: “I lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë është i realizuar”.
109. Dhe duke qarë hudhen me fytyra (kur dëgjojnë Kur’anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj All-llahut)
[al-Isra’ 17:107-109]
Këta (të përmendur) ishin që All-llahu i gradoi nga pejgamberët pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilët), dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur; kur u lexoheshin atyre ajetet e Zotit, binin në sexhde dhe qanin.
[Merjem 19:58]
Eshtë thënë se Ibn Masudi (qoft Allahu i kënaqur me atë) ka thënë: Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoft mbi të) më tha mua: “Lexo Kuran për mua.” Unë i thashë: “O Lajmëtar i Allahut, a të recitoj për ty kur ai të është shpallur ty?” Ai tha:”Dëshiroj që ta ndëgjoj prej dikuj tjetër.” Prandaj unë recitova Suren Al-Nisa` për të, dhe kur arrita te ky ajet – Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk besuan)? [al-Nisa’ 4:41] – ai tha: “Kjo është mjaft për tani.” Une u ketheva nga ai dhe pashë sytë e tij se kishin vërshuar me lot. al-Bukhaari, 5050; Muslim, 800.
3 – Të diturit e madhështis së shpërblimit për të qajturit, veqanarish kur njeri është vetë.
Eshtë transmetu nga Abu Hurejra (qoft Allahu i kënaqur me atë) se ka thënë: Lajmëtari i Allahut (S) ka thënë: “Njeriu që qanë prej frikës së Allahut nuk do të hyj në Xhehenem derisa qumshti të kthehet në gji, dhe pluhuri i shkaktuar (kur të luftohet) për hir të Allahut dhe tymi i Xhehenemit kurrë nuk do të bashkohen.” Transmetuar nga al-Tirmidhi, 1633; al-Nisaa’i, 3108; i klasifikuar si saheeh nga al-Albaani.
“derisa qumshti të kthehet në gji” është metafor për të qenurit e pamundur, sikurse në ajetin ku Allahu thotë(interpretimi i domethënies): “dhe nuk do të hyjnë në Xhennet deri të përbirojë devja nëpër vrimën e gjilpërës.[al-A’raaf 7:40]. Tuhfat al-Ahwadhi.
Dhe është transmetuar se ai ka thënë: Lajmëtari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoft mbi të) tha: “Janë shtat të cilët Allahu do ti vejë nën hijen e Tij në ditën ku nuk do të ketë hije tjetër përveq hijes së Tij: sundimtari i drejt; një i ri i cili rritet në adhurim ndaj Allahut; një person ku zemra e tij është e lidhur ngusht me xhami; dy persona që e dojn njëri tjetrin për hir të Allahut, takohen dhe ndahen në bazë të kësaj; një person që është thirrë (të bëjë gjunah) nga një grua e pozitës së lart dhe me bukuri të madhe dhe ai thotë, `Unë kam frik Allahun`; njeri që jep sadaka aq fsheht saqë dora e tij e majt nuk e din se qbënë dora e tij e djatht; dhe njeri i cili e kujton Allahun kur është vetë dhe syt e tij vërshojn me lot.” Transmetuar prej al-Bukhaari, 660; Muslim, 1031.
Të qajturit kur je vetëm është vequar për arsye se kur të jesh vetë është koha e nxitjes së zemrës që të bëhet më e fort dhe është motivi i fort për të bërë mëkat, dhe është larg asaj që të bëhet mendjemadhësi. Prandaj nëse personi mundohet që ta bëjë këtë, dhe e bënë vetën që ta ndiej madhështin dhe fuqin e Allahut, dhe syt e tij vërshojn me lot, atëhere ai meriton të jetë nën Fronin e Më Të Mëshirshmit në Ditën ku nuk do të ketë hije tjetër përveq hijes së Tij.
4 – Të mendosh për gjendjen dhe guximin tënd gjatë bërjes së mëkatit, dhe të kesh frik Allahun që ta takosh Atë në atë gjendje.
Njëri prej të devotshmëve e ka pas zakon që të qaj natë dhe ditë, dhe diq i është thënë në lidhje me atë. Ai tha: ” Unë kam frik se Allahu do të më sheh mua duke bërë gjunah dhe do të thotë: “Largohu prej Meje se Unë jam i hidhëruar në ty.” Sidoqoft Sufjani e ka pas zakon të qaj dhe ka thënë: “Unë kamë frik se do të më mirret besimi në momentin e vdekjes.”
Ismaa’eel ibn Zakarija e përshkruajti Habib ibn Muhammad, që ka qenë fqij i tij. Ai tha: “Gjdo mbrëmje e kam dëgjuar duke qajtur dhe gjdo mëngjes e kamë dëgjuar duke qajtur, prandaj shkova te gruaja e tij dhe i thashë: “Qka është me të? Ai po qan në mbrëmje dhe ai po qan në mëngjez!` Ajo më tha mua: `Pasha Allahun, kur vie mbrëmja ka frik se nuk do të jetoj deri në mëngjez dhe kur vie mëngjezi ka frik se nuk do të jetoj deri në mbrëmje.”
Selefët e kanë pas zakon që të qajn shumë. Kur Jazid al-Rakaashi është kritikuar se po qanë shumë dhe i është thënë, “Po të ishte krijuar zjarri veqanarisht për ty, ti nuk kishe për të qar më shumë se kaq,” ai tha: “Mos është kriju zajrri për dikend tjetër përveq meje dhe për shokët e mi dhe vëllezërit e mi nga mesi i xhinëve dhe njerëzve?”
Kur ‘Ata’ al-Sulajmi është pyetur: “Qka është kjo brengosje?” ai tha: “I mjeri ti! Vdekja është afër para duarve, varri është shtëpia ime, në Ditën e Ringjalljes unë do të qëndroj dhe rruga ime kalon përmbi urën përgjat Xhehenemit, dhe nuk di se qka do bëhet nga unë.”
Faddalah ibn Sajfi e ka pas zakon të qaj shumë. Një njeri hyri te ai kur ai ishte dukë qar dhe i tha gruas së tij: “Qka është puna me të?” Ajo tha: “Ai thotë se po dëshiron që të marrë rrugë të gjatë dhe se nuk ka furnizim te duhur për atë.”
Një natë al-Hasani u zgju duke qajt, dhe i bezdisi antarët e tjerë të shtëpis me qarjen e tij. Ata e pyetën atë qka është puna dhe ai tha: “Mu kujtua një gjunah që e pata bërë dhe qajta.”
Eshtë transmetuar prej Tameem al-Daari (qoft Allahu i kënaqur me atë) ka lexuar këtë ajet (interpretimi i domethënies): A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdejken e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre! [al-Xhaathijah 45:21] dhe filloj ta perserit atë dhe ka qajt deri sa erdhi mëngjezi.
Hudhajfah (qoft Allahu i kënaqur me atë) e ka pas zakon me qajt me vrull, dhe i është thënë atij: “Pse po qan?” Ai tha: “Nuk e di se qka ka në të ardhmën time – kënaqësi e Shenjët ose mallkim i shenjët.”
Sa’d ibn al-Akhram ka thënë: Isha duke ecur me Ibn Masudin dhe ai kaloi pran farkatarëve, që e kishn nxjerr jasht një copë të hekurit nga zjarri. Ai u ndal dhe e shikonte hekurin e shkrir dhe qante.
5 – Ta bëshë vetën që të ndiesh keqardhje dhe të ndiesh se ke mangësi ndaj obligimeve tuaja ndaj Allahut.
Lotët e penduesit natën e fik etjen dhe shëron smundje, siq thotë Sheiku i Mufasirineve, Abu Xha’far al-Tabari, në komentimin e këtij ajeti thotë (interpretimi i domethënies):
A prej këtij ligjërimi (Kur’ani) po çuditeni?
60. E po qeshni dhe nuk po qani?!
[al-Naxhm 53:59-60]
Mos qaj për vërejtjen që i bëhet aty atyre që janë të pandëgjueshëm ndaj Allahut, kur ju jeni njerëz që bëni mëkate, “Duke e humbur kohën e jetës suaj (të vlershme) në kalim kohe dhe dëfrime (këndim)” [al-Najm 53:61] – ju nuk merrni mësim nga mësimet dhe përkujtimet që përfshihen aty, duke u kthyer mbrapa nga ajetet e tyre.
Xhaami’ al-Bajaan ‘an Ta’weel Aaji al-Kur’aan, 27/82.
6 – Të qajturit nga frika e përfundimit të keq
Eshtë transmetuar se Ibn Umeri (qoft Allahu i kënaqur me atë) ka thënë: Kur Lajmëtar i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoft mbi të) kur kaloi pran al-Hixhrit ( vendi i popullit të Themudit) ai tha: “Mos hyni në vendbanimet e atyre që i bënë keq vetvetës, përndryshe qka i ka gjet ata do të gjej edhe ty, vetëm nëse qanë.” Atëhere Lajmëtari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoft mbi të) e mbuloj kokën e tij dhe eci shpejt derisa e kaloi luginën.Transmetuar nga al-Bukhaari, 3380; Muslim, 2980.
Al-Neveviu e ka përfshi këtë hadith në kaptinën e quajtur “Të qajturit dhe të ndiesh frik kur të kalosh pran varreve të keqbërësve vende ku ata ishin mbytur, dhe të shprehurit e nevojës për Allahun, dhe të jesh i kujdesëshëm që mos të bëhesh i pakujdesëshëm në atë.” Rijaad al-Saaliheen, p. 373.
7 – Të ndëgjuarit e ligjëratave prekëse dhe ligjëratave që ta zbusin zemrën.
Eshtë transmetuar al-‘Irbaad ibn Saarijah (qoft Allahu i kënaqur me atë), që ka qenë njëri prej atyre që ka pas zakon të qaj, ka thënë: “Lajmëtari i Allahut ka zhvilluar një ligjërat shumë prekëse në të cilën syt e tonë filluan të vershojn dhe zemrat tona filluan të shkrihen.” Transmetuar prej al-Tirmidhiut, 2676; Abu Dawoodit, 4607; Ibn Maaxhah, 42; që është klasifiku si sahih nga al-Albaani.
Allahu na ndihmoft neve dhe juve që ta bëjmë atë që Zoti jonë e don dhe që është i kënaqur me të.
Nga Sheik Muhammed Salih Al-Munaxhid