Lufta me Islamin radikal

15 Janar 2015, 16:56Blog TEMA

 Nga Jeffrey D. Sachs*

 

Kryeministri i Francës Manuel Valls po fliste në mënyrë metaforike kur ai tha se Franca është në luftë me Islamin Radikal. Por në të vërtetë ka një luftë të plotë që po zhvillohet dhe sulmet e neveritshme terroriste në Paris qenë pjesë e saj. Megjithatë, si shumica e luftërave, kjo e sotmja është për më shumë se sa thjeshtë religjionin, fanatizmin dhe ideologjinë. Ajo është gjithashtu për gjeopolitikë dhe zgjidhja finale gjendet gjithashtu te gjeopolitika.

Krime si ato të Parisit, Nju Jorkut, Londrës dhe Madritit – sulmet mbi kafetë, supermarketet, autobusët, trenat e klubet e natës – fyejnë vlerat tona më themelore njerëzore, për shkak se ato përfshijnë vrasjen e paramenduar të të pafajshmëve dhe kërkojnë të përhapin frikë nëpër shoqërinë tonë. Ne për shprehi i deklarojmë ato vepra të lunatikëve dhe sociopatëve dhe ne ndjehemi të neveritur edhe nga vetë ideja se ata mund të kenë një shpjegim përtej çmendurisë së kryesve të këtyre krimeve.

Megjithatë, në shumicën e rasteve, terrorizmi nuk i ka rrënjët te çmenduria. Më së shumti është një akt lufte, megjithëse një luftë nga i dobëti se sa nga shtetet e organizuara dhe ushtritë e tyre. Terrorizmi islamist është një reflektim, dhe për më tepër një zgjatim, i luftërave të sotme në Lindjen e Mesme. Dhe me përzierjen e fuqive të huaja, këto luftëra po bëhen një luftë e vetme rajonale – një që është duke transformuar, zgjeruar dhe duke u bërë gjithnjë e më e dhunshme.

Nga perspektiva xhihadiste – ajo që myslimanët amerikanë apo francezë, për shembull, mund ta mësojnë në kampet e stërvitjes së tyre në Afganistan, Siri dhe Jemen – jeta e përditshme është jashtëzakonisht e dhunshme. Vdekja është e gjithë përhapur dhe vjen po aq shpesh sa edhe jo nga bombat, dronët dhe trupat e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe fuqive të tjera Perëndimore. Dhe viktimat shpesh janë të pafajshëm “dëme anësore” të bombardimeve perëndimore që godasin shtëpi, dasma, funerale dhe takime banorësh.

Ne në Perëndim urrejmë të pranojmë – dhe shumica jonë refuzon të besojë – se udhëheqësit tanë kanë qenë duke shpërdoruar në mënyrë flagrante jetë myslimanësh tashmë që prej një shekulli, në luftëra të pafundme dhe përballe ushtarake të nxitura nga fuqitë Perëndimore mbisunduese. Cili është mesazhi për myslimanët nga pushtimi i Irakut i vitit 2003 i udhëhequr nga SHBA-të? Më shumë se 100 mijë civilë irakenë – një vlerësim shumë konservator – vdiqën në një luftë që bazohej në një pretendim thellësisht fals. Shtetet e Bashkuara nuk kanë kërkuar kurrë falje, madje as nuk e kanë njohur masakrimin e civilëve.

Ose mendoni për Sirinë, ku vlerësohet se 200 mijë sirianë kanë vdekur së fundmi, 3.7 milionë janë arratisur nga vendi dhe 7.6 milionë janë shpërngulur brenda vendit në një luftë civile që është ushqyer në një pjesë jo të vogël nga Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe fuqi të tjera aleate. Që nga viti 2011, CIA dhe aleatët e SHBA-ve kanë dërguar atje armë, financime dhe stërvitje në një përpjekje për të rrëzuar presidentin Bashar al-Assad. Për SHBA-të dhe aleatët e saj, lufta është pak më shumë se sa një betejë indirekte për të dobësuar padronët e Asadit, Iranin dhe Rusinë. Megjithatë civilët e Sirisë janë mishi për top.

Shumë kohë përpara se të kishte terrorizëm islamist në Perëndim, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe SHBA-të mbështeteshin te mashtrimet diplomatike dhe organizuan grushte shteti, luftëra e operacione të fshehta në Lindjen e Mesme për të vendosur dhe ruajtur kontrollin politik të Perëndimit mbi këtë rajon. Historianët e dinë këtë histori të ndyrë, por shumica e Perëndimorëve nuk e dinë (në një pjesë jo të vogël për shkak se shumë nga ndërhyrjet kanë qenë të fshehta). Që nga rënia e Perandorisë Osmane një shekull më parë, fuqitë Perëndimore kanë kanë kërkuar të kontrollojnë Lindjen e Mesme për një gamë të gjerë arsyesh, përfshirë pretendimet për naftë, akses në linjat ndërkombëtare detare, siguria e Izraelit dhe konkurrenca gjeopolitike me Rusinë në Egjipt, Siri, Irak dhe Iran.

SHBA-të kanë tashmë më shumë se 20 baza ushtarake në gjashtë vende në rajon (Afganistan, Bahrein, Xhibuti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Oman dhe Turqi) dhe prani ushtarake në shkallë të gjerë në shumë vende të tjera, përfshirë Egjiptin, Kuvajtin, Katarin dhe Arabinë Saudite. Ajo ka financuar dhunën për dekada, duke armatosur dhe stërvitur muhaxhidinët (në praktikë duke ndërtuar paraardhësin e Al Kaedës) në Afganistan për të luftuar Sovjetikët; duke ushqyer luftën Irak – Iran në vitet 1980; duke pushtuar Irakun në vitin 2003; duke u përpjekur për të rrëzuar Asadin që nga viti 2011; dhe duke kryer sulme të pandërprera me dronë gjatë viteve të fundit.

Fakti që sulmet terroriste xhihadiste në Perëndim janë relativisht të reja, kanë ndodhur vetëm përgjatë gjeneratës së fundit pak a shumë, sugjeron se ato janë goditje pas – ose së paku një zgjatim – i luftërave të Lindjes së Mesme. Me shumë pak përjashtime, vendet që kanë qenë sulmuar janë ato që qenë angazhuar në operacionet ushtarake të udhëhequra nga Perëndimi pas viteve 1990, Afganistani, Iraku, Libia dhe Siria. Vetë terroristët i kryejnë veprimet e tyre në terma politikë, edhe pse ne rrallë dëgjojmë; në të vërtetë, fjalët e terroristëve në mënyrë tipike raportohen vetëm shkurtimisht ose fare. Por fakti është që pothuajse çdo sulm terrorist në Perëndim ose kundër ambasadave të Perëndimit dhe personelit të tyre është shoqëruar nga mesazhi se kjo është në hakmarrje për përzierjen e Perëndimit në Lindjen e Mesme. Terroristët e Parisit vunë në dukje operacionet e Francës në Siri.

Që të jem i qartë, veprimet e Perëndimit nuk i japin terrorizmit islamist as një fije justifikim. Arsyeja për të vënë në dukje këto aksione është që të jemi të qartë se çfarë përfaqëson terrorizmi Islamist në perëndim për vetë terroristët: ajo është Dhuna në Lindjen e Mesme në një front më të gjerë. Perëndimi ka bërë shumë për ta krijuar atë front, duke armatosur aktorë të parapëlqyer, duke nisur luftëra indirekte dhe duke marrë jetët e civilëve në numra të paarsyeshëm.

Që t’i japësh fund terrorit të Islamit radikal do të kërkojë që t’i japësh fund luftërave të Perëndimit për kontrollin e Lindjes së Mesme. Për fat të mirë, Epoka e Naftës po vjen gradualisht drejt fundit. Ne duhet ta bëjmë këtë fund të vijë më shpejt; siguria klimatike do të kërkojë që ne të lëmë shumicën e burimeve energjetike fosile nën tokë. As motive të tjera antike të ndërhyrjes Perëndimore nuk kanë më rol. Britania e Madhe nuk ka më nevojë të mbrojë rrugët e veta të tregtisë me Indinë koloniale, SHBA-të nuk kanë më nevojë për një unazë bazash ushtarake për t’u përballur me Bashkimin Sovjetik.

Është koha që Perëndimi të lejojë botën arabe të qeverisë veten dhe të zgjedhë rrugën e vet pa ndërhyrjet ushtarake Perëndimore. Dhe ka arsye inkurajuese për të besuar se Lindja e Mesme Arabe e vetëqeverisur mund të zgjedhë me mençuri të bëhet një kryqëzim global rrugësh paqësore dhe një partner në shkencë, kulturë dhe zhvillim.

Bota arabe e ka luajtur këtë rol pozitiv në të shkuarën dhe mund ta bëjë sërish. Rajoni është i mbushur me njerëz të talentuar dhe shumica dërrmuese e rajonit dëshiron të çojë jetët e veta në paqe, të arsimojë dhe rrisë fëmijët e vet me shëndet dhe siguri si dhe të marrë pjesë në shoqërinë globale. Objektivat e tyre – mirëqenia dhe siguria njerëzore – janë edhe tonat.

*Marrë me autorizim nga Project Syndicate-BIRN

3 komente në “Lufta me Islamin radikal”

  1. tfgs says:

    pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkkk………

  2. Toni KS says:

    Enderra te bukura.
    Mosnjohje elementare e ideologjise wahabiste.
    Izraeli si duket eshte i vetmi qe ka receten per kete problem. Te gjithe ne duhet te mesojme nga ata.

  3. QAFIROFAGOS-KAURROFAGOS says:

    Si të qaj nga frika e Allahut?

    Unë jamë një burrë që kurr nuk qaj. Si ti bëjë sytë e mi që të qajn nga frika e Allahut në pajtueshmëri me hadithin: “Dy sy që nuk do të preken nga zjarri” në të cilin cekët “Syri që qan nga frika e Allahut”? Allahu të shpërbleft me të mirë.

    Përgjigje

    Falenderimi i qoft Allahut

    Padyshim se ndjenja jote për keqardhje të mungesës së kësaj mëshire është shenjë shumë e mirëTi duhet ta dish se muslimani mund ta bëjë vetën të qajë nga frika e Allahut, duke vepruar këto:

    1 – Ta bësh vetën që ta ndiej frikën e Allahut

    Kjo qarje është si fryt i dituris së dobishme, siq thotë al-Kurtubi në komentin e ajetit (interpretimi i domethënies):

    “Dhe ata hudhen me fytyra në tokë duke qajt”
    [al-isra` 17:109]

    Kjo është një përshkrim gjuhësor i tyre dhe lavdrim për ta.Eshtë obligim për gjdonjërin që fiton dituri ta arrit këtë shkall, pra që kur ta ndëgjoj Kuranin të jetë i mbushur me frik dhe butësi. Në Musnad al-Daarimi është transmetuar prej Abu Muhamedit se al-Tajmi ka thënë: Kujt ju është dhënë dije dhe nuk qan, ai nuk meriton të ketë ndonjë dije, sepse Allahu i ka përshkru ata që kanë dije; dhe pastaj recitoi këtë ajet.
    Al-Xhaami’ li Ahkaam il-Kur’aan, 10/341-342

    .
    2 – Të lexuarit e Kuranit dhe të thelluarit në domethënien e tij

    Allahu thotë (interpretimi i domethënies):

    Thuaj: “I besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bëhet dëm), e atyre që u është dhënë dijeni (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet atyre, ata hudhen me fytyra (përdhe) duke i bërë sexhde”.

    108. Dhe thonë: “I lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë është i realizuar”.

    109. Dhe duke qarë hudhen me fytyra (kur dëgjojnë Kur’anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj All-llahut)

    [al-Isra’ 17:107-109]

    Këta (të përmendur) ishin që All-llahu i gradoi nga pejgamberët pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilët), dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur; kur u lexoheshin atyre ajetet e Zotit, binin në sexhde dhe qanin.
    [Merjem 19:58]

    Eshtë thënë se Ibn Masudi (qoft Allahu i kënaqur me atë) ka thënë: Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoft mbi të) më tha mua: “Lexo Kuran për mua.” Unë i thashë: “O Lajmëtar i Allahut, a të recitoj për ty kur ai të është shpallur ty?” Ai tha:”Dëshiroj që ta ndëgjoj prej dikuj tjetër.” Prandaj unë recitova Suren Al-Nisa` për të, dhe kur arrita te ky ajet – Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk besuan)? [al-Nisa’ 4:41] – ai tha: “Kjo është mjaft për tani.” Une u ketheva nga ai dhe pashë sytë e tij se kishin vërshuar me lot. al-Bukhaari, 5050; Muslim, 800.

    3 – Të diturit e madhështis së shpërblimit për të qajturit, veqanarish kur njeri është vetë.

    Eshtë transmetu nga Abu Hurejra (qoft Allahu i kënaqur me atë) se ka thënë: Lajmëtari i Allahut (S) ka thënë: “Njeriu që qanë prej frikës së Allahut nuk do të hyj në Xhehenem derisa qumshti të kthehet në gji, dhe pluhuri i shkaktuar (kur të luftohet) për hir të Allahut dhe tymi i Xhehenemit kurrë nuk do të bashkohen.” Transmetuar nga al-Tirmidhi, 1633; al-Nisaa’i, 3108; i klasifikuar si saheeh nga al-Albaani.

    “derisa qumshti të kthehet në gji” është metafor për të qenurit e pamundur, sikurse në ajetin ku Allahu thotë(interpretimi i domethënies): “dhe nuk do të hyjnë në Xhennet deri të përbirojë devja nëpër vrimën e gjilpërës.[al-A’raaf 7:40]. Tuhfat al-Ahwadhi.

    Dhe është transmetuar se ai ka thënë: Lajmëtari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoft mbi të) tha: “Janë shtat të cilët Allahu do ti vejë nën hijen e Tij në ditën ku nuk do të ketë hije tjetër përveq hijes së Tij: sundimtari i drejt; një i ri i cili rritet në adhurim ndaj Allahut; një person ku zemra e tij është e lidhur ngusht me xhami; dy persona që e dojn njëri tjetrin për hir të Allahut, takohen dhe ndahen në bazë të kësaj; një person që është thirrë (të bëjë gjunah) nga një grua e pozitës së lart dhe me bukuri të madhe dhe ai thotë, `Unë kam frik Allahun`; njeri që jep sadaka aq fsheht saqë dora e tij e majt nuk e din se qbënë dora e tij e djatht; dhe njeri i cili e kujton Allahun kur është vetë dhe syt e tij vërshojn me lot.” Transmetuar prej al-Bukhaari, 660; Muslim, 1031.

    Të qajturit kur je vetëm është vequar për arsye se kur të jesh vetë është koha e nxitjes së zemrës që të bëhet më e fort dhe është motivi i fort për të bërë mëkat, dhe është larg asaj që të bëhet mendjemadhësi. Prandaj nëse personi mundohet që ta bëjë këtë, dhe e bënë vetën që ta ndiej madhështin dhe fuqin e Allahut, dhe syt e tij vërshojn me lot, atëhere ai meriton të jetë nën Fronin e Më Të Mëshirshmit në Ditën ku nuk do të ketë hije tjetër përveq hijes së Tij.

    4 – Të mendosh për gjendjen dhe guximin tënd gjatë bërjes së mëkatit, dhe të kesh frik Allahun që ta takosh Atë në atë gjendje.

    Njëri prej të devotshmëve e ka pas zakon që të qaj natë dhe ditë, dhe diq i është thënë në lidhje me atë. Ai tha: ” Unë kam frik se Allahu do të më sheh mua duke bërë gjunah dhe do të thotë: “Largohu prej Meje se Unë jam i hidhëruar në ty.” Sidoqoft Sufjani e ka pas zakon të qaj dhe ka thënë: “Unë kamë frik se do të më mirret besimi në momentin e vdekjes.”

    Ismaa’eel ibn Zakarija e përshkruajti Habib ibn Muhammad, që ka qenë fqij i tij. Ai tha: “Gjdo mbrëmje e kam dëgjuar duke qajtur dhe gjdo mëngjes e kamë dëgjuar duke qajtur, prandaj shkova te gruaja e tij dhe i thashë: “Qka është me të? Ai po qan në mbrëmje dhe ai po qan në mëngjez!` Ajo më tha mua: `Pasha Allahun, kur vie mbrëmja ka frik se nuk do të jetoj deri në mëngjez dhe kur vie mëngjezi ka frik se nuk do të jetoj deri në mbrëmje.”

    Selefët e kanë pas zakon që të qajn shumë. Kur Jazid al-Rakaashi është kritikuar se po qanë shumë dhe i është thënë, “Po të ishte krijuar zjarri veqanarisht për ty, ti nuk kishe për të qar më shumë se kaq,” ai tha: “Mos është kriju zajrri për dikend tjetër përveq meje dhe për shokët e mi dhe vëllezërit e mi nga mesi i xhinëve dhe njerëzve?”

    Kur ‘Ata’ al-Sulajmi është pyetur: “Qka është kjo brengosje?” ai tha: “I mjeri ti! Vdekja është afër para duarve, varri është shtëpia ime, në Ditën e Ringjalljes unë do të qëndroj dhe rruga ime kalon përmbi urën përgjat Xhehenemit, dhe nuk di se qka do bëhet nga unë.”
    Faddalah ibn Sajfi e ka pas zakon të qaj shumë. Një njeri hyri te ai kur ai ishte dukë qar dhe i tha gruas së tij: “Qka është puna me të?” Ajo tha: “Ai thotë se po dëshiron që të marrë rrugë të gjatë dhe se nuk ka furnizim te duhur për atë.”

    Një natë al-Hasani u zgju duke qajt, dhe i bezdisi antarët e tjerë të shtëpis me qarjen e tij. Ata e pyetën atë qka është puna dhe ai tha: “Mu kujtua një gjunah që e pata bërë dhe qajta.”
    Eshtë transmetuar prej Tameem al-Daari (qoft Allahu i kënaqur me atë) ka lexuar këtë ajet (interpretimi i domethënies): A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdejken e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre! [al-Xhaathijah 45:21] dhe filloj ta perserit atë dhe ka qajt deri sa erdhi mëngjezi.

    Hudhajfah (qoft Allahu i kënaqur me atë) e ka pas zakon me qajt me vrull, dhe i është thënë atij: “Pse po qan?” Ai tha: “Nuk e di se qka ka në të ardhmën time – kënaqësi e Shenjët ose mallkim i shenjët.”

    Sa’d ibn al-Akhram ka thënë: Isha duke ecur me Ibn Masudin dhe ai kaloi pran farkatarëve, që e kishn nxjerr jasht një copë të hekurit nga zjarri. Ai u ndal dhe e shikonte hekurin e shkrir dhe qante.

    5 – Ta bëshë vetën që të ndiesh keqardhje dhe të ndiesh se ke mangësi ndaj obligimeve tuaja ndaj Allahut.

    Lotët e penduesit natën e fik etjen dhe shëron smundje, siq thotë Sheiku i Mufasirineve, Abu Xha’far al-Tabari, në komentimin e këtij ajeti thotë (interpretimi i domethënies):

    A prej këtij ligjërimi (Kur’ani) po çuditeni?

    60. E po qeshni dhe nuk po qani?!
    [al-Naxhm 53:59-60]

    Mos qaj për vërejtjen që i bëhet aty atyre që janë të pandëgjueshëm ndaj Allahut, kur ju jeni njerëz që bëni mëkate, “Duke e humbur kohën e jetës suaj (të vlershme) në kalim kohe dhe dëfrime (këndim)” [al-Najm 53:61] – ju nuk merrni mësim nga mësimet dhe përkujtimet që përfshihen aty, duke u kthyer mbrapa nga ajetet e tyre.
    Xhaami’ al-Bajaan ‘an Ta’weel Aaji al-Kur’aan, 27/82.

    6 – Të qajturit nga frika e përfundimit të keq

    Eshtë transmetuar se Ibn Umeri (qoft Allahu i kënaqur me atë) ka thënë: Kur Lajmëtar i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoft mbi të) kur kaloi pran al-Hixhrit ( vendi i popullit të Themudit) ai tha: “Mos hyni në vendbanimet e atyre që i bënë keq vetvetës, përndryshe qka i ka gjet ata do të gjej edhe ty, vetëm nëse qanë.” Atëhere Lajmëtari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoft mbi të) e mbuloj kokën e tij dhe eci shpejt derisa e kaloi luginën.Transmetuar nga al-Bukhaari, 3380; Muslim, 2980.

    Al-Neveviu e ka përfshi këtë hadith në kaptinën e quajtur “Të qajturit dhe të ndiesh frik kur të kalosh pran varreve të keqbërësve vende ku ata ishin mbytur, dhe të shprehurit e nevojës për Allahun, dhe të jesh i kujdesëshëm që mos të bëhesh i pakujdesëshëm në atë.” Rijaad al-Saaliheen, p. 373.

    7 – Të ndëgjuarit e ligjëratave prekëse dhe ligjëratave që ta zbusin zemrën.

    Eshtë transmetuar al-‘Irbaad ibn Saarijah (qoft Allahu i kënaqur me atë), që ka qenë njëri prej atyre që ka pas zakon të qaj, ka thënë: “Lajmëtari i Allahut ka zhvilluar një ligjërat shumë prekëse në të cilën syt e tonë filluan të vershojn dhe zemrat tona filluan të shkrihen.” Transmetuar prej al-Tirmidhiut, 2676; Abu Dawoodit, 4607; Ibn Maaxhah, 42; që është klasifiku si sahih nga al-Albaani.

    Allahu na ndihmoft neve dhe juve që ta bëjmë atë që Zoti jonë e don dhe që është i kënaqur me të.

    Nga Sheik Muhammed Salih Al-Munaxhid

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje