Greqi, fjalën e kanë njerëzit

17 Janar 2015, 20:21Blog TEMA

Nga Jakob Aguestin*

 

A duhet të kemi frikë që populli grek shkon në votime në votime më 25 janar  për të zgjedhur Alexis Tsiprasin, kandidatin kundër masave shtrënguese?  Sigurisht jo! Edhe nëse Brukseli dhe Berlini protestojnë, kutitë e votimit do të jenë  vendimtare.

Kush e mban pushtetin? Populli apo kapitali? Çështja nuk shtrohet nëse duhet ta besojmë këtë. Sepse janë zgjedhjet që dallojnë demokracinë nga diktatura. Dhe për këtë Perëndimi është krenar. Me përjashtim nëse një popull kërcënon të votojë majtas. Në kanalet televizive dhe në shtyp ofendohet për konceptin që kanë grekët për demokracinë: “Ata dëshirojnë të shkojnë përsëri në votime?” Dhe në revistën gjermane Bild shkruhet: “Angela Merkel nuk duhet të lejojë të kalojë kjo!”

Kancelarja duhet t’i bëjë të kuptojnë grekët “se çfarë presin gjermanët – me arsye – nga qeveria e ardhshme greke”. Pa dyshim që një vend duhet të ketë mjetet e demokracisë së tij. Grekët janë në pikë të hallit. Ata duhet që të  ndalojnë që të shkojnë në votime … Çfarë arrogance! Mbase është e kundërta: Greqia mund të bëhet një dritëz shprese për demokracinë në Evropë. Në krizën e euros, demokracia evropiane ka marrë një ritëm autoritar.

Ish presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso, bënte kështu të ditur në vitin 2011 se tregjet e kanë numbur durimin: “Demokracia është shumë e ngadaltë”. Evropa vuan rëndë.

Demokracia është bërë një mbretëri e ekspertëve e qeverisur nga ekspertët për ekspertët – kjo nuk është më  “qeveria e popullit, nga populli dhe për popullin”, e Linkolmit, por “komiteti i menaxhimit të bizneseve”, sipas  Leninit .

Ja tani pesë vjet që kriza e euros ka filluar, dhe u bë një kohë e gjatë që ajo është bërë një sëmundje kronike. Regjimi jockey i përshkruar nga kancelarja Merkel nuk prodhon efektet e dëshiruar. Greqia do të votojë më 25 janar. Një qeveri e majtë do t’i bëjë të dridhen ekonomistët fatkeqë të neoliberalizmit.

Alexis Tsipras, një figurë e re e së majtës evropiane, nuk është i marrë. Ai nuk don të dalë nga BE-ja dhe nuk akuzon euron. Përkundrazi, ai dëshiron që të shkëputet nga diktati i ashpër i masave shtrënguese të imponuara vendit të tij nga Evropa dhe FMN-ja. Ai dëshiron të heqë taksat, të fusë një pagë minimale, të shpërndajë çeqe për ushqimin personave të varfër dhe shërbime mjeksore falas për të papunët. Kjo është Evropa. Ndërmjet kërkesave të saj: ristrukturimin e borxhit. Kjo pa dyshim është revolucionare – por e nevojshme . Greqia duhet të lehtësohet nga borxhi i saj.  Nuk synohet një rimbursim i tij.

Greqia po  vdes. Gjashtë vite recesion, një papunësi 26 % – dhe madje më e lartë se 50 % tek të rinjtë – pagat që janë ulur në rreth  23 % nga viti  2010 deri në vitin 2013. Greqia numëron tashmë 36 % të varfër dhe viktima të përjashtimit social.

Sigurisht Greqia sërisht ka një rritje të lehtë ekonomike, por përjashtim bën vetëm borxhi i saj. Kreditorët e mbajnë Greqinë prej fyti.

Të shtrëngosh rripin nuk ka asgjë në vetvehte. Por të shtrëngosh rripin në krizë të plotë është t’i gjuash me plumb këmbëve të tua. Paraljamërimet nuk kanë munguar. Asnjeri nuk ka ditur të kthejë Angela Merkelin, vajzë prifti, nga  “religjioni i borxhit”. 
Përse t’i bëjmë të vuajnë grekët? Për t’i dënuar ata për mëkatet e bëra në të kaluarën? Për të shërbyer si shëmbull bindës për vendet e tjera me borxhe?  Apo që Angela Merkel të mund t’i thotë zgjedhësve të saj se ajo nuk i jep paranë e gjermanëve për jugorët dembelë?

Alexis Tsipras tashmë e kishte parandjerë, gjatë samitit mbi krizën e borxhit, cfare synonte në realitet çështja e borxhit për ta vendosur Evropën  nën një zgjedhë neoliberale: “Kjo strategji përdor shantazhin politik dhe ata financojnë për të bindur evropianët të pranojnë masat shtrënguese, pa i kundërshtuar ato apo për t’i detyruar ato”. Filozofi  Paolo Flores d’Arcais paralajmëron: për sa kohë që disa vënde do të shërbejnë ushtri rezervë (krahu i punës) për ndërmarrrjet të cilat duan të ulin rrogat dhe të transferohen në vende të tjera,  Evropa nuk ka të ardhme.

Këtu qëndron problemi: Angela Merkel ndjek qysh prej fillimit të krizës së euros një strategji krejtësish iluzive. Gjermania don të ruajë bashkimin monetar, sepse eksportet e saj janë me fitim dhe se ajo ka frikë nga pasojat politike të shpërbërjes së saj, por ajo refuzon të krijojë kushtet e suksesit të monedhës unike – për të shpëtuar bashkimin politik.

Nëqoftëse kjo është një avantazh (i vajtueshëm!) për politikën e brendshme të Gjermanisë, mungesa e vizionit e Angela Merkelit bëhet e gjëmshme për Evropën.  Helmut Kohli qysh prej shumë kohësh do të ishte marrë vesh me presidentin francez Miteran për të krijuar në hapësirën e dhjetë vjetëve bashkimin buxhetor.

*Der Spiegel

s.m./www.bota.al

23 komente në “Greqi, fjalën e kanë njerëzit”

  1. zef says:

    Greqia ka vetem dy rruge!!!

    1- Oshte te vazhdoje te paguaj borxhet me interes te larte
    dhe te quhet europe.

    2- Te deklaroje falementim dhe borxhet nuk i paguan me
    por shkon ne orient dhe nuk quhet me europe.

    1. arbereshi says:

      Bravo Zefi shume i sakte

    2. safo says:

      O Zef, kur nuk merr vesh nga ekonomia politike, me mire ri e mos u degjo.

    3. Ramy says:

      Zefofagos, nje gje eshte e sigurt qe Greqistanin nuk ka ortodhijaks apo Janullapis qe do e shpetoje nga inercioni drejte humneres

      1. zef says:

        Or Ram alldupi

        Per greqistanin nuk me rruhet fare, rendesi ka
        qe te shpetojme SHQIPERINE nga alldupet arab oriental.

  2. Arben says:

    CA POPULLI THOTE KY PELLUA MO?

    CIPRAS THOTE QE NUK DO TE NJOHE BORXHET ME??!!!

    QYSH NGA QENKA KJO PUNE, ME MERR PARA BORXH E PASTAJ ME THUA, SHKO PIRDHU SE NUK TI

    SHLYEJ???????!!!!!!!!!!!

  3. tfgs says:

    St’arxidia mas se,cfare thone SS-gjermane,evropiane etj,aq me keq antigreket dhe bashkepuntoret nder shekuj te turqeve oi tourkoalvanoi……….
    Zhtw h HELLAS ,zhtw h ORTHODHOXIA!

  4. Enveri says:

    Shoke ,Greket moren pare borxh dhe tani i thone paradhensve te na ruani trapin,dhe kete e bejne vetem per inat te korrakeve turkomongol hahahahahahaaaaa

  5. Gjyshi says:

    E kush bene Moral Gjermania ??????????
    Kesaj gjermanie qe mbrenda 1 Shekulli i jane
    faLUR 2 HERE borxhet ,
    Sikur mos ti ishin falur ato borxhe Gjermania sot do te ishte me keq se Greqia .

    1923 – Hitleri nuk Nderon Borxhet ,
    dhe te gjitha markat i vuri per Luften ,
    Rezultatin e dini te luftes se 2 Boterore .

    Ne 1953 ,
    21 shtete Europiane , firmosin ne angli faljen e Borxheve te Gjermanise me 50 % ,
    Rusi i mori , edhe nepermjet punes Falas se Roberve te luftes .

    Greqia dhe Italia edhe se ishin shtete shume te Varfera ja falen Borxhet Gjermanise .

    Ate qe Hitleri nuk e beri me tanke ,
    merkel e beri me Euron .

    Dhe kjo fale tratateve EUROPEI SOVRANAZIONALI ,
    DHE SOT keto shtete i binden Tecnokracise ,
    dhe NeoFeudaleve

    1. pjatalarsi says:

      Per saktesi gjyshit: Gjetrmanise nuk i eshte falur asnje borxh, as kapari i luftes se pare boterore, qe u vendos ne Versaje. Para tre-kater vjetesh Gjerm. lau kestin e fundit te gjobave te luftes se pare boterore. Ato te luftes se dyte boterore vazhdojne. Ne Gjermani mund te falen vetem borxhe te vogla qytetaresh dhe firmash, te mbetura prej dekadash. Por asnje borxh tjeter. Kjo ishte sa per saktesi shifrash, se e di mire kete pune.

  6. lulzullap bin bela al bashar says:

    Zgjedhjet jane manipuluar me kohe. Kush I le te majtet extrwm te fitojne e te behen shembull per gjithe boten.
    Shikoni api lexoni meron si I qeth gjithe comentet e majta

  7. kuq e zi says:

    1)cipras nuk fiton
    2) greqia shlyen borxhet
    3)i vetmi leshim qe mund ti behet i zgjatet koha e shlyerjes por edhe interesat
    gjendja psikollogjike e popullit grek eshte ajo e shqiptareve pas 97-tes qe erdhi f.nano dhe tha une kthej parate te gjithe e dime si i ktheu dhe cipras nuk njeh borxhet por do i paguaj te gjitha

  8. lulzullap bin bela al bashar says:

    O zef
    Tthem te drejten
    Ma ke ng….f

  9. ed says:

    Gjermanisë ju falën borxhet e luftës, përfsji dhe pjesën e dëmtimeve që shkaktoi në Europë gjatë luftës së 2-të botërore dhe ju dha mundësia e ngritjes ekonomike.
    Greqia nuk do ti paguajë kurrë dot borxhet po nuk ju la mundësia të ngrejë kokën ekonomikisht.

    Puna është se po ngordhi për bukë borxhliu, ta harrosh borxhin…

  10. Berlin says:

    Politiken e Europes fatkeqsisht e dirigjon Merkel ,teoria e se ciles ka me shume ane negative se sa pozitive .Ne kete bashkim Europia ka dale e fituar vetem Gjermania ,ajo eshte forcuar ,ndersa te gjitha vendet e tjera pa perjashtim ,jane dobesuar ,eshte rritur inflacioni dhe papunesia .Te gjitha keto bien mbi popullin e shkrete te cilet kane 15 vjet qe degjojne strategjine e Merkelit
    duhet qe polulli te shtrengoje rripin ,kur do te mbaroje ky shtrengim rripi?Keta politikane duhet te kuptojne qe ky bashkim nuk po jep rezultatet e pritura ,per vete faktin se te gjitha vendet e Europes nuk kane burime ekonomike te larta ,gjithashtu kane kultura te ndryshme ,prandaj nuk funksionon ashtu sic e parashikuan keta idiote diplomate.

  11. realisti says:

    Ka nje pyetje ne krye te ketij artikulli “Kush e ka pushtetin populli (i perfaqsuar prej te zgjedhurve te tije) apo kapitali (perfaqsuar perj bankave)? Kjo eshte dilema e madhe, mendoj une, qe na parashtron artikulli. Persa i perket Greqise aty nuk vendos me populli grek Me kujtohet nje batute nga filmi “Toke e pergjakur” kur beu i thote fashatarit se, per ti kthyer borxhin, ai duhet te punoje nje jave falas se bashku me gruan ne tokat e tije. Kjo eshte edhe siutata e popullit grek me “beun”Gjerman vetem se nuk duhet te punoje nje jave por shume me shume. Ndoshta nje jete? Ore mos quheshin gje skllever ata qe punonin per tjetrin ne shkembim te egzistences qe do te thote nje vaft buke sa per te mbajtur frymen gjalle? Ne vazhdim te filmit beu e vrau fshatarin (kush e ka parasysh rolin e Maegarita Xhepes qe qante “te vrane o Miti oiiii te vrau beu oiii”) sepse nuk i ktheu borxhin. Po me gereket si do te veje halli?

    1. plaku says:

      realisti,
      Jam dakord me shkrimin tend. Desha te beja vetem nje sqarim se kapitali pervec bankave jemi edhe ti dhe une. Pse ? Sepse investitoret kryesre qe i kane blere bonot e thesarit grek ( pra borxhet qe i jane dhene Greqise )pervec bankave ( qe luajne me leket tona te Futura atje ) jane edhe shoqerite e ndryshme te pensioneve te pleqerise, sigurime te ndryshme te jetes etj.
      Dihet se ata qe nuk kane dale akoma ne Pension paguajne kuotat respektive cdo muaj se bashku me punedhenesin. Keto pagesa futen ne nje sigurim te caktuar qe quhet sigurimi i pensioneve. Keto sigurime te pensioneve qe jane me mijra ne bote, kane shume leke ne duar dhe duant ti shumezojne keto leke gje qe eshte normale duke luajtur ne burse dhe sidomos duke blere bono thesari me leverdi ne vende te ndryshme. Pra ne fund te fundit KAPITALI jane edhe njerezit e thjeshte qe kursimet e tyre i fusi ne banka dhe qe paguajne kuotat mujore te pensioneve te pleqerise.

      Pershendetje

  12. ekonomist says:

    Ekonomia boterore po deshton. Ekonomia e tregut pa treg po mbaron se ekzistuari. Sot borxhet lahen me borxhe dhe keshtu krijohet nje piramide e jashtzakonshme. Me thoni nje vend ne bote ku cmimet jane me te ulta se 10 vite me pare? Kta po tentojne ti rrisin cmimet dhe justifikohen me inflacionin, dhe keshtu thone rriten rrogat. Falimenti po vjen, leket rruajini ne flori. Une i kam investuar keshtu eshte e vetmja gje qe kam ber me mire ne jeten time.

  13. h says:

    tsipra fiton dhe greqia do te rimekembet shume shpejt

  14. Agim Anastasi says:

    Autori pyet qysh ne fillim,kush e ka pushtein? Populli apo kapitali? Nuk ka aspak dyshim , ne sistemin kapitaliste e ka pushtetin ata qe disponojne kapitalin. Ndaj pyetja duhej bere ndryshe se cilet e kane pushtetin,ata qe kane kapital apo ata qe jetojne me meditje? Sepse keshtu eshte i ndare populli. Por pa kaluar nje rrjeshte autori perseri gabon, kur thote se jane zgjedhjet qe dallojne demokracine nga diktatura. Dhe per kete Perendimi eshte krenar. Per ç’fare demokracie e ka fjalen. A e di autori i ketij shkrimi se ne sistemi e kapitalit , demokracia eshte mall, e te konsumosh kete mall te duhen te ardhura te mjaftushme ,ndryshe te mpihen dhembet. Cilen problem te madh e i te vogel mundet te zgjidhesh ne gjykate pa paguar?! A jane te gjithe te gatshem te paguajne ata me meditje, ne se nje firme nuk i paguan rrogen,e cila ne vlere eshte me e vogel se kostua e gjykimit. Ky eshte nje shembull i vogel. Me i qarte eshte autori kur thote se ne krizen e Euros ,demokracia evropiane ka marre nje ritem autoritar . Dhe vertet sa me shume thellohet kriza aq me i ashper behet sistemi i kapitalit,jo ritem por dhune. Por le te ngushellohemi qe kemi te drejte me nje karton te varur ne qafe ,te protestojme per kerkesat tona ,bile dhe te ulerasim. Por jo para shefit qe te ka punesuar , pasi mundet te perfundosh ne rruge te madhe(ky eshte denimi me vdekje ne sistemin e kapitalit) e nuk ka ç’te beje as gjykata e as demokracia qe mburen ç’do dite politikanet e sotem hileqar. Dhe Barrosos i reshqjet goja. tek thote se tregjet (pra kapitali) ka humbur durimin. Pra e thene ndryshe kapitalistet qe pergjerohen per demokracine,aspak per fitimin, vajtojne se demokracia eshte shume e ngadalte. Ne gjuhen ekonomike kjo do te thote se fitimi eshte i vogel. Sa per kujtese deshiroi ti them ketyre njerzve te pa ngopur ,ngadalesia vjen nga mungesa e parase qe fle ne oaze fiskale. Edhe nje ivestim me i madh te behet,perseri situate nuk ndryshon. Paraja do te thithet perseri nga oazet fiskale. Vetem keshtu nuk mundet te vazhdohet . Kerkohet ndryshimi i madh, pikerishte konsumimi i recetes Gjermane. Jo me nje ekonomi me ide nacionaliste dhe aktualishte me nje monelle globale. Reforma duhet sa me pare . Eshte per tu pershendetur levizja e Rames ne ekonomi. Nuk mjafton vetem kredia per Greqine por i duhet metodologjia Gjermane,qe te levize. Do te heqe taksen thoteTsipras. Athere si do te mbijetoi shteti. Ku do jetojne ata qe aktualishte jane pa pune. Akuza se jugu i Europes eshte dembel nuk qendron por diçka tjeter pengon. Do jap nje fakte. Kur dy te huaj nga jugu i Europes lyhen e vune tepishe ne mure,ne nje familje me grua shqiptare, burri Gjerman kur erdhi ne shtepi,i pa kenaqur me punen ,i prishi muret dhe e filloi vete nga fillimi. Pikerishte ketu qendron ndryshimi i nje kombi qe eshte per tu admiruar ne menyren se si punun. Dhe ai qytetari gjerman filloi krejt ndryshe startin. Jo pa qellim vete Anglia ka derguar specialiste te shohin nga afer si punojne gjermanet,apo kur ne France njerzit bejne thirje te punojme si gjermanet. Ata qe kritikojne Gjermanine gabojne rende,ose jane naive ose nacionaliste. Por me nacinalizem,duke menduar se je babai i kombit nuk ndimone ekonomine . Metodologjia Gjermane eshte e ardhmja ,ajo aktualishte eshte me e sukseshme. Mos kete hezitim. Sa per liberalet ,koha i qiti jashte loje. Ne kete krize ata qe nuk donin nderhyrjen e shtetit te paret ,kthyen koken nga shteti.

  15. daja says:

    cipra fiton zgjedhjet do mundohet te nxjerr vendin nga krye pa funde qe eshte katandisure.Kan nje gje te vecante keta politikanet greke se jan patriot per vendin e vet.Nga euroja nuk dalin se nuk i intereson asnjeres pale.vendet e BE-se e zgjidhin GR me borxhe me interes 2% kurse per vete ata marrin uhan me 8%.Perse behet kjo?Per ta ndihemuar te rikembet ekonomia greke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje